Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Fėmijėt e ngujuar, mėsim nė "shkolla sekrete"

    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Fėmijėt e ngujuar, mėsim nė "shkolla sekrete" Empty Fėmijėt e ngujuar, mėsim nė "shkolla sekrete"

    Mesazh nga Klea 28/9/2009, 17:42

    E djele, 27 Shtatore 2009 22:27
    Fėmijėt e ngujuar, mėsim nė "shkolla sekrete" Femije-te-ngujuar
    Rreth 20 fėmijė qė vuajnė pasojat e gjakmarrjes pėrfshihen edhe kėtė vit nė projektin "Shansi i dytė". Bėhet fjalė pėr zonat Bardhej dhe Blerim, dy fshatra qė janė vetėm 3-4 kilometra larg qytetit tė Shkodrės. Lajmi pėr rinisjen e kėtij projekti bėhet me dije nga pėrfaqėsues tė Drejtorisė Rajonale tė Arsimit nė kėtė rreth. Shkolla e Bardhjeve ka tė drejtėn e organizmit tė mėsimit dhe vėnies nė dispozicion tė stafit pedagogjik. Fėmijėt qė do tė jenė pjesė e kėtij projekti janė nga mosha 8 deri nė moshėn 16 vjeē. Kėta fėmijė nuk mund tė frekuentojnė shkollėn normalisht, pasi vuajnė nga fenomeni i gjakmarrjes, ndėrkohė qė nė mėnyrė tė organizuar bėhet dėrgimi i tyre nė banesat e pėrcaktuara pėr mėsimdhėnie. Vendndodhja e kėtyre ambienteve tė improvizuara nė shkollė nuk bėhet e ditur pėr tė krijuar njė siguri tė plotė tek fėmijėt dhe familjet e tyre. Madje, pėr kėtė ēėshtje bihet dakord fillimisht me familjarėt e fėmijėve, tė cilėt duhet tė japin pėlqimin. Sipas mėsuesve tė pėrfshirė nė kėtė projekt, ėshtė pėr t'u vlerėsuar shumė bashkėpunimi qė kanė gjetur me prindėrit dhe familjarėt pėr shkollimin e fėmijėve. Madje, prindėrit vetė kanė kėmbėngulur pėr kėtė mėnyrė arsimimi pėr fėmijėt e tyre. "Unė jam i ngujuar qė prej 6 vitesh. Nuk dal nė asnjė moment nga shtėpia. Edhe fėmijėt e mi, po ashtu. Tani tė paktėn me kėtė lloj shkolle qė po bėjnė, ėshtė disi mė mirė. Vjet shkoi shumė mirė. Vajza e dytė mėsoi tė lexonte. Ajo ishte 9 vjeēe e nuk dinte tė shkruante", - pohon njėri prej prindėrve qė vuajnė fenomenin e gjakmarrjes. Mėsimi sipas projektit "Shansi i dytė", bėhet duke i grupuar fėmijėt sipas viteve shkollore. Pėr shkak tė ngujimit, fėmijėt mund tė kenė moshė biologjike mė tė madhe se klasa respektive. Mėsimi bėhet tre herė nė javė: tė hėnėn, tė mėrkurėn dhe tė premten. Si kohė pėr fillimin e vitit akademik 2009-2010 ėshtė lėnė tetori. Viti shkollor do tė zgjasė deri nė maj. Mėsimi pėr shkak tė ditėve tė reduktuara ėshtė parashikuar tė bėhet nė bazė tė njė plani tjetėr mėsimor. Rėndėsi do t'i kushtohet lėndėve bazė pėr formimin e fėmijėve. Projekti "Shansi i dytė" do tė nisė edhe nė zona tė tjera tė rrethit tė Shkodrės. Nė vitin arsimor 2008-2009 kanė qenė tė pėrfshirė nė kėtė projekt 43 fėmijė qė vuajnė fenomenin e gjakmarrjes. Kėtė vit parashikohet qė numri mund tė jetė mė i madh, pasi do tė jenė edhe fėmijė qė vite mė parė kanė qenė nė Qendrėn e Poliēanit.
    >> TeLi <<
    >> TeLi <<
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 1820
    Data e rregjistrimit : 18/08/2009

    Fėmijėt e ngujuar, mėsim nė "shkolla sekrete" Empty Re: Fėmijėt e ngujuar, mėsim nė "shkolla sekrete"

    Mesazh nga >> TeLi << 1/10/2009, 15:09

    E deruara Klea!

    Artikullin qe ju sollet ne forum eshtė artikull me nje botė nė vete, e them keshtu sepse bota moderne nuk i njeh gjerat qe i takojne te prapambeturve dhe njerezve qė nuk i dalloj dot nga bishat njerezngrenese!!!

    Unė ngela i shokuar perderisa lexova kete artikull dhe e pyes veten se si do te veproj une nese dikush do te ma kishte mbytur ndonje familjarė..... ne menyra te ndryshme do veproja ndoshta por se paku kurrė nuk do pengoja rrugėn dhe rritjen e nje femiu te pafajshem ne liri prandaj serish po mbes pa tekst!

    4-5 km nga Shkodra!!! unė ne nje debat ketu ne forum me gishtezen i kam thane se ne si komb themi perhere "mburremi ...se jemi shqiptare" por realiteti na bene qe te themi se budallallėqet dhe prapambeturia e shqiptareve ne disa vise te trojeve shqiptare sikur nuk jane pjese e kesaj bote, une e them me plot bindjen time se ketu shteti, ligji duhet te jete ne nivelin e duhur e nese shqiptaret nuk e rrespektojė atehere lete burgosen me ligje te Enver Hoxhes i cili edhe pse u shpall diktatore, une mendoj se ai e njohu me se miri popullin e tij dhe vuri sistemin perkrah tyre "e din luga ēka ka vegshi"!

      Ora ėshtė 19/4/2024, 13:14