Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ne pesėnjakėt qė ēuditėm dynjanė

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Ne pesėnjakėt qė ēuditėm dynjanė Empty Ne pesėnjakėt qė ēuditėm dynjanė

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/11/2008, 20:30

    Ne pesėnjakėt qė ēuditėm dynjanė 21-11-10



    Pesėnjakėt, lindja e tė cilėve bėri aq bujė 10 vite mė parė, sot ndjekin mėsimet nė klasėn e katėrt nė shkollėn 9-vjeēare “Qazim Turdiu”, nė Tiranė.



    *********
    A i mbani mend pesėnjakėt? Sot janė 10 vjeē dhe ndjekin klasėn e katėrt nė shkollėn “Qazim Turdiu” nė Tiranė. Ata janė tashmė tė rritur por kanė ende nevojė pėr pėrkujdesje. Apeli i prindėrve Elezi drejtuar shtetit ėshtė i qartė; ”fėmijėt tanė kanė ende nevojė pėr ju”
    Pesėnjakėt, lindja e tė cilėve bėri aq bujė 10 vite mė parė, sot ndjekin mėsimet nė klasėn e katėrt nė shkollėn 9-vjeēare “Qazim Turdiu”, nė Tiranė. Mė i miri nė mėsime ėshtė Martini, fėmija i parė, por edhe tė tjerėt Griselda, Klesa, Nurjana dhe Mikeli nuk ėshtė se janė keq. Nurjana dhe Griselda janė nė tė njėjtėn klasė.

    Kjo ėshtė zgjedhje e vetė mėsuesve, tė cilėt kanė menduar tė ndajnė pesėnjakėt pėr tė shmangur rrėmujėn. Ajo qė tė bie nė sy menjėherė, ėshtė fakti se ndryshe nga ēfarė jemi mėsuar tė shikojmė te binjakėt, ata nuk ngjajnė shumė me njėri-tjetrin nė pamjen fizike. “Ky mėson mė shumė, por njėkohėsisht grindet dhe mė shumė”, thotė Mikeli pėr vėllain mė tė madh. Martinit i pėlqen tė dėgjojė muzikė ndėrsa Mikeli ėshtė shumė i dhėnė pas sportit. Preferencat janė shpesh objekti i zėnkave midis tyre.

    Marrėdhėniet e djemve me vajzat duket sikur janė mė ndryshe. Kėtė gjė e pranon edhe babai i tyre Edmondi i cili shprehet se “tashmė edhe pse ende vazhdojnė tė jenė tė zhurmshėm, fėmijėt kanė filluar tė kuptojnė.” Gjithsesi fakti qė pesėnjakėt janė tė rritur, nuk do tė thotė se problemet e familjes ku ata jetojnė kanė pėrfunduar. Ata jetojnė sot nė njė lagje tė re, nė rrugėn “Don Bosko” nė kryeqytet, sė bashku me prindėrit. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė gjetur banesėn ku ata jetojnė.

    Ndėrsa ngjisim shkallėt presim njė banesė tė zhurshme. Por nuk ėshtė kėshtu. Disa palė atlete tė rreshuara nė radhė na tregojnė se jemi nė vendin e duhur. Trokasim dhe sakaq nė derė mbin njė nga fėmijėt, Mikeli, i cili me vėshtrim zhbirues kėrkon tė dijė se ēfarė kėrkojnė mysafirėt e ardhur rishtas. Ndėrsa i prezantohemi kush jemi dhe qėllimin e vizitės, kalojmė nė dhomėn e miqve, ku na shfaqen dhe katėr fėmijėt e tjerė, tė cilėt bėhen kuriozė dhe na rrethojnė menjėherė.

    Apartamenti ku banojnė tė krijon ndjesinė e njė ambjenti tė ngrohtė familjar: kolltukė tė thjeshtė, njė kompjuter i vendosur nė njė kėnd, diku mbi mur njė pikturė e thjeshtė punuar nė vaj, dhurata kėto nga komuniteti dhe biznesi. Dhomat e fėmijėve janė edhe mė modeste. Njė tavolinė mesi ku ata mėsojnė, divanė tė cilėt njėkohėsisht shėrbejnė dhe si krevatė, dhe njė raft me lodra. Shtėpia ku jeton sot kjo familje prej 7 vetėsh tė jep pėrshtypjen e njė banese tė bollshme ndonėse pėr 7 personat qė jetojnė aty hapėsirat janė tė ngushta.

    Nėna e fėmijėve Mirela, ēuditet nga fakti qė kemi ardhur t’i takojmė. “Ka kohė qė nuk ėshtė interesuar dikush pėr fėmijėt”, thotė ajo ndėrsa nis e tregon peripecitė qė ka kaluar familja e saj. Sot fėmijėt janė rritur disi, dhe pėr tė gjėrat nuk janė mė si mė parė. Sidoqoftė ajo s’mund t’i harrojė lehtė vitet e para kur fėmijėt ishin ende tė vegjėl. “Shtėpia jonė prej 5 vitesh me rradhė ka qenė ēerdhe. Nė kohėn qė jetojmė tė gjithė e dimė se sa e vėshtirė ėshtė tė rritėsh njė fėmijė tė vetėm dhe jo mė pesė.”

    Nė vitin 2000, pas lindjes sė pesėnjakėve familja Elezi qė jetonte nė Peqin u zhvendos pėrfundimisht nė qytetin e Tiranės. Shtėpia ku ata tashmė jetojnė qė prej ketij viti gjendet nė njė nga lagjet e reja tė kryeqytetit. Po atė vit, me vendim tė kėshillit tė ministrave ikaloi familjes nė pronėsi njė shtėpi me kredi tė butė tė cilėn ata e paguajnė dhe sot e kėsaj dite. Edmondi, babai i fėmijėve sot ėshtė i papunė. Atij i bėn pėrshtypje se si nga njė rast i cili tėrhoqi vėmendjen e opinionit publik dhe jo vetėm, tashmė i ka lėnė vendin heshtjes.

    Shtėpinė e tyre e kanė vizituar njė numėr i madh personalitetesh, por kjo ka ndodhur nė kohėn kur fėmijėt ishin ende foshnje. Edmondi si kryefamiljar e ka tė vėshtirė t`u sigurojė fėmijėve tė tij njė standart jetese tė pranueshėm, pasi nuk ka mundur dot tė sigurojė njė punė fikse. NdėrsaMirela shpresonte qėfėmijėt pasi tė ishin rritur disi, tė kishte mundėsi tė fillonte dhe ajo njė punė.

    Nga ana tjetėr asaj i duhet ende tė kujdeset pėr ta, ndonėse fėmijėt sot janė 10 vjeē. Sot tė dy prindėrit janė tė papunė. Megjithatė, Edmondi beson ende te njė sensibilizim i mundshėm i komunitetit dhe biznesit dhe veēanėrisht nė mbėshtetjen e shtetit i cili duket se i ka lėnė nė harresė.
    Njė dekadė mė parė
    Ardhja nė jetė e pesėnjakėve nė vitin 2000 u konsiderua si nje rast i jashtėzakonshėm, i papreēedent. Rasti i tyre u veēua jo vetėm se erdhėn nė jetė 5 fėmijė njėherėsh por pėr shkak se tė pestė arritėn tė mbijetojnė . Shtėpia ku banojnė sot pesėnjakėt, i ka kaluar familjes Elezi nė formėn e njė kredie tė butė me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave nė vitin 2000.Ata paguajnė 8 mijė lekė nė muaj, ndėrsa pėrfundimisht shtėpia do tė bėhet e tyrja vetėm pas 18 vitesh.

    Gjithashtu, po me VKM, pesėnjakėve u ėshtė siguruar eshe njė ndihmė ekonomike prej 5 mijė lekėsh secili deri nė moshėn 18 vjeē. Kjo ndihmė ėshtė e vetmja mundėsi jetese pėr kėtė familje pasi Edmondi nuk ka njė punė tė pėrditshme, ndėrsa Mirelės do ti duhet edhe pėr pak kohė tė kujdeset pėr fėmijėt.
    Apeli
    Edmondi kėrkon t’i bėjė dhe njė herė tjetėr apel instancave vendimmarrėse. Rasti i pesėnjakėve ėshtė njė rast qė pėrsėritet njėherė nė dhjetra madje qindra vite. Ai nuk mohon faktin qė njė pjesė tė ndihmės sė pėrftuar ka ardhur nga komuniteti dhe biznesi. Por institucioni qė duhet tė sensibilizohet nė raste tė tilla tė jashtėzakonshme ėshtė qeveria.

      Ora ėshtė 26/4/2024, 17:46