Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Kumtesė

    musa ahmetaj
    musa ahmetaj
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 38
    Data e rregjistrimit : 17/12/2009

    Kumtesė Empty Kumtesė

    Mesazh nga musa ahmetaj 20/6/2010, 12:46

    Dr.sc.FAIK SHKODRA: Libėr mbi vlerat e lirikės familjare qė ruajnė vazhdimėsinė e krijimeve popullore tė traditės



    Kumtesė me rastin e promovimit tė librit “ Doket e lindjes, dasmės dhe tė vdekjes nė Hogosht” tė Musa Ahmetaj, mė 18.06.2010.



    Vepra “ Doket e lindjes, dasmės dhe tė vdekjes nė Hogosht” tė autorit Musa Ahmetaj, ka vlera tė konsiderueshme nė fushėn e folkloristikės shqiptare, pėr faktin se hedh dritė mbi kėngėt, ritet dhe doket qė lidhen me lindjen, dasmėn dhe vdekjen, mbi ritet dhe zakonet qė janė tė njohura nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme. Nė kėtė vepėr janė pėrfshirė vetėm kėngėt e lindjes, tė dasmės dhe tė vajtimit tė fshatit Hogosht, ndaj tė cilit autori ushqen dashuri dhe ka respekt tė veēantė sepse ėshtė vendlindja e tij. Sipas trajtimeve qė u bėn krijime popullore te shprehura pėrmes kėngėve , riteve , zakoneve ,ngjarjeve jetėsore familjare brenda te cilave mishėrohen ritualet e pasura pagane , tė cilat studiuesi nuk do tė mund ti kuptojė poqėse nuk i vėzhgon ne thellėsi e gjerėsi fjalėt dhe veprimet magjike, qe sipas pikėpamjeve te njerėzve te kohėrave tė lashta kishin fuqinė e mbrojtjės sė njeriut dhe sidomos femijės nga tė ligat e te kėqijat e ndryshme tė shkaktuara nga natyra apo veprimet destruktive te disa njerėzve.

    Ne vepėr janė pėrfshirė nje numėr i konsiderueshėm i kėngėve, formulave pagane dhe rite te lirikės familjare, rite e ceremoni qė sipas pėrmbajtjes, frymės dhe elementeve do ti quanim zhanre letrare zakonore dhe tė gjitha kėto kėngė shprehin njė botė tė pasur sa individuale aq edhe kolektive, gjithėnji tė pėrshkruara me njė lirizėm tė hollė e me ndjenja tė fuqishme nga pikėpamja poetike, figuracioni stilistik, metrika dhe forca komunikuese e tyre.

    Pėrmbajtja e e veprės dhe lėnda e mbarėshtruar ėshtė inetresante dhe pikėrisht mesazhet e plota shprehin njė komunikim tė dendur rreth aktit tė lindjes, rreth ceremonies dhe fazave tė organizizmzit tė dasmės dhe tė vdekjes, na vėnė nė dijeni se nė subjektin e kėryre krijimeve tė lirikės, krijuesi i kėtyre vlerave sikur ka arritur ta projektojė njė pjesė tė jetės dhe veprimtarinė e pėrgjithshme tė njerėzve tė kėtij fshati. Aspektet e shumėllojshme motivore tė kėngėve dhe riteve karakterizohen me vlera ideotematike, funskionale dhe ndėrtekstore. Dhe, siē ka thėnėnė Albert Doja e Koza Vasili “ Struktura e hapur poetike e ninullės ofron mundėsi qė dėshirat, synimet dhe shqetėssimet e ndryshme tė zubjektit krijues shfaqen thuajse kudo dhe kurdoherė nė mėnyrė tė pakufizuar”

    Kur kihen parasysh kėto aspekte qė mbron vepra e Musa Ahmetajt, atėherė ėshtė kėnaqėsi tė flasėsh dhe tė marrėsh pjesė nė prezantimin e njė libri tė ri, libėr qė tek lexuesit do tė sjellė kėnaqėsi, pikėrisht pėr tematikėn joshėse, pėr problematikėn e rėndėsishme qė trajton. Libri, siē mund tė shihet kapė gjėrat interesante dhe me materialet e prezantuara bėhet i dobishėm, i nevojshėm dhe i vlefshėm edhe pėr familjet edhe pėr individėt e fshatit Hogosht e mė gjerė.

    Themi kėshtu ngase nga trajtimet dhe vėzhgimet qė autori u bėn kėngėve tė lirikės sė kėtij fshati me rrezatim tė veēantė nė fushėn e lindjes, tė dasmės dhe tė vdekjes do tė arrijė kulturėn kombėtare me njohuri tė reja mbi kėto krijime tė lirikės familjare.

    Libri ka njė tėrėsi qė pėrfshihet nė 134 faqe dhe i pajisur me aparaturė tė nevojshme shkencore dhe ne njė parathėnje tė ngjeshur nga recensenti Dr. Adem Zejnullahu. Pėr ta bėrė librin mė tė afėrt dhe mė tė kapshėm pėr lexuesin autori e mbarėshtron lėndėn nė tre kapituj: Lindja, martesa dhe vdekja, dhe mbrenda kėtyre pjesėve sjell tituj e nėntituj tė nevojshėm-gjithėnjė nė varėsi nga pėrmabjtja e tematikave tė caktuara.

    Nė vepėr ėshtė shfrytėzuar njė literature e pasur qė pėr object trajtimi ka pasur vlerat e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė kėngėve tė lindjes, tė dasmės dhe tė vdekjes. Pėrpjekja e autorit pėr ta dhėnė njė studim me tė dhėna konkrete e tė mbėshtetura nė teknikat shkencore dhe hulumtuese duhet pėrshėndetur dhe dduhet vlerėsuar si punė tė rėndėsishme nė formacionin e letėrsisė sonė artistike popullore.

    Kujtojmė se ėshtė pėr t u pėrshėndetur puna dhe realizimi i projektit qė ka bėrė Musa Ahmetaj nė hartimin e kėsaj vepre pėr njė pjesė tė lirikės popullore tė njerėzve tė Hogoshtit. Gjithmonė kam qenė qenė i mendimit se botimi i njė libri pėrbėnė njė ngjarje kulturore kudo dhe kurdo qė tė ndodhė. Folklori ėshtė vlerė e madhe, njohja e tė cilit bėhet edhe pėrmes librave qė pėr temė qendore kanė specifikat dhe vlerat njohėse, edukataive dhe arsimore tė tij. Libri bėhet edhe mė i kėrkuar nga lexuesit edhe pėr arsye se ėshtė ndėrtuar mbi arkitekturėn e nevojshme shkencore.

    Kėngėt e lindjes, ritet qė e pėrcjllin tė voglin, ndjenjat e zjarrta tė prindėrve dhe familjarėve, kėngėt e martesės dhe zakonet qė e pėrcjellin aktin e martesės prej fejesės deri nė pėrfundimin e dasmės dhe kėngėt e vajtimit si pjesė e ritit dhe si formė e tė hsprehurit ė dhimbjes dhe pikėllimit ndaj personit tė vdekur-tė gjitha kėto janė pare dhe janė pėrudhė me dije e culture tė duhur. Tė gjitha kėto, pra, dėshmojnė nė mėnyren e vet se kemi tė bėjmė me njė fshat tė komunės sė Dardanės qė me shekuj e ka ruajtur, kultivuar dhe zhvilluar kulturėn e vet tė lashtė. Kemi tė bėjmė me njerėzit e njė fshati qė kanė dėshmuar aftėsi dhe vullnet tė mire pėr ta ruajtur atė pjesė tė krijimtarisė shpirtėrore me tė cilėn bėhet pasqyrimi i botės sė pasur emocionale, mendore dhe imagjinative.

    Le tė jetė ky libėr qė do ta frymėzojė autorin , qė edhe nė tė ardhmen tė shkruajė vepra tė tjera, qė do ta pasurojnė fondin e bibliotekave tona dhe do ta nderojnė autorin pėr punėn e bėrė.
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    Kumtesė Empty Re: Kumtesė

    Mesazh nga shaban cakolli 14/7/2010, 13:54

    une nuke km lexuar librin por kumtesa e z.FAIK sHKODRA siguron se kemi te bejme me nje liber te mire,pergezime z.Musa

      Ora ėshtė 8/5/2024, 00:05