Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Emily Dickinson

    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:51

    EMILY
    DICKINSON


    “Tė sajat janė disa nga vjershat mė tė bukura qė janė shkruar. Arritje e
    veēantė pėr njė grua qė, e shihte botėn nga dritarja e shtėpisė sė saj, jashtė
    sė cilės pothuajse nuk dilte kurrė
    ” ~ M.Hulot



    “Jeta
    ime, ishte mjaft e mbyllur dhe e thjeshtė qė tė besdiste dikė. Ndoshta , gjithė
    Shtetet e Bashkuara, qeshin dhe ato mua. Nuk ėshtė arsye kjo tė ndalem.E drejta
    ime ėshtė tė dashuroj. Gjeta njė zog sot nė mėngjes, atje poshtė, nė njė
    shkurre nė anė tė kopshtit, pse kėndon, thashė,pėrderisa askush nuk dėgjon? Njė
    rėnkim nga gurmazi, njė pėrpėlitje nė gjo***-E drejta ime ėshtė tė kėndoj- dhe u
    largua!”
    Emily Dickinson, jetoi nė tension dhe dramatikisht jetėn e saj,rreptė, me
    vetminė dhe vetėizolimin ta fundosin nė njė botė plotė hije.





    E kyēur nė shtėpinė e saj, kaloi
    pjesėn mė tė madhe tė jetės , larg njerzėve, e fshehur, duke kėrkuar shpėtimin
    nė mijra poezi, qindra letra,dhe dashuri me fund tragjik, duke regjistruar
    enigmatikisht dhe me njė mėnyrė krejt tė sajėn, tė veēantė,turbullimin e trurit
    , njė intelektuale e tronditur nga fiziku i dobėt dhe nga rėnia nervore.
    “Arriti tė shfaq mėnēurinė mė origjinale tė Perėndimit, duke filluar qysh nga
    Dante, pėrveē Shekspirit”



    Duke filluar nga tematika e romantizmit nė vjershat e saj tė para, u drejtua nė
    monopate dhe eksperimente tė panjohura mbi gjuhėn,jashtė formės sė rrahur tė tė
    shkruarit, duke tejkaluar ēdo cak, duke shprehur “ kufirin ku njerėzorja takon
    hyjnoren pėr njė ēast, por nuk e tejkalon, por edhe ekstazėn qė ēliron nga
    Ego-ja”
    Pėrdorimi i veēantė dhe origjinal i shenjave tė pikėsimit, “rebelimi” mbi
    vargjet, mėnyra e ndėrtimit tė vargut, tė shprehurit metaforik, nė mospėrputhje
    me tė zakonshmen, lindja e fjalėve tė reja , qė askund nuk gjenden nėpėr
    fjalorė, e vendosin atė nė krye tė listės me poetėt mė influencues.Njėra nga
    krijueset mė tė spikatura tė letėrsisė amerikane, me shkrim lehtė tė dallueshėm
    dhe gjithnjė moderne.
    U lind njė natė tė ftohtė Dhjetori tė 1930-ės, nė Amherst tė Masahusetit, “ njė
    qytet i vogėl me dymijė banorė, krah njė pylli me rrepe e shelgje”.
    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:52

    249
    O nete deliruese!
    Po te isha prane teje,
    keto nete deliruese do ishin
    ekstaza jone.

    Te kota ererat
    per nje zemer ne port
    qe ka shkrehur busullen,
    ka shkrehur harten.

    Vozis ne Eden!
    Ah, deti!
    Sikur ta ankoroja
    sonte tek ti.


    280
    Ndjeja nje funeral ne tru,
    dhe ecnin njerez ne zi
    para e mbrapa, vazhdimisht, derisa dukej
    se vinte me e paket ēdo shqise.

    Pastaj kur te gjithe qene ulur,
    pat nje rit qe i ngjashem me tamburin
    kembengules rikembonte, dhe besova se
    me mjegullonte mendjen.

    Aty ndjeva pastaj te ngrihej nje arkivol
    e te me pershkonte shpirtin mes gumezhitjesh
    me po ato ēizme hekur arnuar
    ku hapesire i rikembon vigut.

    Sikur i gjithe qielli nje kembane
    e vetme ishte, nje vesh Krijimi,
    une e heshtja nje rrace e eger
    ketu poshte, ne mergim, te fundosur.

    Pastaj nje bosht u thye ne arsye,
    une rashe gjithnje e me thelle,
    ēdo ēast duke u perplasur kunder nje bote.
    Pastaj nuk dita me asgje.


    362
    Me godiste ēdo dite -
    ēdo here ish e re shkrepetira
    sikur ne ate ēast ēahej reja
    e ē'burgosej zjarri.

    Me pervlonte naten,
    me torturonte ne enderr;
    e ri-renkonte ne shikimin tim
    ne secilen rreze mengjesi

    I dija kalimtare uraganet --
    sa me te shkurter aq me te dhunshem.
    Kete natyra e heqi mendjet
    dhe e la ne qiell.


    382
    Per vdekjen - ose ndryshe
    per gjerat qe vdekja na ruan
    keta heqin dore
    nga bukurite e jetes.

    Gjerat qe vdekja do bleje
    jane hapesira,
    nje lirim prej rrethanave
    dhe nje emer.

    Se ne ēfare menyre dhuntite e jetes
    ballafaqesohen me dhuntite e vdekjes
    nuk e dime -
    ēdo vleresim ndalon ketu.


    511
    Po te vije ti ne vjeshte,
    veren do ta deboja
    me pak buzeqeshje e pak per kunj
    siē ben shtepiakja me mizen.

    Po te t'shihja pas nje viti
    do i mbeshtillja mujt ne lemsha
    per ti vendosur ne sirtare te ndare,
    prej frikes se mos ngaterrohen.

    Po te ishte pritja vetem prej shekujsh,
    do i numeroja mbi dore
    duke zbritur, derisa gishtat t'me binin
    ne token e Van Diemen.

    Po te isha e digurt , qe pas kesaj jete,
    e jotja dhe e imja do vinin,
    une, kete do e flakja porsi levozhge
    e do merrja peretsine.

    Por, tani, injoroj boshllekun
    e kohes qe ekziston mes nesh,
    e me torturon si nje blete fantazem
    qe nuk te nxjerre thumbin.
    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:54

    ĖSHTĖ NJĖ FJALĖ



    Ėshtė njė fjalė
    Qė mbanė ngjeshur njė shpatė
    Mund tė shpojė njė njeri tė armatosur -
    Vėrtitė rrokjet e saja gjembore
    Dhe sėrish ėshtė memece -
    Mirėpo ku tė ketė rėnė ajo
    Tė shpėtuarit do tė tregojnė
    Nė ditėn patriotike,
    Njė Vėlla me spaleta
    Hoqi dorė nga frymėmarrja.

    Kudo tė lind dielli frymėndalės -
    Kudo tė lind dita bredhacake
    Aty ėshtė mėsyemja e pazhurmė e saj -
    Aty ėshtė fitorja e saj!
    Spikatė shenjėtari mė symprehtė!
    Gjuajtja mė e arritur
    Caku mė madhėshtor i Kohės
    Ėshtė shpirti "harruar!"
    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:55

    AJO FJETI NĖN NJĖ PEMĖ


    Ajo fjeti nėn njė pemė
    E pėrkujtuar, por nga unė.
    Unė preka heshtjen e Djepit tė saj
    Ajo njohu shputėn
    Vendosur nė kostumin ngjyrė karmini
    Dhe shih!
    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:56

    ĖSHTĖ NJĖ QIELL TJETĖR


    Ėshtė njė qiell tjetėr,
    gjithmonė i kthjellėt dhe i qartė,
    Dhe ėshtė njė shkėlqim tjetėr dielli,
    ndonėse duket tė jetė errėsirė;
    S'kanė rėndėsi pyllishtet e zbehura, Austin,
    S'kanė rėndėsi fushat e heshtura -
    Kėtu ėshtė njė pyll i vogėl,
    Me gjethe tė bleruara pėrherė;
    Kėtu ėshtė njė kopsht i ndritur;
    Ku kurrė njė brymė s'ka rėnė;
    Nė lulet e tij qė nuk vyshken
    Dėgjoj bletėn e praruar tė gumėzhijė:
    Prite, vėllau im,
    Eja nė kopshtin tim.
    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:57

    KAM NJĖ MBRET I CILI NUK FLET


    Kam njė Mbret, i cili nuk flet -
    Kėshtu - nė ēudi - orėt kaloj lehtė
    tutje ditėn duke shtyrė -
    Gjysmė e gėzuar kur ėshtė natė, dhe flej,
    Nėse lumturisht, nėpėr ėndėrr, tė fishkėllej
    Nė sallonet, nga dita tė mbyllur.

    Dhe nėse e lumtur - kur vjen mėngjesi -
    Mė duket sikur njėqind lodra
    Tė kenė mbėshtjellur palėt e jastėkut tim
    Dhe klithmat mbushin qiellin tim fėmijėror
    Dhe zilet vazhdojnė tė thėrrasin "Victory"
    Nga thatėsira nė shpirtin tim.

    Dhe nėse jo e lumtur -Zogu i vogėl
    Brenda Pemishtes, nuk dėgjohet,
    Dhe unė nuk lutem dot
    "At, do tė jenė tė bėra" sot
    Sepse vullneti im merr rrugė tjetėr
    Dhe kjo ishte thyerje betimi!
    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:57


    AMBICJA S’MUND TA GJEJĖ ATĖ



    Ambicja s’mund ta gjejė atė
    Ndikimi nuk e din kėtė
    Sa shumė nivele tė askundėsisė
    Shtrihen ndėrmjet tyre tani.

    Dje, i padallueshėm
    Sot Eminent
    Pėr brusin tonė tė pėrbashkėt, Pavdeksinė!
    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:58

    XXVII



    Unė jam askushi! Kush jeni ju?
    Dhe ju askush jeni gjithashtu?
    Atėhere u bėmė ēift - mos e rrėfe!
    Se ata na syrgjynosin ne.

    Sa mėrzi tė jesh dikushi!
    Sa popullore, si njė bretkocė
    ti thuash emrin gjithė ditėn e ditės
    njė bataku mahnitės.
    Hannah
    Hannah
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 181
    Vendi : Shume larg...!!
    Data e rregjistrimit : 18/12/2009

    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Hannah 23/12/2009, 00:59

    Bota nuk eshte nje konkluzion


    Bota nuk eshte nje konkluzion
    Dikush gjithnje qendroi pertej
    I padukshem si muzika
    Por pozitiv si tingulli
    Ta ben me shenj te vish
    Te vish te pengon
    Filozofi nuk di
    Se fundi, per shkak te nje gjeagjeze
    Mendjemprehtesia duhet larguar
    Hamendjet le te mbesin enigme per shkollaret
    Se per ta zgjidhe gjeagjezen
    Burrat kan lindur mosperfilles ndaj gjeneratave.
    Dhe kryqezim shfaqin,
    Besimi rreshqet
    dhe qeshje ka....
    Prapseprape gjejne forca ta marrin veten.
    Por skuqen ne fytyre perpara te tjereve
    Kur guximi nga te therurat e fakteve
    I ben te pyesin enetreguesit per rrugen e zotit.
    Shume gjeste ne katedrat e kishes
    Jehojne aleluja te fuqishme
    Por narkotiket nuk e mpijne dot dhembin
    qe si brise brin ne shpirt.

    Sponsored content


    Emily Dickinson Empty Re: Emily Dickinson

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 29/3/2024, 05:09