Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "Vetebesimi dhe automendimi pozitive"

    Morena
    Morena
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 2193
    Mosha : 43
    Vendi : Atje ku me do zemra...
    Puna : Pa pune
    Data e rregjistrimit : 01/02/2009

    "Vetebesimi dhe automendimi pozitive" Empty "Vetebesimi dhe automendimi pozitive"

    Mesazh nga Morena 27/12/2009, 11:35

    Vetebesimi eshte nje cilesi qe cmohet larte te nje njeri. Ai qe ka vetebesim gezon respekt dhe autoritet te larte. Nuk i trembet syri dhe nuk vuan nga inferioriteti. Vetebesimi eshte ajo ndjenje positive qe kemi ne per vlerat tona personale.

    Kjo ndjenje positive krijohet nepermjet te vecorive ose aftesive , te cilat ne i posedojme dhe iu perkasin me shume vlerave te pergjithshme. Psh., vetebesimi me i larte mund te cfaqet te personat shume te bukur, te ata qe mbizoterojne me shume gjuhe, te ata qe ushtrojne ndonje sport luftarak, te ata qe kane njohuri te shumta, e te shume te tjere.

    Ketu dua te nderlidhem me autokritiken, e cila nenkupton kritiken qe ia bejme vetes per sjelljet apo veprimet tona. Sado qe te posedojme vetebesim, duhet te jemi edhe autokritik, se mos valle kemi gabuar apo tepruar dikund. Mungesa e autokritikes mund te cfaqet me disa vecori te karaktereve: Ata te cilet nuk jane fare autokritik, paraqiten si arrogant dhe mendjemedhej, ndersa ata qe jane teper autokritik mund te paraqiten si inferior.

    Sa jeni ju autokritik? Kur qortoheni, ndaleni dhe mendoheni se valle mos keni gabuar dikund apo vazhdoni te jeni te mendimit se keni te drejte ?

    Per ju cfare eshte vetebesimi?

      Ora ėshtė 23/11/2024, 23:12