Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fatos Arapi Poezi

    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:08

    TI DO TĖ MĖ DASHUROSH PATJETĖR 

    Ky qiell i prillit pa ty ėshtė i vjetėr. 
    shkon njė trishtim e ja ku vjen njė tjetėr. 
    Nė mallin tėnd ky karafil i egėr,- 
    Ti do tė mė dashurosh patjetėr! 

    Nė sytė e tu diej tė vegjėl 
    e ndezėn natėn dhe ditėne ndezėn. 
    Mirė sot,po si durohet pa ty nesėr?- 
    Ti do t'mė dashurosh patjetėr. 

    Kapėrcej ty e kapėrceva veten, 
    dhe pėrtej vetes kapėrcev jetėn, 
    dhe pėrtej jetės kapėrceva vdekjen,- 
    I hapa krahėt tė pushtoj ty vetėm: 

    Ti do t'mė dashurosh patjetėr!
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:08

    Po trokas ne zemren tende 

    Motiv arberesh 


    Po trokas ne zemren tende 
    hapma deren,zonja ime! 
    Kaloj pragun e hyj brenda... 
    Dua qe te kem mbi krye 
    hapesiren ere yjesh; 
    te shikoj rrekete qiellore 
    se si lozin gjithe driteza 
    burimit te syrit tend. 
    Dhe si luftetar i varfer 
    qe te mbeshtet kryet mbi gure, 
    gjer te nise lufta prape,- 
    dua koken ta mbeshtes 
    mu ne gjoksin tend prej dielli... 


    ...dhe te marr,moj,nje sy gjume.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:09

    Jeta 


    Jeta eshte stacion ndarjesh e takimesh. 
    Jemi perhere udhetare 
    dhe nder duar,bagazh te pandare, 
    nje valixhe te vogel 
    perpjekjesh,sulmesh,kujtimesh.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:09

    amtumire 


    Lamtumire. 
    Marr me vete 
    djegie perendimesh neper muzgje te qeta, 
    silueta qiparisash neper sfonde te murme 
    ullinjsh. 
    Dhe blloqet e hijeve te Cikes, 
    qe perkunden netve 
    mbi kostelacione yjesh Jonit perposht. 
    Lamtumire. 
    Kudo qe shkoj 
    jam nje copez peizazhi nga vendi im.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:10

    Ata qe dashurojne akoma 

    Ata qe s'kane buke, 
    kur te kujtojne buken, 
    ty dhe mua le te kujtojne. 
    Ata qe s'kane zjarr, 
    kur te kujtojne zjarrin, 
    ty dhe mua le te kujtojne. 
    Te pagjumet e botes, 
    me syrin hapur si nata, 
    ne mesnaten e tyre 
    ty dhe mua le te kujtojne. 
    Ata qe kane vdekur 
    dhe dashurojne akoma, 
    ty dhe mua le te kujtojne.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:10

    Ne Tirane ka vetem tirane 

    Ne Tirane ka vetem tirane, 
    Ne Tirane te vrasin te gjithe 
    nje shetitje me vehten te vret. 
    Mos e ndill kujtimin ne Tirane, 
    eshte tmerresisht i pameshirshem.-Te vret. 
    Mos guxo ta shohesh ne sy lirine ne Tirane,- 
    dielli i syrit shuhet, shkermoqet e zhbehet. 
    Ti i barabarte me lirine?-Mos e beso! 
    Liria te vret. 
    Hipokrite shpresa sy-picigjate e Tiranes 
    ti i vdekur-e ajo me gojen e saj te jep frym, 
    te ngjall qe serrisht ty te vrase-te vret. 
    Eshte tjeter,tjeter trishtimi i tetorit ne Tirane, 
    vjen duke ikur-te vret. 
    Si krye-engjelli,Sovrani i zymte,ferrin e tij- 
    e dua Tiranen se te vret.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:10

    Duke shkelur nėpėr guaca tė detit 
    Duke shkelur nėpėr guaca tė detit
    ndjeva ditėn e sotme, tė celė
    nėpėr trupin tim, si njė gjethe dafine...

    Fėshfėrinte e gjelbėr.... e gjelbėr.

    Dhe mendova:
    nesėr,
    kėto gurėza do t'i shoh ndryshe,
    kėto brigje tė kohės sė bardhė;
    nesėr,
    fjoll' e dridhshme, inkandeshente
    e orbitave, qė sapo feksėn
    nėpėr qiej tė virgjėr tė njerėzve,
    do tė lidhė ditėt e mia,
    porsi sot... edhe pakėz mė ndryshe;
    nesėr,
    dashurinė qė drejt meje po vjen,
    do ta puthė nė buzė, nė ballė;
    nėpėr zėra tė flokėve tė saj
    gishtėrinjtė do pėrshkoj, do t'i them:
    hyrė tek unė, pa frikė se njė ditė
    mund tė vdesėn (si tė tjerat?) edhe ti.
    Dhe e vdekur atje, dashuri,
    pėrjetėsisht do tė mbetesh e gjallė;
    nesėr,
    ndryshe pyetjen e jetės: "Cili je?"
    do dėgjoj edhe ndryshe pastaj
    zėrin tim: Unė jam...
    Duke shkelur nėpėr guaca tė detit
    ndjeva ditėn e sotme, tė celė
    nėpėr trupin tim, si njė gjethe dafine.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:11

    E Paėndėrrta Ime

    Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
    E paėndėrrta ime.

    Vė kokėn nė gjoksin tėnd
    E tani pėrplasem
    Te kokė e njė tjetri.

    Mė duhet njė gjysėm ėndrre.

    Shigjetat e orės sė dorės
    Tutje i shtyjnė kalimtarėt,
    nė ditė tė rrėpirta tiranase.
    Shpirtra jo shpirtra qė shkojnė...
    Bri meje dikush flet me vete.
    pa e kuptuar besoj nė rrėfimin e tij.

    Dikush, prej zhgėnjirni tė egėr,
    mbėrthen kryqe tė reja.
    I hedh njė gjysėm leku
    Dhe blej kryqin tim.

    Tani qė ta ngre
    Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
    E paėndėrrta ime
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:11

    Nuk Mbyllen Dot

    S'kam fuqi mė as tė trishtohem
    Jemi anije pa spirancė
    Mes erėrave tė egra tė kundėrta.
    Peshqit Ilafazanė shurdhojnė qiellin
    Mė jepni ju njė copė ironie,
    Se nuk e gjej dot nė veten time,-
    Njė copėz ironie
    Sa gjysmėz e krahut tė zogut,-
    Tė mbrohem nga shirat e verdhė
    Tė predikimeve tė apostujve tė lajthitur.
    Tė gjithė na kanė faj dhe askush:
    Deshėm tė krijohemi nė asgjėsimin tonė
    Tani gjithė dritaret e shpirtit
    Janė hapur, bymyer e kalbur
    Nga shirat e lotėve,-
    Dhe s'mbyllen mė dot.

    Mund tė hyjė kush tė dojė.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:11

    Si s'tė Desha pak mė Shumė

    Unė e desha pėrtej vdekjes,
    Ashtu dashurova unė
    Edhe prap s'ia fal dot vetes:
    S'i s'e desha pak mė shumė...

    Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
    T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
    Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
    Kujtimin tė gėnjejmė pak.

    Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
    Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
    Asaj qė mė rri mes Zotave:

    "Si s'tė desha pak mė tepėr...".
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:12

    Gloria Victis (Lavdi Humbėsve)

    Sepse jemi ne humbėsit e mėdhenj.
    Artin e shkėlqyer tė humbjes
    Ne e kemi ngritur nė fat.
    Sepse ne, vetėm ne, dimė tė gabojmė.
    Ne gabojmė nė miqėsi, dhe humbasim.
    Ne gabojmė nė dashuri, dhe humbasim.
    Ne gabojmė nė shpresat tona, dhe humbasim
    Zaret e bardhė tė fateve tona
    Ne i hedhim para - dhe vazhdojmė
    T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
    Tė gjithė na kanė faj dhe askush.
    Tė tjerėt vetėm fitojnė,
    Ndėrsa ne jemi populli humbės

    I humbjeve tė mėdha. Zemra jonė
    Eshtė njė mollė e artė dhimbjeje.
    Nuk duam tė njohim pushtetin e errėt tė smirės,
    Dhe gabojmė, nuk e njohim
    Lakminė akrep tė pushtetit, dhe gabojmė.
    Sepse ne-vetėm ne! Dimė tė gabojmė.
    Kėmbėt tona tė zbathura janė ato gjethe vjeshte
    Qė bien dhe ecin nė rrugė; shpirti ynė
    Eshtė prej lėnde tė brymtė trishtimi,
    Tė gjithė mund ta vrasin.
    Tė tjerėt jo, ata janė fitonjės tė pėrjetshėm,
    Ata s'humbasin kurrė, sepse
    Kurrė nuk gabojnė.

    Ndėrsa ne gabojmė - ashtu siē dimė vetėm ne!
    Artin e shkėlqyer tė humbjes
    Ne e kemi ngritur nė fat.
    Dhe i kemi kthyer krahėt lavdisė fitonjėse.
    Ne njohim vetėm lavdinė e popullit
    Tė humbjeve tė mėdha. Sepse ne
    - po vetėm ne!-
    Jemi tė vėrtetė.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:12

    Akreonti Rrjedh po Karont nuk Ka

    Si tė kthehem prapa kur udhėn s'e di?
    Prej pikėllimi lumi buēitės i natės
    E unė rrah brigjet e errėta kėtu.

    Akeronti rrjedh po karont nuk ka.

    Tregomė njė va ku te kaloj.
    Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
    Tregomė njė va, vėllai im,
    Ku tė kaloj Akerontin
    Dhe tė arrij.
    Akeront rrjedh po karont nuk ka.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:12

    Ditė Tiranase

    Ti mbyll derėn pas e nisesh
    Nė mesin e rrugės takon ditėn
    Qė tė pyet e hutuar: - Nga tė shkoj?
    Shpresėn e ushqejnė me shpresė, -
    Pastaj shpresės i vrasin shpresėn.
    Vetėm pasqyrat ndryshojnė,
    Teknologjia pėrsosėse e tyre, -
    Fytyrat janė po ato.
    Jo, ti, - hija jote shkrin nė gotėn me ujė
    Diellin dhe kokrrėn e aspirinės, -
    Ke dhimbje tė forta koke.
    E di: zembereku i zemrės sime
    Eshtė pluhurosur , - kur do tė vijė Ajo,
    Me frymėn e saj t'i fryjė,
    Tė ndjej ecjen tingėlluese tė kohės.
    Nė qiellin e Tiranės, njė unazė e zjarrtė
    Fluturon nga syri nė sy -
    Kėrkon gishtin e nuses.
    Kėrciti gonxhe e zambakut tek ēelej,
    Dhe marsi eci para meje.
    Tė paktėn, o zot, akoma jemi njerėz
    Respektojmė dallėndyshet dhe vdekjen.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:13

    Alarme tė Pėrgjakura (kėnga e parė)

    Mbi rrogozin prej kashte,
    Ku netėve fle,
    Shtrova
    Dashurinė time...
    Po prap, brinjėt t'i vret toka, plisi,
    E prap i fortė ėshtė te koka
    Trungu prej lisi.

    Hej, vend!
    Plot diell e pa dritė!
    Pagan dhe fron pėr perėnditė!
    Jetojmė nėr male tė lartė,
    Ku qlellln me dorė mund tė zėmė
    Dhe prapė:
    Nė ē'humnera kemi rėnė!

    Hej, vend!
    Qė ngjyrat e Jonit,
    Erėrat e portokallit me lule
    Mbyll
    Nė njė vorbė fasule.
    Dhe ndihesh
    I pasur nė varfėrinė tėnde
    I lirė nė robėrinė tėnde...

    Hej, vend,
    Qė prej dhimbjes po mė bėn tė ēmendem.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:13

    Ēast Buzė Jonit

    Dhe vargjet erdhėn me ritme tė kaltra
    Nėr degė tė tyre figurat e gjelbra
    Ēelin - si gjethet nėpėr portokalle.
    Nėn degėza vargjesh fėshfėrijnė figurat,
    Si mbrėmjes Jonit fletėsat e ullinjve.
    E mbusha gojėn me erėra tė Jonit,
    Ndjej nėpėr dhėmbė kokrizat e jodit,
    Shoh se si thyhen mirazhet mes valėsh,
    Se si thėrmohen pėrflakjet mes gurėsh...
    Dhe jam i tėri
    grimca dritaresh e ngjyrash.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:13

    Atdheu

    Atdheu ėshtė dhimbje, ėshtė dhimbje.
    Njė prill i pikėlluar nė shpirt.
    Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.
    E mban - dhe tė mban ty - nė shpirt.

    Atdheu ėshtė toka e premtuar.
    Ti shkel si njė zot dhe s'e ke ndėn kėmbė
    Atdheu s'ka fjalė, ka sy tė trishtuar
    Vdes dashuria nė dashuri qė tė ēmend.

    Atdheu ėshtė buka e urritur,
    tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop
    ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur
    me sytė n'errėsirė vetveten kėrkon.

    Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
    Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.
    Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė
    Nė njė pikė loti lirinė e lind.

    Atdheu yt i vogli, i vogli,
    Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:14

    Deti

    I vogėl, me pantallona tė shkurtėra,
    me kėmbė tė zbathura e njė kėmishė humaje,
    qė e qepte vetė gjyshja....
    Ashtu darkė pėr darkė dilja nė breg.
    Ndėr gishtėrinj tė kėmbės sė ftohtė mė rridhte rėra.
    Unė prisja me orė tė tėra,
    gjersa pėrnjėherėsh, tutje nėpėr fushat e gjera tė natės
    ngriheshin kope tė cuditshme, tė panumėrta
    kuajsh tė bardhė.

    Nėpėr hapėsirat e pafundme suleshin aradhė-aradhė.
    Turfullonin,
    Binin me kėmbė tė thyera,
    rrokulliseshin duke gulcuar nėpėr tė zezat humnera
    mbi ta fluturonin tė tjerė.
    Jelėt e akėruara dallgė-dallgė fushėn e qiellit fshinin.
    Hingėllimet e frikshme para tyre bridhnin.
    Ata vinin, afroheshin drejt meje.

    Gjoksėt e mėdhenj tė bardhė
    lėshonin pėrpjetė; kėmbėt e para rrihnin nė erė...
    Sytė u flakėronin.
    Njė cast.... dhe nėn thundrat e tyre do tė mė coptonin.
    Kur ja, me poterė,
    si njė gjėmim i madhėrishėm pėrplaseshin
    te kėmbėt e mia. Nga flegrat gjigante
    miliarda grimcėza tė kristalta shfrynin
    pėr tė fundit herė.

    Tė tjerė
    hingėllinin nėpėr fushėn e gjerė tė natės
    Me gėzim e frikė, orė tė tėra unė shihja
    kuajt e bardhė
    tė suleshin nėpėr furtunė.
    Thyenin kėmbėt, rrokulliseshin,
    qė tė vinin sa mė parė te unė, shkelnin, fluturonin
    njeri mbi tjetrin.
    Dhe tani, kudo qė jam,
    ashtu fantastik e i madhėrishėm, mė ndjek pas deti....
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:14

    Ti do vish

    Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
    Kur e di se une ty te pres
    duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
    duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
    duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
    Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
    Kur e di qe une po te mundnja, 
    rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
    si nje portokall’ ne doren time-
    te rrjedhe koha shpejt
    …………e ti te vish…
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:15

    Mos eja ne enderr

    Mos eja ne enderr, e paenderrta ime

    Nuk je Safua me zemer te brishte.-
    Ngopur me vdekjen e dashurise
    gjer ne gryke, jam!
    Edhe ne gjumin e vdekjes
    trembem nga britma ime
    per ty.

    Mos eja ne enderr, e paenderrta ime.
    Mos e bej shakane e mbremshme.

    Si ta duroj diten,
    qe me sheh me sy endrre?
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:15

    Eshte nje loje

    N

    Eshte nje loje e madhe, e dashur
    lodrojne fjalet, ritmet, rimat;
    perqafohen figurat, vijne rreth dritave
    si fluturave prej rrezeve te diellit
    ..........u perzhiten krahet
    ato prape gicilohen me dritat
    Loje e hapesirave
    qe mbyllen te gjitha ne buzet e tua
    kur ti vet qenke ne buze te jetes
    ……….firome e mermerimes se tyre
    Eshte nje loje e vertete, e dhemshura ime
    loje e mjergullave, qe treten neper agime
    per te rilindur mbremjeve ne gjire te fushes
    ………..se detit
    e legjendave, qe jetojne midis mjergullave
    qe braktisin vet legjendat
    e te nesermen perseri dalin prej tyre
    si zogjt e pellumbave – prej levozhges se bute
    loje e endrrave, qe shartohen neper trungun 
    ……….e endrrave
    e dallendysheve qe sapo ngriten folene
    ………. brenda syve te tu
    loja jote dhe imja;
    loje e vdekjes dhe e perjetesise
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:15

    Te varri i lirise. 
    Fryn ere me shi, motra ime
    U shuan qirinjte e varreve prane
    Ere me shi...
    Qiririn tend te ndezur
    Mbroj me grushtet e mia
    Takohemi vetem ne kete dite
    U beme lot qiriri motra ime
    Dridhemi si kjo flakez e drojtur...
    Ti me flet; aty poshte ka njerez
    Eshte nje plak ketu prane.
    Kerkon thiken te qeroje mollen
    E do, nuk e gjen, ky poet, miku im
    Ka lene gjurmen e vargut pa shkruar
    “Nje kafe pa ty ne Tirane’’
    I ka humbur unaza nje nuseje
    E kerkon me frike nuserie
    Erresire aty poshte...
    Terri njeh vetem gjuhen e drites
    Me qiririn tend nder duar
    Kaloj varr me varr dhe ndez
    Qirinjte e shuar
    Pak drite prej shpirtit
    Nje femije aty prane
    Kerkon lodren qe i ka humbur 
    Motra ime.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:16

    COPRIFUOCO

    Hapat e patrullės godasin nė trupin e metaltė tė natės.
    Gjer nė tokė kėrrusen e rrasen shtėpitė pėrdhese.
    Mendmet lėvrijnė nė kokat e njerėzve
    dhe thėrrrmohet pastai pėshpėrima nga buzėt e varura
    rreth vatrės.
    Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur.
    Si njė xhandar i egėr qėndron para dyerve tė shtėpisė. 
    Pyet veten: "Pėrse tė hapura"
    dhe si pėrgjigje tund kokėn, helmetėn.
    dhe si kėrcėnirn i metaltė patrullon errėsirėn.
    dyert rnbeten tė hapura:
    rnund tė hyjė ndėr to liria ilegale e Shqipėrisė.
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:16

    ELEGJI PĖR BABANĖ 

    Ti nuk je mė.
    As do tė na shohėsh,
    as do tė shohim,baba, mė kurrė.
    Ti nuk je mė.. 
    Emrin tėnd e mori ky gur,
    Vdekja - si vdekje ,
    gjithmonė e dhimbshme,
    gjithmonė e verdhė... 
    Me njė kordhele
    tufa kujtimesh nė zemėr na lidh. 
    Tufa kujtimesh
    edhe elegjish. 
    Jam i trishtuar dhe mė mori malli. 
    Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
    ngjita rrugėn e ngushtė tė fshatit. 
    Shtyva derėn e varrezės sė vogėl
    dhe t'erdha te varri...
    C'fjalė tė pathėna do tė mė fiasėsh?
    C'fjalė tė reja dėshiron tė dėgjosh?
    Prej kėtij varri
    tani, baba, c'do tė mė japėsh? 
    Atė ditė tė thatė janari:
    pėrpara teje Halil Alija
    e mercenari.
    Prapa shtėpia nė zjarr e flakė

    Duart e tua nė pranga,
    plak i ngartė? 
    Erdha tė marr
    cfarė perket prei kėtij varri. 
    Kujtime tė dhimbshme.
    Vuajtje krenare. 
    Ti mos mė thuaj:
    "Biro... ianė tė trishtuara". 
    Baba i gjorė!
    Unė, pa ato,
    do t'isha nė jetė edhe mė i trishtuar. 
    Dhe kur tė vdes
    s'dua asgjė
    vec njė varr tė thieshtė. 
    Atje nė bregdet,
    ku nėpėr net
    bisedojnė yjet me qiparisat. 
    Dhe fjalė tė kaltra
    flet e shprėndan
    deti matanė.
    Fjalėt qė i njohim,
    qė i kuptojme,
    unė
    me babanė...
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:16

    VDEKJA E GJYSHES

    Ja, edhe gjyshja nė arkėz,
    kukull e vogėl nė kartėz,
    Eshtė... dhe prapė s'ėshtė e tėra,
    sikur nuk ėshtė si pėrhera.
    Gjithė karfica, gjilpera
    kapur satenet nė kokė,
    lidhur kėpuckat pėrposh,
    shami e lule nė gjo***.
    Mbyllur kapakėt e syve
    c'ndjej u shua brenda tyre?). 
    E sheh... dhe tė duket heshtja
    pe gjasme e pe gjasme vdekja. 
    Gjyshja e vogėl, e bukur,
    e pastėr...
    Nė arkėz kukull.

    Gjithė karfica, gjilpėra,
    qepur vite tė tėra,
    lidhur kujtime e malle,
    dhembje, qė duken si pėrrallė. 
    E sheh... dhe tė duket heshtja
    liri
    liri
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 418
    Mosha : 102
    Vendi : Prit, te presi ♥
    Data e rregjistrimit : 08/06/2008

    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga liri 4/3/2009, 19:17

    Mbi supin e kohes sime

    Mbi supin e kohes sime
    kryet mbeshteta.
    S'dremita. Nuk fjeta.
    Mbi supin e kohes sime,
    si mbi supin e Asaj, -
    rashe ne mendime.

    Sponsored content


    Fatos Arapi Poezi Empty Re: Fatos Arapi Poezi

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 08:25