Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Afrim Alia

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Afrim Alia Empty Afrim Alia

    Mesazh nga **GISHTEZA** 23/8/2008, 19:28

    Afrim Alia,nga Australia nė bregdetin shqiptar

    Nga Neritana Kraja



    Afrim Alia, modeli shqiptar qė jeton nė Australi dhe synon botėn e televizionit italian, prej disa javėsh po shijon plazhet e bukura tė bregdetit shqiptar. Megjithėse pėrpiqet tė mbetet anonim ai nuk mund t’i shpėtojė syrit kurreshtar tė njerėzve, aq mė tepėr tė vajzave tė cilat duke ditur statusin e tij prej beqari, pėrpiqen tė shfrytėzojnė mundėsitė joshėse qė tė jep stina e nxehtė e verės. Afrim Alia nė njė rrėfim pėr projektet e reja tė kėtij viti, kur ka patur mundėsi tė provojė eksperienca tė panjohura dhe tė shohė mė me guxim nga e ardhmja. Por jo vetėm kaq. Edhe rrėfimi pėr dashurinė e tij tė humbur me modelen e njohur australiane.



    Me kapelen mbi kokė, syzet e errėta dhe flokėt pak mė tė rritura se ē’i mban zakonisht, modeli shqiptar Afrim Alia prej javėsh ėshtė kthyer nė njė prej pushuesve tė plazhit tė Durrėsit. Pėrpiqet qė tė mos bjerė nė sy tė pushuesve tė tjerė, kėrkon tė ruajė shumė nga privatėsia e tij, por kjo gati ėshtė e pamundur, kur bėhet fjalė pėr modelin qė megjithėse jeton larg, shfaqet shpesh nė faqet e gazetave dhe tė revistave dhe prandaj nuk mund tė ngelet anonim. “Ah, je ti, ai modeli…?!”, dėgjon tė thuhet shpesh nga njerėzit. Por edhe nė rastet kur nuk e njohin si model, si mashkull ėshtė e pamundur tė mos tėrheqė vėmendjen, sidomos tė femrave, tė cilat nuk mund t’i shpėtojnė tundimit pėr tė soditur njė trup me njė muskulaturė tė mirėformuar dhe njė profil tė egėr mashkullor, por qė zbutet sapo nis e buzėqesh.


    “Nuk mund ta shmang kėnaqėsinė pėr t’u kthyer ēdo verė nė Shqipėri, pėr tė takuar familjen dhe miqtė, thotė Afrimi. Me ta gjthēka bėhet mė e bukur dhe dita mė duket njė orė”.



    Miqtė mė tė mirė i kam ato tė krijuar gjatė viteve. Njė pjesė e tyre jeton kėtu, tė tjerėt si dallėndyshet vijnė nė Shqipėri. Njė ndėr ata qė kthehen jam edhe unė”.



    Por nėse njė pjesė tė kohės e kalon me miqtė qė vijnė gati pėrditė pėr ta takuar nė plazhin e Durrėsit, pjesėn mė tė madhe dhe tė bukur tė qėndrimit atje, e kalon me familjen e cila gjatė gjithė vitit i mungon shumė.







    Dhuratė pėr ditėlindje



    Ditėlindja e nėnės qė mbushi 54 vjeē e ka nxitur Afrimin qė t’i bėnte asaj si dhuratė dy javė pushime nė bregdet. Kjo ėshtė arsyeja qė familja Alia, prej dy javėsh ndodhet nė plazhin e Durrėsit, meqė ėshtė mė afėr Tiranės dhe atij i duhet tė vijė shpesh nė Tiranė ku takimet, megjithėse ka ardhur pėr pushime, janė tė shumta.



    Ka pak ditė qė ėshtė kthyer nga Australia dhe ca ditė nė plazhet e jugut tė Shqipėrisė, kanė qenė ndalesa e parė e Afrimit. “Mė pėlqejnė plazhet e jugut dhe ndėr to do veēoja Dhėrmiun. Jam i tėrhequr nga bukuria e bregdetit tė jugut, dhe jeta stimuluese e natės qė bėhet aty. Ėshtė diēka lokale qė mė pėlqen”. Ndėrkohė zhurma dhe muzika nė plazhin e Durrėsit, e bėjnė tė sjellė nė mendje, pėrmes njė kontrasti tė fortė, plazhet mahnitėse tė Australisė, tek tė cilėt gjen gjithēka, veē njerėzve tė afėrt. “Bukuria e bregdetit australian ėshtė mahnitėse. Plazhet atje janė tė virgjėr, mjaft tė pastėr, me peizazh tė gjelbėr dhe tė sigurt. Janė ndėr bukuritė mė tė mbresėlėnėse nė botė. Ndėrsa nė Durrės, muzika e lartė nuk pushon deri pas mesnate dhe njeriu shpesh bezdiset nga kjo gjė. Zakonisht shkojmė nė lokalet ku luhet muzikė popullore dhe kjo pėr hatrin e nėnės sime, sepse po tė ishte pėr mua, mė pėlqen shumė tė dėgjoj muzikė tė pėrmasave tė tjera”, thotė duke qeshur Afrimi. Aq mė tepėr tani qė lidhja e tij me muzikėn ėshtė bėrė mė e fortė dhe mė e drejtpėrdrejtė.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Afrim Alia Empty Re: Afrim Alia

    Mesazh nga **GISHTEZA** 23/8/2008, 19:28

    Rastėsisht producent

    Askush nuk do ta kishte menduar Afrimin nė rolin e promotorit, duke u marrė me organizimin e koncerteve madhėshtore, tė grupeve mė tė mira tė kohės, qė bėjnė turne nė Australi. Puna nė kompaninė “Show time Touring Group”, ku ai ėshtė i angazhuar nė organizmet e gjithēkaje qė ka tė bėjė me artin, ka bėrė qė Afrimi ta shohė veten tė suksesshėm edhe nė njė pozicion tė ri.

    “Tė gjitha rrugėt nė karrierėn time i kėrkova dhe i hapa vetė. Askush nuk tė jep gjė. Atė qė bėra e krijova “nga rruga” dhe sot jam akoma duke kėrkuar tė hap rrugė tė tjera. Motoja ime ėshtė: mos shih prapa, por vetėm pėrpara. Kjo gjė mė bėn qė tė jem gjithmonė nė kėrkim”.

    Duke treguar pėr atė qė po ndodh me jetėn e tij, Afrimi rrėfen se nė momente tė caktuara jeta e tij duket sa e tensionuar, aq edhe “big”.

    “Kisha planifikuar gjithēka qė tė shkoja nė Itali dhe tė ndėrtoja njė karrierė tė re, diēka qė nuk ka tė bėjė me modėn, por me televizionin, ose kinemanė. Prandaj kam rritur pak edhe flokėt. Nuk e mendoja se pėr arsye tė vonesės sė dokumenteve, tė humbja njė vit nga plani im, por qė gjithsesi nuk e kam ēuar dėm. Kam zhvilluar nė Sidney njė shkollė aktrimi, kam punuar me kompaninė “Show time”, ndėrkohė qė edhe kėtė vit do tė synoj qė tė pėrmbush ėndrrėn time, Italinė. Pasi siē i thonė njė fjale tė urtė: “Borxhi i vonė, gėzon tė zonė”, shpjegon duke fituar nė zėrin e tij nota entuziazmi. Sipas Afrimit, modelimi ėshtė njė profesion part –time, qė askush nuk e ushtron pėrditė, veē dy –tre emrave tė mėdhenj nė fushėn ndėrkombėtare tė modės. “Gėnjejnė ata qė thonė se punojnė vetėm si model. Kjo ėshtė e pamundur”.

    Sė fundmi ka realizuar njė shėrbim fotografik, pėr tė cilin shpreson tė jetė fitues pėr tė reklamuar parfumin e ri tė Hugo Boss nė revistėn prestigjoze “GQ”. “Me menaxherin dhe fotografin italian, mikun tim Roberto Granata, kemi bėrė fotografi tė mrekullueshme dhe nėse arrijmė tė pėrzgjidhemi, gjė pėr tė cilėn unė jam i bindur, do kem nė dorė njė kontratė tė mrekullueshme dhe mjaft fitimprurėse. Por ndėrkohė, koha nuk duhet ēuar dėm”.



    Mik me yjet e muzikės

    Nė dorė mban njė dosje tė madhe me kontratat dhe fletėpalosjet e kėngėtarėve apo grupeve muzikore me tė cilėt ka punuar gjatė kėsaj kohe: Timbaland, 50 Cent, Boys II Men, etj. “Pozicioni i ri mė pėlqen thotė ai. Po pėrpiqem tė mėsoj pėrditė nga ky zanat, qė megjithėse e shoh si tė pėrkohshėm, e vlerėsoj dhe e bėj me kėnaqėsi. Nuk lodhem nga kjo punė, por kėnaqem kur vjen dita e koncerteve dhe shoh sallat qė tejmbushen nga publiku entuziast. Keqardhja ime ėshtė se mė 17 gusht nuk mund tė jem nė koncertin e Justin Timberlake meqė do jem akoma nė Shqipėri. Kemi punuar mjaft pėr ta sjellė kėtė kėngėtar dhe asaj nate nuk mund tė jem…”

    Me secilin prej tyre ka arritur tė bėjė miqėsi. Ndėrkohė qė eksperienca e kėsaj periudhe e ka bėrė tė mėsojė gjėra tė reja.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Afrim Alia Empty Re: Afrim Alia

    Mesazh nga **GISHTEZA** 23/8/2008, 19:28

    Jaime Wright, dashuria e vjetėr

    Nuk ka rėndėsi kombėsia e saj, rėndėsi ka tė jetė njeri nė plotkuptimin e fjalės. Njė vajzė me karakter, e dashur, e zgjuar, simpatike dhe e gatshme pėr ta pėrballuar jetėn pėrkrah tij. Njė femėr me tė cilėn ndihet vėrtet i dashuruar…

    Kėshtu e pėrcakton Afrimi vajzėn qė akoma nuk ka mbėrritur nė jetėn e tij. Flirte, lidhje tė shkurtėra qė mbarojnė pa nisur mirė, aventura tė vogla, pėrse tė gėnjejė, e pranon se e kanė shoqėruar gjatė kėtyre viteve jetėn e tij, por asgjė serioze.

    Habitet kur nė gazetat shqiptare lexon se ėshtė lidhur me kėtė apo atė vajzė. “Nuk e di nga i nxjerrin kėto emra, edhe vetė ēuditem. Por ma do mendja se i nxjerrin vetė vajzat e pėrmendura nė kėto artikuj…Realisht kėto histori nuk kanė qenė dhe nuk janė. E vetmja histori e vėrtetė dashurie disavjeēare, qė kam pasur nė jetėn time dhe qė nuk e kam treguar asnjėherė, qė as gazetat nuk kanė mundur ta zbulojnė, pasi e kemi ruajtur me fanatizėm, ėshtė ajo me modelen australiane Jaime Wright. Ishte njė lidhje shumėvjeēare, e bukur dhe pasionante. Por qė si ēdo lidhje kishte ngjitje – zbritjet e veta. Nuk e kam pėrmendur emrin e saj, as kur isha nė hapat e mi tė parė dhe fama e saj mjaft e madhe, ndėr mė tė njohurat nė Australi dhe kjo gjė mund tė mė ndihmonte pėr tė bėrė karrierė… Ėshtė hera e parė qė e bėj publike njė gjė tė tillė, thjesht pėr tė treguar se lidhjet serioze pėr mua janė tė vyera dhe nuk kanė pse tė shkruhen nė radhėt e gazetave, nėse njėri nga dy tė pėrfolurit nuk ėshtė i interesuar t’i publikojė”.

    Ndėrsa flet, me dialektin e bukur tė veriorit dhe ngjyrimin tipik tė anglishtes, merr aparatin fotografik qė sė bashku me laptopin e fotove nuk e heq nga dora dhe tregon foton e njė bebeje tė vogėl tė mrekullueshme. “Ėshtė mbesa, Zholi, vajza e motrės sime, tė cilės i kam vėnė edhe emrin. Ky fėmijė mė ka bėrė qė tė zgjohet brenda meje instikti i prindit, ndaj mė ka lindur dėshira tė kem edhe unė fėmijėn tim”, shton ai.





    Pėrse Italinė?

    Nga Italia nuk ka hequr dorė. “Ėshtė televizioni ai qė i mban tė angazhuar “ēunat” tanė nė Itali, tė cilėt kanė mundur tė bėjnė emėr atje. Tė gjithė kanė arritur tė bėhen tė famshėm vetėm pėrmes tij. Pasi modeli i televizionit italian tė jep njė mundėsi tė tillė. Ai ndryshon si nata me ditėn nga televizioni Australian. Televizioni italian ėshtė televizion i imazhit, prandaj edhe dua qė ta shfrytėzoj kėtė mundėsi. Ndėrsa ai australian ėshtė televizioni i realitetit”.

    Sponsored content


    Afrim Alia Empty Re: Afrim Alia

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/3/2024, 17:35