Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Njė zė shqiptar, nė politikėn Belge

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Njė zė shqiptar, nė politikėn Belge Empty Njė zė shqiptar, nė politikėn Belge

    Mesazh nga **GISHTEZA** 22/4/2014, 10:53

    Njė zė shqiptar, nė politikėn Belge 11110
    "Tė dashur tė gjithė, – shkruante Elona Zhana nė mesazhin e datės 3 prill. – Pas njė reflektimi relativisht tė gjatė dhe pas konsultimit me miqtė, tė afėrmit, mentorėt dhe pėrkrahėsit e mi, mora vendimin tė angazhohem politikisht nė Belgjikė. Nė zgjedhjet rajonale tė datės 25 maj 2014, do tė jem kandidate pėr deputete nė Parlamentin Rajonal tė Brukselit, nė radhėt e partisė cdH…” Pėr dijeninė e lexuesit, shtoj se Brukseli me 19 komunat qė pėrfshin administrativisht dhe gjeografikisht ėshtė njė ndėr njėsitė federative qė formojnė Belgjikėn. Ai ka Parlamentin, Qeverinė e vet, si edhe tė gjitha institucionet pėrkatėse kushtetuese.
    Centre démocrate humaniste – cdH – (Qendra e demokracisė humaniste), ėshtė Parti e qendrės sė djathtė, anėtare tė PPE (Partive Popullore Europiane) ku bėn pjesė edhe Partia Demokratike e Shqipėrisė, tek e cila aderoj.
    Me anė tė njė mesazhi elektronik, fare tė shkurtėr e modest, ajo njoftoi papritmas bashkėpunėtorėt e “Albania”-s, ata tė Radios “Jehona e Shqipes”, tė njohurit dhe gjithė dashamirėt e saj – bashkatdhetarė me banim nė Belgjikė, Belgė tė origjinės ose tė komuniteteve tė tjera – se ka vendosur t’i hyjė rrugės sė gjatė e tė vėshtirė tė karrierės politike.
    *****
    Cila ėshtė Elona Zhana?
    Me origjinė nga Bajram Curri, Tropojė, Elona Zhana jeton nė Bruksel qė prej vitit 2001. Ėshtė diplomuar pėr Marrėdhėnie me Publikun dhe Administrim e Menaxhim tė Punės nė ULB – Université libre de Buxelles (Universiteti i Lirė i Brukselit). Ėshtė “grua e plotpėrmbushur” – siē shprehet vetė – dhe nėnė e lumtur e njė vajze dymbėdhjetėvjeēare.
    Elona zoteron disa gjuhė tė huaja. Gjuhėn shqipe, gjuhėn e nėnės, e flet dhe e shkruan me kujdesin mė tė madh. Kurse dashurinė dhe pasionin pėr tė, pėrpiqet t’ia injektojė edhe sė bijės.
    Elona ėshtė autore e shumė artikujve, sidomos nė shtypin e diasporės shqiptare tė Belgjikės. Ka botuar katėr libra nė gjuhėn shqipe:
    • “Pėrtej unit”, poezi e prozė poetike (2001);
    • “Sarkofage e hėnės cigane”, novelė (2006);
    • “E huaja”, roman (2012);
    • “Gjurmė”, prozė poetike (2012).
    Pėrvojė tė pasur, ka gjithashtu nė fushėn e pėrkthimeve, sikurse edhe nė atė tė administratės. Aktualisht, punon si e pavarur nė sigurime dhe financė.
    Elona njihet nga bashkėsia jonė shqiptare pėr angazhimet e saj nė fusha tė ndryshme. Ajo eshte kryeredaktore e gazets “Albania” ne Belgjike. Pėrveē tė tjerave, ajo ka spikatur nė veprimtari tė ndryshme kulturore, si:
    • “Miss Albania Benelux”, 2010 – 2012;
    • “Albania Gala I & II”;
    • “25-vjetori i Radios Jehona e Shqipes”;
    • “Takim me Ismail Kadarenė”;
    • “Promovimi i Librit tė Helena Kadaresė” etj.
    ****
    Shpallja e kandidaturės sė Elona Zhanės u zhvillua tė mėrkurėn e kaluar, nė orėn 19.00, nė njė mjedis paksa tė ngushtė, mė tepėr miqėsor sesa zyrtar, por tepėr domethėnės pėr konsideratat e cdH-sė ndaj saj.
    Nisma ishte e zonjės znj.Julie de Groote, kryetare e grupit parlamentar tė partisė cdH pėr Bruksel – Valoni.
    Pikerisht  nė shtėpinė e zonjės de Goote, pėrveē tė tjerėve, ishin edhe 22 anėtarė tė bashkėsisė shqiptare tė Belgjikės.
    Ishin tė pranishėm, gjithashtu, zoti Francis Delpérée, senator i cdH nė Senatin Belg, njė ndėr konstitucionalistėt mė autoritarė tė reformės sė 6 tė shtetit; gjithashtu edhe znj. Joelle Milquet, zėvendėskryeministre, Ministre e Brendshme dhe e Shanseve tė Barabarta nė ekipin qeveritar tė Kryeministrit  te tanishėm Belg  zoti Elio di Rupo.
    Fjalėn pėrshėndetėse e mbajti vetė zonja Julie de Groote, e cila, pasi falėnderoi tė pranishmit pėr pjesėmarrjen nė evenimentin e rastit pėr kandidaten e cdH, tregoi lidhjet e saj me bashkėsinė shqiptare dhe arsyet e pėrkrahjes sė  kandidaturės sė Elona Zhanės me nr 44.
    Pas kėsaj, ajo shpalosi pėr disa minuta programin e Partisė nė zgjedhjet e ardhshme tė 25 majit 2014.
    Nė bisedėn e tij miqėsore, Senatori Delpérée rrėfeu  pjesėza nga kujtimet e tij si politikan dhe si profesionist nė fushėn e sė drejtės.
    Tė pranishmit e tjerė qė e morėn fjalėn, shpalosėn lidhjet e vjetra e tė reja mes partisė cdH dhe bashkėsisė shqiptare, qysh nė vitet ’50 – ’60, kur shqiptarėt e parė u ngulėn nė Belgjikė dhe kur Partia emėrtohej ende me emrin e themelimit, Kristian Demokrate. Gjatė takimit, nuk mund tė mos viheshin nė dukje vlerat humaniste tė kombit dhe tė shoqėrisė shqiptare.
    Elona Zhana u shpreh thjesht se ndihej jo vetė e emocionuar, por edhe shumė e privilegjuar pėr nderin qė po i bėhej dhe pėr vlerėsimin qė po i jepej. “Forca ime, tha ajo, jeni ju qė mė rrethoni. Ajo buron prej jush. Unė do t’jua rikthej, duke jua shpėrblyer me punė e me pėrkushtim.”

      Ora ėshtė 26/4/2024, 12:42