Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Nene Tereza

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Nene Tereza Empty Nene Tereza

    Mesazh nga **GISHTEZA** 9/9/2007, 12:17

    Nėnė Tereza kujtohet nė Kalkutė
    ---------------------------------------




    Data e Publikimit: 05/09/2007

    Autori i Lajmit:
    L.M

    Lutje tė veēanta janė thėnė nė varrin e Nėnė Terezės me rastin e 10 vjetorit tė vdekjes sė saj.
    Qindra njerėz morėn pjesė nė ceremoninė e rastit nė Kalkutė, ku shumė vetė bėn thirrje pėr shenjtėrimin e shpejtė tė murgeshės shqiptare.

    Nėnė Tereza ėshtė nderuar me ēmimin Nobel pėr punėn e bėrė nė Indi.

    Por korrespondentėt thonė se ka patur dyshime lidhur me shenjtėrimin e saj pas botimit tė disa letrave, tė cilat Nėn Tereza kishte dashur t'i hidhte.

    Nė kėto letra tregohet se ajo kishte dyshime pėrsa i takon Zotit gjatė kohės qė ka shėrbyer nė kasollet e Kalkutės.

    Nėnė Teresa ėshtė lumturuar, njė proces qė ėshtė njė hap pėrpara kanonizimit siē quhet nga Kisha Katolike procesi i shenjtėrimit.

    Aktivitetet pėr shėnimin e pėrvjetorit tė vdekjes zhvillohen edhe nė Shqipėri dhe Maqedoni.

    Nė Kosovė katedralja 'Nėnė Tereza' nė Prishtinė do tė fillojė tė ndėrtohet me 5 shtator tė kėtij viti, ka deklaruar Don Lush Gjergji.

    "Ipeshkvia e Kosovės ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet rreth organizimit tė ditės qė do tė shėnojė fillimin e punimeve tė Katedrales.", tha ai.

    Sipas tij, edhe organizimi rreth fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin e Katedrales, po hyn nė ditėt pėrkujtimore tė lumes "Nėnės Terezė", nė 97 vjetorin e lindjes sė saj.

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Nene Tereza Empty Re: Nene Tereza

    Mesazh nga **GISHTEZA** 9/9/2007, 12:21

    Libri me letrat personale tė Nenė Terezės


    Data e Publikimit: 05/09/2007

    Autori i Lajmit:
    Sabina Castelfranko

    Njė libėr i ri me letrat personale tė Nėnė Terezės doli sot nėpėr librari. Nga kėto letra tė murgeshės katolike del nė pah se gjatė jetės sė saj Nėnė Tereza kaloi njė krizė besimi dhe kishte pėrjetuar ndjesinė se ishte braktisur nga Krishti.

    Vitet e errėta shpirtėrore tė Nėnė Terezės nuk ishin bėrė publike deri sot. Pėrpėlitjet e Nėnė Terezės me dyshimet pėr besimin e saj duken qartė nė letrat e saj private, kur shkruante se ndjente “njė errėsirė tė tmerrshme brenda saj”. At Brian Kolodiejchuk redaktoi librin “Bėhu drita ime: Letrat personale tė shenjtores sė Kalkutės” qė doli nėpėr librari anglisht. Ai e kishte njohur Nėnė Terezėn pėr 20 vjet. “I gjithė libri ėshtė si njė koment pėr atė qė unė e quaj objektivi i misionit tė Nėnė Terezės: Nėse bėhem ndonjėherė shenjtore, do tė jem shenjtorja e errėsirės. Nuk do tė jem e pranishme nė Parajsė, por do t’u ndriēoj rrugėn e atyre qė janė mbėshtjellė nga terri nė tokė”.

    Nėnė Tereza njihej si shenjtorja e tė varfėrve. Ajo u kujdes pėr tė varfrit, tė sėmurėt, jetimėt dhe pėr ata qė ishin nė prag tė vdekjes nė Kalkutė tė Indisė pėr mbi 40 vjet. Nė vitin 1979 ajo fitoi ēmimin Nobel tė paqes pėr punėn e saj humanitare. At Brian thotė se ajo bėnte punė tė palodhur. “Ajo vėrtet ishte e mėshirshme dhe mendonte pėr tė tjerėt dhe pothuajse nuk kishte fare kohė pėr vete”.

    At Briani ka punuar pėr tė nxitur shenjtėrimin e Nėnė Terezės. Ai nuk beson se letrat do tė vėnė nė rrezik shanset e saj pėr t’u bėrė shenjtore. Ai thotė se letrat e saj dėshmojnė pėr momente pasigurie dhe ligėshtie. Por ato flasin edhe pėr diēka tjetėr lidhur me jetėn shpirtėrore tė Nėnė Terezės. “Kjo ndjenjė vetėsakrifikimi dhe e lėnies sė vetvetes nė duart e Zotit, pavarėsisht nga ajo qė ndjen, ėshtė e njohur, por ėshtė shumė prekėse dhe befasuese tė shohėsh qė ajo e ka pėrjetuar kėtė ndjenjė nė rrethana kaq tė dhimbshme. Disa nga letrat janė shumė prekėse”. Ata qė kanė qenė pranė Nėnė Terezės kėmbėngulin se lėngata e saj e brendshme nuk duhet parė si mohim i Zotit.

    At Briani thotė se ajo nuk hoqi dorė kurrė nga besimi i saj, por ajo vuante se nuk mund ta ndjente atė. Papa Gjon Pali ndėrmorri njė proces tė pėrshpejtuar tė shenjtėrimit tė Nėnė Terezės dhe ajo u lumnua nė vitin 2003 vetėm gjashtė vjet pas vdekjes. Tani, qė ajo tė bėhet shenjtore duhet qė Vatikani tė pranojė qė ajo ka kryer njė mrekulli tjetėr.
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Nene Tereza Empty Re: Nene Tereza

    Mesazh nga Klea 5/10/2009, 17:42

    Nene Tereza Mother_Teresa
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Nene Tereza Empty Re: Nene Tereza

    Mesazh nga Klea 5/10/2009, 17:43

    Nene Tereza UB003628
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Nene Tereza Empty Re: Nene Tereza

    Mesazh nga Klea 5/10/2009, 17:44

    Nene Tereza 1111111anenatereza
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Nene Tereza Empty Re: Nene Tereza

    Mesazh nga Klea 10/10/2009, 16:43

    Nene Tereza U1_HalilHaxhosajHalil Haxhosaj

    Nė vigjilje tė 99 vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės


    FIGURA E NĖNĖ TEREZĖS NĖ POEZINĖ E ILIAZ BOBAJT

    Nėnė Tereza ėshtė simbol shqiptar i shenjtėrisė. Figura e saj prej shenjtoreje ndrit anekėnd botės dhe ndriēon edhe mė shumė nėpėr skutat mė mjerueshme dhe mė tė varfra tė popujve skamnorė tė botės. Shpirti i saj i ndritur, shikimi i saj i shenjtė dhe interesimi pėr zhdukjen e varfėrisė e bėri atė figurė tė shenjtė, tė ėmbėl e pse jo edhe shpėtimtare. Dhe nuk ėshtė rastėsi qė pothuajse nuk ka poetė, madje piktorė, kompozitorė e skulptorė qė nuk e ka frymėzuar figura e Nėnė Terezės.

    Nėnė Tereza, bijė shqiptare





    Edhe shkrimtari dhe poeti Iliaz Bobaj e skalit figurėn e Nėnė Terezės me vargje poetike nė vėllimin e tij me titull “Testamenti i bukurisė”, botuar nga “Argeta-LMG”, Tiranė, 2008. Figura e saj ėshtė portretizuar nė mėnyrė tė veēantė nė tetė poezi tė kėtij vėllimi poetik qė janė: “Ēmimi “Nobel”, “Homazh pėr Nėnė Terezėn”, “Pavdekėsi”, “Ardhja e Nėnė Terezės nė Shqipėri”, “Kryeengjėlli”, “Nėnė Tereza”, “Jetėshkruesit” dhe “Klintoni para varrit tė Nėnė Terezės”, tė cilat kanė gjithsej 70 vargje.

    Vargjet e kėtyre poezive janė tipike dhe adekuate pėr ta skalitur figurėn e Nėnė Terezės, madje janė edhe zė i veēantė i poetit Bobaj nė qasjen dhe portretizimin e saj. Si tė tilla, kėto vargje dalin plotėsisht tė motivuara, aq mė tepėr kur poeti ven nė konsideratė dėshirėn e vet pėr ta bėrė Nėnėn Terezė figurė poetike nė njėrėn anė dhe kurorė tė poezisė sė tij, nė anėn tjetėr. Duke pėrdorur figura, trope dhe shprehje ndėr mė tė mirat dhe mė tė arrirat, poeti e skalit, madje edhe e portretizon ashtu siē e ka paramenduar kėtė figurė tė kėsaj bamirėse madhėshtore shqiptare. Poeti, Iliaz Bobaj, Nėnė Terezėn e quan “kryeengjėll”, sepse tė gjithė popujt kanė nxjerrė dhe prapė do tė nxjerrin engjėj, tė shenjtė pėr besimtarėt, por:



    Kryeengjėllin,

    Nėnė Terezėn,

    e kemi nxjerrė ne, shqiptarėt



    Nene Tereza U1_NeneTerezathotė ai nė vargjet e poezisė me tė njėjtin titull. Duke qenė e vetme dhe shqiptare, kryeengjėlli, Nėna Terezė, na bėn edhe neve shqiptarėve tė shenjtė ngase ajo ėshtė bijė e kėtij populli, ėshtė bijė e truallit tė stėrlashtė iliro-shqiptar.

    Pėr ta paraqitur kėtė fakt artistikisht, pra me vargje poetike, poeti frymėzohet nga vizita e Nėnė Terezės nė Shqipėri, qė ėshtė madje poezia mė e gjatė e vėllimit poetik “Testamenti i bukurisė” dhe pėrbėhet nga shtatė strofa katėrvargėshe qė bėjnė gjithsej 28 vargje. Poezia nis me pėrshkrimin e uljes ngadalė tė avionit qė pėr poetin ėshtė mesazh qiellor i nisur drejt tokės, duke bartur bijėn e truallit qė ėshtė nėnė e botės. Kur shfaqet tek dera e aeroplanit, Nėnė Tereza, “me trup tė brishtė, imcak, tė pakėt” dhe shamia e saj karakteristike qė i del pakėz mbi ballė, duket: “si strehėz pėr varfanjakėt”, por njė dritė e shenjtė i rri mbi fytyrė dhe ia shpalos buzėqeshjen engjėllore. Ajo duket si “kryeengjėll” i shumėpritur, ngase Atdheut tė vet, Shqipėrisė, po i sillte bekimin:



    “Bekuar ti, o tokė e shenjtė,

    vėllezėr, bekimin gjithashtu,

    gjithēka qė njerėzve u fal,

    e kam nga gjaku im, nga ju!”



    Dhe ajo shndėrrohet nė shenjtėrore sepse para saj tė gjithė dukeshin tė vegjėl, ndėrsa ajo ishte e madhe, madje dritėplotė e magjike si njė perėndi. Poeti, Iliaz Bobaj, figurativisht nė poezi, por edhe realisht nė jetė e histori, e paraqet Nėnė Terezėn shqiptare duke e njėjtėsuar me shqiptarėt dhe atdheun e saj, ngase:



    Ajo kish shumė mall pėr Atdhenė,

    Atdheu kish mall pėr tė,

    prandaj tė dy tek njėri – tjetri,

    u shkrin sė bashku, u bėnė njė.



    Madhėshtia e Nėnė Terezės nuk tkurret, madje as nuk del e sforcuar nė vargje. Ajo ėshtė e skalitur nė tė gjitha fytyrat, mendjet e zemrat e skamnorėve, tė uriturve, tė tė varfėrve, tė handikapėve:



    Ajo kish vetėm njė sekret tė thjeshtė:

    hyri nė zemrėn e gjithė botės,

    se botėn e futi nė zemrėn e vet.



    Janė kėto tri vargje tė poezisė “Nėnė Tereza”, nė tė cilat poeti shpalos ēerdhen e bamirėsisė sė saj qė ėshtė nė zemrėn e gjithė botės, sepse bota ishte nė zemrėn e saj tė madhe dhe bamirėse.

    Duke e shfaqur madhėshtinė e kėsaj bije tė ndritur dhe kaq tė madhe tė shqiptarėve, poeti e cilėson figurėn e Nėnė Terezės duke ia uruar Ēmimin “Nobel” tė cilin e kishte fituar pėr shpirtmadhėsinė, bamirėsinė, humanitetin, ndihmėn dhe mundin e saj pėr zhdukjen e varfėrisė nė mbarė rruzullin e botės. Nė vargjet poetike pėr kėtė ēast kaq madhėshtor dhe kaq tė ndritur, poeti Bobaj shpreh admirimin, madje edhe krenarinė pėr Nėnė Terezėn, sepse edhe pse “shtatvogėl”, ajo ishte grua zemėrmadhe, prandaj:



    Nė tribunė merr ēmimin “Nobel”

    Nėnė Tereza

    gruaja zemėrmadhe,

    shtatvogėl



    Ndėrsa i jepnin ēmimin asaj,

    i bėnin nder,

    Ēmimit “Nobel”.



    shprehet ai nė kėto vargje tė poezisė “Ēmimi “Nobel” ku skalit kaq madhėrishėm figurėn e saj, duke potencuar se ajo e nderoi Ēmimin “Nobel” mė shumė se sa e nderoi ky ēmim Nėnė Terezėn.

    Pėrjetėsia dhe shenjtėrimi





    Figura e Nėnė Terezės, nė vargjet e vėllimit poetik “Testamenti i bukurisė” tė Iliaz Bobajt paraqitet e pėrjetėsuar dhe e shenjtėruar. Pėrjetėsimi dhe shenjtėrimi shfaqen nė mėnyrė shumė tė figurshme, tė lehtė, me frymėzim dhe pėrjetim tė thellė. Poeti nuk mėton tė paraqet fare ndonjė frymėzim kuturu, e pse jo edhe romantik apo neoromantik. Ai duke u ndjerė krenar pėr Nėnė Terezėn, madje duke u munduar qė si krijues ta kryej misionin e vet prej poeti, ia arrin qė atė ta skalit bukur poetikisht.

    Kjo shihet nė poezitė qė poeti i kushtoi kohės tė pas vdekjes sė Nėnė Terezės. Mėtimi i pėrjetėsisė si kuptim filozofik, por edhe jetėsor nuk tkurret vetėm nė njė aspekt, vetėm nė njė drejtim tė synimit jetėsor. Ai njėjtėsohet me madhoren, mė humanen, mė pavdekėsinė, qė si koncept i idealizmit dhe filozofimit kuptimore tė tij, nuk ndėrron asgjė tjetėr veē formės dhe hapėsirės. Andaj, edhe Nėnė Tereza, nė vargjet e poezive tė poetit Iliaz Bobaj kalon nėpėr kėtė koncept. Ajo ndėrron vetėm vendin, pra jetėn nė kėtė botė, pėr tė fituar pėrjetėsinė, nė njėrėn anė, si dhe shenjtėrimin nė botėn e amshimit, nė anėn tjetėr. Dhe kėtij mendimi tė synuar edhe nė koncept filozofiko-idealist ia arrin poeti. Jeta tjetėr fillon pasi qė pėrfundon kjo me vdekjen si proces. Por, pėr shenjtėroren pas vdekjes nis pavdekėsia, nis pėrjetėsia. Pavdekėsia, gjegjėsisht pėrjetėsia e konceptuar si normė ideo-filozofike zgjedh momentin e duhur, sepse del sheshit mėtimi i shenjtėrimit. Ky shenjtėrim pėr Nėnė Terezėn nuk ėshtė i shtrirė nė njė segment kuptimor, por ai ka pėrmasa qiellore sepse e tillė ishte bamirėsia e saj, i tillė ishte qėllimi dhe misioni i saj. Prandaj, ajo ishte idhull i njerėzimit dhe:



    Vdekja e saj,

    s’qe veēse,

    fillimi i pavdekėsimit.



    Vargu i fundit i kėsaj poezie “fillimi i pavdekėsimit” shpėrfaq konceptin e pėrjetėsisė sė saj nė njėrėn anė dhe shenjtėrimin e saj nė anėn tjetėr. Andaj vdekja e Nėnė Terezės ėshtė fillimi i shenjtėrimit tė saj sepse ajo ėshtė bijė shqiptare e shndėrruar nė kryeengjėll. Pavdekėsinė ia dhanė njerėzit pėr tė cilėt flijoi jetėn, tė cilėve ua dha bekimin dhe ua fali dashurinė e shpirtin. Andaj, edhe ajo mori shpėrblimin e tyre, mori shpėrblimin e njerėzve, tė varfėrve, handikapėve:



    Ajo mori vetėm dhimbjen e njerėzve,

    pėr njerėzit flijoi jetėn,

    .....................................

    ***



    Si shpėrblim njerėzit ia dhanė pavdekėsinė



    vargėzon poeti Iliaz Bobaj nė poezinė “Homazh pėr Nėnė Terezėn” tė vėllimit poetik “Testamenti i bukurisė”.

    Jeta dhe amaneti i saj





    Pėr figurėn, pėr bamirėsinė, humanizmin, ndihmėn dhe kujdesin e saj shpirtėror, moral e material pėr shtresat e pėrvuajtura tė njerėzimit tė botės, janė marrė shumė jetėshkrues tė saj. Secili syresh ka ndriēuar kėndin e vet, sipas aftėsive dhe interesimeve tė tyre. Jetėshkruesit, duke i shpalosur tė gjitha anėt bamirėse tė Nėnė Terezės, duke mėtuar qė ta ndriēojnė analitikisht, siē duket nuk ia kanė arritur. Edhe pse ata hulumtojnė, madje, edhe nė hapėsirat e shpirtit tė saj pėr t’ia shpalosur jetėn dhe bamirėsinė, sipas poetit, nuk ia kanė arritur, ngase jeta e saj ėshtė e madhe, shpirti i saj ėshtė i madh dhe i shenjtė. Kėshtu tė gjitha pėrpjekjet e kėtyre jetėshkruesve janė vetėm grimca tė hedhura nė fletoret dhe veprat e tyre, sepse:



    Nėnė Tereza,

    ka pėrmasa qiellore.



    thotė poeti Iliaz Robaj nė poezinė “Jetėshkruesit”. Nė kėto dy vargje sikur edhe nė vargjet e tjera tė kėsaj poezie, por edhe tė poezive tė tjera, shihet pėrmasa qiellore e Nėnė Terezės si dhe tė gjitha bamirėsitė e saj qė atė e shndėrrojnė nė shenjtėrore.

    Njėra ndėr krijimet mė interesante me porosi amaneti tė Nėnė Terezės ėshtė poezia “Klintoni para varrit tė Nėnė Terezės”. Poezia ka vetėm dy strofa. Derisa strofa e parė paraqet varrin e Nėnė Terezės, domethėnė vdekjen e saj fizike, strofa e dytė ka formėn e dialogut, qė fatmirėsisht tingėllon mjaft bukur poetikisht, madje e ngrit atė duke ia dhėnė njė dinamizėm dhe frymėmarrje tjetėr. Nė poezi paraqitet ish presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Bill Klinton, i cili kishte shkuar tė bėjė homazhe mbi varrin e Nėnė Terezės. Por, ai para varrit tė saj ndenji mė gjatė se sa ishte e planifikuar, derisa e harroi vetveten, madje edhe kohėn:



    Pranė varrit tė saj,

    ai ndenji gjatė,



    thotė poeti pėr tė vazhduar:



    i foli me fjalėheshtjen e vet,

    aq sa koha e harroi kohėn.



    Dhe kur “koha e harroi kohėn”, presidenti Klinton deshi tė flasė me Nėnė Terezėn shenjtėrore mbi varrin e saj. Atėherė ajo i foli me fjalėheshtjen e vet tė artė dhe tė shenjtė, e cila ishte bėrė simbol madhėshtie nė mbarė rruzullin. Presidenti Klinton nuk harroi ta pyes atė pėr amanetin. Shenjtėria e saj ia pėrkujtoi sepse ia kishte thėnė e lėnė sa qe gjallė, jo vetėm atij, por tė gjithė presidentėve tė shteteve paqedashėse tė botės. Pastaj, presidenti Klinton, erdhi te ata qė e prisnin dhe kur e pyetėn, ai u pėrgjigj:



    E pyetėn:

    - Pėr ēfarė biseduat?

    - Pėr amanetin e saj,

    Kosovėn.



    Ky ishte amaneti i shenjtėrisė sė Nėnė Terezės pėr Kosovėn. Kjo, mbase ishte brenga e saj, sepse e ndjente thellė nė shpirt e zemėr. Ky ishte amanet qė kishte pėr tė marrė pėrmasa qiellore atėherė kur aeroplanėt e NATO-s do tė zhduknin njėherė e pėrgjithmonė errėsirėn serbe nga trojet e Kosovės. Kėtė amanet e mbajti presidenti Klinton, e realizuan drejtėsia dhe shenjtėria qiellore.

    Vargjet “-Pėr amanetin e saj, Kosovėn” kanė domethėnie tė dyfishtė: janė testament dhe figuracion i latuar poetik. Kėto janė vargjet mė tipike dhe mė pėrkushtuese tė poetit Iliaz Bobaj pėr figurėn e Nėnė Terezės dhe si tilla dalin krejtėsisht tė motivuara, aq mė shumė sepse shėnojnė njė datė tė rėndėsishme tė historisė mė tė re tė Kosovės. Pra, nėpėrmjet tė kėtij testamenti, amaneti, poeti thellon edhe mė shumė vertikalen dhe horizontalen e shtrirjes sė domethėnies poetike tė figurės sė shenjtėrores. Ajo depėrton edhe nė ndėrgjegjen e figurave mė tė larta politike tė botės, andaj tash bėhet edhe shenjt i tyre. Amaneti i saj pėr Kosovės duhet kryer, sepse figura e saj e shenjtė kėrkon realizimin e tij. Nė kėtė rast prejardhja e Nėnė Terezės ėshtė e qartė pėr tė gjithė njerėzimin. E natyrshme shfaqet realisht edhe lidhja gjenetike me banorėt e Atdheut tė saj qė ėshtė atdhe i tė gjithė shqiptarėve. Andaj, si i tillė ky fakt, edhe real, edhe poetik shtrihet nė thellėsinė dhe gjerėsinė gjeografike tė truallit, i cili nė gojėn dhe amanetin e Nėnė Terezės duket i shenjtė mu sikur se ėshtė vet ajo.

    Figura e Nėnė Terezės e paraqitur nė vargjet poetike tė Iliaz Bobajt shfaqet nė radhė tė parė figurativisht e thellė, poetikisht e latuar dhe ritmikisht me pėrmasa qiellore dhe pavdekshmėrie. Ky, mbase ishte qėllimi i poetit, tė cilin e realizoi me sukses.

    Sponsored content


    Nene Tereza Empty Re: Nene Tereza

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 20:31