Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Llixhat e panjohura nė rrethin e Elbasanit

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Llixhat e panjohura nė rrethin e Elbasanit  Empty Llixhat e panjohura nė rrethin e Elbasanit

    Mesazh nga **GISHTEZA** 28/4/2014, 08:55



    Nuk ka mė tepėr se tetė vjet qė elbasanasit, por jo vetėm ata, frekuentojnė edhe njė qendėr tjetėr ujėrash termale, pėr sėmundjet reumatizmale ose siē quhen nga vendasit, llixha. Jo mė larg se 30 kilometra nga qyteti i Elbasanit, njė qendėr e re kurative, por shumė pak e njohur, ka nisur tė “joshė” jo thjeshtė vizitorė, por dhe pacientė tė ndryshėm. Reēan, quhet fshati ku dhe ndodhet kjo qendėr kurative, gati nė qendėr tė komunės sė Bradasheshit, pak metra nė Perėndim tė autostradės sė re Elbasan-Tiranė. Vendasit, qė ia dinė mirė vlerat ujėrave termale, kanė nisur tė investojnė apo tė pėrshtatin shtėpitė e tyre, pėr tė akomoduar tė sėmurėt e shumtė qė vijnė aty. Rasti mė tipik mbetet ai i njė fermeri, qė me energjinė termale, ka ndėrtuar tė parat sera perimesh e ka ngritur sistemin e ngrohjes nė banesėn e tij, duke shfrytėzuar ketė energji pas asnjė kosto.

    Historia

    Rreth 35 vjet mė parė, banorėt e fshatit, Reēan tė komunės sė Bradasheshit, ishin gjithė shpresa, se zona e tyre do tė shndėrrohej nė njė qendėr industriale, ku pritej tė dilte nga nėntoka, naftė. Pėr rreth tre muaj, specialistėt shqiptarė tė asaj kohe, me njė sondė tė fuqishme do tė vazhdonin kėrkimet vertikale nėntokėsore nė kėrkim tė naftės. Pozicioni gjeografik mbetet nė vijė tė drejtė me Kuēovėn dhe fushėn e Sulovės, ku pretendohej pėr naftė, pasi inxhinierėt rusė do tė bllokonin puset e hapur rreth viteve ‘50. Ndėrsa sonda kishte kapur thellėsinė e 1800 metrave shpime vertikale, mbi grupin e specialistėve do tė shpėrthente me presion uji i nxehtė squfuror, qė dėmtoi disa specialistė tė gjeologjisė. Suksesi i tyre pėr naftė nuk dha investimet e hedhura, por njė tjetėr resurs natyror hidrik. Ishte zbulimi i njė qendre tė re termale. Sipas specialistėve, temperatura e ujit nė dalje, matej, fiks me 78 gradė. Qė nga ajo ditė, grupi gjeologjik do tė shpėrngulej prej aty, ndėrsa fshatit do t’i mbetej si dhuratė uji i nxehtė, por qė pėr shumė vite nuk do tu hynte nė punė. Vonė, nė kufirin ndarės tė totalitarizmit me demokracinė, vendasit nisėn tė shfrytėzojnė kėtė pasuri hidrike termale, pasi shumė mjekė kishin kryer analizat e ujit tė nxehtė. Ishte tamam si ujėrat termale tė Llixhave ekzistuese dhe mė tė njėjtėn temperature uji nė dalje. E veēanta dalluese me llixhat aktuale, pasi kėtu nuk ka erė tė rėndė squfuri dhe sipas mjekėve, shėrohen rreth shtatė lloje sėmundjesh dhe ėshtė mė kurativ se llixhat e Hidrajt nė Tregan, zbuluar nga austriakėt dhe vėnė nė shfrytėzim nga mjeku i njohur elbasanas, Nosi.

    Sot

    Prej tetė vjetėsh banorėt e fshatit Reēan kanė nisur tė shfrytėzojnė ujėrat termale. Komuna ka bėrė edhe njė plan urbanistik duke pėrcaktuar ndėrtimin e dhjetė hoteleve, pėr ngritjen e njė qendre tė re termale kurative nė kėtė fshat. Por veē projektit tė komuėns, institucionet e tjera nuk kanė treguar asnjė interes dhe pėr kėtė fakt investimet janė nė shifrėn zero. Nė vendburimin kryesor ėshtė ngritur nga njė privat, i vetmi hotel me dy kate dhe me tė gjithė aksesorėt e nevojshėm pėr akomodimin e dhjetėra pacientėve. Jo mė tepėr se shtatė shtėpi, kanė akomoduar mjediset e tyre familjare pėr pushuesit, pacientė qė frekuentojnė kėtė qendėr nga muaji gusht gjer ne fund tė muajit tetor tė ēdo vit. E thėnė mė shkurt, llixhat e Reēanit nuk e kalojnė rrethin e Elbasanit, pėr nga njohja, ndėrsa nė planin kombėtar as qė bėhet fjalė. Ndėrsa pacientėt e shėruar vite tė shkuara, kanė “menaxhuar” njėri-tjetrin pėr tė ardhur pėr kurim, jo mė tepėr se dy javė nė vit. Ndoshta, investimet shtetėrore apo dhe private tė studiuara, do ta shndėrronin kėtė ujė termal nė njė qendėr tė fuqishme kurative sikurse ajo e Llixhave tė sotme, qė njihet dhe frekuentohet mė tepėr se njė shekull.

    Sera me energjinė termale tė Llixhave

    Tė paktėn gjer tani, askujt nuk i kishte shkuar ndėrmend qė energjinė termike tė llixhave nė kėtė fshat, ta shfrytėzonte pėr prodhim bujqėsor dhe nevoja shtėpiake. Rasti mė tipik na vjen nga fshati Reēan, ku njėri prej banorėve ka realizuar me shumė sukses “shpikjen” e tij. Ka shfrytėzuar energjinė e ujėrave termale, pėr tė ndėrtuar njė serė pėr prodhimin e perimeve gjithėstinėshe. Por, ndėrsa fytet e punė sė tij duken si drita e “diellit” emri i shpikėsit ka mbetur, pothuajse nė “hije”! Rreth 300 metra poshtė burimit kryesor tė ujėrave termale tė Reēanit, ku temperatura e ujit zbret nga 78 gradė nė 70 gradė, ai ka ngritur serėn e tij me plastmas. Ndryshe nga tė tjerėt, qė shfrytėzojnė sezonalishit energjinė diellore apo harxhojnė sa “qimet e kokės” pėr ngrohjen e tyre me naftė apo solar, fermeri nga Reēani, ka shfrytėzuar kėtė energji termike qė “derdhej” nė natyrė. Ramazan Asfatia quhet. Ndoshta pėrvoja nga puna e tij nė TEC-in e Metalurgjikut, i ka shėrbyer qė t’i shohė “hajrin” ujit tė ngrohtė tė Llixhave, qė e ka instaluar qė prej gjashtė vjetėsh nė shtėpinė e tij. Fillimisht pėr tė thithur pacientė dhe mė pas, ka menduar pėr kopshtin e tij. Brenda serave, nė njė sipėrfaqe prej 200 metrash katrore, ka mundur tė kryqėzojė rreth 500 metra lineare tubacion plastik qė qarkullojnė ujin e nxehtė tė burimit termal nė krye tė fshatit. “E nisa shpikjen time vetėm me lekėt qė fitoja nga shitja e perimeve tė kopshtit tim. Me pas, kur u binda se do tė kisha sukses, mora njė kredi prej 2 milionė lekėsh tė vjetra dhe ngrita tė parėn serė nė fshat, ngrohja e sė cilės realizohet me qarkullimin e ujit tė nxehtė tė Llixhave dhe jam shumė i kėnaqur nga prodhimi”,- thotė Ramazan Asfatia. “Mund tė marr edhe katėr cikle prodhimi nė tė gjitha stinėt, por duke mos dashur tė varfėroj ushqimin e tokės, do tė shfrytėzoj vetėm tri periudha stinore prodhimi”,- shton Asfatia. Ndėrkohė ky i fundit, ka zgjedhur edhe farėn e domates, njė lloj hibridi mes tradicionalesh dhe farės sė re tė hedhur nė treg, ku njė kokėrr domate peshon nga 0,5-1 kilogram. Kėtij prodhimi i ka bashkėngjitur edhe specin e trangullin, me perspektivė qė sipėrfaqen nėn sera ta rrisė gjer nė njė dynym. Rastin nė fjalė, specialistėt e bujqėsisė e konsiderojmė novatorizėm dhe do tė pėrpiqen qė ta pėrgjithėsojnė, jo vetėm nė kėtė fshat qė e ka njė resurs tė tillė natyror, por edhe nė fshatin Tregan, ku janė llixhat tradicionale tė Elbasanit. Por, kėtė energji, fermeri i Reēanit e ka shfrytėzuar pėr tė gjitha nevojat shtėpiake. Pėr ngrohje nė banesėn e tij si dhe pėr dushin larės. Shpikja nė fjalė, mbetet e para nė vendin tonė dhe ndoshta mund tė shtrihet nė dy zona gjeobujėsore tė Elbasanit, ku nuk ėshtė shfrytėzuar kurrė pėr prodhime bujqėsore energjia termike e ujėrave e termale. Kėsisoj, Elbasani, “ēudinė” e radhės nuk e sjell tek lindjet anormale, por tek prodhimi bujqėsor gjithėstinor duke shfrytėzuar pa shumė kosto kėtė resurs natyror qė, nė Shqipėri, e ka vetėm ky rreth dhe Peshkopia.

    Nga Besim Dybeli

    Marre nga Koha jone

      Ora ėshtė 26/4/2024, 16:37