Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit Empty Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit

    Mesazh nga **GISHTEZA** 24/4/2012, 21:47

    Dua emėr shqiptar pėr fėmijėn tim. Madje, tė jetė emėr qė tregon prejardhjen tonė tė lashtė”. Kjo tendencė po vihet re gjithnjė e mė shumė nė vendin tonė dhe po pėrfshin jo vetėm prindėrit e thjeshtė, por edhe personat e njohur televizivė. Kėtė e pohojnė vetė prindėrit, por edhe tė dhėnat e njėsive bashkiake dhe mjekėt e materniteteve.

    Kryetarja e njėsisė bashkiake numėr 5, Jeta Setaj, pohon se gjatė kėtij viti emrat Arbėr dhe Dea janė mė tė preferuarit, pasi kėto emra janė regjistruar mė shumė. Megjithatė, vihet re se edhe aktorėt dhe kėngėtarėt po i preferojnė emrat shqiptarė. Jonida Maliqi pohon se ia ka vendosur emrin djalit Dani dhe se ky emėr ėshtė emėr i vjetėr shqiptar. “Nė fakt, emrin ia ka vendosur babai i bashkėshortit tim, djalit. Edhe ne ishim shumė dakord, sepse na pėlqeu dhe donim njė emėr shqiptar. Menduam se ky emėr shkon edhe me mbiemrin Prizreni”, pohon Jonida Maliqi. Nė lidhje me kėtė emėr, profesor Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit tė Histori-Filologjisė, pohon se ky emėr ėshtė shqiptar, pasi mund tė jetė shkurtim i emrit Dardan, i cili ėshtė emėr i vjetėr shqiptar.

    Ndėrsa aktorja Eni Jani ka vendosur qė vajza e saj tė quhet Stina, njė emėr shumė origjinal dhe shqiptar. “E synonim njė emėr shqiptar, por qė tė ishte edhe origjinal. Stina ėshtė emėr i tillė. Ėshtė emėr i veēantė dhe mesa di unė nuk ėshtė se mund tė ketė shumė emra tė tillė nė vendin tonė. Kam dėgjuar se pas vendosjes sė emrit tė vajzės tonė, edhe njė ēift tjetėr ka vendosur emrin Stina. Nuk e di nėse ėshtė ndikuar nga emri i vajzės, por gjithsesi na erdhi mirė qė ia ka vendosur emrin Stina”, pohon Eni Jani.

    Ndėrkohė, ne bėmė edhe njė vėzhgim nė maternitet dhe vumė re se shumė prindėr ia kanė vendosur foshnjave emrat shqiptarė. Belinda ėshtė nėnė e dy fėmijėve; Deas dhe Tedit. Thotė se emrin e vajzės e ka zgjedhur emėr shqiptarė dhe pėr tė ėshtė emri mė i bukur. Ndėrsa djalit ia ka vėnė emrin Ted, nisur nga domethėnia qė ka ky emėr, qė nė greqisht do tė thotė: ‘dhuratė e Zotit’.

    Ndėrkohė, kryetarja e njėsisė 5, Jeta Setaj, pohon se vite mė parė kishte tendenca pėr emra kryesisht tė huaj, por edhe emra telenovelash. Ndėrsa tani nė qendėr tė vėmendjes janė rikthyer emrat shqiptarė, tė cilėt ishin lėnė nė harresė. Ndėrsa bashkimet e emrave tė prindėrve ndodhin mė rrallė. Shkurtimet e emrave tė prindėrve janė njė tjetėr risi e kėtij viti.

    Ndėrkohė historianėt pohojnė se emrat shqiptarė janė sidomos ata qė lidhen me figura tė shquara tė historisė sė kombit, duke filluar me Lekėn, pastaj me Pirron, Gjergjin, Kastriotin, Donikėn, Gjinin, Vojsavėn, Gjonin, Aranitin, Mamicėn etj. Sipas tyre, janė pėrdorur emra shqiptarė qė lidhen edhe me gjeografinė e vendit si emra si Korab, Shkėlzen, Drin, Sazan, Rozafė, Tomor etj.

    Kėta emra ishin tė preferuarit e shqiptarėve, ndėrsa tani vetėm disa kanė arritur t’i rezistojnė kohės dhe tė jenė sėrish tė pėlqyer. I tillė ėshtė emri Arbėr. Pas tyre emrat ilirė, tė cilėt vijnė nga lashtėsia ose nga tekstet klasike si: Bardhyl, Agron, Genci dhe Tefta sot hasen rrallė.



    Frederik Ndoci: “Emra 100% shqiptarė”

    Kėngėtari Frederik Ndoci shumė shpejt po pret fėmijėn e dytė me gruan e tretė. Ai thekson se ende nuk e di se nėse do tė jetė vajzė apo djalė, por pėr ne zbulon se do t’i vendosė emėr 100% shqiptar. “I duam emrat tanė dhe kur them tė jenė shqiptarė, nuk do tė doja tė ishte huazim. Nė fakt, edhe emri i vajzės sonė, Marilu ėshtė bashkim i emrit Maria, – siē ka emrin nėna ime dhe ėshtė emėr biblik, qė ėshtė pėrdorur gjerė nga katolikėt shqiptarė, – dhe Luiza, i cili edhe ky ėshtė emėr biblik”, pohon Frederik Ndoci.

    Dr. Mirela Rista: Emrat e fėmijėve vendosen para se tė lindin

    Mirela Rista, gjinekologe pranė maternitetit tė ri “Koēo Gliozheni” nė kryeqytet, tregon pėr “Shekulli”-n, se gjatė punės sė saj nė kėtė maternitet ka vėnė re se prindėrit janė tė prirur tė vendosin emra shqiptarė fėmijėve tė tyre. Gjithashtu, thekson se edhe emrat me domethėnie janė pėrzgjedhje e prindėrve. Tek emri ata gjejnė kuptimin pėr tė ardhmen e fėmijės. Sipas saj, prindėrit janė tė pėrgatitur, ata e dinė edhe seksin e fėmijės dhe e zgjedhin gjatė muajve tė shtatzėnisė pėrpara se nėna e ardhshme tė shtrohet nė spital pėr tė lindur. “Edhe fėmija,. qė nė momentin qė lind, fillon tė thirret nė emėr dhe kjo e bėn tė fitojė personalitet”, – thotė ajo, duke shtuar se nuk pėrjashtohen edhe rastet qė prindėrit zgjedhin pėr fėmijėn e tyre njė emėr, qė duan ta trashėgojnė brez pas brezi. “Vihen re edhe emra tė pavdekshėm, tė cilėt janė kryesisht simbole fetare, me anėn e tė cilėve prindėrit shprehin dėshirėn qė fėmijėt e tyre tė jenė tė pavdekshėm”, – pohon gjinekologia Mirela Rista. Sipas doktoreshės dominojnė emrat shqiptarė: “Prindėrit janė intelektualė dhe e dinė se ēfarė duan. Prandaj i janė rikthyer emrave shqiptarė. Nuk mund tė them se cili ėshtė emri mė i bukur qė kam dėgjuar, pasi tė gjithė janė tė bukur, por mund tė them me bindje se emrat shqiptarė janė tė preferuar nga shqiptarėt”, – shprehet ajo. Sipas saj, ēdo emėr tregon diēka; origjinėn, ndonjė familjarė tė dashur apo dėshirėn e prindėrve pėr tė ardhmen e fėmijės.

    Emrat e ndaluar me ligj

    Nė vitin 2008 doli njė listė emrash tė ndaluar, emra tė cilėt nuk regjistroheshin nė gjendjen civile. Kėto emra janė cilėsuar se shprehin cilėsi negative dhe shprehen rėndom nė jetėn e pėrditshme. Kjo i bėn ata tė papėrshtatshėm pėr pėrdorimin e zakonshėm. Nė kėtė listė bėjnė pjesė kėta emra: Ankim, Aranēata, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranė, Currelė, Careva, Carina, Ēbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatė, Fodulle, Gazep, Gallata, Garip, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hiēe, Hafije, Helme, Ironi, Jermėsinė, Keqan, Keqe, Kralicė, Lėvere, Meze, Mėshirė, Mjafte, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrėzi, Ndalime, Pikėllime, Pafate, Pseerdhe, Rikė, Rakita, Spece, Sose, Stenatė, Sulltane, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Vajtime, Xhenaze, Zehere.(Albina Hoxha/Shekulli)
    ``Blerta``
    ``Blerta``
    moderator
    moderator


    Numri i postimeve : 3352
    Mosha : 39
    Vendi : london
    Loisirs : ca esht kjo me?:D
    Data e rregjistrimit : 03/06/2007

    Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit Empty Re: Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit

    Mesazh nga ``Blerta`` 20/5/2012, 14:05

    me gjeni nje emer vajze...:)
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit Empty Re: Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/5/2012, 21:50

    kemi te reja mi na thuaj
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit Empty Re: Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit

    Mesazh nga shaban cakolli 21/5/2012, 12:29

    Marigoname pelqen ky emer
    ``Blerta``
    ``Blerta``
    moderator
    moderator


    Numri i postimeve : 3352
    Mosha : 39
    Vendi : london
    Loisirs : ca esht kjo me?:D
    Data e rregjistrimit : 03/06/2007

    Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit Empty Re: Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit

    Mesazh nga ``Blerta`` 27/6/2012, 12:58

    **GISHTEZA** shkruajti:kemi te reja mi na thuaj

    haha skam pyet kot :)

    xxxxxxx

    Sponsored content


    Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit Empty Re: Emrat shqiptarė nė modė, Arbėr dhe Dea, mė tė preferuarit

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/3/2024, 20:59