Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ngjyrat e errėta zaptojnė hapėsirat e shtėpive

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Ngjyrat e errėta zaptojnė hapėsirat e shtėpive Empty Ngjyrat e errėta zaptojnė hapėsirat e shtėpive

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/11/2008, 20:34

    Kemi pesė vjet qė nuk e kemi ndėrruar kompletin e kolltuqeve nė sallon. Dhoma e gjumit mė ka dalė nga qejfi me kėtė ngjyrė, nuk ėshtė mė nė modė kjo. Jemi nxituar qė bufenė nė kuzhinė e kemi bėrė me kėtė ngjyrė dhe nė kėtė model, kam parė njė model tė ri nė njė mobilieri, nuk e ke idenė sa fantastik ishte.
    *********
    Salloni
    Tashmė, shqiptarėt janė tė lodhur nga zėnia e ēdo hapėsire nė shtėpi me mobilie. Jo tė ngarkuara preferohen edhe sallonet. Nė qendėr vendosen kolltuqet, qė kryesorėt janė tė stilit tresh, dysh dhe dy tek, por nuk mbeten pas as kėndet qė rrethojnė njė pjesė tė mirė tė sallonit. Ngjyrat e kolltuqeve, nė tė shumtėn e rasteve kombinohen me ngjyra tė lehta tė jastėkėve zbukurues, tė cilėt mund tė jenė nė formė katrore, zemre, ovale etj.
    Kuzhina
    Mesa duket u ka ikur koha kuzhinave tė rėnduara dhe bufeve, tė cilat vinin rreth e pėrqark saj. Ambientet e kuzhinės po shkojnė drejt tendencave sa mė pak tė ngarkuara. Duke u bazuar nė kėrkesat e klientėve, nė disa nga mobilieritė e kryeqytetit, shijet anojnė drejt ngjyrave bezhė, kafe e lehtė, pse jo edhe panė.

    Tavolinat e mėdha tė bukės, kryesisht me gjashtė karrige, janė bėrė tė pranishme nė ēdo familje. Preferohet materiali prej druri dhe ngjyra kafe e errėt. Pėr ato familje qė kanė njė kuzhinė tė madhe, nuk pėrjashtohet mundėsia qė tavolina tė jetė me tetė ose me dhjetė karrige, ovale, si forma mbizotėruese e saj. Nuk qėndrojnė pas as tavolinat katrore.
    Minibaret
    Shtėpitė e shqiptarėve po shkojnė gjithmonė edhe mė shumė drejt Evropės, pasi arredimit tė shtėpive nuk i mungon tani as minibari, i cili vendoset nė njė pjesė tė caktuar tė sallonit. Pėrbėhen kryesisht nga materialet e drunjta dhe sa vijnė e bėhen mė tė thjeshta, tendencė, e cila shihet nė tė gjitha ekspozitat e mobilieve qė zhvillohen nė rajon, si nė Greqi, Itali, Gjermani etj.
    Dhoma e gjumit
    Gjithė problemi i ēifteve tė reja ėshtė se ēfarė ngjyre do e zgjedhin dhomėn e gjumit. Tendencat e fundit kėshillojnė ngjyra tė ēelėta, qė ofrojnė pėrherė ēlodhje dhe kėnaqėsi. Krevatet nuk kėrkohen mė tė mėdhenj se dy me dy dhe dhoma nuk ngarkohet mė shumė se dy komodina tė vogla. Duke iu bashkangjitur shijeve evropiane, tė pranishme nė dhomat e gjumit tė shqiptarėve ėshtė bėrė edhe njė stol i vendosur nė fund tė krevatit. Ka ikur moda e pasqyrave gjigande qė rrethonte dhomėn. Mjafton njė pasqyrė e vogėl nė komonė e tualetit.
    Dhoma fėmijėve
    Edhe pse nė modė nuk janė mė ngjyrat e ndezura, prindėrit e “pasur” vazhdojnė t’i preferojnė ato pėr fėmijėt e tyre. Pėr vajzat ngelet ngjyra standarde, roza, dhe pėr djemtė bojėqielli. Por, nuk pėrjashtohen nga shijet bluja, mentja dhe portokallia. Ka raste qė bėhet dhe njė kombinim i kėtyre ngjyrave, pa pėrjashtuar dhe lyerjen e mureve tė dhomės me njė nga kėto ngjyra, por edhe me dizenjo tė ndryshme nė njė nga faqet e murit

      Ora ėshtė 29/3/2024, 01:42