Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    BIJA E KRIJUESIT TĖ MADH RIZAH SHEQIRI MARSHON SUKSESEVE

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    BIJA E KRIJUESIT TĖ MADH RIZAH SHEQIRI MARSHON SUKSESEVE Empty BIJA E KRIJUESIT TĖ MADH RIZAH SHEQIRI MARSHON SUKSESEVE

    Mesazh nga shaban cakolli 27/5/2009, 08:31

    Yllka Sheqiri shpėrblehet pėr rolin mė tė mirė

    Sukses i njė debytanteje shqiptare nė festivelin e filmit nė nė Sölvesborg tė Suedisė
    Krijuesja
    e re Yllka Sheqiri, autore e dy pėrmbledhjeve poetike nė gjuhėn suedeze
    ”Jag lyssnar inte alltid” ( Unė dėgjoj jo gjithmonė) 2005 dhe ”Men”
    (Por) 2008 e prezentuar nė pėrmbledhjen antologjike Via Mystica /Pėrmes
    mistikės/ nga autorėt Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh nė
    botim tė shtėpisė botuese Verbum si dhe nė antologjinė ”Revansch 2008”,
    botim i Shtėpisė Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan. Me krijimet e veta
    Yllka ėshtė prezentuar edhe nė librin shkollor ”Urat tona” si dhe nė
    disa antologji tė tjera.
    Yllka Sheqiri, poete, studente e dramės, filmit dhe skenarit ėshtė
    njė krijuese qė premton shumė jo vetėm nė fushėn e letėrsisė, por edhe
    tė dramės e tė filmit.
    Kėtė e dėshmoi me filmin e saj tė shkurtėr artistik tė realizuar
    vitin e kaluar me titull “Nė pus pa fund” skenarin dhe regjin e tė
    cilit i bėri vetė dhe ku rolin kryesor e luan vetė. Me kėtė film ajo
    konkuroi nė Festivalin e filmit tė shkurtėr artistik “Alfredgalan 2009”
    qė u mbajt nė Solvesborg tė Suedisė. Juria e kėtij fesivali nga mbi
    tridhjetė filma zgjodhi 15 pėr konkurim dhe nė mesin e tyre edhe filmin
    e Yllkės. Pas shfaqjes sė filmave juria profesionale e festivalit ndau
    shpėrblimet nė shtatė kategori.
    Dhe atė pėr; skenarin, aktrimin, filmin junior, filmin senior,
    fotografinė, videomuzikėn dhe zgjedhjen e publikut . Ku Yllka Sheqiri u
    nderua me ēmimin pėr rolin e Violes nė filmin saj “Nė pus pa fund”.
    Juria gjatė prezentimit tė motivimit tha se ishte loja e
    shkėlqyeshme shumė emocionale e Yllkės nė rolin e saj qė edhe pse nė
    gjuhė tjetėr, kėtė rast nė gjuhėn shqipe, na emocionoi shumė. Prandaj
    nė kėtė kategori nuk e kishim vėshtirė pėr tė zgjedhur rolin mė tė
    realizuar e aktrimin mė tė mirė.
    Pas kumtimit tė lajmit nga Juria e Festivalit, Yllka e gėzuar pasi falenderoi pėr ēmimin, deklaroi:
    - Ky ėshtė njė ēmim qė unė nuk e prisja, aqė mė tepėr nė kėtė film
    ku unė kam shkrirė shumė mund si skenariste dhe si regjisore. T’u them
    tė drejtėn, e ndjeva veten shumė tė kėnaqur kur filmi u pranua tė
    shfaqej si film konkurues nė kėtė festival. Ky ishte gėzimi dhe
    kėnaqėsia ime e parė por, kur pėrcolla tė gjithė filmat konkurues kisha
    njė ndjenjė qė filmi im nuk do tė kalonte pa ndonjė vėmendje nga juria
    profesionale e festivalit. Tė jem e sinēertė unė paksa e prisja ndonjė
    ēmim pėr skenar e ventualish ndoshta pėr regji, por se do tė
    shpėrblehem si artistja mė e mirė e kėtij festivali as qė mė ka vajtur
    mendja. Sido qė tė jetė, ēmimet janė ēmime... Ato kanė kėnaqėsinė e
    vetė, dhe kjo kėnaqėsi pėrjetohet nga kushto. Unė kėtė ēmim e pėrjetova
    shumėfish: Ėshtė filmi im i parė artistik i metrazhit tė shkurt pas tė
    cilit unė qėndroj si skenariste dhe si regjisore, pastaj ėshtė film nė
    gjuhėn shqipe dhe film ku unė marrė ēmimin e festivalit pėr lojėn mė tė
    mirė si aktore. Gėzim vėrtet i madh pėr mua qė mė mbush shpirtrisht dhe
    qė mė jep elan pėr punė tė mė tejshme.
    Festivali i dhjetė jubilar i filmit tė shkurtėr artistik
    “Alfredgalan 2009” nė Sölvesborg tė Suedisė pėr koincidencė kaloi nė
    frymė shqiptare. Nė te u shfaq edhe njė film shqip “Nė pus pa fund”, i
    njė regjisoreje dhe skenaristeje shqiptare Yllka Sheqirit e cila edhe u
    vlerėsua me ēmimin e festivalit pėr aktrimin mė tė mirė, dhe ky ēmim iu
    dha njė shqiptareje. Por pėr kėnaqėsinė dhe krenarinė shqiptare nė
    Suedi konferencier nė kėtė festival ishte aktori i ri e shumė i
    talentuar i teatrit tė Stokholmit, Bashkim Neziraj, i cili u vlerėsua
    lart nga tė pranishmit dhe nga shtypi ditor pėr udhėheqjen e
    mrekullueshme tė kėsaj mbrėmje tė festivalit.
    Dhe nė momente tė tilla ēdo shqiptari i vjen tė shpėrthejė nga gėzimi e kranaria.
    M.H.




    Kthehu | 27.05.2009



    BIJA E KRIJUESIT TĖ MADH RIZAH SHEQIRI MARSHON SUKSESEVE 000%20yllka%20sheqiri
    Yllka Sheqiri pas marrjes sė ēmimit pėr aktrim nė filmin saj “Nė pus pa fund”

      Ora ėshtė 6/5/2024, 18:10