Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė

    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė Empty Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė

    Mesazh nga Klea 22/9/2009, 16:56

    SHOQĖRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NĖ MESJETĖ



    Fisnikėria

    Lindja dhe zhvillimi i fisnikėrisė shqiptare tė tokės u krye nė kushte specifike nėpėrmjet veprimit tė shumė faktorėve kontradiktorė. Sė pari, nė kushtet kur vendi mbeti pėrgjatė gjithė kohės nėn sundimin e perandorive e tė mbretėrive tė huaja, kuptohet qė procesi i rritjes sė klasės feudale shqiptare mbartte kufizimet e veta drejt arritjes sė njė fizionomie tė plotė nacionale tė saj.
    Larmia e gjerė e titujve tė fisnikėrisė qė mbanin krerėt shqiptarė tregon shkallėn e ndikimit dhe tė integrimit tė mjaft prej tyre me sistemet e huaja shtetėrore. Nė hierarkinė shqiptare ndeshen sa tituj bizantinė (despot, sebastokrator, sebast, heteriark, protokathimen, kabalarios, qefali etj.), aq edhe tituj perėndimorė (kapiten, judex, miles, kastelan, mareskalk, protontin, admiral) e sllavė (zhupan, kasnec, vojvodė etj). Nė fakt, mjaft fisnikė shqiptarė ishin tė integruar nė administratat e huaja, qendrore e provinciale, nė atė masė saqė dobėsoheshin lidhjet me mjediset e tyre. Qysh nė fillimet e shek. XI ka dėshmi pėr fisnikė shqiptarė nga familjet Skurra, Arianiti etj., qė ishin pėrfshirė nė fisnikėrinė e Mbretėrisė sė Sicilisė apo tė Perandorisė Bizantine. Por kjo nuk do tė thotė se shumica e aristokracisė shqiptare, ndonėse nėn ndikim e tutelė tė huaj, tė mos orientohej ku mė shpejt e ku mė vonė drejt emancipimit tė vet, siē e provoi nė fund tė fundit edhe krijimi i Principatės sė Arbrit qė nė shek. XII, apo i principatave e formacioneve tė tjera shtetėrore shqiptare nė shek. XIV-XV.
    Karakteristikė e pėrbashkėt ėshtė se vatrat e kėtyre formacioneve ndodheshin thuajse gjithmonė larg qyteteve e kėshtjellave, ku qe pėrqendruar administrata e pushteti i huaj, qoftė ky bizantin, anzhuin apo serb. Familjet qė ishin nė krye tė principatave tė shekujve XII-XV, nga Skurrajt, Blinishtėt, Jonimėt, Arianitėt, Topiajt, Gropajt, Muzakajt, Matrėngėt, Buat etj., vinin kryesisht nga zonat malore. Pushteti i tyre mbėshtetej nė lidhjet qė kėta krerė kishin me popullsinė e vendit, duke pėrfshirė edhe lidhjet e gjakut, nė madhėsinė e "fisit" e, pėr rrjedhojė, nė numrin dhe nė cilėsinė e forcės sė armatosur qė kėta krerė kishin mbas vetes. Kjo pėrbėnte nė thelb bazėn e autoritetit tė tyre. Sunduesit e radhės, bizantinėt, anzhuinėt apo serbėt, detyroheshin t'i llogaritnin kėta krerė, qė zotėronin njė potencial luftarak tė konsiderueshėm. Ndaj kėrkuan t'i tėrhiqnin ata duke u njohur, nė njė farė mase, pushtetin e tyre mbi zonat respektive, duke u dhėnė tituj e prona dhe duke i pėrfshirė kėshtu nė sistemin e qeverisjes. Ky raport i pushteteve tė huaja me aristokracinė shqiptare u shoqėrua edhe me joshjen nėpėrmjet dhėnies sė pronave dhe zhvendosjes sė mjaft krerėve drejt viseve ku ndodheshin qendrat e pushtetit. Kėshtu, nė shek. XIV, Skurrajt e malėsisė sė Tiranės ishin bėrė zotėr tė njė pjese tė madhe tė ultėsirės, qė pėr hir tė tyre u quajt "Skurrje". Mjaft prej Skurrajve u vendosėn nė Durrės e u bėnė qytetarė tė tij. E njėjta gjė ndodhi me Muzakajt e malėsisė sė Oparit, tė cilėt po atė kohė shtinė nė dorė njė pjesė tė mirė tė ultėsirės midis Beratit, Vlorės e Karavastasė, e cila pėr hir tė tyre filloi tė quhet "Muzakje" (Myzeqeja e sotme). Dhurimin e pronave apo tė feudeve nė zonat fushore, rreth e rrotull qendrave tė mėdha, si nė Shkodėr, Lezhė, Dibėr, Durrės, Vlorė, Vageneti, Janinė, Kolonjė, Devoll etj., krerėt shqiptarė duhet ta shpėrblenin duke u ofruar shėrbimet e tyre, kryesisht shėrbimin ushtarak, strategėve bizantinė apo mėkėmbėsve e kėshtjellarėve anzhuinė. Kėshtu, qoftė nė epokėn bizantine, qoftė edhe nė atė anzhuine, nė kėshtjellat kryesore tė Durrėsit e Vlorės pėrmenden krerė tė ndryshėm nga krahinat fqinje, tė cilėt qėndronin brenda mureve tė kėshtjellave nė fjalė pėr njė periudhė tė caktuar bashkė me suitėn e tyre (familia). Atyre u besohej ruajtja e objekteve tė veēanta, zakonisht e kullave pėrgjatė murit rrethues. Pjesėn tjetėr tė vitit krerėt feudalė e kalonin nė zotėrimet e tyre ku ndodhej banesa e fortifikuar (fortis domus), nė tė cilėn ata strehoheshin bashkė me familjen e me njerėzit e tyre tė armatosur. Sipas shtrirjes sė zotėrimeve tė tyre, feudalėt mund tė kishin disa vendqėndrime tė tilla tė fortifikuara. Mjaft prej tyre kishin dhe rezidenca verore, ku kalonin muajt e nxehtė tė vitit, si, p.sh. Balshajt nė malėsinė e Tivarit apo Muzakajt nė atė tė Skraparit. Qė nga shek. XIII feudalėt shqiptarė fillojnė tė tėrhiqen pas qyteteve tė mėdha, si Durrėsi, Shkodra, Ohri, Kosturi, Janina, ku kalonin njė pjesė tė kohės "pėr punė ose pėr t'u zbavitur" (pro suis factis vel pro placere). Shumė prej tyre blenė aty edhe banesa. Emrat e disa prej familjeve aristokrate tė qyteteve tona, si Skurraj, Vranajt, Neshat nė Durrės, Sumat e Spanėt nė Shkodėr, flasin pėr njė proces urbanizimi tė aristokracisė sė tokės nė shek. XIII-XIV. Nė kohėn e emancipimit tė plotė tė tyre, nė shek. XIV, mjaft krerė shqiptarė e shpėrngulėn selinė e tyre kryesore nė qytetet e kėshtjellat e mėdha. Kėshtu, Topiajt kaluan nga Kruja nė Durrės, Balshajt e vendosėn rezidencėn kryesore nė Shkodėr, Zahariajt nė Dejė, Dukagjinėt nė Lezhė, Gropajt nė Ohėr, Muzakajt nė Berat, Shpatajt nė Artė, e kėshtu me radhė. Vendqėndrimi i tyre nė qytet ngrihej nė pjesėn mbizotėruese tė tij (castrum), aty ku mė parė qėndronte qeveritari bizantin, serb apo anzhuin. Ai formonte njė sistem tė fortifikuar tė mėvetshėm brenda kėshtjellės, shpeshherė e ndarė prej saj me mure. Rezidenca e sundimtarit pėrfaqėsohej nga banesa pėr tė dhe pėr familjen, si dhe kazerma pėr gardėn e tij tė armatosur. Nė tė pėrfshiheshin depot e drithit e tė armėve, pusi ose cisterna e ujit, farkėtaria e deri burgu i kėshtjellės, pra gjithēka qė lejonte funksionimin e pavarur tė kėsaj pjese tė qytetit nė rast rrethimi. Zona rezidenciale e kėshtjellės pėrbėnte nė ēdo rast pjesėn mė tė mbrojtur tė saj dhe bastionin e fundit tė qėndresės nė rast sulmi.
    Objekte tė rėndėsishme ushtarake, siē ishin kullat pėrgjatė mureve rrethuese tė qytetit, merreshin nė mbrojtje nga njerėz tė besuar tė feudalit me trupat e tyre.
    Veēoritė qė karakterizuan zhvillimin e fisnikėrisė shqiptare gjetėn pasqyrim edhe nė mėnyrėn e organizimit e tė funksionimit tė oborrit feudal e, nė njė kuptim mė tė gjerė, tė formacioneve feudale shqiptare. Edhe kėtu, ndikimi i traditės ishte mjaft i fuqishėm.
    Nėse lihet mėnjanė njė shtrirje e kufizuar e territorit bregdetar shqiptar, ku nė periudha tė veēanta u ndie fort ndikimi i feudalizmit perėndimor, nė pėrgjithėsi nė Shqipėri vepronte e drejta bizantine, por dhe kjo ishte efektive nė viset fushore, pranė qendrave tė mėdha administrative. Kjo e drejtė njihte si zot e pronar tė vetėm shtetin, nė personin e perandorit, ndėrsa feudalėt e veēantė s'ishin veēse pėrdorues tė tokės, tė cilėn vetė perandori ua kalonte me dekret tė veēantė, pėr njė kohė tė kufizuar dhe me kushte tė pėrcaktuara, ndėr tė cilat shėrbimi ushtarak nė favor tė perandorit pėrbėnte kushtin kryesor. Ky qe thelbi i sistemit tė pronies, qė pėrbėnte bazėn e feudalizmit bizantin nė shekujt XI-XIV. Kuptohet qė njė sistem i tillė, ndėrsa krijonte njė shtresė fisnikėsh tė lidhur me pushtetin qendror, i krijonte tej mase pengesa fuqizimit dhe emancipimit tė tyre politik, pėr sa kohė ata nuk ishin pronarė me tė drejta tė plota tė tokės sė tyre. Nė rast se proniari ose pasardhėsi i tij nuk u pėrmbaheshin detyrimeve ndaj perandorit, pėrkatėsisht detyrimit ushtarak, ata privoheshin nga pronia, e cila po me dekret perandorak (krysobullė) i jepej njė personi tjetėr. Rrjedhimisht, sistemi qe menduar i tillė qė nuk nxiste fuqizimin e feudalėve tė veēantė, qoftė nėpėrmjet kufizimit e kushtėzimit tė institucionit tė
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė Empty Re: Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė

    Mesazh nga Klea 22/9/2009, 16:57

    Kleri dhe roli i tij nė jetėn shoqėrore e politike
    Nė institucionet kishtare tė shpėrndara nė tė gjithė vendin vepronin klerikė shqiptarė tė tė gjitha niveleve. Pėr nga prejardhja dhe nga formimi kėta pėrbėnin njė masė tepėr heterogjene.
    Klerikėt e niveleve tė ulėta, famulltarė, murgj, dhjakė etj., rekrutoheshin nga shtresat e vobekta tė popullsisė. Pėr shumė prej tyre, shėrbimi fetar ishte veē tė tjerash njė mjet jetese. Megjithatė futja nė karrierėn fetare nuk e zgjidhte gjithmonė problemin e ekzistencės. Burimet historike pėrmendin priftėrinj shqiptarė tė katandisur nė gjendjen e lypėsit, qė shpeshherė detyroheshin tė braktisnin vendin e tyre e tė kėrkonin fatin e tyre gjetkė. Nė shekujt XIII-XV Raguza e qytetet e tjera dalmatine buisnin nga klerikė tė thjeshtė shqiptarė tė ardhur nga Drishti, Baleci, Deja etj. Njė pjesė e tyre arrinte tė gjente njėfarė sistemimi nė kishat e manastiret e kėtyre qyteteve. Tė tjerė detyroheshin tė merreshin me veprimtari jashtėkishtare, si tregti, artizanat etj. Nuk mungojnė tė dhėnat edhe pėr ngatėrrimin e tyre nė akte kriminale.
    Klerikėt e lartė, nė tė kundėrtėn, si rregull vinin nga radhėt e aristokracisė sė tokės dhe tė qytetit. Nga njė familje e shquar qytetare durrsake rridhte kryepeshkopi Kostandin Kabasilla qė, aty nga mesi i shek. XIII, ishte nė krye tė kishės ortodokse tė Durrėsit e mė tej tė asaj tė Ohrit. Dominik Topia, vėlla i kontit Tanush Topia nga Arbri, bėri njė karrierė tė shquar nė Urdhrin Dominikan. Nė shek. XIV-XV vetėm qyteti i Lezhės pati njė sėrė peshkopėsh nga dyert Suma, Jonima e Kamona. Bujarė tė tjerė nga familjet Dushmani, Zaharia, Skurra drejtuan selitė peshkopale tė Pultit, Sapės, Krujės, Stefaniakės. Mė 1422 Pjetėr Spani nga Drishti emėrohet kryepeshkop i Tivarit, ndėrsa vite mė vonė, drishtiani tjetėr Pal Engjėlli ishte kryepeshkop i Durrėsit.
    Formimi i klerikėve tė rinj bėhej nė shkollat fetare qė funksiononin pranė kishave katedrale ose pranė manastireve tė mėdha nė Durrės, Tivar, Shkodėr, Ohėr, Drisht, Berat, Mesopotam etj. Kėtu merreshin njohuritė doktrinare e teologjike mė tė domosdoshme pėr t’iu kushtuar profesionit tė priftit ose tė murgut. Pėr shumė klerikė shqiptarė periudha e formimit vazhdonte edhe mė tej, me ndjekjen e shkollave mė tė larta nė vende tė tjera. Pėr klerikėt ortodoksė ishin mjaft tė parapėlqyera manastiret e mėdha tė Thesalisė (Stagoi, Meteorėt) apo ato tė Malit Athos (Lavra, Hilandari). Klerikėt katolikė nga ana e tyre frekuentonin institucione tė njohura nė Dalmaci e nė Itali. Mjaft prej kėtyre klerikėve qė i konsolidonin njohuritė e tyre jashtė, arritėn tė zėnė poste tė rėndėsishme kishtare jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vende tė tjera. Kėshtu, p.sh., rreth vitit 1250, Nikolla nga Durrėsi, u tėrhoq nga papa Inocenti IV nė Dhomėn Apostolike me detyrėn e sekretarit e mė tej u emėrua prej tij peshkop i Krotonės. Njė tjetėr klerik katolik nga Durrėsi, Andrea, u emėrua mė 1379 Provincial i Urdhrit Dominikan; Dominik Topia, nga familja e njohur e bujarėve tė Arbrit, ishte pėr mjaft vjet kapelan personal i mbretit Robert Anzhu tė Napolit e mė 1345 vepronte si mėkėmbės i pėrgjithshėm i Urdhrit Dominikan pėr Dalmacinė e pėr Durrėsin.
    Edhe mė i madh qe numri i klerikėve tė thjeshtė katolikė qė qenė sistemuar nė vende tė tjera, kryesisht nė Itali e Dalmaci. Veēanėrisht i lartė ishte numri i klerikėve shqiptarė nė qytetin e Raguzės. Ata vinin kryesisht nga Drishti, Ulqini, Pulti, Tivari, Baleci e nga Durrėsi. Nė vitin 1374 kuvendi i fretėrve dominikanė nė Raguzė ishte thuajse plotėsisht me murgj shqiptarė.
    Anasjelltas, edhe nė Shqipėri gjendeshin me shumicė klerikė tė huaj. Duke e quajtur Shqipėrinė njė zonė tepėr delikate tė konfrontimit me ortodoksinė bizantine, Papati dėrgoi kėtu, qė me krijimin e tyre nė shek. XIII, misionarė tė urdhrave dominikanė e franēeskanė, qė u bėnė propagandistė tė vijės sė parė tė ēėshtjes katolike nė Lindje. Pjesėtarėt e kėtyre dy urdhrave u vunė deri nė krye tė peshkopatave e kryepeshkopatave shqiptare, siē qenė kryepeshkopėt e Tivarit, franēeskani Giovanni de Plano Kaprino (1249-1252), dominikani Guljemi i Adės (1324-1344) ose franēeskani tjetėr, Antoni II, kryepeshkop i Durrėsit (1269-1316).
    Duke pėrjashtuar rastet kur emėrimi bėhej drejtpėrsėdrejti nga Selia e Shenjtė, krerėt e dioqezave katolike nė Shqipėri, pėrkatėsisht kryepeshkopėt e Durrėsit e tė Tivarit, zakonisht zgjidheshin nga kėshilli i klerit (capitulum) qė mblidhej nė kishėn katedrale tė qytetit. Tė njėjtėn procedurė ndiqte edhe zgjedhja e arkidhjakut. Nė Durrės arkidhjaku kryente funksionet e kryepeshkopit, kur posti i tij qe i zbrazėt. Nė ēdo rast, pėr kryepeshkopėt e porsazgjedhur ishte i detyrueshėm shugurimi (consacratio) nga Papa i Romės. Ky bėhej gjatė njė ceremonie solemne, gjatė sė cilės tė dėrguarit e Papės, nė prani tė klerit e tė popullit tė qytetit, i dorėzonin kryepeshkopit tė ri tunikėn (pallium).
    Emėrimi i peshkopėve bėhej nga kryepeshkopėt e dioqezės pėrkatėse. Nė ēdo rast, konfirmimi i Selisė sė Shenjtė ishte edhe kėtu i domosdoshėm. Vetėm njėra ndėr peshkopatat shqiptare, ajo e Arbrit, fitoi aty nga fundi i shek. XII statusin e veēantė tė sufraganes sė drejtpėrdrejtė tė Selisė sė Shenjtė. Peshkopi i saj emėrohej e shkarkohej drejtpėrdrejt nga Papa. Kėtė status e fitoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XV edhe peshkopata e Drishtit, qė kishte konflikte tė ashpra me kryepeshkopatėn e Tivarit.
    Sidoqoftė emėrimi i klerit tė lartė nė Shqipėri mbeti njė ēėshtje ku pėrplaseshin interesa e kompetenca tė ndryshme, gjė qė shkaktoi konflikte tė herėpashershme midis pėrfaqėsuesve tė hierarkisė kishtare nė Shqipėri, si dhe midis kėtyre e Papatit.
    Nė ēėshtjen e emėrimit tė klerit pėrzihej shpesh edhe pushteti laik, gjė qė e ndėrlikonte akoma mė tepėr problemin. Zakonisht pas konfirmimit formal nga ana e Papės apo e Patriarkut tė Kostandinopojės, kėta u dėrgonin “letra rekomandimi” pushtetarėve lokalė, me tė cilat i lutnin tė ndihmonin prelatėt e rinj nė ushtrimin e funksioneve tė tyre. Por sundimtarėt lokalė shpesh pretendonin tė kishin dorė tė lirė edhe nė ēėshtjet kishtare, pėrsa u pėrket zotėrimeve tė veta. Nė gjysmėn e parė tė shek. XIII, papa Grigori IX ankohej se nė dioqezat katolike tė Shqipėrisė sė Veriut nėn juridiksionin e kryepeshkopatės sė Tivarit, “ofiqet kishtare shpėrndaheshin nga pushtetarė laikė”. Po atė kohė patriarku i kishės ortodokse, Manueli, protestonte ndaj despotėve tė Epirit pėr emėrimet e paligjshme tė peshkopėve tė rinj nė selitė e Durrėsit, Ohrit, Kaninės, Gjirokastrės e tė Janinės. Problemi u bė mė i mprehtė pas shek. XIV, kur pushteti i princėrve dhe i feudalėve shqiptarė u forcua sė tepėrmi. Nė vitet 70 tė atij shekulli, Gjergj Balsha shkarkoi peshkopėt e njė sėrė qendrave nė zotėrimet e tij dhe emėroi aty njerėzit e vet, pa pėrfillur protestat e papės Grigori IX. Nė tė njėjtėn mėnyrė vepronin me klerikėt e tyre edhe fisnikė tė tjerė shqiptarė, si Dukagjinėt, Topiajt e Shpatajt.
    Me gjithė pėrkushtimin fetar, qė pėrgjithėsisht karakterizonte klerin shqiptar, ai nuk mbeti i paprekur nga dukuri qė pėrbėnin njė largim e shkelje nga normat e kishės e nga morali kristian. Nė koncilin e Tivarit, nė vitin 1199, disa nga kėto shkelje, si shitblerja e ofiqeve kishtare (simonia), martesa e klerikėve (konkubinati), pėrvetėsimi i tė dhjetave, u stigmatizuan fort nga pėrfaqėsuesit e papa Inocentit III. Megjithatė “reformimi i sjelljeve dhe i zakoneve tė klerit katolik shqiptar” mbeti njė problem i pazgjidhur pėr Selinė e Shenjtė.
    Situata nuk ndryshonte shumė pėrsa i pėrket klerit ortodoks. Edhe te ky ndodhnin shpesh shkelje flagrante tė moralit kristian dhe tė statusit tė klerikut. Kėshtu, nė vitin 1160 Sinodi i Shenjtė nė Konstandinopojė u mblodh pėr tė gjykuar rastin e njė murgu shqiptar, me emrin Muzaka, qė jetonte i martuar dhe qė qarkullonte gjithnjė i armatosur. Nė vitin 1305 nė kryeqytetin e Perandorisė Bizantine u bė i njohur pėr bėmat e tij njė tjetėr klerik shqiptar, Gjon Trimi, qė fillimisht arriti tė fitonte miqėsinė e perandorit Andronik II Paleologu, por mė vonė organizoi kundėr tij njė kryengritje, ku u implikuan edhe bashkatdhetarė tė tjerė tė tij, me pozitė nė administratėn qendrore bizantine. I tillė qe epistrati Muzaka dhe njė fisnik tjetėr me emrin Matrėnga. Historiani bizantin bashkėkohės, Niqifor Gregora, e pėrshkruan murgun Gjon Trimi si njė tribun popullor, qė i hipur mbi njė karro dhe me shpatė zhveshur thėrriste popullin e Konstandinopojės nė kryengritje.
    Figura e klerikut-luftėtar ėshtė njė figurė tipike e mjedisit shqiptar, qė ndeshet gjatė gjithė mesjetės. Barleci rrėfen se mbrojtjen e kėshtjellės sė Sfetigradit mė 1448 e drejtonte njė murg nga abacia e Shėn Lleshit nė Mat. Nė fillim tė shek. XIV peshkopi i Krujės, Andrea, qe nė ballė tė organizimit tė qėndresės sė fisnikėrisė shqiptare kundėr pushtimit serb.
    Pėrveē ushtrimit tė armėve, qė gjithsesi gjykohej si amoral nga ana e kishės, klerikėt shqiptarė pėrfshiheshin edhe nė veprimtari tė tjera jofetare, qė me kohė u bėnė atribut i njerėzve tė fesė. Fjala ėshtė nė radhė tė parė pėr pėrfaqėsimin diplomatik tė pushtetit laik, njė fushė kjo ku ēmoheshin shumė cilėsi tė tilla si erudicioni, inteligjenca, pėrmbajtja, gjakftohtėsia, besueshmėria, qė ishin karakteristike pėr njerėzit e fesė. Ndaj ishte e kuptueshme qė, nė shek. XIV, tė gjithė princėrit e sundimtarėt shqiptarė ua besonin misionet delikate diplomatike brenda dhe jashtė vendit peshkopėve tė dioqezave tė tyre. Tė tilla misione kryen pėr Balshajt peshkopėt e Shkodrės, Tivarit e tė Drishtit, pėr Zahariajt peshkopi i Shasit, pėr Dukagjinėt peshkopi i Lezhės, pėr Topiajt peshkopi i Durrėsit, pėr Komnenė Balshėn e Vlorės peshkopi i Arbrit, pėr Shpatajt peshkopi i Janinės etj. Vetė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ua ngarkonte misionet diplomatike nė oborret e Evropės klerikėve tė besuar, sidomos mikut tė afėrt tė tij, kryepeshkopit tė Durrėsit, Pal Engjėllit. Shėrbimet e klerikėve shqiptarė i vlerėsonin si tė ēmuara edhe mbretėrit serbė, anzhuinė apo qeveritarėt venecianė, qė i mbanin ata vazhdimisht pranė vetes nė cilėsinė e kėshilltarit ose tė emisarit pėr ēėshtjet shqiptare.
    Klerikėt shėrbenin gjithashtu si noterė, shkrues ose pėrkthyes nė qytete e nė oborret e princėrve shqiptarė. Aktivitete tė tilla si ai i mėsuesit (preceptorit), i mjekut, i mjeshtrit piktor e skulptor plotėsojnė rrethin e veprimtarive shoqėrore, jashtėfetare tė klerit shqiptar. Vlen tė pėrmendet roli i madh i klerit jo vetėm si krijues vlerash kulturore, por dhe si ruajtės i tyre. Kishat e manastiret u bėnė vendet ku u shkruan, u kopjuan dhe u ruajtėn nė shekuj jo vetėm tekste fetare filozofike e letrare, por edhe kronika tė gjalla tė historisė sė popullit. Ruajtja dhe transmetimi i tyre kėrkoi shpeshherė sakrificat e vetėmohimin e klerit tė thjeshtė. Nė njė shėnim tė vitit 1356, nė njė kodik tė Beratit, pėrshkruhet vetėmohimi i priftit Theodul, i cili, gjatė rrethimit tė qytetit nga serbėt, transportoi nė krahė nė njė vend tė sigurt bibliotekėn e manastirit tė Shėn Gjergjit pėr ta shpėtuar nga djegia e sigurt. Tė njėjtėn gjė bėri, mė 1399, igumeni i manastirit tė Shėn Kollit nė Perondi, Danaili, i cili nxori bibliotekėn e pasur tė manastirit e ia dorėzoi pėr ta ruajtur fisnikut Teodor Muzaka.
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė Empty Re: Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė

    Mesazh nga Klea 22/9/2009, 16:57

    Ndjenja fetare te shqiptarėt

    Gjithēka flet pėr atė qė feja dhe ndjenjat fetare qenė rrėnjosur dhe qenė pjesė e pandarė e jetės dhe e ekzistencės. Por duke folur pėr ndjenjėn fetare (besimin) tė shqiptarėve nė mesjetė, duhet thėnė se ajo trashėgoi edhe njė dozė tė madhe tė besimeve e riteve tradicionale pagane, gjė qė i jepte asaj edhe tipare specifike. Rite tė tilla shoqėronin ēdo aspekt tė jetės: lindjen, vdekjen, punėn, martesėn, madje ato kishin depėrtuar edhe nė vetė kultin e shenjtorėve tė krishterė. Kėshtu, kulti i Shėn Gjergjit, i Shėn Ilias, i Shėn Martinit, i Shėn Nikollės, i Shėn Vlashit etj., ishin tė mpleksur me plot motive pagane. Tė tillė shenjtorė, mė tepėr se simbole tė krishtera, nderoheshin e festoheshin si luftėtarė kundėr sė keqes, mbrojtės tė njerėzve e tė bagėtive, begatues tė tokės, shėrues tė sėmundjeve, pra, njėlloj siē ishin nderuar perėnditė pagane tė lashtėsisė. Nė jetėn e pėrditshme vazhdonin tė kryheshin praktika pagane, siē ishte ajo e flijimit, e therjes sė njė kafshe, sa herė qė ndėrtohej njė shtėpi, njė urė apo njė kėshtjellė. Akti i flijimit shpeshherė bėhej nga dora e njė prifti. Shqiptarėt i besonin Zotit tė tė krishterėve, por njėherėsh tregonin nderim e frikė edhe ndaj “zotave” tė tjerė, demonėve, shpirtrave tė kėqinj, zanave, vitores (gjarprit mbrojtės tė shtėpisė e tė familjes), hajmalive etj., etj. Gjithė kjo trashėgimi pagane nė besimin e shqiptarėve shihej me sy tė keq dhe luftohej nga kisha zyrtare. Nė fakt kėto i jepnin krishterimit shqiptar tiparet e njė krishterimi popullor, jodoktrinor, dhe si tė tillė e bėnin tė prekshėm nga lėvizjet kontestuese (herezitė), qė trondisnin herė pas here kishėn zyrtare. Njė ndėr kėto herezi, qė njohu pėrhapje tė gjerė nė Shqipėri nga shek. X dhe qė aty-kėtu mbijetoi deri nė shek. XIV, ėshtė ajo e bogomilizmit, e quajtur kėshtu prej priftit bullgar Bogomil, qė njihet si frymėzuesi i saj. Bogomilizmi, si ēdo lėvizje dualiste, e quante botėn tė ndėrtuar mbi bazėn e dy parimeve: tė sė mirės dhe tė sė keqes. E mira pėrmblidhte botėn shpirtėrore, kurse e keqja identifikohej me natyrėn e pasurinė. Nė kėtė tė dytėn pėrkrahėsit e bogomilizmit pėrfshinin edhe institucionet e shtetit dhe tė kishės, simbole tė pushtetit, dhunės e tė pasurisė, krijesa tė Satanait. Kėshtu, idetė bogomile e kapėrcenin kuadrin e njė disidence tė thjeshtė fetare dhe merrnin formėn e lėvizjeve tė vėrteta shoqėrore. Kjo shpjegon masivitetin e jashtėzakonshėm qė njohu bogomilizmi, si dhe ashpėrsinė me tė cilėn perandorėt bizantinė u pėrpoqėn ta mbytnin kėtė lėvizje.
    Nė Shqipėri “herezia” bogomile pati njė pėrhapje mjaft tė gjerė dhe kėtu ishte njė nga vatrat kryesore tė saj. Domethėnės ėshtė fakti se i pari shqiptar, qė na pėrcillet me emėr tipik kombėtar nga burimet mesjetare, ėshtė njė farė Leka, drejtues rreth vitit 1070 i njė lėvizjeje bogomile nė rrethet e Sofjes, ku ai kishte shėrbyer deri atėherė si funksionar bizantin. Shqipėria ishte gjithashtu njė nga vatrat, nga ku herezia bogomile u pėrhap drejt Italisė. Nė shek. XIII pėrkrahėsit e bogomilit (patarinėt) kishin krijuar nė Itali njė kishė tė tyre, nė opozitė me Romėn, e cila nė disa vende tė Italisė sė Veriut quhej “kisha shqiptare” (ecclesia Albanensis), duke treguar kėshtu vendin e origjinės nga ku kjo herezi kishte ardhur nė Itali.
    Problemi i devocionit dhe i ndjenjave fetare te shqiptarėt ėshtė po aq i ndėrlikuar si dhe vetė problemi i fesė dhe i kishės. Ėshtė e vėrtetė se burimet historike nuk mungojnė tė shėnojnė herė-herė mungesėn e pasionit fetar, shfaqje tė sinkretizmit apo raste tė shkeljeve flagrante tė normave e tė moralit tė kishės jo vetėm nga laikėt, por dhe nga vetė klerikėt. Ndėrkaq mė shumė ato dėshmojnė pėr tė kundėrtėn, pėr pėrshpirtshmėrinė e devocionin fetar tė tyre. Nė kėtė kuadėr ėshtė njė tregues vetė numri i madh i kishave dhe i institucioneve tė tjera fetare, tė ndėrtuara prej sundimtarėve vendas dhe shtetasve tė tyre. Pothuaj tė gjitha familjet fisnike shqiptare u dalluan nė ndėrtime tė kėtij lloji. Kėshtu, me emrin e Skurrajve lidhet kisha e Shėn Mėrisė sė Brrarit (1201) ose ajo e Shėn Klementit nė Ohėr (1295). Kjo e fundit u ristrukturua vite mė vonė nga fisniku tjetėr shqiptar, Andrea Gropa. Muzakajt e Beratit ndėrtuan njė sėrė faltoresh, si p.sh., kishėn e Shėn Mėrisė sė Oparit dhe atė tė Shėn Thanasit nė Kostur (1385). Njė ndėrtim i Topiajve ėshtė manastiri i Shėn Gjon Vladimirit afėr Elbasanit (1381). Kisha e Shėn Mėrisė nė ishullin e vogėl tė Maligradit, qė ruhet mjaft mirė edhe sot, nė Liqenin e Prespės, u ndėrtua nė vitin 1369 nga njė sundimtar i vogėl lokal, Qesar Novaku. Si themelues kishash pėrmenden gjithashtu fisnikė nga familjet Dukagjini, Balsha, Zaharia etj. Tė gjithė kėta, bashkė me dhuratat, u njihnin kishave tė tyre tė drejta e privilegje tė ndryshme. Portretet e ktitorėve (themeluesve) tė kishave tė tilla paraqiteshin nė afresket qė zbukuronin muret e tyre. Dokumente testamentare tė klerikėve e tė laikėve, qofshin kėta fisnikė apo njerėz tė thjeshtė, tregojnė se nė shumė raste kėta ua linin trashėgim pasuritė e tundshme apo tė patundshme, pjesėrisht ose tėrėsisht, institucioneve fetare.
    Braktisja e jetės mondane ėshtė njė tjetėr tregues i ndjenjave fetare tė shqiptarėve nė mesjetė. Pasioni fetar i shtyu shumė njerėz tė thjeshtė tė zgjedhin jetėn e heremitit apo tė murgut, kushtuar tėrėsisht lutjeve dhe pėrsosjes morale nėpėrmjet asketizmit. Nė shek. XIV murgu Nifon nga Lukova u mbyll nė njė manastir nė malin Athos, ku u shqua aq shumė pėr pėrshpirtshmėrinė e tij, saqė u kanonizua e u shpall shenjt nga kisha ortodokse bizantine. Ashtu si Nifoni, nė manastiret e Athosit apo tė Thesalisė kishte edhe shumė murgj tė tjerė shqiptarė. Jetės monastike iu pėrkushtuan edhe pinjollė tė familjeve fisnike, siē ishte rasti i Reposhit, vėllait tė Skėnderbeut, qė u mbyll nė njė manastir tė malit Athos. Njė shprehje kolektive e devocionit fetar qenė edhe pelegrinazhet nė vendet e shenjta. I tillė qe pėr shqiptarėt e Dioklesė (Gentės) manastiri i Shėn Mėrisė i Rotecit, afėr Tivarit, apo ai i Shirgjit, nė derdhjen e Bunės. Manastiri i Shėn Mėrisė sė Krajės nė bregun perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ku ruheshin reliket e princit Gjon Vladimir tė Dioklesė (vdekur mė 1018), ishte njė vend pelegrinazhi pėr popullsinė e rretheve ēdo 22 maj, kur kremtohej festa e Shėn Gjon Vladimirit.
    Shqiptarėt ortodoksė ndėrmerrnin pelegrinazhe nė manastiret e Shėn Gjon Vladimirit (Elbasan), nė atė tė Shėn Naumit (Ohėr), Shėn Kollit (Mesopotam), Shėn Teodorės (Artė) etj. Klerikė e laikė shqiptarė katolikė e ortodoksė ndėrmerrnin udhėtime tė gjata e tė rrezikshme pėr tė vizituar vende tė shenjta jashtė Shqipėrisė, si nė Monte Gargano, Kampostellė, Assizi, Bari e nė Romė (Itali), ose nė malin Athos, Konstandinopojė apo nė Palestinė, me shpresė se kjo do t’i ndihmonte tė shlyenin mėkatet e tyre.
    Shtrati popullor e tradicional dhe karakteri jodogmatik i krishterimit shqiptar, bėri qė te shqiptarėt tė mos kultivohej kurrfarė fanatizmi e intolerance fetare. Ai ofronte njė pikė referimi tė pėrbashkėt pėr tė gjitha besimet, besimin katolik, atė ortodoks e mė vonė edhe me besimin mysliman. Prandaj Marin Barleci, qė vetė ishte prift, ka shkruar pėr shqiptarėt se janė “mė shumė luftėtarė sesa fetarė”. Kjo ėshtė arsyeja qė nė festa e nė ceremoni fetare, siē qenė ato pėr Shėn Gjon Vladimirin apo Shėn Gjergjin, merrnin pjesė sa tė krishterėt (katolikė e ortodoksė), aq edhe myslimanėt.

    Sponsored content


    Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė Empty Re: Shoqėria Shqiptare dhe Kultura nė Mesjetė

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/3/2024, 16:20