Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    HAFIZ ALI KORĒA

    xheladin
    xheladin
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 170
    Vendi : rahovec
    Data e rregjistrimit : 13/06/2007

    HAFIZ ALI KORĒA Empty PĖRSONALITETE TĖ KULTURĖS ISLAME

    Mesazh nga xheladin 22/6/2007, 10:23

    HILMI MALIQI (SHEH MALA)
    Personalitet i Shquar Fetar, Arsimor Dhe Kombėtar


    Hilmi Maliqi (Sheh Mala), personaliteti i shquar fetar, arsimor dhe kombėtar ėshtė njė nga bijt e denjė tė Kosovės e tė mbarė viseve shqiptare. Studimet i kreu nė Medresenė e Mehmet Pashės nė Prizren, ku u pais me bazat e njohurive islame, duke u ngritur mė pas nė nivele tė larta tė mendimit islam, veēanėrisht nė fushėn e tesavufit. Punoi fillimisht si imam e pastaj si myfti nė rrethin e Rahovecit. Shtėpia modeste e tij, alias teqe e Melamive, u kthye nė njė qendėr tė rinisė pėr edukatėn islame. "Melami" do tė thotė tė kritikosh vetveten, tė jesh autokritik.
    Sot teqet e melamive, si vėllazėri dervishėsh, ndodhen nė Suhadoll tė Mitrovicės, nė Prizren e nė Rahovec. Kėtij tarikati i pėrkisnin shehlerė tė fortė fetarė si Ymer Lutfi Paēarizi nga Prizreni, Sheh Jonuzi nga Suhadolli, Sheh Mala nga Rahoveci, Sheh Sulejmani nga Gjakova, etj. tė cilėt, pėrveē se udhėhiqnin teqetė e veta, lanė dorėshkrime qė dokumentojnė pėr njė punė shumė tė dobishme nė fushė tė historisė sė letrave dhe tė shkrimit shqip nė kėto troje.
    Sheh Hilmi Maliqi ka shkruar disa poezi, tė cilat kėndoheshin si ilahi nėpėr teqe. Krijimtaria poetike e Hilmi Maliqit, si dallim nga ajo e shkruar nė prozė, do tė tėrheqė vėmendjen e studiuesve dhe amatorėve tė shumtė tė fjalės sė shkruar shqipe. "Divani" i tij do tė bėhet objekt studimesh edhe pėr vlerat e tij gjuhėsore nga akademik Idriz Ajeti, si dhe studiues tė tjerė, veēanėrisht pėr tė interesuarit nė ēėshtje fetare e kulturore.
    Ky pėrsonalitet ka hyrė nė historinė e arsimit e tė shkollės, madje edhe tė mendimt pedagogjik, pėr veprimtarinė e tij me vlerė, krahas asaj fetare, edhe nė fushėn e arsimit. Nė shkollat e asaj kohe, si nė mejtepet, iptidaijet, ruzhdijet, idadijet dhe medresetė, nė tė cilat mėsonin shqiptarė, u dalluan disa myderrizė ndėr tė cilėt dhe Sheh Hilmi Maliqi nga Rahoveci.
    Halim Maliqi ka ushtruar edhe mėsuesinė, duke shkruar vepra nė gjuhėn shqipe me alfabet arab. Veprat e tij kanė dhe ide pedagogjike. Ka ushtruar veprimtari fetare dhe arsimore nė Rakovec.
    Nė teqen e ndėrtuar me ndihmėn e popullit kontribuoi si arsimtar dhe klerik, madje mė tepėr si arsimtar. Nė teqe, ku kishte hapur shkollėn, pėrveē mėsimit fetar, zhvillonte edhe aritmetikė, gjeografi e lėndė tė tjera. Vlerėsonte edukatėn e punės dhe rekomandonte punė fizike pėr nxėnėsit, duke i ēmuar tė gjitha llojet e punės. Natyra e tij e drejtė bėnte t’i vlerėsonte njėlloj, sipas aftėsive reale, tė gjithė nxėnėsit, t’i trajtonte ata pa pėrdorur ndėshkime fizike, duke krijuar njė mjedis tė ngrohtė e duke nxitur miqėsinė nė mes tyre.
    xheladin
    xheladin
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 170
    Vendi : rahovec
    Data e rregjistrimit : 13/06/2007

    HAFIZ ALI KORĒA Empty HAXHI ALI ELBASANI

    Mesazh nga xheladin 22/6/2007, 10:31

    HAXHI ALI ELBASANI
    Pėrfaqėsuesi i Unitetit Kombėtar


    Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Ali Elbasanit shtrihet mė se gjysmė shekulli nė shekullin e kaluar dhe mė se njė ēerek nė tė sotmin. Ai pėrjetoi ngjarje tė dhėmbshme tė vėllezėrve tė tij: betejat, copėtimin e vendit, mėrgimet e detyruara, varfėrinė e popullit, pėrēarjen qė mbillte propaganda e huaj greke e sllave etj.
    I pajisur me kulturėn e lartė fetare, tė cilėn e kishte fituar nė aulat e Universitetit tė Stambollit, dhe i frymėzuar nga idealet kombėtare, Haxhi Ali Elbasani fitoi besimin e popullit, i cili e zgjodhi deputet e mė pas dhe anėtar i Senatit. Vajtja nė Haxh e pasuroi botėkuptimin e tij me ndjenja fisnike tė moralit Islam.
    Nė mėnyrė tė vaēantė Haxhi Ali Elbasani u shqua si publicist, veprimtar shoqėror e patriot. Gjatė kohės qė qe nė Turqi, drejtoi gazetėn "Zemra" ("Yrek"), qė botohej nė dy gjuhė: shqip dhe turqisht, me alfabet arab. Nė dalje tė saj, kjo gazetė u bė tribunė e pikėpamjeve lidhur me nevojėn e organizimit tė arsimit nė Shqipėri. Haxhi Ali Elbasani ishte dhe kryetar i Klubit "Bashkimi", i cili kishte si organ tė vetin gazetėn "Fjala e drejtė".
    Pikėpamjet e Haxhi Ali Elbasanit lidhur me arsimin, mirėkuptimin nė mes besimtarėve tė feve tė ndryshme etj, janė pjesė e ideve tė rilindėsve. Ai propagandonte tolerancėn e mendimit, nė bazė tė sė cilės shtronte bashkėpunimin nė mes myslimanėve dhe kristianėve: "Myslimanėt duhet t’u shtrijnė dorėn kristianėve, sepse kjo e forcon kombin shqiptar".
    Mė 1913-1914 ai drejtoi "Komitetin e Zgjimit dhe tė Besės Shqiptare", me qendėr nė Elbasan. Me qėndrimet e tij, me kulturėn qė zotėronte si myderiz dhe pėrvojen qė kishte fituar sa kohė shėrbeu nė organet legjislative tė Turqisė, Haxhi Ali Elbasani fitoi njė popullaritet jo vetėm nė Elbasan, por dhe nė tė gjithė zonėn e Shqipėrisė sė Mesme.
    Haxhi Ali Elbasani vdiq i nderuar nė vitin 1928.
    xheladin
    xheladin
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 170
    Vendi : rahovec
    Data e rregjistrimit : 13/06/2007

    HAFIZ ALI KORĒA Empty HAFIZ ALI KORĒA

    Mesazh nga xheladin 22/6/2007, 10:36

    Hoxha i Pėrndjekur

    Midis hoxhallarėve tė pėrndjekur nga pushtuesit, nga fanatikėt dhe komunizmi pėr idetė, pikėpamjet dhe veprimtarinė e tyre ėshtė dhe Hafiz Ali Korēa. i rritur nė njė mjedis patriotik, fetar e kulturor Korēar tė pastėr, ai u brumos me bindje dhe parime bazė, qė e ngriten lart emrin e tij. Pėr kėto ai, nė vitin 1893, kur ishte nė moshėn 20 vjeēare, u internua nė Sinop, sepse ndėrsa udhėtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atėherė tė ndaluar. Mė 1900, u internua nė Anadoll, pėr aktivitetin nė mėsonjėtoren e Korēės. Pas Kongresit tė Dibrės ia shkatėrruan shtėpinė. Mė pas, Kabineti i Telat Pashės e dėnoi me vdekje, por me ndėrhyrje u fal. Mė 1924 u pėrjashtua nga Kėshilli i Lartė i Sheriatit. Mė 1925 botoi nė Tiranė pamfletin "Bolshevizma a ēkatėrrimi i njerėzimit".
    Hfz. Ali Korēa zhvilloi njė veprimtari intensive nė disa drejtime dhe kryesisht nė fushėn e kulturės, tė fesė dhe tė publicistikės. Ai ka shkruar njė varg veprash origjinale nė prozė e poezi fetare dhe laike. Ndėr to shquhen:
    "Mevludi" (1900). "303 fjalė tė Imam Aliut" (Botuar nė Korēė mė 1910). "Historia e shenjtė dhe tė katėr halifetė" (Botuar nė Tiranė mė 1931, fq.288). "Jusufi me Zelihanė" (Botuar nė Elbasan mė 1923). "Gjylistani", pėrkthim nga Saadiu, (1918). "Shtatė Ėndrrat e Shqipėrisė", poezi, (Botuar nė Tiranė mė 1944). "Tefsiri i Kur’anit", (mbetur dorėshkrim, me njė vėllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatė viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, pėrkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 nė Tiranė).
    Njė rėndėsi tė veēantė kanė gjithashtu edhe tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrėfenjėsi, morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916). Hafiz Ali Korēa ka lėnė edhe njė numėr tė konsiderueshėm dorėshkrimesh e pėrkthimesh.
    Hafiz Ali Korēa, duke pėrkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bėri tė flasin shqip poetėt e mėdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.
    Hafiz Ali Korēa qe ndėr mėsuesit e parė tė mėsonjėtores sė parė shqipe nė Korēė dhe bashkėpunoi ngushtė me Pandeli Sotirin, drejtorin e mėsonjėtores sė parė shqipe tė Korēės. Aty dha pa pagesė edukatė islame . Pas shpalljes sė Pavarėsisė, iu ngarkuan detyra tė rėndėsishme. Qe kėshilltar i Ministrisė sė Arsimit, Drejtor i Pėrgjithshėm po i kėsaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranė Kėshillit tė Lartė tė Sheriatit nė Shqipėri, pedagog nė Medresenė e Lartė tė Tiranės etj.
    Gjatė jetės sė tij Hafiz Ali Korēa bashkėpunoi me njė varg figurash qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė historinė e kohės sė re tė Shqipėrisė, siē janė: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kėrēova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
    Jeta e tij ėshtė njė shembull i pėrsosur i atdhetarit tė devotshėm, qė nuk ndan fjalėn nga veprat e poetit qė fton bashkėpunėtorėt tė punojnė pėr mėmėdheun, tė mos e braktisin.

    Sponsored content


    HAFIZ ALI KORĒA Empty Re: HAFIZ ALI KORĒA

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 2/5/2024, 07:13