Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION Empty Rreth Psikologjisė

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/6/2007, 18:07

    Psikologjia shum here e kalon vizen midis realitetit dhe
    teorive psikoligjore... i kan bere tere njerzit te depresuar dhe te stresuar... sipas psikologėve duhet te jesh i lumtur 99.9% te kohes qe mos te jesh i depresuar. Shumė nga ata gjithashtu bejne tere njerzit paksa te rrezikshem... nejse, psikologjia me pelqen shume kur dine per cfare po
    flasin.

    Tema e hapur prandaj mundeni edhe ju te jeni pjese perberese e saj

    Vazhdim te mbarė....
    triniti
    triniti
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 3390
    Vendi : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
    Puna : realiste :D:D:D
    Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte
    Data e rregjistrimit : 28/05/2007

    PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION Empty Re: PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION

    Mesazh nga triniti 21/6/2007, 18:24

    dmth une i bie te jem depresive kronike eee :D:D:D
    avatar
    Musafir
    Vizitor


    PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION Empty Re: PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION

    Mesazh nga Musafir 23/6/2007, 10:37

    Njė nga fushat e para tė interesimit tė njeriut pėr njohje ėshtė fusha e jetės sė tij psikike. Si homo sapiens njeriu vazhdimisht ėshtė pėrpjekur tė njohė natyrėn qė e rrethon, por edhe qėndrimin e tij ndaj asaj rrethine. Ky interesim ekziston edhe sot, e pėr shkak tė ndėrlikueshmėrisė sė saj, jeta psikike e njeriut do tė mbetet fushė qė pėrvetėsohet vėshtirė, por edhe fushė intriguese pėr hulumtime tė reja. Nė saje tė psikologjisėbashkėkohore sot realiteti psikik akceptohet si pjesė e realitetit tė pėrgjithshėm, d.m.th. si sintezė e realitetit natyror dhe shoqėror. Njohuritė fundamentale nga psikologjia gjithnjė e mė shumė aplikohen nė sfera tė ndryshme tė veprimtarisė sė njeriut. Kėshtu, psikologjia ka gjendur vendin e vet nė fushėn e patologjisė sociale, tė sjelljes asociale dhe kriminale. Rėndėsi tė veēantė psikologjia ka pėr njė numėr tė madh masash dhe veprimesh operative – teknike, tė metodave dhe tė teknikave kriminalistike nė zbulimin e provave materiale, si dhe tė veprimeve dhe tė dėshmisė hulumtuese tė fajit nė procedurėn gjyqėsore.
    Funksioni i risocializimit tė personave tė gjykuar nė kuadėr tė trajtimit penologjik mbėshtetet nė njohuritė nga psikologjia. Nė fund, punėtorėt operativė tė organeve tė punėve tė brendshme, policėt, kriminalistėt gjatė punės sė vet komunikojnė me njė numėr tė madh njerėzish, e atė komunikim e ndėrlikon njė numėr i madh i indikatorėve tė natyrės psikologjike. Pasi qė aftėsia e komunikimit me njerėzit e profileve tė ndryshme psikologjike nuk trashėgohet, por ajo arrihet pėrmes procesit tė mėsimit dhe tė pėrvetėsimit tė dijeve, ėshtė e nevojshme qė studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės tė pėrvetėsojnė informata tė caktuara dhe tė fitojnė njohuri tė caktuara nga psikologjia e pėrgjithshme, psikologjia e personalitetit, psikologjia sociale, psikologjia e komunikimit, nė mėnyrė qė tė aftėsohen pėr punėt efikase dhe humane me njerėzit. Tė gjithė kėto do t’ua ofrojė programi i propozuar nga moduli / lėnda mėsimore
    – psikologjia.
    Njohja e studentėve tė Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės me nocionet fundamentale nga psikologjia e pėrgjithshme, psikologjia e personalitetit, psikologjia sociale, psikologjia e komunikimit, me theks tė veēantė mbi njohuritė aplikative psikologjike lidhur me punėt e kriminalistit. Pėr studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės, kjo ėshtė para sė gjithash:
    • Pjesė e arsimimit dhe e kulturės sė pėrgjithshme;
    • Njohuri shkencore qė do t’u mundėsojė punė mė tė suksesshme pas pėrfundimit tė studimeve;
    • Bazė pėr bashkėpunim mė tė suksesshėm me ekspertėt e tjerė nga fusha e shkencave shoqėrore dhe natyrore;
    • Bazė pėr tė kuptuarit mė tė lehtė tė pėrmbajtjeve nga disa module/lėndė tė tjera siē janė: sociologjia, psikopatologjia, kriminologjia, kriminalistika, penologjia, etika etj.
    Rezultatet e procesit mėsimor nga moduli / lėnda e psikologjisė do tė jenė shprehje e qėllimeve tė parashtruara. Njeriu nė tėrėsinė e vet ėshtė i determinuar me faktorėt biologjikė, psikologjikė dhe faktorėt e mjedisit ku jeton dhe zhvillohet. Duke i pėrvetėsuar informatat nga moduli i psikologjisė, studentėt do tė kenė mundėsi tė njohin komponentėn psikologjike tė njeriut, me ēka para sė gjithash do tė mund ta njohin veten, por edhe sjelljet karakteristike tė njerėzve tė tjerė. Kjo do t’ju ofrojė arsimim tė gjerė tė pėrgjithshėm, do t’ua humanizojė marrėdhėniet me njerėzit e tjerė, nė saje tė transferimit pozitiv tė njohurive do t’ju mundėsojė pėrvetėsimin e njohurive tė reja nga fushat e tjera shkencore, do t’u ndihmojė qė mė lehtė dhe nė mėnyrė mė efikase t’i kryejnė punėt e kriminalistikės.
    ĒKA ĖSHTĖ PSIKOLOGJIA?
    Psikologjia ėshtė shkenca mbi shpirtin.
    Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme psikike tė individit. Psikologjia studion nė aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Objekti i interesimit tė psikologėve pėrfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, tė mėsuarit dhe kujtesėn, intelegjencinė, gjuhėn dhe tė folurit, mendimin, rritėn dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shėndetin, ērregullimet psikologjike, mėnyrat e zbutjes dhe tė mėnjanimit tė ērregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerėzve nė rrethana sociale, d.m.th. nė grupe tėndryshme dhe nė organizata shoqėrore.
    PSIKOLOGJIA SI SHKENCĖ
    Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, pėrpiqet t’i pėrshkruajė, sqarojė, parashohė dhe kontrollojė dukuritė qė i studion. Pra, psikologjia pėrpiqet tė pėrshkruajė, sqarojė, parashohė dhe kontrollojė sjelljen dhe proceset psikike. Kurdoherė qė kjo ėshtė e mundur, emėrtimet dhe nocionet pėrshkruese lidhen me teorinė. Teoritė paraqesin formėsimin e tėrėsishėm tė raporteve tė qarta midis dukurive tė vrojtuara. Teoritė psikologjike mbėshteten nė supozimet mbi sjelljen dhe proceset psikike, pėrmbajnė pohime mbi parimet dhe ligjshmėritė qė sundojnė midis tyre dhe na bėjnė tė mundshėm paraqitjen e sqarimeve dhe tė parashikimeve. Teoritė psikologjike mund t’i ndėrlidhin pohimet mbi sjelljen (siē ėshtė tėushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siē janė qėndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike. Pėr shembull, shumė prej reaksioneve tona ndaj drogės sikurse ndaj alkoolit apo marihuanės, mund tė maten kur manifestohen nė sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik tė drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre. Psikologėt verifikojnė, gjithashtu, teoritė e veta tė pėrpiluara me kujdes me anė tė metodave hulumtuese, siē janė hulumtimet dhe eksperimentet nėterren. Teoria e kėnaqshme psikologjike na i bėn tė mundshme parashikimet. Pėr shembull, teoria e kėnaqshme mbi urinė do tė na bėjė tė mundshėm parashikimin kur do tė hanė njerėzit e kur jo. Mirėpo, nė psikologji pėr shumė teori ėshtė konstatuar se nuk janė tė afta tė sqarojnė ose parashikojnė atė qė ėshtė vėrejtur. Pėr kėtė arsye, ato teori janėbraktisur
    ose janė ndryshuar.
    Nocioni i kontrollimit tė sjelljeve dhe tė proceseve psikike ėshtė kontravers. Disa njerėz gabimisht mendojnė se psikologėt kėrkojnė mėnyra qė t’i shtyjnė njerėzit e tjerė ta bėjnė atė qė u urdhėrohet – sikurse kukullave nė pe. Kjo nuk ėshtė ashtu. Psikologėt janė tė prirur tė besojnė nė dinjitetin e qenieve njerėzore, kurse dinjiteti i njeriut kėrkon qė njerėzit tė jenė tė lirė tė marrin vendime tė veta dhe tė zgjedhin sjelljen e vet. Tėrė kohėn psikologėt mėsojnė gjithnjė e mė shumė pėr ndikimet nė sjelljen e njeriut, por atė dijeni ata e aplikojnė vetėm nė bazė tė kėrkesės dhe pėr t’u ndihmuar njerėzve nė realizimin e nevojave tė tyre.
    PSIKOLOGJIA E APLIKUAR
    Psikologėt kanė interesim tė shprehur tė pėrbashkėt pėr sjelljen, por mund tė dallohen shumė mes veti. Disa psikologė nė radhė tė parė janė tė angazhuar nė hulumtime themelore (qė ndonjėherė quhen bazike ose teorike apo hulumtime tė pastra). Hulumtimet themelore nuk kanė aplikim tė drejtpėrdrejtė nė problemet personale ose shoqėrore, prandaj pėr kėtė arsye konsiderohen hulumtime qė kanė vetveten pėrqėllim. Psikologėt e tjerė merren me hulumtime aplikative, qė i dedikohen kėrkimit tė zgjidhjeve pėr problemet specifike personale ose shoqėrore. Megjithėse hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dėshira pėr dije dhe mirėkuptim, hulumtimet e sotme themelore shpeshherė pėrmirėsojnė mėnyrėn enesėrme tė jetesės. Pėr shembull, hulumtimet themelore tė tė mėsuarit dhe tė motivimit tė kryera ndaj kafshėve nė fillim tė kėtij shekulli kanė gjetur njė aplikim tė gjerė nė sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet themelore tė veprimit tė sistemit nervor i kanė zgjeruar njohuritė mbi ērregullimet siē janė epilepsia, sėmundja e Parkinsonit, sėmundja e Alzheimerit. Shumė psikologė nuk janė inkuadruar nė kurrfarė hulumtimesh. Nė vend tė kėsaj, ata aplikojnė njohuritė psikologjike qė t’ju ndihmojnė njerėzve tė ndryshojnė sjelljen e vet nė mėnyrė qė tė mund t’i arrijnė nė mėnyrė mė tė efektshme qėllimet e veta. Psikologė tė shumtė merren kryesisht me mėsim. Ata i zgjerojnė njohuritė psikologjike nė klasė, seminare dhe punishte tė ndryshme.
    Mirėpo, tė shumtė janė psikologėt e inkuadruar nė tė gjitha kėto aktivitete: hulumtim, kėshillim dhe mėsim. Pėr shembull, profesorėt e psikologjisė zakonisht zbatojnė hulumtime tė pastra ose tė aplikuara, u japin kėshilla klientėve individualė ose industrialė dhe i mėsojnė.
    Psikologėt klinikė dhe psikologėt kėshillėdhėnės
    Psikologėt klinikė u ndihmojnė njerėzve qė kanė probleme psikologjike nė pėrshtatjen ndaj kėrkesave jetėsore. Problemet e klientėve mund tė shkojnė nga ankthi dhe depresioni, vėshtirėsitė nė jetėn seksuale e deri te humbja e qėllimeve jetėsore. Psikologėt klinikė i vlerėsojnė problemet me anė tė intervistave strukturore dhe tė testeve psikologjike. U ndihmojnė klientėve tė vet nė zgjidhjen e problemeve tė tyre dhe nė ndryshimin e sjelljes sė papėrshtatshme me aplikimin e psikoterapisė dhe tė terapisė biheviorale. Psikologėt shkollorė dhe arsimorė Psikologėt shkollorė janė tė punėsuar nė sistemin shkollor dhe u ndihmojnė atyre qė kanė tė bėjnė me problemet qė e pengojnė tė mėsuarit. Problemet e tilla pėrfshijnė problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vėshtėrsitėspecifike tė tė mėsuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxėnėsve me anė tė intervistės me mėsuesit, prindėrit dhe vetė nxėnėsit.
    Psikologėt zhvillimor
    Psikologėt zhvillimor i studiojnė ndryshimet – trupore, emocionale, kognitive dhe sociale – qė ndodhin gjatė tėrė jetės. Ata pėrpiqen tė veēojnė ndikimin relativ tėtrashėgimisė (natyrės) nga rrethina (edukimi) nė zhvillim. Psikologėt zhvillimor zbatojnė hulumtime mbi ndikimin e pėrdorimit tė drogės nga ana e nėnės nė embrion, pėrfundimet e formave tė ndryshme tė edukimit tė fėmijėve, njohuritė e fėmijėve mbihapėsirėn dhe kohėn, konfliktet e adoleshentėve, pėrshtatjen e njerėzve mė tė moshuar. Psikologėt qė merren me personalitetin dhe psikologėt socialė Psikologėt qė merren me personalitetin e njeriut pėrpiqen t’i caktojnė tiparetnjerėzore; tė pėrcaktojnė se ēka ndikon nė proceset mendore tė njeriut, ndjenjat dhe sjelljet, si dhe t’i sqarojnė ērregullimet psikologjike. Ata merren sidomos me problemet enjeriut sikur janė ankthi dhe agresioni, si dhe me ēėshtjet e roleve gjinore. Psikologėt socialė nė rend tė parė orientohen nė natyrėn dhe nė shkaqet e tė menduarit dhe tė ndjenjave tė individėve dhe nė sjelljen e tyre nė situatat sociale.
    Psikologėt qė studiojnė personalitetin pėrpiqen qė brenda personit t’i gjejnė disa interpretime tė sjelljes, kurse psikologėt socialė orientohen nė ndikimet shoqėrore ose tė jashtme. Nė sjellje veprojnė edhe ndikimet e brendshme dhe tė jashtme.
    Psikologėt industrialė
    Psikologėt industrialė janė tė orientuar nė raportet midis njeriut dhe punės. Psikologėt e organizatave studiojnė sjelljen e njerėzve nė organizata siē janė ndėrmarrjet e ndryshme. Mirėpo, shumė psikologė janė tė arsimuar pėr tė dy fushat. Psikologėt industrialė dhe ata tė organizatave janė tė punėsuar nė organizatat afariste me detyrė qė t’i pėrmirėsojnė kushtet e punės, tė shtojnė produktivitetin dhe – nėse kanė arsimim pėr kėshillime – punojnė me tė punėsuarit qė kanė probleme nė punė. Ndihmojnė gjatė punėsimit, arsimimit dhe pėrparimit.
    ZHVILLIMI HISTORIK I PSIKOLOGJISĖ
    Psikologjia ka njė tė kaluar tė gjatė, por njė histori tė shkurtėr. Megjithėse duket qė rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnė pamjen e psikologjisė gjatė ēdo disa viteve, projektin e kėtij teksti mėsimor ka mundur ta shkruajė filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit). Njė nga veprat e Aristotelit ėshtė quajtur Peri Psyches, qė do tė mund tė pėrkthehej si “Mbi psikėn”. Peri Psyches, si edhe ky libėr, fillon me historinė e psikologjisė sė tė menduarit dhe pikėpamjet historike mbi natyrėn e psikikės dhe tė sjelljes.Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerėzit janė tė motivuar nė mėnyrė bazike qė tė kėrkojnė kėnaqėsinė dhe t’i shmangen dhembjes, qėndrim ky qė e ka shfrytėzuar teoria moderne psikodinamike dhe teoritė e tė mėsuarit. Ekzistojnė edhe kontribute tė tjera tė grekėve tė vjetėr. Demokriti (rreth viteve 460-370 para Krishtit), pėr shembull, ka theksuar se sjellja jonė ėshtė nėn ndikimin e ngacmimeve tė jashtme. Ai ka qenė njė nga tė parėt qė ka parashtruar ēėshtjen se a ekziston diēka e tillė siē ėshtė vullneti i lirė ose zgjedhja. Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxėnės i Sokratit (rreth viteve 470399 para Krishtit), ka shėnuar kėshillėn e Sokratit “njihe vetveten”. Qė nga atėherė kjo ėshtė motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund tė arrijmė njohjen e plotė tė vetvetes me anė tė ndjenjave tona sepse ato nuk janė shprehje e saktė e realitetit. Edhe sot dallojmė ngacmimet qė veprojnė nė receptorėt tonė tėndijimit nga percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherė tė shtrembėruara. Pasi qė ndijimet e bėjnė tė mundshme njohjen e papėrkryer, Sokrati ka propozuar qė ta studiojmė vetveten me anė tė tė menduarit racional dhe tė introspeksionit. Mirėpo, le t’i kthehemi zhvillimit tė psikologjisė si shkencė laboratorike nė gjysmėn e dytė tė shekullit 19. Disa historianė vejnė datėn e fillimit nė vitin 1860. Atėherė Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin qė ėshtė gur kufitar nė psikologji: “Elementet e psikofizikės”. Ajo ka treguar se nė ēfarė raporti janė dukuritė fizike (siē janė drita dhe zėri) me dukuritė psikologjike tė ndijimit dhe tė percepcionit. Fechner gjithashtu ka treguar se si mund tė masim shkencėrisht efektet e atyre dukurive. Shumica e historianėve e vendos fillimin e psikologjisė moderne si shkencė laboratorike nė vitin 1879. Atė vit Wilhelm Wund(1832-1920) ka themeluar laboratorin e parė psikologjik nė Leipzig tė Gjermanisė.
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION Empty PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION

    Mesazh nga shaban cakolli 23/6/2007, 19:51

    S HABAN CAKOLLI
    qRREGULLIME TE GJENDJES SHPIRTERORE
    -SEMUNDJE ME BAZE BIOLOGJIKE
    -Infeksione,,kontakti me metale e prodhime kimike,jane faktoret qe te shpiente depresioni.Pastaj ka depresione me natyre emocionale,si ndjenje e thelle humbjeje per diqka shume te dashur.Edhe deshtimi ne diqka mund te shpie te depresioni.
    Humbja ne dashuri,ndjenja se te tjeret nuk e duan,qon te depresioni.Nese gjendja e deshpruar shpirtrore vazhdon me njefar kohe ,dhe personi ka ndjenja negativete shoqeruara me ndjenjen se nuk vlene aspak,me ankth dhezemrim,fjala eshte per depresion te lehte kronik,i cili mbrenda kohessherohet.Por simptomat mund te ndryshojne ne menyre te konsiderueshme ,kur ndjen gjendje ankthi,ndjehet i lodhur gjate tere kohes,nuk ka oreks,bene gjume te trazuar,semundja eshte serioze dhe fjala eshte per nje depresion te rende,i cili veshtire sherohet,apo nuk sherohet fare.

    Duhet te njohim simptomet,per te caktuar shkallen e semundjes.
    SIMPTOMET PER DEPRESION TE RĖNDĖ JANĖ.

    -ASGJE NUK TE KENAQ
    -NDIHESH PLOTĖSISHT I PADENJĖ
    -NDRYSHIME TĖ MĖDHA HUMORI
    -FARE PA SHPRESĖ
    -DO TE DOJE TE ISHE I VDEKUR
    -NUK ARRINĖ TĖ PĖRQENDROHESH
    -NDRYSHIM I ZAKONIT TE USHQYARIT DHE FUNKSIONEVE TE BRENDSHME
    -GJUME I TRAZUAR
    SHOQERIME DHIMBJESH,si psh,barku,kraherori,ngerqi,lodhjae paarsyeshme,dhe nese i semuri dallon keto simptome duhet menjehere te paraqitet te psikologu.

    Sponsored content


    PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION Empty Re: PRESIONET SHKAKTOJNĖ DEPRESION

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 3/5/2024, 00:09