Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Isa Boletini (1864- 1916)

    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Isa Boletini (1864- 1916) Empty Isa Boletini (1864- 1916)

    Mesazh nga Klea 3/9/2009, 14:15


    Isa Boletini (1864- 1916)
    Isa Boletini (1864- 1916) Isa_boletini_3“Une nuk kam dale malit per te miren time, por per te miren e atdheut tim, per lirine e popullit tim! ”.
    “ Ne eshte Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt ēeshtjen e kufijve te tokave shqiptare, Ballkani nuk do te kete qetesi kurre, dhe per kete faji do te bie mbi ju e jo mbi ne, qe do te luftojme perhere, deri sa te ēlirohemi! ”.
    “ Une jam mire kur ashte mire Shqipnia! ”.

    - Isa Boletini

    Isa Boletinit, kjo figure markante, qe zene vend te pa diskutueshem ne historine e popullit shqiptare krahas atyre qe dhane aq shume per lirine e atdheut tone si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shume te tjere. Isai u rrite me arme ne dore, jetoi me te, dhe plot nje jete rrugetoi me te drejt shtigjeve te lirise. Isai, armet e lirise kurdo here i kishte gati kunder pushtueseve tane. Lindur dhe rritur ne Boletinin e tij te lashte, ne nje familje me tradita atdhedashurie, trasheguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi, te cilet nuk kishin pushuar kurre se reshturi per ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ne kushte dhe rrethana te atehershme politike, ekonomike, por edhe rrethana tjera te tradites u rrit, burrerua dhe u kalit Isa Boletini i cili tere jeten e vet ia perkushtoi atdheut.

    Fuqite e medha Evropiane me vendimet e tyre te mbrapshta, renduan edhe me shume poziten tone, duke mohuar te drejten tone per vetevendosje dhe duke ndare tokat tone ne favor te shteteve fqinje! Mbledhja e zeze e Shen Stefanit e pasuar me vone edhe me Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku i vune thikat mbi tokat tona, megjithekete, populli yne liridashes kurre nuk u pajtua ( as sot), me fatin tragjik te ndarjes se tokave shqiptare. Keshtu, nen trysnine e ketyre rrethanave diktuese e renduese, edhe Isai, me gjithe se i ri ne moshe, ju bashkengjit rruges se perpjekjeve per ēlirimin e atdheut me plot sakrifica. Ai per here te pare me arme ne dore u ndesh kunder pushtueseve tane ne betejen e Slivoves ne vitin 1881, si te thuash, ai per here te pare ndjeu eren e barotit, qe e percolli ate tere jeten.

    Isa Boletini mes figurave te medha te kombit tone te cilet kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve te diplomacive te medha ne sherbim te ēlirimit te vendit tone, me armet e lirise i goditi ne shtat lubite e Hafez, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar e Turgut Pashave, Sulltanet e Krajlet e pangopur, nderkaq me armen e diplomacise, goditen Porten e larte te Stambollit, Serbise, Malit te Zi, Rusise... befasuan Vjenen, Selanikun, Parisin, Bukureshtin, Londren e deri ne Uashington! Isa Boletini, luftoi pa kompromis kunder serbeve dhe malazezeve tinezare, te cilet per ta thyer Isane e sulmuan me dhjetera here, duke ia djegur edhe kullen e tij rrafsh me toke... Mirepo, populli yne e ngriti kete kulle e ngriti dhe e beri

    edhe me te madhe se ē’ishte. Isai, me sherbimin e tij qe i beri atdheut, kullen e tij e shnderroi ne kulle Legjende. Se bashku me kullen, po rritej edhe emri dhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptare ne pergjithesi, qe po vritej e pritej per lirine e vet. Perpjekjet e nje pas njeshme te armiqve tane te ndryshem, me dhelperi e diplomaci per ta komprometuar Isain, duke i ofruar atij ofiqe te larta, pasuri, flori, toke e jete Pashai, sikur shkuan kot, pasi qe Isai kurdohere ua priste shkurt dhe qarte, duke iu thene :

    “ Une nuk kam dale malit per te miren time, por per te miren e atdheut tim dhe per lirine e popullit tim”.

    Me gjithe presionet dhe perpjekjet qe i bene Isait, duke e mbajtur per disa kohe edhe si lloj pengu ne Turqi, perpjekje keto te cilat shkuan kot, nga se Isa asnje here nuk hoqi dore nga lufta per ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ata provuan me te gjitha joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos Isait po ia mbushnin mendjen qe ai te qendronte ne Turqi perhere?! Mirepo, jo, Isai si gjithmone qete e me maturi, u pergjigj qarte:

    “Ju falem nderit per “kujdesin” qe po m’tregoni per mua, por ma i mire ashte per mua Boletini im me ata gure e kepa, se sa e tane Stambolla juaj”. Isa Boletinin, lufta per liri te atdheut e beri strateg e diplomat, ai artin luftarak e persosi me pushke ne dore neper shkrepat e Kosoves martire, aty ne sa e sa beteja te pergjakshme perballe lubise Osmane dhe intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e diplomacise e mesoi nga tribuni Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj. Aftesia e Isait prej luftetari, dhe modestia e tij me se njerezore e beri ate edhe me te afert dhe me me ndikim tek masat e gjera popullore, prandaj ai i organizonte ato kurdohere dhe pa as nje kundershtim, thjesht Isai posedonte dhunti prej luftetari, strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej tribuni popullor.

    Isai kontribuoi fuqishem edhe ne pajtimin e gjaqeve dhe ngaterresave tek populli yne, me qellim qe te krijoje nje unitet sa me te madh kunder armikut, dhe kete e beri duke u nisur nga shembulli personal. Ne nje kuvend qe e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar shume burra te asaj ane. Isai verejti se aty po mungonte Ahmet Shtitarica dhe pyeti: Burrani, ku eshte Ahmeti?. I thane se nuk kishte pasur guximin te vinte, nga se ia kishte borxh gjaku! Ta sillni ketu me nje here!- urdheroi Isai, duke shtuar:

    “Gjak borxh sot na ka vetem anmiku yne, ne jena vellazen e duena me u bashkue e me dek per liri te vatanit... Ai qe mas sotit ngreh pushke nder veti, ka me kene bash hasmi yne!”... Isa Boletini, nder beteja te pa rreshtuar e detyroi disa here porten e larte qe te bej leshime. Ai e pengoi hapjen e konsullates ruse ne Mitrovice, duke likuiduar edhe konsullin e saj Grigori Shēerbinin te cilin e vrau luftetari i shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci .

    Ne pamundesi te pervetesimit te Isait, xhonturqit i vune perpara nje sere sprovash te renda, madje duke ia marre te dy djemte peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palekundur me kete rast u pergjigj:

    ” Jam ba gati qe te dy djemte e mi t’i bej kurban per atdhe, por jo edhe me ia puthun doren anmikut te popullit tim!”...

    Isa Boletini se bashku me Idriz Seferin, Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin, Elez Hoxhen, Hasan Hyse Budakoven e shume trima te tjere moren pjese ne dhjetera beteja per shpetimin e atdheut, nder betejat me te pergjakshme qe Isai qendroi pa tundur, ishte ajo per ta mbijetuar gryken e Carraleves. Ne kete beteje Isai tregoi aftesite e nje strategu te vertete. Me 18 maj 1912, ne nje kuvend qe u mbajt afer Vushtrrise, ku ishin tubuar edhe krere nga Dibra e Shkodra, madje ishte prezent edhe vet sekretari personal i Ismail Qemalit, Isai mbajti qendrim te prere:

    ” Asht i domosdoshem zgjanimi i kryengritjes sone ne tokat shqiptare, sot nuk ka me ba sehir, te tane duhet me luftue qe te ēlirohemi sa ma pare!”...

    Isa Boletinin, lubite Osmane disa here e rrethuan me qellim qe ta likuidonin, ate kete nuk e arriten dot- ndodhte qe Isai edhe plagosej ne lufte e siper, por qe kurre nuk dobesohej morali i tij luftarak. Ishte i pa thyer dhe shokeve u jepte kuraje siē e thote edhe kenga popullore:”... Po i lidh plaget me marame bini shoke ta bajme piskame jem shqiptare s’dorzohna t’gjalle pa na ra zjarmi ne qafe”. Me 1912 Edit Durham shkruan:
    ”Isa Boletini ishte nje udheheqes i mire, i zgjuar dhe humanist i madh i cili donte vetem lirine e tokave shqiptare. Luftetaret e tij nuk urrenin popujt e tjere, thjesht, ata deshironin lirine per popullin e vet”

    ...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise se cunguar, kur mori lajmin se po vinte Isa Boletini, mori flamurin dhe i doli vet perpara, duke i thene:

    ”I madhi Isa, lufterat tuaja ishin baze e perpjekjeve te mia per pavaresine e Shqiperise!”. Ne prill te vitit 1913, delegacioni yne mberriti ne Londer, ku po zhvillohej Konferenca e ambasadoreve. A. Herbert shkruan:

    “Isa Boletini ishte figura me piktoreske e ketij delegacioni dhe e quajti ate Robin Hudi shqiptar!”

    Ne maj te ketij viti Isa Boletini u shpreh qarte edhe kunder vendimeve te kesaj konference duke ju thene:

    ” N’eshte se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt ēeshtjen e kufijve te tokave shqiptare, Ballkani nuk do te kete kurre qetesi dhe per kete faji do te bie mbi ju e jo mbi ne, qe do te luftojme perhere deri sa te ēlirohemi!”.

    Ne kohen kur ushtria Austriake po pergatitje per te pushtuar Podgoricen, forca te medha policore malaziase te ndihmuara edhe nga konsullata Franceze, tradhtisht e vrane Isa Boletinin me 23 janar 1916 se bashku me dy te bijte e dy nipat e vet si dhe me shoket e tij: Hajdar e Idriz Radisheven dhe Nesim Nimanin. Vrasja e pa bese ia nderpreu Isait jeten ne kulmin e veprimtarise luftarake e diplomatike, ishte vetem 52 vjeēar... Ai sfidoi te gjitha kurthet qe armiqte ia kishin pergatitur, dhe me guxim vazhdoi se marshuari drejt rrugeve te lirise. Ai kundershtoi fuqishem vendimet e pa drejta te Konferences se Londres per copetimin e tokave shqiptare ne dobi te shteteve grabitqare fqinje. Ai thoshte:

    ” Une jam mire kur ashte mire Shqipnia!”...

    Me rastin e 50 vjetorit te Shpalljes se pavaresise se Shqiperise, ne 1962, shteti Shqiptar Isa Boletinin e shpalli Hero te popullit. I tille ishte Isa Boletini, pishtar i lirise dhe udherrefyes per brezat e ri- Hero i popullit shqiptare!
    >> TeLi <<
    >> TeLi <<
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 1820
    Data e rregjistrimit : 18/08/2009

    Isa Boletini (1864- 1916) Empty Re: Isa Boletini (1864- 1916)

    Mesazh nga >> TeLi << 3/9/2009, 18:20

    Flm Klea qe keni inicuar temen,

    Ėshtė ēudi qė shteti shqiptar gjate regjimit diktatorial te Enverit, saktė 46 vite pas renies se heroit Isa Boletini do ta shpallte atė HERO TE POPULLIT, megjithkete regjimi me shume se famkeq i diktatorit beri qe familjaret e Heroit te vriten, pushkatohen e internohen.... ne token qe dikur e kishte lare me gjak vet Isai, ai lindi dhe shkoi ne perjetesi me te vetmen fjale e amanet
    " Unė jam mire kur asht mire Shqipnija "


    Isa Boletini (1864- 1916) Isaboletini

    Regjimi komunist nė ish Jugosllavi dhe Shqipėri


    Nė vitin 1944 me ardhjen nė pushtet tė regjimit komunist tė Titos, familja Boletini iu nėnshtrua njė persekucioni tė egėr dhe barbar, duke bėrė qė djemtė, nipat dhe mbesat e Isa Boletinit tė ndiqeshin, pushkatoheshin dhe burgoseshin.
    Ēuditėrishte njėjta gjė ndodhi dhe me pjesėn tjetėr tė familjes sė Isa Boletinit qė ndodhej nė Shqipėri, ku qė nė 1943 u vra me atentat djali i Isės, nėnkolonel Adem Boletini dhe mė pas disa nga nipat e kėsaj familje vuajtėn nėpėr burgje dhe internime. Si rezultat i kėsaj politike qė u ndoq nga regjimet e Titos dhe Enver Hoxhės u vranė;

    Tė vrarė nga serbėt

    Halil Boletini 1833
    Mujė Boletini 1892
    Ahmet Boletini 1894
    Isa Boletini 1916
    Halil Boletini 1916
    Seid Boletini 1916
    Jonuz Boletini 1916
    Halit Boletini 1916
    Musa Boletini 1944
    Skėnder Boletini 1944
    Asllan Boletini 1945
    Faik Boletini 1947
    Isuf Boletini 1947
    Rasim Dajēi (nip) 1945
    Hysni Rudi (nip) 1945

    Tė burgosur nė ish Jugosllavi

    Mujė Boletini 3 vjet
    Kapllan Boletini 20 vjet
    Ali Boletini arrtisur nga burgu
    Tafil Boletini burgosur nė 1945
    Ikbale Boletini burgosur nė 1945
    Kumrie Boletini burgosur nė 1945

    TE VRARE DHE TE BURGOSUR NE SHQIPERI

    Adem Boletini vrarė nė 1943
    (na e vrau Enveri rrefen mbesa Sadete Gora)
    Tafil Boletini burgosur nė 1945
    Adile Boletini burgosur nė 1947
    Ismet Boletini burgosur nė Spaē
    Enver Dajēi (nip) burgosur nė Spaē
    ....
    Regjimi komunist i Tiranės duke ndjekur dhe mbajtur ndaj familjes Boletini tė njėjtin qėndrim si ai i Beogradit, nuk ia dha Isa Boletinit vėndin qė i takonte nė Historinė e Shqipėrisė. Si rezultat i kėtij qėndrimi, deri nė vitin 1962 ai mbante vetėm urdhėrin "Skėnderbeu" dhe nė atė vit, nė kuadrin e 50-Vjetorit tė Pavarsisė, iu akordua titulli i lartė "Hero i Popullit". Pas kėsaj rreth 20 vjet mė vonė nė vitin 1981, atij iu ngrit njė monument madhėshtor nė qytetin e Shkodrės dhe nė inagurimin e tij nuk u thėrritėn dy nipat e Isa Boletinit, Enisi dhe Isai qė jetonin nė Tiranė!!!!!.
    KALVARI I BOLETINĖVE NĖ SHQIPĖRI

    Qėndrimi qė mbajti regjimi komunist i Tiranės pas vitit 1944 ndaj familjes sė djalit tė Adem Boletinit, tregoi mė sė miri se vrasja e Adem Boletinit kishte qenė e paramenduar prejt tyre dhe jo gabimisht ashtu si u pėrpoqėn ta paraqesnin ata.
    Lidhur me kėtė hedh dritė dėshmia e Isa Boletinit i cili shprehet: "Sikur tė mos mjaftonte ekzekutimi i babait tonė Ademit, regjimi komunist qė erdhi nė pushtet nė 1944, i nxitur nga politika zyrtare e Beogradit vazhdoi hakmarrjen ndaj familjes sė Isa Boletinit.
    Kėshtu nė vitin 1947 u arrestua nėna ime Adile Bekteshi, e cila vuajti pesė vjet nė burgjet e skėterrės komuniste, ku nga kushtet e kėqia mori dhe disa sėmundje tė cilat nuk iu ndanė deri sa vdiq. Burgosja e nėnės sime nga komunistėt erdhi si pasojė edhe e faktit se motra e saj ishte bashkėshortja e Jup Kazazit, njėrit prej antikomunistėve mė tė njohur i cili nė 1947 organizoi dhe revoltėn e armatosur qė kishte si synim pėrmbysjen e regjimit komunist. Pas dėnimit tė nėnės sonė, gjykata dha vendimin edhe pėr sekuestrimin e pasurisė, ndonėse ne nuk kishim asnjėlloj pasurie dhe nė Shkodėr banonim tek shtėpia e dajės, mjekut tė njohur Dr. Selaudin Bekteshit. Deri aty nga fillimi i viteve 60-tė, pėr ne si familje u nxorrėn tre vendime qė tė largoheshim nga Tirana.
    Herėn e tretė ne qėndruam tė fshehur pėr njė muaj dhe u desh ndėrhyrja e dajės sonė Dr. Bekteshit qė tė kthehej urdhėri qė ishte dhėnė pėr dėbimin tonė nga Tirana. Edhe pas kėsaj, qėndrimi i regjimit komunist ndaj familjes sonė ka qenė elastik nė varėsi tė konjiukturave politike. Kėshtu kishte shumė raste qė mua mė largonin nga Arsimi dhe mė dėrgonin tė punoja si puntor. Po kėshtu dhe vėllai Enisi i cili mezi mundi tė diplomohej si mjek (nėn kujdesin e dajės Dr. Bekteshit) pasi dy vjet shkollė i bėri natėn, ndonėse ishte mjek i njohur tre herė e kanė pushuar nga puna dhe e dėrgonin nė morg. Qėndrimi i regjimit komunist ndaj familjes sonė ndryshoi vetėm pas vendosjes sė monumentit madhėshtor tė Isa Boletinit nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1981, ku nė inagurimin e tij familjen tonė nuk e thirrėn duke na thėnė se kishin harruar!!!. Po kėshtu gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist deri nė vitin 1990, familja jonė u thėrrit vetėm njėherė tė merrte pjesė nė pėrvjetorėt e Shpalljes sė Pavarsisė nė Vlorė, kurse pas viteve 90-tė ne nuk na kanė thėrritur asnjėherė", e pėrfundon rrėfimin e tij Isa Boletini duke shtuar se vlersimin qė Isa Boletinit nuk ia bėri siē duhet regjimi komunist nė Shqipėri, ia bėnė nė Kosovė, ku me inisiativėn e vet ish Presidentit Rugova, janė mbajtur disa sesione shkencore dhe janė botuar me dhjetra studime rreth figurės sė tij.
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Isa Boletini (1864- 1916) Empty Re: Isa Boletini (1864- 1916)

    Mesazh nga Klea 8/10/2009, 16:35


    Sponsored content


    Isa Boletini (1864- 1916) Empty Re: Isa Boletini (1864- 1916)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 29/3/2024, 05:09