Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Zbulime arkeologjike

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Zbulime arkeologjike Empty Zbulime arkeologjike

    Mesazh nga **GISHTEZA** 1/6/2007, 09:01

    Perqafim I perjetshem? Nje ēift ende te perqafuar qe prej 5,000 vjetesh

    Arkeologet kane zbuluar ne veri te Mantoves – Itali, nje ēift te varosur 5000 deri ne 6000 vjet me pare, te perqafuar me njeri-tjetrin.
    Menotti (arkeologe) thote se burri dhe gruaja te gjetur te varrosur duhet te kene qene te rinj ne moshe, sepse dhembet e tyre ishin te paprekur dhe jo te rene.
    Nje laborator tashme do te perpiqet te percaktoje moshen e ēiftit ne momentin e vdekjes dhe kohen prej sa ata kane qene te varrosur.
    Zbulime arkeologjike 413009169-Perqafimiperjetshem
    triniti
    triniti
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 3390
    Vendi : aty ku mbarojne enderrat dhe fillon realiteti
    Puna : realiste :D:D:D
    Loisirs : ca o kjo me, se njef muve kte
    Data e rregjistrimit : 28/05/2007

    Zbulime arkeologjike Empty Re: Zbulime arkeologjike

    Mesazh nga triniti 1/6/2007, 21:26

    ca jane homoseksual :P:P:P
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Zbulime arkeologjike Empty Zbulohen tre skelete 734-vjeēare ne amfiteatrin e Durresit

    Mesazh nga **GISHTEZA** 7/7/2007, 11:50

    Zbulohen tre skelete 734-vjeēare ne amfiteatrin e Durresit

    • Arkeologet kane zbuluar skeletet, te cilat mendohen te jene gjurme te termetit te vitit 1273, i cili shkaterroi thuajse te gjithe Durresin



    Durres -Nje ēift ne pozicion gjumi dhe nje femije ne pozicion vrapimi, jane tre skeletet e zbuluara dje nga arkeologet qe po zhvillojne nje ekspedite ne Amfiteatrin e Durresit. Ata kane mbetur te shtangur, kur gjate germimeve kane zbuluar skeletet, te cilat paraprakisht mendohet te jene gjurme te termetit te vitit 1273, i cili shkaterroi thuajse te gjithe qytetin e Durresit. Sipas arkeologeve, skeletet e nje familjeje te perbere nga 3 pjesetare, jane gjendur ne pozicione te ndryshme.

    Zbulimi eshte bere gjate germimeve te nisura disa dite me pare nga nje ekspedite italo-shqiptare. Kjo ekspedite po kryen germime per te tretin vit radhazi te amfiteatri antik, por dje zbuloi disa skelete njerezish ne pjesen jugperendimore te amfiteatrit. Fillimisht u mendua se ajo mund te ishte nje varreze, por shpejt kjo hipoteze ra per shkak se skeletet nuk ndodheshin ne pozicione varrimi, por ne pozicione te ndryshme, sikur te ishin ne gjume. Pak metra me tutje u gjend nje skelet femije ne kembe, ne mes te nje mase lende inerte.

    SKELETET
    Arkeologet, pasi nxoren ne pah te gjithe rrenojen, arriten ne perfundimin se kishin te benin me nje banese mesjetare, ne te cilen banonte nje familje e thjeshte. Sipas tyre, mendohet se fragmenti qe kane zbuluar i perket asaj dite te tmerrshme, kur Durresi u lekund ne shekullin e XIII-te nga nje termet i fuqishem e ku si pasoje humben jeten 30 mije njerez. Arkeologia italiane, Klaudia Korradi tha se “nuk behet fjale per varre. Eshte nje vdekje e menjehershme e shkaktuar nga forca madhore”.

    Germimi nxori ne drite dy skelete qe i perkasin nje ēifti, te cilet u gjenden ne pozicion gjumi, si dhe skeletin e nje femije 10 deri 12-vjeēar ne kembe, ne pozicion vrapimi pas nje muri ndares. Ai mendohet te kete qene femija i ēiftit, i cili banonte ne nje dhome me te forte se ajo e prinderve te tij dhe ka tentuar t’i shpetoje termetit duke vrapuar. Por ne kete pozicion e kane zene rrenojat. Prinderit e tij duhet te kene qene te rinj, pasi i kane te gjithe dhembet ne goje”, - kane vene re arkeologet. Arkeologia shqiptare, Brikena Shkodra sqaron se “eshte rrenqethes imazhi qe ofrojne 3 skeletet. Femija ne pozicion vrapi, si ai i nje atleti qe sapo eshte nisur nga starti per t’i shpetuar vdekjes”.

    ANALIZAT
    Skeletet do te udhetojne per ne Parme, ku do t’u nenshtrohen analizave te thella perfshire edhe ato gjenetike. Nepermjet ketyre analizave kerkohet te zbulohet vjetersia e tyre, si dhe te shikohet gjendja fizike e banoreve te Durresit te asaj kohe, si p.sh, semundjet e te tjera tregues.

    Termeti i vitit 1273 mori 30 mije jete
    Termeti i vitit 1273 ka qene i tmerrshem. Ai perfshiu nje territor te gjere te rajonit si Raguzen, Ulqinin dhe Durresin. Sipas te dhenave te asaj kohe, ne Durres vdiqen 30 mije qytetare, ndersa pjesa qe shpetoi, braktisi per 2 deri 3 vjet qytetin dhe u vendos ne Berat. Ky termet demtoi edhe nje pjese te amfiteatrit”, - kane theksuar arkeologet. Historiani bizantin, Pahimer, per termetin ne Durres shkruan: “...U degjua nje zhurme e madhe nga deti dhe me pas toka nisi te lekundet. Shtepite shembeshin dhe binin siper njera-tjetres. Banoret qe shpetuan, iknin te tmerruar…”. Ky ishte termeti i trete qe tronditi Durresin. Me pas, termete rane edhe ne shekullin e 18-te si dhe ne vitin 1920, duke shkaktuar pasoja. Por, termeti me i tmerrshem ka qene ai i vitit 1273. Vitin qe shkoi, ekspedita italo-shqiptare zbuloi disa puse uji, te cilat i perkasin periudhes otomane. Objektivi i tyre madhor eshte zbulimi i te gjithe amfiteatrit, i cili pengohet nga nje numer shtepish, banoret e te cilave duhet te sistemohen ne tjeter vend, per t’i ēelur rruge realizimit te ketij projekti. Artur Korriku
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Zbulime arkeologjike Empty Re: Zbulime arkeologjike

    Mesazh nga **GISHTEZA** 14/4/2008, 16:43

    Zbulime arkeologjike A_852
    RIZBULOHET MUMJA E MBRETIT TĖ EGJIPTIT TĖ LASHTĖ TUTANKHAMUN
    Fytyra e Mbretit tė Egjiptit tė Lashtė Tutankhamun ėshtė ekspozuar para publikut pėr herė tė parė qė kur varri i tij u zbulua 85 vjet mė parė. Mumja e mbretit Tut u vendos nė njė kuti speciale tė tejdukshme, ku ėshtė dhe mė i mbrojtur nga pluhuri dhe elementėt e tjerė atmosferikė. Challis McDonough i Zėrit tė Amerikės ėshtė nė Luxor dhe sjell materialin nė vazhdim.
    6 njerėz nxjerrin mumjen e mbretit Tutankhamun jashtė qivurit tė tij ku ai ishte varrosur prej mėse 3 mijė vitesh. Ata e vendosėn atė, nė anėn tjetėr tė varrit tė tij , ku njė arkė e posaēme me kushtet e duhura pėr tė mos dėmtuar mumjen, do tė bėhet shtėpia e re mbretit. Fytyra e ruajtur mirė e mbretit Tut, ka lėkurė tė errėt dhe nė tė shihet njė buzėqeshje e lehtė. “Fytyra e djalit tė artė ėshtė e mrekullueshme. Ėshtė magjike dhe misterioze. Nė se e shihni fytyrėn e tij, do ta ndjeni fytyrėn e mbretit tė artė”.
    Tutankahmun, i njohur sė shumti me emrin mbreti TUT, ishte vetėm 19 vjeē kur vdiq mė shumė se 3 mijė e 200 vjet mė parė. Sasia e madhe e floririt dhe thesari qė u zbulua kur varri i tij u hap nė vitin 1922 e bėnė atė njė prej drejtuesve mė tė famshėm tė Egjiptit tė lashtė. Maska e tij e artė u shndėrrua nė njė imazh tė spikatur.
    Zhvendosja e mumjes sė djalit mbret, nuk ka tė bėjė vetėm me ekspozimin e trupit tė tij. Gjithashtu ėshtė parashikuar qė tė mbrohet ajo ēka mbetur prej tij nga lagėshtira dhe i nxehti, tė cilat shtojnė dhe nivelin e zagushisė si pasojė e qindra vizitorėve qė vizitojnė varrin ēdo ditė. “Tuntakhamun do tė ishte i lumtur pasi ne po ruajmė mumjen. Sepse lagėshtira dhe i nxehti mund t’a kthejnė kėtė mumje nė pluhur”. Mumja e King Tut u ekspozua nė publik pėr herė tė parė 85 vite mė parė ditėn qė varri i tij u zbulua nga arkeologu britanik Howard Carter. Atij iu deshėn 5 vjet qė tė zhvendoste dhe tė pėrmblidhte nė njė katalog elementėt pėrbėrės tė varrit. Nė vend qė tė hiqte hajmalitė personale prej floriri dhe gurėsh tė ēmuar si dhe maskėn e famshme tė vdekjes, krejtėsisht prej floriri, Carter e ndau mumjen nė 18 pjesė.
    Ndėrsa maska dhe hajmalitė ishin vendosur nė Kairo si dhe bėnin xhiron rreth botės, mumja e tij prehej varr, pa u parė nga publiku. Hawass thotė se shkencėtarėt nisėn tė merren me mumjen e Mbretit Tut dy vjet mė parė kur ai u lėviz pėr pak kohė nga varri i tij pėr tė kryer njė grafi. Ai tha se Tutankhamuni duhet tė ketė vdekur prej infeksionit nga kėmba e thyer. Hawass thotė se mbetjet e trupit tė mbretit, janė nė gjendje jo tė mirė, pėrveē kokės dhe kėmbėve, tė cilat janė tė vetmet pjesė tė dukshme nė kutinė e re ku ėshtė vendosur.
    Pjesa tjetėr e trupit e tij ėshtė mbuluar me pėlhurė ngjyrė bezhė. Guidat turistike nė Valley of Kings thonė se ata janė tė kėnaqur qė vizitorėt kanė njė arsye tė re pėr tė vizituar varrin e mbretit Tut. Mumja paraqitet para publikut ndėrkohė qė njė ekspozitė shėtitėse e relikeve nga varri i mbretit Tut, ka ngjallur interesim tė madh nė Amerikėn Veriore dhe nė Europė.

    Sponsored content


    Zbulime arkeologjike Empty Re: Zbulime arkeologjike

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 27/4/2024, 01:50