Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E vecanta - Jonida

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    E vecanta - Jonida Empty E vecanta - Jonida

    Mesazh nga **GISHTEZA** 19/11/2007, 15:01

    Kohet e fundit ne disa anketa te medias shqiptare per femren e veshur me bukur,emri i Jonides renditej diku ne maje te listes,nje apo dy vende poshte Majlinda Bregut (mbaj frymen) dhe Bleona Qeretit (mos qesh nuk tallem). Ju kerkoj ndjese femrave te tjera paraprakisht,por nuk ka femer tjeter ne Shqipe qe vishet me bukur e me cool se Jonida Maliqi.Nuk ka gabuar asnjehere,dhe gjithmone i ka bere shikuesit te thone “Sa bukur eshte veshur !“. Persa i perket muzikes,une gjithmone kisha menduar se Jonida Maliqi do rritej te behej, nje prej kengetareve me “rrebele” te muzikes shqiptare,por ne fakt,sot ajo eshte nder te paktat artiste ne Shqipe qe mund te renditen ne rrymen muzikore “adult contemporary”. Ne nje kohe kur as artiste si Alma Bektashi nuk mund ti shpetojne dot kengeve pop-folk,Jonida vazhdon e vendosur ti qendroj besnike muzikes qe e ka pas gjithmone per zemer dhe ne pergatitjet per albumin e saj te dyte.

    Elbino:Pershendetje Jonida,ku gjendeni ne keto momente e me cfare jeni duke u marre?

    Jonida: Pershendetje Elbino dhe faleminderit per intervisten.Momentalisht ndodhem ne Shqiperi ne shtepine time ku po ju shkruaj pergjigjet e kesaj interviste.

    Ndoshta lexuesit jashte Tiranes nuk e dine,por ju keni qene nje nder adoleshentet me popullore ne Tirane.Jeni rritur duke qene vazhdimisht ne syrin e publikut, por a jeni mesuar me kersherine e veshtrimeve dhe fjaleve apo eshte dicka qe gjithmone ju bezdis nga koha ne kohe?

    Eh profesioni im eshte i tille megjithese ndonjehere tejkalohet masa dhe privatesia ime me mungon.

    Shume artiste ankohen per jeten e kufizuar qe ju krijon te qenit person publik.Imagjinoni sikur “neser” ju kaloni ne rruge dhe askush nuk ju njeh,askush nuk peshperit apo ju veshtron kur ju kaloni.Si do ndiheshit? Dua te them,a mundet dot nje artist te jetoj pa kersherine e publikut?

    Fatmiresisht jetoj ne Shqiperi dhe njerezit nuk jane aq kurioze pasi vete Tirana eshte shume vogel dhe ne jemi shume te prekshem.Nuk e kufizoj vehten kurrsesi ne daljet e mia ne publik per me teper kujt nuk do ti pelqente te ishte ne qender te vemendjes?Bezdia me e madhe eshte kur te tjeret flasin per ty teksa kalon diku dhe peshperisin pa teklif.

    Une gjithmon mendoja se ju do ishit kengetarja me rebele e brezit tuaj,sepse kisha vene re qe ishit me e lirshme ne shoqeri,ne veshje, ne sjellje, me jeni dukur gjithmon tip i hedhur dhe i guximshem etj.Nderkohe albumi juaj i fundit shume mire mund te perfshihet ne degen “adult contemporary” dmth, i perket nje grupi degjuesish me te pjekur, me serioze. Si e moret kete drejtim?

    Kot nuk thone qe aparenca ndojehere te zhgenjen megjithate nuk e mohoj faktin se ne adoleshence ashtu si nje pjese e madhe edhe une kam qene paksa rebele.Por ne muzike jam gjithmone shume e kontrolluar kjo vjen si pasoje e shkolles qe kam kryer.Jam rritur me instrumentin e violines me pas ate te kitares dhe pianos.Kam studiuar 8 vjet kanto klasike dhe nuk mund te perfshihem dot ne pjesen e kengetareve komerciale.

    Ju mbaj mend ne nje emision televiziv per femije, dhe u impresionova sepse ju po luanit ne disa instrumenta muzikore.Ndoshta une nuk e mbaj mend mire,megjithate ma vertetoni nese eshte e vertete apo jo? Nese po, sa instrumenta muzikor luani dhe cilet?


    Megjithese i parapriva pyetjes tende mund te te them qe 4 vjet kam studiuar violine.Me pas 3 vjet kam studiuar kitare dhe 8 vjet piano dhe kanto. Para nje viti kam blere nje piano elektrike ku po filloj te kompozoj disa kenge te cilat ende nuk i kam nxjerre ne publik.

    Eshte viti 2007 e ju do thoni qe nuk ju pelqejne Spice Girls,por ne kemi qene se bashku ne nje party e ju se bashku me dy vajza te tjera kendonit fjale per fjale dhe kercenit “Wanna Be” lol. C’mendoni per rikthimin e ketij grupi?


    Spice Girls i mbaj mend mire pasi bene revolucion me grupin e tyre femeror per me teper kur kam qene adoleshente kam patur nje mega poster ne dhomen time.Kenga “Viva Forever” ka qene e preferuara ime dhe sime motre.E degjonim cdo dite teksa rregullonim dhomen tone me volum maksimal. Uroj te kene te njejtin sukses megjithese tani do te jete me e veshtire pasi edhe vete ato jane rritur tashme.

    Te pakten ju dhe Victoria Beckham keni nje gje te perbashket.Keni shume shije ne veshje.Ju pelqen stili i saj?

    Ah sa bukur e hodhe kete pyetje.E kujt femre nuk do ti pelqente te krahasohej me te per shije.Me pelqen stili isaj pasi nuk eshte shume i nderlikuar.

    Persa i perket stilit tuaj,si ja beni qe gjithmon prezantoheni me nje look cool.Nuk po mundem dot te ju kap mat qe te ju kritikoj pak lol.

    Une informohem jashtezakonisht shume,nuk ka muaj qe mos te blej revistat “Elle” apo “Vogue”, “In style” etj.Fatmiresisht kam edhe mundesine qe veshjet e mia ti blej jashte shtetit dhe te zgjedh gjerat qe me shkojne per shtat.

    Jemi futur ne sezionin e festivaleve, a do ju shohim te konkuroni diku kete vit?

    Shpresoj te kualifikohem ne Festivalin e RTVSH dhe te marr pjese atje duke debutuar live.

    Ne duhet ta kishim kuptuar qe dicka po ndodhte ne jeten tuaj,kur ju pame te sfilonit per “Geraldina Sposa” me fustan nuseje. Me pas juve, gjate nje interviste per revisten “Jeta” kur ju pyeten nese do martoheshit,u pergjigjet “Se shpejti”. A mund te na tregoni dicka me ne detaj?

    Nuk e mohoj qe eshte ne planet e mia te aferta megjithate deshiroj qe gjithshka te jete perfekte pa artikujt e mediave te shkruara pasi per cdo femer dita e marteses eshte shenjte.

    Kur te presim nje kenge dhe nje video te re nga Jonida?

    Uroj se shpejti pasi kam realizuar dy kenge te cilat do te doja ti publikoja me videot perkatese.Kenga e pare eshte e rrymes pop hause te cilen e ka realizuar Andy Dj me tekst te Zhakut ndersa kenga tjeter eshte nje jare e vjeter Shkodrane e cila eshte perpunuar nga E.Sina ku une per here te pare kendoj edhe ne versionin klasik.

    Personalisht nuk me pelqejne “mirupafshimet” me cfare fjalesh i mbyllni kryesisht intervistat?

    Intervista juaj ishte fantastike dhe mund te them qe kam qene me e sinqerte se kurre.Gezohem kur njerezit jane te predispozuar te te shikojne pozitivisht.Faleminderit dhe suksese

    Shume cool atehere! U be!

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 08:44