Shqiptaret, 10 mije bileta per "The Rolling Stones"
Fansa te legjendareve "The Rolling Stones", qe me 9 korrik do te mbajne koncertin e tyre te radhes ne Budva, "Camp Jazz" do te mund te blejne nje bilete me cmim me te lire tanime. Organizatoret e koncertit, e kane pohuar gjate nje konference per shtyp, se tani biletat do te shiten me nje ulje te konsiderueshme, dhe jo me 100 euro sa cmimi i tyre fillestar. Sidomos per studentet e te rinjte, bileta do te kushtoje vetem 34 euro, ndersa te tjerat 67 euro. Por kjo vjen vetem ne kete moment kur kane mbetur vetem 2 mije bileta per koncertin e legjendareve te rrokut ne bote "The Rolling Stones", ben me dije zyra e shtypit. Po sipas organizatoreve, vetem nga Shqiperia jane kerkuar plot 10 mije bileta, qe duket se ka qene e pamundur per organizatoret te sigurohen. E numer te sakte se sa shqiptare kane mundur te sigurojne nje bilete nuk ka. Nderkohe qe ne Dubrovnik, kane shkuar 8 mije dhe ne Serbi interesi ka qene teper i madh dhe me gjasa, nje numer i madh fansash do te vijne nga Serbia. Ndersa nga Shqiperia, padyshim qe me pak do te jete dhe ajo cka garantohet, eshte se deri ne 1 korrik te gjitha biletat do te jene shitur. Duket se pergjate oreve para e pas koncertit, do te kete edhe nje rremuje te madhe ne Budva, pasi parkingu do te jete nje problem dhe mbi 5 mije makina pritet te vijne. Sidomos duke mbajtur parasysh edhe muajin kur do te mbahet koncerti, qe eshte piku i sezonit turistik ne Mal te Zi. Ndersa cmimi i biletave VIP nuk ka ndryshuar aspak, vijon te jete 500 euro, pasi do te kene edhe pisten e tyre te vecante ne vendin ku do te mbahet koncerti ne hapesiren prej 2500 metrash katrore.