Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Personaliteti i Sigmund Freud!

    Morena
    Morena
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 2193
    Mosha : 43
    Vendi : Atje ku me do zemra...
    Puna : Pa pune
    Data e rregjistrimit : 01/02/2009

    Personaliteti i Sigmund Freud! Empty Personaliteti i Sigmund Freud!

    Mesazh nga Morena 19/8/2009, 18:01

    Sigmund Freud, nje tjeter psikoanalist e shikon personalitetin njerezor si njen fushe beteje ku luftojne idi, egoja dhe superegoja te cilat maten per superioritet. Idi eshte nje rezervuar instiktesh seksuale dhe agresive te perqendruara ne pjesen e pa vetedishme te mendjes dhe vepron mbi bazen e parimit te kenaqesise. Ai eshte ne konflikt te eger me superegon (pjesen e vetedishme) e cila vepron mbi bazen e parimeve morale. Nderkohe egoja qe funksionon mbi parimin e realitetit, sherbejne si ndermjetes per te vendosur rregull mes idit dhe egos. Idi eshte i lindur, kurse superegoja zhvillohet me ane te senksioneve te ndryshme qe vendosin prinderit dhe shoqeria. Idi thot “tani”, superegoja thote “kurre” dhe egoja thote “me vone” duke u bazuar mbi deshirat baze individuale. Inpulset e idit dhe konfliktet e tij me superegon dhe egon jane te pranishme ne mendjen e pavetedishme por ato jane te shrehura ne mendimet dhe sjelljet ne forma te ndryshme te fshehura.
    Freud gjithashtu besonte se personaliteti njerezor zhvillohet permes nje serie stadesh psikoseksuale gjeti ēdo stadi, nje zone e caktuar e trupit (zonat erogjene) eshte qendra e stimulimit seksual dhe kenaqesise dhe ne ate stad konfliktit i perkasin zonave te bveēanta dhe predominonte te trupit.
    Stadi oral fillon nga lindja deri ne 1-1.5 vjec. Ne kete stad kenaqesia eshte fokusuar ne zonen e gojes dhe buzeve ne rastin kure thith, gelltit dhe kafshon.
    Gjate stadit anal 1.5-3 vjeē interesat dhe konfliktet perqendrohen ne mbajtjen dhe nxjerrjen e feqeve. Nekativizmi i manifestuar nga besimi dhe burimi i rregullit, po ashtu frekuentimin i shpeshte i tualetit eshte verjtur gjate ketij stadi anal.
    Me pas vjen stadi fallik 3-6 vjeē ku zona trupore m interes me te madh eshte zona gjenitale ,ku femijet fillojne te interesohen per oraganet e tyre gjenitale. Ketu shfaqen Komplekset e zhvillimit. Kompleksi i Edipit, i pare nga Feud eshte nje fenomen universal dhe konsiston ne krijimin e nje ndjenje seksuale kundrejt nenes dhe nje mospelqim i babait. Kjo ndodh vetem te djemte 3-6vjec.Situata ngjashme e vajzave ndodh duke mos e pelqyer nenen dhe duke ndjere nje kenaqesi seksuale per babain quhet Kompleksi i Elektres.
    Pas ketij stadi vjen ai latent dhe kur djali i vogel pritet te kaloje ne kete stad presupozohet se ka zgjidhur ose represuar Kompleksin e Edipit dhe djali eshte identifikuar nga ana gjinoreme te atin dhe keshtu pas ketij stadi fillon faza e pubertetit e cila pekon me stadin gjenital te zhvillimit psikoseksual.Ne kete stad interesi dhe kenaqesia e individit eshte e perqendruar tek seksi i kundert duke arritur keshtu kulmin e shprehjes se heteroseksualitetit permes bashkimit seksual.
    Frojdi eshte nje nder teoricienet e pare qe pohoi se: “femija eshte babai i burrit”. Keto konflikte dhe privime ne femijerine e hershme pati efekte te ndryshme ne personalitet. Kjo teori e stadeve psikoseksuale thekson se frustacioni dhe konfliktret ne ēdo stad te pa zgjidhura ne kohen e tyre do te shkaktojne fiksime (mbetje ne nje nga stadet psikoseksuale) dhe regresione (rikthim ne nje stad te me parshem dukekryer sjellje dhe duke mbajtur qendrime si te keti te me parshem). Nje person i cili eshte theksuar ne stadin oral p.sh. ai do te karakterizohet nga nje varesi e madhe ndaj te tjereve, lakmi dhe pasivitet. Nje person qe eshte fiksuar tek stadi anal eshte obsisiv-kompolsiv, kokfort dhe thumbues.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Personaliteti i Sigmund Freud! Empty Re: Personaliteti i Sigmund Freud!

    Mesazh nga **GISHTEZA** 19/8/2009, 19:43

    Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 -1939) lindi mė 6 maj tė vitit 1856 nė Freiberg, njė qytet nė Mähren(Ēekia e sotme). Familja e tij i takonte kulturės hebraike nė ketė qytet dhe ky ishte njė nga 130 judenj(cifute) nė njė qytet tė banuar nga 4500 banorė. Frojdi filloi universitetin nė moshėn 17 vjeēare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotėsoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punėsua menjėherė nė spitalin e Vjenės. Nė vitin 1903 Frojdin e takojmė si profesor, pas 17 vitesh pėrvoje pune nė profesion(koha normale ishte tetė vjet), ndėrsa nė vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtė fėmijė.
    Puna e parė e Frojdit nė teorinė e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” tė cilėn e shkroi sė bashku me kolegun e tij tė punės Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libėr u botua nė vitin 1895, pra nėntė vite, pas hapjes sė klinikės sė tij private. Libri i parė tė cilin ai e shkroi vetė ishte ”Traumdeutung” - "Ėndėrrshpjegim" qė doli nė qarkullim nė vitin 1899.
    Nė fillim mė 1902 njė grup studjuesish u interesua aq shumė rreth kėtij libri saqė filluan tė takohen me Freudin ēdo javė nė shtėpinė e tij pėr tė diskutuar idenė e librit tė ėndrrave dhe shkrimet e tjera nė tė.
    Frojdi shkroi edhe njė sasi tė madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizėn nė fillim tė vitit 1900. Nė kėtė kohė, ai ishte 40 vjeē,
    qė zakonisht mendohej si njė moshė produktive nė bazat shoqėrore.
    Nė vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistėve, ku nė fakt, shumė studius tė jashtėm udhėtonin shpesh nė Vjenė pėr tė studjuar tek Frojdi dhe pėr ketė edhe mori edhe shumė urime dhe premtime dhe komplimente.
    Nė vitin 1909 Frojdi u bė mjek nderi nė Clark University nė Amerikė dhe po nė tė njėjtin vit u mbajt edhe kongresi i parė mbi psikoanalizėn nė Salzburg tė Austrisė. Frojdi u propozua edhe pėr marrjen e ēmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumė, kontribuoi shumė dhe dha teori tė rėndesishme, ai nuk e mori kurrė ketė ēmim.
    E bija e tij Anna Freud filloj qė tė shkojė sė bashku me tė nėpėr seminare tė ndryshme dhe e zėvendėsonte edhe atė nganjėherė. Anna e cila shkoj pėr analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege mė e besuara e tij.
    Pėrforcimi i nazistėve nė Gjermani dhe pėrndjekja e judenjve krijoi njė pasiguri tek Frojdi. Nė njė bashkpunim tė hershėm nė lidhje me njė libėr Woodrow Wilson (kryetar i Amerikės) Frojd e njihte ambasadorin amerikan nė Francė William Bullin dhe kishte marrėdhėnje tė mira me tė,ky e ndihmoi Frojdin qė tė dalė nė Angli pėr shkak tė pasigurisė sė tij nė Gjermani, e gjithė kjo ndodhi nė vitin 1938.
    Nė vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer nė gojė dhe pėr kėtė shkak ai bėri me dhjetera operacione qė nė fillimet e para tė sėmundjes nė Austri. Pas kthimit te tij nė Angli, dhimbjet e tij u rritėn aq shumė saqė dhe ai i kėrkoi mjekut ti japė njė sasi morfine vdekjeprurėse mė 23 shtator tė vitit 1939.

      Ora ėshtė 9/9/2024, 18:46