Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    NJERĖZ TĖ VEĒANT NĖ EMIGRACIONIN SHQIPTAR

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    NJERĖZ TĖ VEĒANT NĖ EMIGRACIONIN SHQIPTAR Empty NJERĖZ TĖ VEĒANT NĖ EMIGRACIONIN SHQIPTAR

    Mesazh nga shaban cakolli 24/7/2009, 13:35

    Tė njihemi me njerėzit e veēant nė mesin e emigracionit shqiptar nė shtetet pėrendimore



    Shqiptarėt po mbarojnė katėr dekada qė filluan tė emigrojnė me njė fluks tė madh pėr nė
    shtetėt e pėrendimit tė shtrėnguar fillimisht pėr shkaqe politike dhe ekonomike tė asaj kohe:


    1.Themi pėr shkaqe politike duke pasur parasysh se paknaqėsia e popullit shqiptar nė vitin 1968 shprehu demonstrativisht kėrkesat e veta pėr pa drejtėsitė e regjimit jugosllav ndaj popullit shqiptar tė Kosovės, qė me forcė dhe nė formė dinake mbeti nėn administrimin e sajė , dhe u nda nga Shqipėria dhe pjesėt tjera shqiptare qė akoma kanė mbetur
    problem i pa zgjidhur nė shtetet e ballkanit siē ėshtė Greqia,Maqedonia,Mali i zi,dhe Lugina e Preshevės nėn okupimin e Serbisė sė sotshme. e banuar me shqiptarė.Prandaj shqiptarėt me kėto ngjarje filluaun qėtė bėhen faktor destabilizues pėr Jugosllavinė artificiale tė asajė kohe
    ,prandaj u larguan qindra dhe mijėra shqiptar pėr shkaqe sigurie emigruan nė shtetet e Europės perėndimore.



    2.Themi pėr shkaqe ekonomike sepse, Kosova ishte nje vend me njė ekonomi tė varfur dhe e eksplatuar nga pushtuesi dhe pėr ta zbutur situatėn politike ish regjimi jugosllav i nxorri nga Kosova njė numėr tė madh qytetarėsh , gjėja pėr punė,por qėllimi ishte siē cekum ma nalt
    thyrjen e revoltės shqiptare tė udhėhequr nga student, intelektual dhe puntorė pėr kėrkesat e veta pėr shėndrrimimin e statusit nga nje krahinė autonome nė njė Republikė tė pavarur tė
    Kosovės . Ajo kohė e viteve 70'ta nxorri nga Kosova tė gjitha kategoritė e njerzėve edhe intelektual por dominomte fuqia puntore ,puntorėt e krahut rrugėve dhe kanaleve tė shteteve tė perėndimit qė fatkeqėsisht u llogaritshin si jugosllav nga administratat e kėtyre shteteve
    siē ishte Gjermania,Zvicėrra,Austria,Franca Belgjika etj ,qė kishte shqiptarė tė pėqendruar ma tepėr.Nga kjo kohė dolėn nė skenė shumė intelektual tė fushave tė ndryshme politike, kulturore dhe ekonomike qė u bėnė faktor dominant pėr interesin e Kosovės pėr ta ndėrkomtarizuar ēėshtjen e Kosovės pran faktorit ndėrkombetar pėr ēlirimin e saj
    ė nga okupatori serbo-sllav,deri nė pavarėsinė e sajė, dhe nė fushėn e kulturės qė sot njihen dhe evidentohėn ne shtetet e Europės njė numėr i madhė intelektualesh, si mjek ,ingjinjer krijues muzikant dhe biznismen qe janė duke e ndihmuar Kosovėn nė fusha tė ndryshme politike, kulturore, ekonomine etj , qė fatkeqėsiht menagjohet shumė keq nga qeveritarėt aktual por edhe ata te maparshėm!?

    Ariana ka lindur ne vitin 1982 nė qytetin e Prishtinės ku nė moshėn femijėrore prinderit e saje
    zgjodhen qytetin pitoresk tė Prizreninpė te jetuar dhe lanė Prishtinėn
    .

    Ariana Krasniqi mbaroj shkollimin e mesėm tė muzikės nė shkollė "Lorenz Antoni "nė Prizren.Nė piano ushtrimet e para ka filluar qysh nė moshėn fėmijėrore por pasioni i saj ma i thksuar ishte nė moshė 12-vjeēare,ku mėsimet e para i kreu tė mėsuesit Hadije Gjinolli,Valbona Pula-Petrovci,Indira Ēipa,dhe tė lule Elezi. Matutje duke qenė shumė e dalluar ne mėsime vazhdoj edhe ma tutje tė profesori Boris Romanov nė Shkup.

    Ariana Krasniqi Profesoreshė

    Ariana duke pasur synime tė ma tutjeshme drejt ngritjes sė sajė me njė kulturė tė lartė ja mėsyu Gjermanisė pikrisht qytetit tė Frankfurtit,njė qyteti me nje kulturė tė lartė
    ndėreuropiane dhe botėrore.Zonja Ariana me njė sukses tė shkelqyeshėm nga mėsimet paraprake e fitoj tė drejtėn e studimeve nė shkollimin e lartė pranė Akademsė sė muzikės"Dr.hoch's konservatorium" nė Frankfurt nė klasėn e profesorėve Theodora Lungu dhe Wolfgang Hess.
    Kėto studime vazhduan nga viti 2002-2005 ku edhekėtu i mbaroj me sukses dhe notė tė shkelqyeshėme.Artistja nga qyteti i Prizrenit pėr ta prefektizuar profesionin, vazhdoj edhe ma tutje shkollimin posdiplomike nė HfMDK nė Frankfurt nė klasėn e profesoreshės sė njohur Irina Edelstein.Ariana ishte njera ndėr 5 studentėt ma tė zgjedhura nė Akademinė e Muzikės nė Frankfurt njėkohesisht ėshtė edhe fituese e "Richard
    Wagner-stipendium",qė e fitojn vetėm student tė shkelqyeshem.



    Ariana tani me titullin e profesoreshės nuk u vonua shumė dhe pėr ta bėrė realitet punė shumėvjeēare studim pas studimi filloj pėr ti dhėnė frutat e para ku hapi klasėn e vet me ē'rast e vijojnė mėsimimin mbi 120 nxėnės gjerman dhe nacionalitete tjera tė ndrysheme tė
    profesoresha e muzikės, nė degėn e Pianos.Profesoresha Ariana edhe gjatė studimeve dhe pas tyre u prezentua pranė publikut gjerman me koncerte solistike,te atyre tė muzikės kamertale si dhe te atyre me orkestėr. Pėrpos koncerteve qė i mbajzti nė disa qytete tė ndryshme tė Gjermanisė ajo pati rastin tė koncertoj edhe ne Shqipėri ,Francė, Bosnje dhe
    Itali. Ariana dha koncert edhe si soliste me orkestėr nė Konservatorium e Frankfurtit.



    Ariana Krasniqi ishte nė cilėsinė e antarės sė jurisė pakditė ma herėt qė u mbajt njė Spektakėl "PASIONI IM"pėrtė rinjt dhe tė rejat shqiptare nėpėr shtetėt e Europės me njėqėllim zbulimin e talentve tė ri.

    Profesoresha e Pianos Ariana Krasniqi sipas deklarimit tė sajė thekson se pėrvojen e pėfituar ne Akademinė e Muzikės nė Gjermani pretendon qė nė njė tė afėrme tė shkurtėr ta bart nė Kosovė . Ajo synon qė nė bashkpunim me profesorėt dhe institucionet gjermane tė kontriboj nė ngritjen e nivelit kulturor nė Kosovė.

    Shkruar nga
    Asllan Dibrani


    23.07.2009
    Shtuttgart
    edituar nga stafi i forumit / 15/09/2009
    kesulkuqja
    kesulkuqja
    Anetar i sapoardhur
    Anetar i sapoardhur


    Numri i postimeve : 16
    Data e rregjistrimit : 22/11/2009

    NJERĖZ TĖ VEĒANT NĖ EMIGRACIONIN SHQIPTAR Empty Re: NJERĖZ TĖ VEĒANT NĖ EMIGRACIONIN SHQIPTAR

    Mesazh nga kesulkuqja 23/11/2009, 11:26

    Ilir Kerni, kthimi i njė ylli nė Shqipėri

    Admirina Peēi

    Tepėr modest dhe me njė drojė tė habitshme qė i endet nė vėshtrim, ai
    pėrpiqet tė kujtojė sekuenca nga jeta e tij prej balerini. Njė yll qė
    shkėlqeu pėr njė kohė jo shumė tė gjatė nė Tiranė, Ilir Kerni pas
    largimit tė tij prej mėse 12 vjetėsh, ėshtė sėrish kėtu. Ka prekur maja
    tė larta si balerin nėpėr Evropė, Azi, etj dhe e ka marrė tashmė
    shpėrblimin e punės sė tij. Veē i sėmbon nė zemėr tė vijė e tė
    realizojė njė ėndėrr nė Tiranė. Dėshiron me shpirt tė vijė nė Tiranė e
    tė realizojė njė shfaqje madhėshtore me trupėn e tij tė baletit tė
    Zagrebit. Sigurisht do ta realizojė nė njė tė ardhme. Por tani ėshtė
    pak herėt qė tė mendojė pėr detaje. Pėr tė ky kthim i shkurtėr disa
    ditėsh nė Tiranė, qė nga Zagrebi ėshtė njė zhytje nė nostalgji Ka
    kaluar nėpėr shumė klasa tė shkollės sė baletit, i ka ngjitur dhe
    zbritur shkallėt gjithė nostalgji dhe tashmė i kalojnė pėrpara si nė
    njė ekran gjigant kinemaje gjithė ditėt qė ka kaluar nė atė shkollė,
    profesorėt e tij me tė cilėt ka punuar gjithė ato vite, miqtė e tij dhe
    ngjarje tė veēanta nė atė shkollė. I ftuar nga drejtori i shkollės sė
    Baletit, Arjan Sukniqi, nė festėn madhėshtorė qė do tė shvillohet me 8
    dhe 9 maj nė Pallatin e Kongreseve me rastin e 45- vjetorit tė kėsaj
    shkolle, Ilir Kerni do tė jetė kėto net krah shumė balerinėve tė
    suksesshėm shqiptarė tė shpėrndarė nėpėr botė, si Kledi Kadiu, Ambeta
    Toromani, Altin Naska, Gentian Doda, etj.

    Por cila ka qenė jeta e balerinit kėto vite larg Shqipėrisė dhe cila qe shtysa qė e largoi?

    “Unė nuk u largova nga Shqipėria. Atėherė shkova si njė specializant nė
    Operan e Parisit pėr pesė muaj. Por specializimi ishte i ndarė nė dy
    pjesė nė Operan e Parisit dhe nė Operan e Strasburgut. Kur Shkova nė
    Operan e Strasburgut, drejtori i Operas mė propozoi qė unė tė punoja
    aty si balerin. Unė e pranova kėtė ofertė dhe kėsisoj qėndrova tre vjet
    nė Francė, pra me kėtė repertor qė kisha deri atėherė, “Zhizel”, “Don
    Kishoti”, dhe shumė duete e pjesė tė tjera tė veēanta.
    Nė Francė u befasova me baletin kontemporan, i cili kishte njė dimension krejt
    tjetėr nga ai qė unė njihja. Por me shumė durim dhe vullnet arrita tė
    suportoj vėshtirėsitė e para qė ishin vėrtet shokante qė nga mėnyra e
    punės, disiplina artistike etj. Sidoqoftė sot kam njė repertor mjaft tė
    gjerė klasik dhe modern dhe jam i kėnaqur pėr kėtė rrugė ku kam ecur.

    Pas sa vitesh ktheheni nė Shqipėri?

    Kam qenė edhe herė tė tjera qė pas largimit tim tė parė. Hera e fundit qė
    kam ardhur ishte nė spektaklin “12 ėndrrat e njė nate vere” qė
    zhvillohej nė Durrės. Isha i ftuar nga regjisorja Vera Grabocka dhe aty
    kam kėrcyer me balerinėn Ambeta Toromani. Por gjatė kėsaj kohe kam
    pasur ftesa edhe nga Teatri i Operas dhe Baletit, por nuk kam pasur
    mundėsi tė vij. Ėshtė e vėshtirė qė tė gjendet koha qė tė pėrkojė mes
    shfaqjeve kėtu nė Tiranė dhe kohės sime tė lirė nė Zagreb. Por njė
    tjetėr vėshtirėsi ėshtė edhe gjetja e njė balerine me tė cilėn mund tė
    kėrcej. Kėto janė arsyet pse kam munguar gjithė kėto kohė. Jo se nuk
    kam pasur dėshirė, sepse dėshira ka qenė gjithmonė e madhe.

    Edhe kėtė herė keni ardhur pa partnere?

    pari dua tė them se kėtu erdha i ftuar nga drejtori i Shkollės sė
    Baletit, z.Arjan Sukniqi. Ishte njė ftesė tė cilėn unė e prita me shumė
    gėzim. Dhe erdha. Por problemi ėshtė se kam ardhur vetėm. Nė fakt ishte
    e pamundur teknikisht qė unė tė vija kėtu i shoqėruar nga njė balerinė.
    Sepse angazhimet e repertorit ishin tė tilla

    Si e konsideroni pjesėmarrjen tuaj nė 45 -vjetorin e Shkollės sė Baletit?

    E
    kam menduar si njė eveniment shumė tė rėndėsishėm pjesėmarrjen time nė
    jubileun e 45- vjetorit tė Shkollės sė Baletit. E them kėtė sepse unė
    vetė jam “prodhim” i kėsaj shkolle. Kam kaluar kėtu atė pjesė tė
    fėmijėrisė deri nė shkollėn e mesme. Kam vėrtet njė nostalgji tė
    pakrahasueshme pėr kėtė shkollė e cila krijon vazhdimėsi pėr nxjerrjen
    nė skenė tė balerinėve.

    Pėr kė i ruani kujtimet mė tė mira?

    Do tė doja t’i pėrmendja me radhė tė gjithė profesorėt e mi, por nė mėnyrė
    tė veēantė dua t’i bėj homazh profesorit tim, qė nuk jeton mė, Miltiadh
    Papa.

    Po nga Tetari i Operas dhe Baletit, ku ju shkėlqyet pėr aq kohė sa ishit aty ē’mund tė kujtoni?

    Ne erdhėm nė njė periudhė me fat do ta quaja, atėherė kur Teatri i Operas
    ishte plot me personalitete. Nė kėtė frymė u zhvilluam. Aq mė tepėr qė
    ne na u dha dora dhe u shfrytėzua momenti qė tė lanēoheshim. E sa pėr
    pjesė tė veēanta prej tė cilave ruaj mbresa unė do tė pėrmendja baletin
    “Zhizel” me tė cilin ėshtė bėrė turne nė Itali, ku kam kėrcyer me
    balerinėn italiane Ana Raci. Po ashtu do tė pėrmendja edhe baletin “Don
    Kishoti”. Kėsisoj mua m’u krijua mundėsia e njė repertori klasik. Por
    pas kėsaj periudhe, unė pata mundėsinė tė largohem nga Shqipėria pėr nė
    Francė.

    E pėrmendėt edhe mė lart largimin tuaj. Po largimi nga Franca pėr nė Kroaci si ndodhi? Pse nuk qėndruat nė Francė?

    E thashė edhe mė sipėr se nė Francė unė kisha shkuar si specializant.
    Mbaj mend se atė periudhė kishte mjaft probleme me dokumentacionin, dhe
    pasi e kisha shtyrė pėr rreth tre vjet, gjithmonė nėn hijen e kėtij
    specializimi, rastisi tė njihja ish- drejtorin e baletit kroat i cili
    ka qenė njė nga figurat e artit botėror. Ishte pikėrisht ai qė mė ofroi
    tė punoja nė Kroaci dhe qė atėherė po bėhen rreth nėntė vjet qė punoj
    nė Zagreb. Sigurisht jam mjaft i kėnaqur, prej punės sime atje.
    Megjithatė ju keni pasur edhe shumė koncerte jashtė Kroacisė…
    Po kam patur rreth tre katėr koncerte nė vit nė Tokio, ku jam njė i ftuar
    i pėrhershėm atje. Kam patur po ashtu bashkėpunime edhe me njė trupė
    portugeze me tė cilėn kam bėrė njė turne tė gjatė nė Honkong e Makao.
    Po ashtu kam patur turne edhe nė Gjermani dhe vende tė tjera tė
    Evropės.
    Para disa muajsh juve ju akordua edhe Ēmimi i Republikės nė Kroaci. Si e pritėt kėtė vlerėsim?

    Ėshtė njė ēmim qė ata e quajnė njė lloj Oskari. Ai ēmim jepet pėr artistin mė
    tė mirė, i cili ka realizuar rolin mė tė mirė. Unė e mora kėtė ēmim pėr
    rolin e Mefistofelit tek “Fausti”. Nė fakt, mua gjithmonė mė kanė
    cilėsuar si njė kėrcimtar romantik, por me kalimin e kohės dolėn nė pah
    edhe shumė anė tė tjera tė miat si balerin, qė mė parė nuk shiheshin,
    si potenciali dramatik e aq mė shumė nė njė figurė aq komplekse siē
    ėshtė figura e Mefistofelit. Ishte sigurisht njė befasi pėr tė tjerėt,
    por edhe pėr mua, realizimi i kėtij personazhi.


    Po kėto kohė me se jeni angazhuar?

    Kishim premierėn e baletit “Zhizel” me tė cilėn kam dhėnė dy shfaqje me 24 -
    26 prill. Para tij ishte shfaqja “Romeo dhe Zhuljeta”, nė Gjermani kemi
    dhėnė rreth dhjetė shfaqje tė “Faustit”, etj .

    Keni ndonjė plan pėr t’u kthyer nė Shqipėri?

    E kam pasur gjithmonė kėtė dėshirė dhe kjo mė ka shkuar shpesh nė mendjen
    time. Por jo gjithmonė pėrkojnė mundėsitė reale me dėshirat qė kam.
    Atje jam shumė i angazhuar hė pėr hė dhe nuk e di. Tė shohim…

      Ora ėshtė 26/4/2024, 16:19