Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Topic: Marrėdhėniet intime

    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Topic: Marrėdhėniet intime Empty Topic: Marrėdhėniet intime

    Mesazh nga alinos 29/10/2008, 08:56

    Xhabiri transmeton hadithin nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, “Martohuni me vajzat e pastėrta tė cilat do t`i doni dhe ato do t`ju duan juve.” Xhabiri ka thėnė: “Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ka ndaluar aktin seksual, nėse para tij nuk ka paralojė tė caktuar – pėrkėdhelje dhe tė ngajshme me kėtė.”

    Martesa ėshtė njė nga sunnetet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
    Mė mire ėshtė njeriu tė ketė marrėdhėnie intime pasi qė ushqimi i ngrėnė tė jetė pėrpunuar dhe kur trupi ėshtė stabil, as i ftohtė e as i nxehtė, as i zbrazėt e as i mbushur, por nėse vėrtet njeriu ka nevojė tė madhe pėr tė, atėherė ėshtė mė mire tė bėhen marrėdhinet intime me barkun plotė se ta frenojė veten nga akti seksual. Transmetohet se Ibn Omeri ka bėrė marrėdhėnie intime vetėm pas ushqimit.
    Marrėdhėniet seksuale duhet anashkaluar kur njeriu ėshtė i lodhur, i pikėlluar, i pakėnaqur ose pass marrjes sė barnave. Duhet praktikuar vetėm atėherė kur ka dėshirė tė madhe pėr tė, qė nuk ėshtė shkaktuar me qėllim nga disa skena ose mendime erotike.
    Kjo duhet tė jetė si rezultat i tepricės sė spermatozoidėve.
    Nėse akti seksual nuk i kalon kufijtė e maturisė, atėherė te njeriu zgjon energji pozotive, e bėn tė disponuar. ia rritė oreksin, ia largon mendimet e pikėlluara, melankolinė dhe depresionin. Tė pėrmbajturit nga seksi shpeshherė ka shkaktuar sėmundje tė ndryshme. Seksi e rruan shėndetin, por nė sasi tė tepruar shkakton paralizė, i dobėson aftėsitė psikike dhe tė pamurit.
    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Nėse dike nga ju e shqetėson dėshira e madhe pėr marrėdhėnie, le tė martohet sepse martesa i mbron sytė nga harami si dhe vendet e turpshme.” Ky ėshtė hadith autentik, ndėrsa e transmeton Buhariu.
    Asnjėherė mos tė bėni marrėdhėnie intime me grua tė moshuar, ose me vajzė shumė tė re, si dhe me grua qė ėshtė nė ciklet mujore.
    “Tė pyesin ty pėr tė menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo ėshtė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (pėr marrėdhėnie) derisa tė pastrohen. E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme.” (Bekare: 222).
    Gjaku qė del nga pastrimet mujore ėshtė i papastėr dhe mund tė dėmton organin e njeriut dhe shkakton qelbėzim. Kėtė vėrtet e kam pare me sytė e mi.
    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thėnė: “Bėni ē`tė doni, por mos bėni imoralitet. Nėse ndokush bėn marrėdhėnie intime me gruan e cila ėshtė nė pastrimet mujore duhet tė pendohet dhe tė ndajė sadaka nė vlerė tė njė ose gjysmė dinari”. Disa thonė se mjafton vetėm tė kėrkohet falje nga All-llahu nėse rastėsisht e bėn kėtė gabim.
    Shkaku pėr tė cilin e ka thėnė hadith ėshtė se ēifutėt, pėrmbahen nga marrėdhėniet intime kur grate e tyre i kanė pastrimet mujore, i izolojnė nė dhoma tė veēanta nė shtėpi ku ato hanė dhe pine plotėsisht tė vetmuar. Kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, pėr kėtė rast, tha: “Ēdo gjė qė bėni, bėni nė kundėrshtim me traditat e ēifutėve, pos nė rast tė pastrimeve mujore, sepse se mbi ta ėshtė hidhėrimi dhe mallkimi i All-llahut.”
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Topic: Marrėdhėniet intime Empty Re: Topic: Marrėdhėniet intime

    Mesazh nga alinos 29/10/2008, 08:57

    Asnjėherė mos bėni marrėdhėnie intime me gruan qė kėtė nuk e ka bėrė njė kohė tė gjatė, me gruan qė ėshtė e sėmurė, ose me gruan shfaqja e sė cilės nuk ju motivon. Tė jeshė nė shtrat me atė qė e doni ju bėn tė gėzuar.
    Njė njeri iu ankua Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, se ka pakė fėmijė. Pejgamberi e urdhėroi tė hajė mė shumė vezė. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i ėshtė ankuar melekut Xhibril se nuk ka mundur tė ketė marrėdhėnie intime aq sa ai ka dashur. E meleku i ėshtė pėrgjigjur: “Pse nuk ushqehesh me Harise (ėmbėlsira e bėrė nga mielli, gjalpi dhe sheqeri)? Nė kėtė ushqim ėshtė fuqia qė u mjafton 40 personave.”
    Ebu Rafi`u transmeton hadithin: “Njė ditė isha i ulur nė shtėpinė e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, Kaloni me dorė mbi kokėn e tij dhe tha: “Shfrytėzojeni kanėn, mė tė mirėn nga tė gjitha ngjyrat, sepse ajo vėrtet e forcon lėkurėn dhe instinktin seksual”.
    Enesi po ashtu ka thėnė: “Lyjuni me kanė, sepse vėrtet kana e freskon dhe e zbukuron njeriun dhe ia forcon istinktin seksual”.
    Nė njė hadith transmetohet se rruajtja e qimeve nga vendet e turpshme stimulon dėshirėn pėr seks. Ebu Nu`ajmi e transmeton kėtė hadith.
    Ushqimi qė ėshtė i pėrshtatshėm pėr kėto qėllime ėshtė hudhra, mishi, vezėt, bizelja si dhe mishi i gjelit dhe harabelit. Pas kėtyre ushqimive, mire ėshtė tė pihet qumėsht tė freskėt, tė pushosh ose tė falesh.
    Po ashtu ėshtė mire tė hashė karota, rrushė, shqind, lajthi dhe groshė, kurse duhet larguar nga ushqimi i idhėt dhe njelmėt. Pėr kėtė do tė bėhet me shumė fjalė nė kapitullin pėr ilaēet e thjeshta.
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Topic: Marrėdhėniet intime Empty Re: Topic: Marrėdhėniet intime

    Mesazh nga alinos 29/10/2008, 08:57

    Muslimi transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thėnė: “Nėse ndokush nga ju ka pasur marrėdhėnie intime me gruan e tij, dhe prap e kaplon e njėjta dėshirė, sė pari le tė merr abdest, e pastaj le t`i kushtohet prapė.”
    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thėnė: “Nėse ndonjė i ri nga ju ka pasur marrėdhėnie intime me gruan e tij, e me pare ka thėnė: `Nė emėr tė All-llahut, All-llahu na mbroftė nga shejtani i mallkuar`, fėmija qė do tė lindė pastaj, asnjėherė nuk do tė shqetėsohet nga shejtani.”
    Buhariu transmeton hadithin nga Aishja, radijall-llahu anhu, ku qėndron se njeriu nuk duhet tė shtrihet nė shtrat pa marrė abdest.
    Pejgamberi ishte shumė pedant kur ishin nė pyetje marrėdhėniet seksuale, dhe ka urdhėruar tė pasohet shembulli i tij. Njė herė ka thėnė: “Atė qė e dua nė kėtė botė janė grate, parfumet, kurse qetėsia e syrrit tim ėshtė nė namaz.”
    Nesaiu e transmeton hadithin qė vijon: “Parfumi ėshtė ushqimi i shpirtit, kurse epshi ėshtė kafshė e egėr nė mes tė organeve tė njeriut.” Asgjė nuk ndihmon mė mirė se parfumi pas marrėdhėnieve intime.
    Kur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, fliste pėr namazin pas kėtyre dy kėnaqėsive, ka treguar se marrėdhėniet seksuale i largojnė dėshirat dhe pasionet erotike tė cilat mund tė turbullojnė fuqinė e tė gjykuarit dhe tė menduarit vazdhdimisht duke u pėrzier nė rrjedhėn e mendimeve tona. Pėr kėtė shkak, mjekėt e kanė pėrshkruar instinktin sekual sikur diē tė ngjashme me ēmendurinė. Pasha All-llahut nga tė gjitha veset qė mund ta kaplojnė njeriun, kjo ėshtė njė nga veset mė tė shpeshta qė ėshtė vėshtirė tė zmbraset.
    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Nuk kam parė diē tė tillė qė mund t`i dobėsojė ndjenjat e njeriut, fenė dhe aftėsinė e tė gjykuarit drejtė, siē janė nė gjendje kė ta bėjnė grate tuaja.”
    Vėrtetė gjykimi i njeriut prishet nga pasionet e tepruara dhe gjėrat e ngjashme. Prandaj besimtari duhet tė ketė qėllime tė pastra dhe tė qarta pa tė cilat nuk do tė ketė dobi as nga namazi i tij. Ka diskutime tė shumta mes dijetarėve si dhe hadithe qė flasin pėr tė folurit keq. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thėnė, qartė duke u thirrur nė thėniet e pejgamberėve tė mėparshėm, se kur njeriu hyn nė namaz, zemra e tij duhet tė jetė e pastėr prej ēfarėdo qėllimi dhe mendimi i keq.
    Pas marrėdhėnieve intime, larja ėshtė farz. E All-llahu e din mė sė miri.
    Mjekėt kanė thėnė se lirimi i sperms me masturbim dobėson pasionin seksual, si dhe funksionin e organit gjenital te burri.
    Sipas dispozitave tė Sheriatit po ashtu edhe kjo ėshtė e ndaluar.
    skifter
    skifter
    Yjet
    Yjet


    Numri i postimeve : 1081
    Data e rregjistrimit : 03/11/2008

    Topic: Marrėdhėniet intime Empty Re: Topic: Marrėdhėniet intime

    Mesazh nga skifter 4/11/2008, 21:23

    klea un pajtohem me ty per kit tem, por ka do fjali se ti i spjegove pak ma dryshi.
    ni mashull nese ka pas mardhanje intime me grun, po nese ka deshir ta perserit disa her nuk ka nevoj te shkon ne banjo te pastrohet,
    por qdo her si e kryn sexsin por ne fund te sexsit te pastrohet, ashtu lexon ne kuran me fal klea respekt

    Sponsored content


    Topic: Marrėdhėniet intime Empty Re: Topic: Marrėdhėniet intime

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 29/3/2024, 05:26