Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Sa e duam ngjyrėn e Kaltėrt

    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Sa e duam ngjyrėn e Kaltėrt Empty Sa e duam ngjyrėn e Kaltėrt

    Mesazh nga alinos 3/11/2008, 21:23

    Mishell Pasturo, ėshtė historian dhe ekspert pėr heraldikėn mesjetare (shkencėn mbi varrezat dhe mėnyrėn e ndėrtimit tė tyre). I njėjti, kohėn e fundit, ka botuar njė libėr tejet interesant studimore mbi ngjyrat, ku trajton ndikimin, referimin dhe aplikimin e tyre praktike nga ana e shoqėrive tė ndryshėm njerėzore gjatė historisė. Nėpėrmjet shumė anketimeve tė bėra, ai ka ardhur gjer nė pėrfundim se mbi gjysma e banorėve tė Evropės, nga katėr ngjyrat ekzakte (primare), mė sė shumti e preferojnė tė katėrtėn, ndėrse, nė vendin e dytė, me 20% , anketuesit e shumtė nga tė gjitha viset dhe kontinentet e botės, janė deklaruar pėr ngjyrėn e gjelbėr.

    Nga tė gjitha shtetet e Evropės, ngjyrėn e katėrtė mė sė shumti e kanė nė qejf francezėt. Po ashtu, ėshtė ngjyrė shumė e preferuar edhe pėr banorėt e kontinenteve tė tjera, si pėr amerikanėt, kanadezėt dhe australianėt.
    Shikuar historikisht, nė kohėrat mė tė vjetra, ngjyra e katėrt nuk ka qenė edhe aq e ēmuar sa sot. Romakėt, ta zėmė, tė katėrtėn e kanė konsideruar si ngjyra tė barbarėve.
    Kjo shije dhe bindje nuk ishte e rastėsishme, sepse fiset gjermane barbare, gjithmonė para betejės, kanė lyer trupat e tyre me kėtė ngjyrė, duke shkaktuar tmerr me pamjen e tyre tek ushtarėt e armikut.
    Ndryshimi i mentalitetit kolektiv rreth kėsaj ngjyre ka qenė evolutiv dhe gradual. Renesancėn e vete tė vėrtetė tek shijet dhe bindjet e njerėzve, kjo qyrė fillon ta arrij nė shekullin XII.
    Vetėm pėr disa vite tė kėtij shekulli, e katėrta bėhet ngjyra e veshjes solemne tė fisnikėve, emblemave tė tyre, hapėsirave arkitekturale, krijimeve tė ndryshme artistike etj..
    Derisa latinėt nuk ishin aq tė shkallėt nė krijimin e emėrtimeve specifike pėr nuancat e kėsaj ngjyre, francezėt nė kėtė drejtim qen mė kreativ. Pėr nuancat e kaltrės ata krijuan njė mori emrash. Bie fjala, e kaltra azhur, e kaltra qiellore, horizont e kaltra, e kaltra mbretėrore, e kaltra indigo, e kaltra ngjyrė deti, e kaltra agimore, e kaltra tirkiz, etj..
    Pas epokės mesjetare, ngjyra e kaltėr tek bindjet e masave, me tė madhe fillon tė ndėrlidhet me idenė e argėtimit, dashurisė, paqes, lojalitetit etj. Ajo shndėrrohet nė sintezėn e baraspeshės, lirisė, harmonisė, ėndrrave dhe shpirtėrores (jo materiales) .
    Sot, muret e spitaleve lyhen me ngjyrė tė kaltėr, e, po ashtu edhe tabletat dhe ilaēet kanė kėtė ngjyrė. Po ashtu, tė gjitha shenjat e komunikacionit qė kanė karakter internacionale, dhe tregojnė tė LEJUSHMEN, janė me ngjyrė tė kaltėr, mu pse kjo ngjyrė nuk konsiderohet si agresive.
    Sipas Mishel Pasturos, ekziston e kaltra metafizike dhe politike. Ajo metafizike, kur tė paramendohet vizualisht, nė mendje krijon ndryshime tė caktuara tė gjendjes emocionale tė njeriut, ndėrsa politike, pėrcakton orientimin ideologjik dhe rregullimin shoqėroro politik tė njė hapėsire territoriale apo grupacioni tė caktuar kolektiv.
    Ėshtė tejet gabim tė mendohet, konstaton mė tej nė studimin e vet Mishell Pasturos, se ngjyra e artė, ėshtė ngjyrė e fisnikėve dhe e aristokracisė. Edhe pse ajo ėshtė ngjyra e metalit fisnik arit, atė, si shije, nė tė pėrditshmen tonė, mė tepėr e preferojnė shtresat e mesme dhe tė varfra tė popullatės. Ndoshta, pikėrisht, kjo ėshtė cytje e brendshme dhe pa vetishme e atyre shtresave kah ngjyra e sendit qė ėshtė njė sinonim i pasurisė, ndėrsa, pėr tė pasurit, e kundėrta, ikja nga ajo me tė cilėn janė ngopur.
    Sido qė tė jetė, tė konstatojmė pėr fund se ngjyra e kaltėr ėshtė ngjyrė mė e preferuar e shekullit XX dhe XXI.
    Sikur thamė edhe mė lartė, nga njė pėrbuzje dikur besėtyte, ngjyrėn e kaltėr dhe nuancat e saja sot e favorizojnė tė gjitha aspektet e kreacionit bashkėkohor. Ėshtė mu ashtu, sepse e kaltra simbolizon besnikėrinė, sinqeritetin dhe dashurinė. Prezanton paqen, pacifizmin dhe seriozitetin. Kur ėndėrrohet sjell qetėsinė, e qėndrimi nė kėtė ambient tė ngjyrosur - rahatinė.
    Ėshtė ngjyrė e ushtarėve tė Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkėsisė Evropiane.
    Ndoshta edhe ju tė nderuar lexues, qė nė kėtė moment e lexoni kėtė artikull, e keni nė vete kėtė ngjyrė, sepse ajo ėshtė ngjyra e veshjes moderne tė miliona tė rinjve anė e kėnd botės.
    Ajo ėshtė ngjyra e veshjes “XHINSIT”
    skifter
    skifter
    Yjet
    Yjet


    Numri i postimeve : 1081
    Data e rregjistrimit : 03/11/2008

    Sa e duam ngjyrėn e Kaltėrt Empty Re: Sa e duam ngjyrėn e Kaltėrt

    Mesazh nga skifter 24/3/2009, 14:11

    ngjyra e kalter ash ngjyra e majshkujve

      Ora ėshtė 6/5/2024, 20:05