Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV Empty HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    Mesazh nga Vizitor 21/10/2008, 11:47

    1-ORIGJINA E ARTIT DHE LIDHJET E TIJ ME SHOQERINE
    ORIGJINA E ARTIT
    Origjina e artit lidhet me origjinen e jetes njerezore,me vete origjinen e njeriut.
    Antropogjeneza shpjegon gjitheshtu dhe vete argjenezen. Njeriu si nje qenie shoqerore dhe biologjike,ka zhvillimin e tij mijeeravjecare,qe karakterizohet sidomos nga vete zhvillimi i aftesive te tij mendore,te shprehive dhe sidomos te neduarit abstrakt dhe pergjithesues.
    Eshte pikerisht mendimi i pashkeputur nga emocionet qe perben shtratin e lindjes,formimit dhe te vete historise se artit.
    PO C ESHTE ARTI ?
    Ka shume percaktime te ndryshme per artin,por te gjitha percaktimet,perqendrohen ne nje pike qe thote se arti eshte nje veprimtari e mirefillte shpirterore e njeriut.Midis shume veprimtarive te tjera shpirterore qe kane te bejne me intelektin njerezor,arti i pashkeputur prej tyre,perben nje sfere te vecante.
    Ne fillim te krijimit te shoqerise njerezore,elementet e artit,kane qene te perfshira e te nderthurura me teper dhe nuk mund te flitet per artin si nje sfere ne vetvete ,pra,si nje sfere funksionale ,e dallueshme dhe me rol te vecante ne shoqeri.
    Origjina e artit lidhet me veprimtarine prodhuese,perderisa puna e beri njeriun qenie shoqerore aktive.Procesi i punes si praktike e perditeshme,ka cuar ne mirenjohjen e vetive dhe cilesive te sendeve dhe objekteve te natyres ,te njohjes dhe te persosjes se objekteve te vete punes,pa e shkeputur nga njohja e vetive dhe cilesive krijuese te njeriut dhe shoqerise.Kushti kryesor per tu mare me art eshte mendimi figurativ.
    Ne dallim nga kafsha ,njeriu,me ndihmen e punes,e detyron natyren ti sherbeje qellimeve te tij.Keshtu ,ai perpiqe edhe ta rikrijoje natyren.Kete e ben me ndihmen e mendimit figurativ qe pasqyron pamjet e natyres.
    Ky rikrijim figurativ nuk eshte i barabarte me natyren,ndonese jo i pashkeputur prej saj.Mendimi figurativ i njeriut eshte para se gjithash mendimi i abstraguar dhe i perzgjedhur,sipas shijeve dhe vetedijes se tij estetike.Prandaj ky rikrijim quhet subjektiv.Pa subjektivitet nuk ka art.Vetite estetike te sendeve te natyres kane karakter objektiv,kurse vetite estetike te njeriut sesdertohen e shfaqen nepermjet subjektivitetit.
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV Empty Re: HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    Mesazh nga Vizitor 23/10/2008, 10:30

    TEORI TE NDRYSHME PER LINDJEN E ARTIT


    Ka disa teori qe shpjegojne lindjen e artit.
    Teoria shoqerore thote se arti lindi si nevoje e brendeshme e shoqerise,pra kishte karakter utilitar { ndihmes}
    Kjo teori shikon vetem nje aspekt shume te rendesishem te artit.
    TORIA E LOJES { e perpunuar kryesisht nga Emanuel Kanti dhe Shiler} e quan artin si nje prirje per nje loje te lire te intelektit dhe te imagjinates,te pavarur nha cdo kushtezim moral dhe shoqeror.Teoria elojes,nuk merr parasysh funksionin shoqeror artistik te artit.
    TEORIA MAGJIKE-e artit njeh perdorimin e veprave te artit si objekte te levizjes magjike,te magjise si mendim dhe praktike mitologjike.
    Teoria e magjise mbeshtetet ne idene se njerezit e lashte ,primitive kane patur nje mendim paralogjik.Sipas Levi Brylit,mendimi i njeriut ka qene krejt fantastik,magjik dhe jologjik.Kjo teori eshte shume e manget,jo vetem per te shpjeguar lindjen e artit,por sidomos rolin e tij te pazevendesueshem ne shoqeri.
    TEORIA BIOLOGJIKE thote se njeriu e ka krijuar artin si rezultat i prirjes biologjike te ndjenjes se te bukures dhe se arti eshte burim i instikteve biologjike vetestolisese.
    Edhe kjo teori eshte e manget dhe eshte shpjegim i thjeshtezuar i vetelindjes se procesit te artit.
    Arti me mendimin e tij figurativ nuk e vecon te pergjitheshmen nga e pervecmja dhe abstragim nga konkretia.
    Arti lindi perpara shkences.Shkenca mbeshtetet ne mendimin abstrakt dhe logjik,shkencor.
    Arti eshte me i hershem se shkenca.Kjo shpjegon pse edhe pas lindjes se shkences,arti vazhdoi te ekzitoi dhe ekziston.
    Ne figurat artistike realiteti pasqyrohet permes qendrimit emocionues qe artisti mban ndaj ketij realiteti.
    Mendimi figurativ ekziton tek te gjithe njerezit,por jo te gjithe njerezit jane artiste.Artistet kane aftesite ti objektivizojne figurat artistike ne vepra artistike.Kjo relizohet nepermjet procesit krijues te punes krijuese.
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV Empty Re: HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    Mesazh nga Vizitor 27/10/2008, 12:19

    NATYRA E VDEKUR NE PIKTURE { OSE NATYRA E QETE}

    Nje prej motiveve ne artin e piktures eshte dhe natyra e vdekur. Me te duhet kuptuar motivi i angazhuar prej sendeve dhe objekteve statike.Ne motivet e natyrave te vdekura mund te vendosen kompozicione gjerash,sendesh nga me te ndryshmet,kuptohet,duke respektuar parimet estetike dhe shumllojshmerine koloristike, fakturale,lineare te objekteve me te cilat aranzhohet natyra e vdekur.
    Ne historine e artit jane te njohura natyrat e vdekura te piktoreve Franceze. ZHAN BATIST SHARDENI/SHEK XVII, POL SEZANI,HENRI MATISE etj
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV Empty Re: HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    Mesazh nga Vizitor 30/10/2008, 08:24

    MOTIVET
    NE PIKTURE


    NE artin epiktures mbizoterojne disa loje motivesh,te cilat jane perpunuar edhe me traditen pikturale.
    Eksistojne motivet e portretit,te peisazhit etj.
    Piktoret qe meren me punimin e portretit humultojne dhe shprehin te gjitha shkallet e karakterit psiko-fizik te portretit.
    Po ashtu ,edhe peisazhi eshte motiv me tradite te lashte ne artin e piktures.
    Ate e ndeshim edhe ne pikturen greko-romake.e ne vazhdimesi edhe ne artin bashkohor.
    Te njohur si peisazhiste jane Hollandezet MEJNDERT HOBEMA dh JAKOP ROJSLADALI.pastaj peisazhistet Kamil KORO dhe Uliem Tarneri si dhe peisazhet heroike te RUBENSIT,KUJTIM BUZES etj
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV Empty Re: HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    Mesazh nga Vizitor 6/11/2008, 08:01

    ARTI DHE ARKEOLOGJIA


    Arkeologjia ka patur nje rendesi vendimtare per zbulimin e shume monumenteve per historine e artit boteror.Ka qene shkenca e arkeologjise,qe i ka nxjerre ne drite monumetet e artit,ndaj shpesh,arkeologjia ka patur pjesen qendrore ne substancen e vete historise se artit duke filluar nga prehistoria.
    Kane qene arkeologet ata qe kane nxjerre ne drite,sidomos traditat e lashta te artit te lindjes ose te kontinenteve te tjera.Ne te vertete te dhenat per historine e artit i gjejme te historianet e vjeter,sic jane Platoni,Diadori i Sicilise,Dionis Halikarnesi dhe Pauzania.
    Zbulimet e medha arkeologjike ne Krete te bera nga Artur Evansi ,ato ne Mesopotami dhe Babiloni te bera nga Klaud Xhejms Ric dhe Emil Bota hapen nje bote te re te panjohur me pare.
    Arkeologjia eshte nje shkence dinamike dhe papushim nxjerr ne drite monumente te panjohura te artit.Eshte pikerisht arkeologjia qe ka bere te mundur qe sot te kemi nje ide te caktuar per monumentet e arit ne Shqiperi
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV Empty Re: HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    Mesazh nga Vizitor 13/11/2008, 07:47

    MOZAIKU,VITRAZHI
    Te dyja keto jane lidhur me arkitekturen ,sa mund te quhen arti i arkitektures.
    Mozaiku krijohet nga vendosja njera pas tjetres e disa gureve te vegjel ne nje siperfaqe muri ose dyshemeje.
    Vitrazhi eshte piktura e realizuar ne xham me ngjyra te ndryshme xhamash qe lidhen me njera tjetren permes nje materiale metalik
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV Empty Re: HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    Mesazh nga Vizitor 20/11/2008, 09:00

    GRAFIKA
    Arrti i Grafikes nenkupton kryesisht vizatimet e shumezuara bardh e zi sipas teknikave te ndryshme te shtypit.Duke filluar qe nga shekulli XIX ne grafike fillon te paraqitet edhe grafika fillon te paraqitet edhe grafika me ngjyre,e cila mund te realizohet ne te gjitha teknikat e shtypit grafik.
    Duhet thene se per krijimin e grafikes ne ngjyre ne tekniken e guregdhendies,litografise,bakershkrimit,akuatines,per cdo ngjyre te vendosur ne vepren e grafikes.
    Mirpo ekziston edhe metoda e mbuluarjes te ngjyrave te shtypura ne kopjet paraprake,per te mundesuar shtypjen definitive te ngjyrave te tjera te grafikes te grafikes me ngjyre.
    Te njohura jane estampat japoneze pastaj grafikat e ngjyrosura te TULUZ LOUTREK,HONORE DOMIJE,JOZHE CIUHES,

    Sponsored content


    HISTORIA E ARTIT FIGURATIV Empty Re: HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 14:58