Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Njė rikthim nė origjinė

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Njė rikthim nė origjinė Empty Njė rikthim nė origjinė

    Mesazh nga **GISHTEZA** 10/3/2008, 21:21

    Intervistė ekskluzive me Alessandro Castriota Scanderbeg, pinjoll i familjes sė Gjergj
    Kastriotit –Skėnderbeut

    SHQIPĖRIA MĖ KA BĖRĖ PĖR VEHTE DHE S“MUND TĖ ARRATISET
    MĖ PREJ ZEMRĖS TIME
    ***************
    Nga Gjergj Kastrioti kanė kaluar katėrmbėdhjetė gjenerata; i biri, Gjoni (Giovanni), qė u vendos nė Puglia dhe qė vdiq nė viti 1514, lindi Ferrante-n, i cili vdiq nė 1561 dhe lindi Pardo-n, qė vdiq nė 1596 dhe lindi Fabio Costantino-n, qė vdiq nė 1615 dhe lindi Costantino Alessandro-n, i cili vdiq mė 1643 dhe lindi Vitantonion, qė vdiq nė 1716 dhe lindi Alessandro-n, i cili vdiq mė 1743 dhe lindi Vitantonio-n, i cili vdiq mė 1811 dhe lindi Alessandro-n, qė vdiq mė 1803 dhe lindi Giorgio-n, qė vdiq mė 1846 dhe lindi Francesco-n, i cili vdiq mė 1905 dhe lindi Luigi-n, i cili u spostua nė Napoli dhe vdiq nė vitin 1954, duke trashėguar Costantino-n, babain tim, pas tė cilit vij unė, i lindur nė Napoli dhe i vendosur nė Kalabri.
    *"Mė pėlqen shumė tė imagjinoj…Jam njė artist, aktor dhe shpesh kam dėshirė t’i jetoj emocionet. Pėr mua, njė gjė e tillė ėshtė madhėshtore dhe mjaft tėrheqėse, e sidomos kur ka tė bėjė me bėmat e njė heroi tė madh, siē ėshtė Skėnderbeu. Pėr kėtė arsye, pėr ta vėnė vehten nė situatėn e paraardhesit tim, preferova udhėtimin me anije qė tė vija nė tokėn e tij, ashtu siē kish ndodhur pėr tė 600 vjet mė parė. Sigurisht unė kalova vetėm detin, ndėrsa ai mbi kalin e tij tė bardhė pėrshkonte shpesh lartėsitė e pamata, midis shqiponjave tė maleve tė larta".
    ***
    Dihet, qė ēdo rikthim ėshtė njė pikėnisje. Ėshtė pikėrisht ky fenomen qė ngacmoi njė tjetėr "Gjak Blu“ tė familjes princėrore shqiptare tė Kastriotėve, (dega nė vijė mashkullore e heroit tonė kombėtar), pėr tė vizituar vendlindjen e tė parėve dhe ndoshta pėr njė fillim tė ri...
    Njė tjetėr pinjoll i Kastriotėve, Alessandro Castriota Scanderbeg, viziton tokėn e ėndėrruar tė stėrstėrgjyshit, pėr tė zbuluar diēka prej prejardhjes sė tij, si dhe pėr tė njohur njerėzit me rrėnjė tė njėjta. Vizitat nė Shqipėri pa bujė tė pinjollėve tė rinj, tė lenė tė kuptosh se ardhja e tyre, ska tė bėjė me ndonjė formė shpalljeje a manifestimi tė hapur "rivendikimi", por ėshtė njė xhest intim, i cili ka trazuar dhe emocionuar gjithnjė ndėrgjegjet e dėshirėn, pėr preardhjen e tė parėve tė tyre.

    Pikėrisht, njė gjė tė tillė deklaroi nė fund tė vitit '2004, gjatė vizitės sė parė nė Shqipėri edhe njė tjetėr Kastriot, me tė njejtin emėr, Alessandro Castriota Scanderbeg, lauruar nė mjekėsi, shkencėtar nė neurologji dhe gjenetikė, i njohur pėr studimet e tij jo vetėm nė Itali por edhe nė vėnde tė tjera.

    Ai, mes tė tjerash, pėr mediat u shpreh: "Historia e familjes sonė koinēidon me atė tė Shqipėrisė gjer nė vitin 1468, kur vdekja e Gjergjit e la vendin pa asnjė udhėheqje dhe mbrojtje". Nė tė njejtėn kohė, ai shpjegoi se "arsyet e lidhjes sė fortė me tokėn e tė parėve nuk duhen kėrkuar nė faktore pėrkatesie tė pėrbashkėt jete dhe eksperience. Megjithatė pėr ne, mbetet pėrherė njė gjurmė lidhjeje mjaft e kuptueshme e historisė sonė familjare me Shqipėrinė. Madje, pėr tė qenė edhe mė i qartė, kjo lidhje me shqiptarėt, pėrbėn edhe momentin mė tė lartė e sublim tė historisė sonė".

    Figura madhėshtore legjendė e Skėnderbeut, ka kaluar me shekuj nė njė mit, ndėrkohė qė shkrimtari Gennaro Francione nė librin biografik pėr Skėnderbeun e ka cilėsuar "njė hero shumėplaneshi kohėve moderne dhe pionier tė Bashkimit Europian ”.

    Ndaj shqiptarėt, kudo qė janė, identifikojnė krenarinė kombėtare me figurėn e tij. Dhe s“ka si mos tė jetė krenari pėr vetė pasardhėsit e heroit.

    Njė ndjesi e tillė tė pėrshkon edhe kur mėson qė prej trungut tė kolosit legjendar, Gjergj Kastriotit, kanė dalė njerėz me vlera dhe personalitet tė madh. Nė gjashteqind vitet e jetės sė princėrve Kastriote nė Itali, jetojnė dy degė: ajo e Napolit dhe ajo e Leēes. Tek hulumton pėrgjatė rrjedhės sė shekujve, nė jetėn dhe karierėn e pinjolleve kastriotas, nuk ke si tė mos mrekullohesh tek ndeshesh me njerėz tė ditur si : avokatė, gjykatės, mjekė, shkencėtarė, artistė, poetė, ushtarakė tė lartė, klerikė, kryetarė bashkie, governatorė, e qė kudo e kurdoherė kanė rrezatuar respekt, duke u nderuar dhe me tituj tė lartė.

    Ja, pse e quaj veten me fat qė rrėfimin dhe emocionet e ndjera tė vizitės, sidomos nė qytetin tim tė lindjes, Krujė, njė Kastriot i familjes sė madhe, nė bisedėn qė vijon, m'i besoi mua.
    Mereme LLUBANI: Ju e vizituat pėr herė tė parė Shqipėrinė : ishte ky njė rizgjim i zakonshėm i ėndrrės suaj apo ishte njė arsye tjetėr qė ju shtyu ta ndėrmerrnit kėtė udhėtim?
    A.C.SCANDERBEG: Vizitėn nė Shqipėri e kam parė gjithmonė si njė utopi, mbasi nė imagjinatėn time, ajo ka simbolizuar njė lloj "rikthimi nė Itakė" pas endjeve shekullore tė brezave paraardhės. Unė banoj nė Rossano tė Kalabrisė, pranė komuniteteve arbėreshe. Aty kam konstatuar njė farė mosinteresimi pėr pasardhėsit e Gjergjit (Kastriotit), e kjo gjė mė ka shtyrė tė mendoj se shekujt kishin varrosur pėrgjithmonė, interesin pėr bijtė e tij. Por, para disa vjetėsh, nė '90-tėn, duke takuar shqiptarėt e parė qė erdhėn nė Itali, mbeta i befasuar nga nderimi i thellė pėr Heroin tonė. Bile, njėri prej tyre qė tani jeton e punon nė New York, u hodh menjėherė nė kėmbėt e mija, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, e nisi t’i puthė ato. Vetėm atėherė e kuptova se pėr shqiptarėt, pėr tė cilėt nuk dija pothuajse asgjė pėr shkak tė diktaturės, Skėnderbeu ishte njė gjysmėperėndi, pikėrisht ashtu siē e imagjinoja unė qė nė fėmijėri, kur lexoja bėmat e tij tė lavdishme, udhėhequr nga njė shpirt i madh fisnik e modest.
    Skėnderbeu luftoi shumė pėr tė ndėrtuar themelet e shtetit tė parė shqiptar, qė fatkeqėsisht u shkatėrruan pas disa vjetėsh. Shumė shqiptarė morrėn rrugėn e mėrgimit drejt Italisė, ku gjetėn strehė nė sajė tė miqėsive tė prijėsit tė tyre me mbretėrinė e Napolit. Ashtu si i biri, Gjoni, edhe pasardhėsit e mėtejshėm tė tij qenė tė detyruar tė ndėrronin kombėsinė, nė kohėn qė tokat arbėrore ranė pėr shekuj me rradhė nė duart e turqve. E ky udhėtim i imi nė trojet e ėndėrruara prej brezave tė Kastriotėve, pėrfaqėson brėnda meje njė rikthim nė origjinė.

    Gjatė gjithė kėtyre viteve nuk kam mundur tė gjej njė urė pėr nė Shqipėri; as njerėz qė mund tė mė shoqėronin, duke ndjerė dhe kuptuar nė thellėsi tė zemrės sė tyre arsyet qė mė shtynin drejt « rikthimit » nė tokėn e tė parėve. E kėshtu, vetėm tani munda ta realizoj ėndrrėn time, tashmė tė pėrgjumur prej kohėsh, duke njohur mė nė fund miq tė tillė, qė mė tėrhoqėn nga dora, me tė njėjtat dėshira identike si tė miat dhe morrėn rolin e udhėrrėfyesit drejt tokės sonė tė pėrbashkėt. Nuk mundem sigurisht tė mohoj qė jam italian, napoletan dhe kalabrez njėkohėsisht, por ati im i supozuar ka qėnė gjithnjė Skėnderbeu, ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė edhe stėrgjyshi im i dhjetė brezave mė parė. E ky stėrgjysh i imi ėshtė shqiptar.

    Mereme LLUBANI: Ju dha emocion momenti i parė i prekjes sė tokės Shqiptare dhe a u ndjetė vėrtetė nė atdheun tuaj?
    A.C.SCANDERBEG: Si mjet transporti qė do tė mė ēonte nė Shqipėri desha tė zgjedh anijen, pėr ta vėnė vehten nė situatėn e atij qė kthehet nė tokėn e tij pas njė misioni nė Itali, ashtu si kishte ndodhur 600 vjet mė parė me Gjergjin. Sigurisht, nė atė kohė nuk mund tė fluturohej me aeroplanė, edhe pse mbi kalin e tij tė bardhė ai pėrshkonte shpesh lartėsitė e pamata, midis shqiponjave tė maleve tė larta. Mė pėlqen shumė tė imagjinoj… Jam njė artist, aktor e shpesh kam dėshirė t’i rijetoj emocionet. Pėr mua, njė gjė e tillė ėshtė madhėshtore dhe mjaft tėrheqėse, e sidomos kur ka tė bėjė me bėmat e njė heroi tė madh, siē ėshtė Skėnderbeu.
    I pushtuar kokė e kėmbė nga kėto mendime, u nisa nga Bari nė mbrėmjen e 17 prillit, reth orės 23.00. Tė nesėrmen nė mėngjes, sa zbardhi agimi, pak mė parė se anija tė prekte brigjet e portit tė Durrėsit, me aparatin tim fotografik nisa tė pėrjetėsoj ēdo ēast e minutė qė kalonte. Kėrkoja t’i fiksoja tė gjitha pamjet dhe sė bashku me to edhe emocionet e mija, qė pėrziheshin vrullshėm me lojėn dhe dritėhijet e valėve qė pėrplaseshin zhurmshėm me trupin e anijes.
    Kisha fjetur shumė pak dhe gjatė natės sė kaluar kisha lexuar e rilexuar fragmente tė jetės sė Gjergjit: ishte ora shtatė e mėngjesit dhe mua mė dukej sikur ndodhesha ende nė atė dimension midis ėndrrės, dėshirės, tė papriturave, shpresave, lodhjes dhe kėtij realiteti detar. Zemra kishte filluar tė mė rrihte me nxitim. Kur hymė nė portin e Durrėsit, munda tė shquaj njė mol gjysmė tė shkretė dhe disa njerėz qė vinin vėrdallė rreth njė ngarkese, mbi njė anije qė tundte flamurin … nuk ishte e mundur… jooo… mė bėnin sytė apo me tė vėrtetė shihja flamurin turk ?! Ndjeva disa „drithėrima“ tė vogla qė mė pushtuan tė tėrin. Mbi molin shqiptar po mė priste njė anije turke?! Si ishte e mundur? (vazhdon duke qeshur) Prisja tė shihja pėpara meje morinė e flamujve shqiptarė, ku valvitej e njėjta stemė, si ajo e familjes time e nė fakt… E megjithatė, pas njė reflektimi tė shkurtėr mbeta i kėnaqur, mbasi arrita tė kuptoj se tashmė shqiptarėt dhe turqit punonin sė bashku.

    Pas pak, si duke pėrshkuar njė urė lėvizėse mbi hendeqet mesjetare, zbrita prej kėshtjellės sė metalit notues, i mbėshtjellė me flamurin shqiptar qė kisha marrė me vete nė valixhen time. Mbasi preka dhe putha truallin shqiptar, mu duk sikur dėgjova dikė qė pėshpėriste prapa krahėve tė mij: « Ky duhet tė jetė gjysmė i ēmėndur ! »

    Mereme LLUBANI: Ēfarė dinit mė parė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt?
    A.C.SCANDERBEG: Tani nuk mė kujtohet mirė se ēfarė dija ... Mund tė them atė qė di tani : kujtimet qė kisha mbi Shqipėrinė para kėsaj vizite, janė fshirė nė atė mėnyrė, sikur tė riformohej hard-disku i njė kompjuteri. Megjithatė, pėrpara viteve 90, mendoj se nuk duhet tė kem ditur pothuajse asgjė. E meqėnėse nuk kalonte asnjė informacion, pėr italianėt, Shqipėria ishte njė hije mbi hartėn gjeografike. Pas rėnies sė diktaturės, shqiptarėt e parė qė erdhėn nė Itali mė kanė treguar disa ngjarje. Mė kanė folur mbi gjėra qė nuk funksiononin nė Shqipėri, por qė ndonjėherė edhe funksiononin. Mė ka bėrė pėrshtypje fakti qė mė parė, nė Shqipėri nuk ekzistonin automjete private dhe rrugėt ishin pothuajse tė boshatisura. Nėqoftėse mendoj trafikun e tmershėm tė Romės, mė vjen tė thėrras: « sa bukur! » Por ideja se nuk mund tė lexoje libra nga shumė autorė tė botės, nuk mund tė dėgjoje muzikė nga vėndet e tjera apo tė ndiqje emisione tė kanaleve tė huaja televizive, disi mė ka tmerruar ! Megjithatė kjo nuk ėshtė asgjė, nėqoftėse do tė flasim pastaj pėr burgjet, pėr hakmarrjet, dėnimet, raprezaljet e pėr pushkatimet, pėr varjet nė litar tė desidentėve ; atėherė kemi tė bėjmė me rrokullisje nė absurditetin e fatkeqėsisė njerėzore.

    Nga ana tjetėr, pas viteve 90, pėr fat tė keq nė Itali kanė ndodhur gjėra pak tė pa pėlqyeshme: si veprime kriminale, vjedhje, grabitje, tė kryera nga shqiptarėt. Dhe kjo, sigurisht, nuk i ka ndihmuar imazhit qė italianėt kanė pėr Shqipėrinė. Por tė gjithė e dimė mirė se e keqja ndodhet kudo. Dje, mbasi u ktheva nga vizita ime e parė nė Shqipėri, po flisja pėr Vėndin e Shqipeve me time motėr dhe ajo mė vėshtronte si me dyshim, pasi disa shqiptarė kishin vjedhur makinėn e njė mikut tė saj. Beh, unė iu pėrgjigja se edhe italianėt janė tė famshėm pėr vrasjet, grabitjet, mafien, politikanėt e korruptuar, etj.etj. e ajo m’u kthye me sarkazėm: “Ēfarė po bėn Scanderbeg ?! Je duke mbrojtur shqiptarėt e tu?” Unė fillova tė qesh sepse edhe ajo, nė fund tė fundit ėshtė njė Scanderbeg, si unė…

    Mereme LLUBANI: Ku u pėrqėndrua vizita juaj?
    A.C.SCANDERBEG: Vizita ime u pėrqėndrua nė Tiranė dhe nė Krujė : gjatė javės qė qėndrova nė Tiranė, kalonim shpesh nga « sheshi im », (siē e quanin me shaka miqtė e mij shqiptarė), pėr tė pėrshėndetur sė afėrmi stėrgjyshin e brezit tė dhjetė


    Edituar pėr herė tė fundit nga GISHTEZA nė 10/3/2008, 21:25, edituar 1 herė gjithsej
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Njė rikthim nė origjinė Empty Re: Njė rikthim nė origjinė

    Mesazh nga **GISHTEZA** 10/3/2008, 21:21

    Nė kėtė qytet munda tė njoh pėrsonalitete tė botes shqiptare si Ylli Pango, ministėr i Kulturės, me tė cilin diskutuam mbi projektet e pėrbashkėta artistike tė sė ardhmes ; Liri Belishovėn, kėtė grua qė iu pėrkushtua Shqipėrisė dhe u kthye pa dashur nė njė simbol rezistence gjatė diktaturės. Dėgjova tregimet e saj tė pėrvuajtura mbi tė kaluarėn, tė cilat mė tronditėn tej mase. Nė Itali do pėrpiqem tė gjej njė botues pėr ditarin dhe lirikat e shkruara nga vajza e saj, Drita Ēomo - njė Ana Frank e fundshekullit tė njėzetė e cila u largua nga jeta nė moshėn 23 vjeēare. Gjėja qė mė ka lėnė mė shumė mbresė kur ēfletova dorėshkrimin nė italisht, ishin vargjet e saj plot dashuri pėr jetėn, duke qėnė e vetėdijshme pėr sėmundjen e pashėrueshme dhe vdekjen qė e kėrcėnonte sė afėrmi.

    Kam takuar nė Tiranė shumė artistė shqiptarė, si Ibrahim Madhi e Lorenc Radovani, Pėllumb Vorpsi, Kastriot Tusha e Mario Guralumi dhe kam mundur tė njoh mė mirė nga afėr pianisten e madhe Edlira Dedja, sė cilės i detyrohem me gjithė zemėr pėr pėrkushtimin e saj dhe mundėsinė qė krijoi pėr realizimin e kėtij udhėtimi tė paharruar. Nuk dua tė lė pa pėrmėndur edhe miqtė e mij tė rinj (dua tė kujtoj Mimozėn, Regėn, Fridėn, Andin, Jolandėn, Bardhin, Gavroshin, Violetėn, Sokolin, Lauretėn, Edmondin, Norėn, Edlira Birkon e shumė tė tjerė), qė mė kanė mirėpritur me shumė ngrohtėsi.

    Sė fundi, desha tė flas pak mė gjatė pėr takimin e paharruar me skulptorin e shtatoreve tė drunjta, « jashtėtokėsorin » Llesh Biba. Ditėn e fundit tė qėndrimit tim nė Tiranė, nė brėndėsi tė ateliesė sė tij artistike, nė delirin e marrėzisė sė tij prej rapsodi antik, si njė mjeshtėr kėngėtar i mesjetės - i madhėrishėm e njėkohėsisht dionisiak - ai nisi tė lartėsonte pėrpara meje heroizmat e Skėnderbeut, nėpėrmjet skulpturave tė tij tė ēmuara, gdhėndur nė dru. Ato mė shpaloseshin pėrpara syve dhe pėrplaseshin me zhurmė mbi tryezė, ndėrkohė qė nė veshė mė vinte uturima e pasionuar e zėrit tė tij mbi bėmat e heroit tė madh. Dhe nė tė njėjtėn kohė provonte tė mė xhvishte rrobet e mija duke mė zėnė ngushtė, por duke arritur, nga ana tjetėr, tė merrte edhe pėlqimin tim, mbasi po mė mbulonte me veshjet katėrqinvjeēare tradicionale tė epokės sė Skėnderbeut. Si pa kuptuar ndjeva pėrkrenaren e bridhinjtė mbi kokėn time, mantelin qė m’u hodh mbi shpinė dhe shpatėn, tė cilėn e mora nė dorė pa hezitim. Me njė dritė eksitimi nė sytė tij, dukej sikur mė ftonte nė njė udhėtim imagjinar pėr nė botėn e humbur prej shekujve. Dhe ai njėhėsohej, futej nė botėn e baba Gjonit, duke kėrkuar me kėmbėngulje tė celebronte ritin martesor me njė Donikė "in carne e ossa", duke na shtyrė tė premtonim dashuri tė pėrjetshme pėrmes verės e mjaltit tė shėnjtėruar ! Ishte njė delir qė zgjati dy orė tė tėra ; qė mė zbaviti me tė vėrtetė e nga ana tjetėr, edhe mė magjepsi e sugjestionoi shumė, nga qe Lleshi ishte … thellėsisht serioz ! E jashtėzakonshme e njėkohėsisht e papėrsėritshme ! Llesh Biba, nėpėrmjet artit ja kishte kushtuar jetėn e tij Skėnderbeut. Njė falenderim nga zemra !
    Lagjen ku vizitoja miqtė e mij nė Tiranė e quaja Beirut, sepse pėr tė mbrritur deri atje, shpesh ndjeja nevojėn e njė mjeti ushtarak transporti. Por krijoheshin edhe situata surrealiste dhe kurioze: pėrballė banesės sė njėrit prej miqve tė mij ishte njė parkim, ku makinat ngjisheshin pas njėra tjetrės pa asnjė lloj rregulli. E pėr tė dalė nga ky parkim, do tė duhej t’i bije citofonit tė dikujt pėr tė kėrkuar pronarin e makines qė pengonte hyrjen! Pastaj, nėpėr rrugė ndjeja nė trup erėn e plumbit tė benzinės. Kėshtu, ideja qė m’u krijua (mė falni nėqoftėse e them pa rezerva), ishte se nė pėrgjithėsi, nė shumė aspekte tė jetės shqiptare, as nuk respektoheshin e as nuk kishte shumė rregulla pėr t’u zbatuar.
    Pėr sa i pėrket gjithė pjesės tjetėr, nuk kam parė kurrė nė jetėn time njerėz mė tė dashur se shqiptarėt. Mikpritės, tė afėrt dhe pasionantė. Pashė njė ndeshje tė futbolli shqiptar nė televizor : lėshoheshin tė gjithė mbi topin si « djaj » – e pabesueshme – njerėz qė u vlonte gjaku nėpėr vena! Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė Shqipėria nuk mbėrrin asnjėherė nė finalet e botėrorit, por jam i sigurtė se do tė vijė koha edhe pėr kėtė. Pashė nė Tiranė dyqane qė qėndronin tė hapura deri nė tre tė mėngjesit, gjė qė s’e kisha parė kurrė nė vėnd tjetėr. Pashė nėpėr rrugė pleq qė luanin shah. Njė gjė e tillė nė Itali, tashmė vetėm mund tė ėndėrrohet. Nė restorantet me muzikė « dal vivo » admiroja mė tė moshuarit qė kėrcenin me vrull midis tė rinjve. Secili flet mė shumė se njė gjuhė tė huaj, janė inteligjentė dhe mėsojnė menjėherė ēdo lloj gjėje. Pra, kam patur pėrshtypjen se shqiptarėt janė njė popull shumė aktiv, me shumė temperament, me mjaft energji, me dėshira pėr tė ecur pėrpara, shumė tė ēiltėr e tė thjeshtė. E njė gjė e tillė ėshtė e jashtėzakonshme nė njė epokė nė tė cilėn, pėr fat tė keq, bota ndodhet si nė anestezi. Mos ndoshta sekreti qėndron tek rakia ? E futa nė gojė dhe ezofagu filloi tė mė nxirrte tym. Dikush mė tha: “Si ėshtė e mundur, njė Skėnderbeg qė nuk ka kurajo tė pijė raki ?! » E di, - i thashė - por pas 600 vjetėve membranat dobėsohen e ligėshtohen dhe kockat fillojnė tė mė dhėmbin nga pak !
    Mereme LLUBANI: Ju jeni pinjolli i dytė i familjes Kastrioti qė viziton tokėn e tė parėve, brenda pak viteve. Sa pasardhės janė aktualisht dhe si janė lidhjet mes familjes sė madhe Kastrioti ? A ekzistojnė dokumenta qė e deshmojnė pemėn gjenealogjike tė familjes suaj ?
    A.C.SCANDERBEG: Nėqoftėse ekziston ende familja Castriota Scanderbeg nė Itali, duhet tė falenderojmė baballarėt e viteve 800, katragjyshin tim Giorgio e mbi tė gjitha, djalin e tij Francesco, lindur mė 1840, i cili pati tetė djem, tė gjithė tė trashėguar me fėmijė. Midis viteve 1500 dhe 1800, familja ka rrezikuar gjithnjė tė shuhet, mbasi shpesh ka qėnė vetėm njėri prej djemve qė vazhdonte trashėgiminė, sepse nė atė kohė kishte shumė vdekje dhe njerėzit vdisnin mė tė rinj. Nga Gjergj Kastrioti kanė kaluar katėrmbėdhjetė gjenerata ; i biri, Gjoni (Giovanni), qė u vendos nė Puglia dhe qė vdiq nė viti 1514, lindi Ferrante-n, i cili vdiq nė 1561 dhe lindi Pardo-n, qė vdiq nė 1596 dhe lindi Fabio Costantino-n, qė vdiq nė 1615 dhe lindi Costantino Alessandro-n, i cili vdiq mė 1643 dhe lindi Vitantonion, qė vdiq nė 1716 dhe lindi Alessandro-n, i cili vdiq mė 1743 dhe lindi Vitantonio-n, i cili vdiq mė 1811 dhe lindi Alessandro-n, qė vdiq mė 1803 dhe lindi Giorgio-n, qė vdiq mė 1846 dhe lindi Francesco-n, i cili vdiq mė 1905 dhe lindi Luigi-n, i cili u spostua nė Napoli dhe vdiq nė vitin 1954, duke trashėguar Costantino-n, babain tim, pas tė cilit vij unė, i lindur nė Napoli dhe i vendosur nė Kalabri.
    Nga ana e gjysh*t tim Luigi, sot janė njėmbėdhjetė Castriota Scanderbeg. Ē’ėshtė e vėrteta, midis familjes tonė dhe familjeve tė tjera nė Itali me tė njėjtin emėr, nuk janė ruajtur lidhjet, por do tė ishte gjė e bukur sikur tė mund tė themelonim njė lloj "Lidhjeje tė pasardhėsve tė Skėnderbeut" (Lega della discendenza di Scanderbeg). E di qė bashkė me pasardhėsit e tjerė tė familjes sonė ėshtė edhe njė tjetėr Alessandro, mjek i njohur ndėrkombėtarisht me studimet e tij shkencore. Ai jeton nė Lecce dhe me sa di unė, e ka vizituar Shqipėrinė pėr herė tė parė nė vitin 2004. Unė me Alessandron kemi tė njėjtin katragjysh, Giorgio-n, vdekur mė 1846. Ndėrsa xhaxhai im, njė tjetėr Giorgio nga Napoli, merr pjesė nė rrethin e universitetit napoletan nė tė gjitha takimet shkencore mbi prejardhjen e familjes dhe kushėriri im Roberto, duke qėnė njeri i ligjit nė Romė, ėshtė ai qė ka studiuar dhe vazhdon tė studiojė nė arkivat e historisė, duke i dokumentuar tė dhėnat. Ekzistojnė tė gjitha dokumentet nė arkivin e Napolit dhe tė Lecce-s qė vėrtetojnė pasardhėsit e Gjergjit. Por mbi tė gjitha, nė arkivat e mėdha tė Romės e tė Napolit, ekzistojnė shumė dokumente tė tjera, qė do ta bėnin edhe mė interesante historinė e vazhdimėsisė sė kėsaj familjeje. Ka qėnė njė poeteshė e famshme nė familjen tonė Castriota Scanderbeg, Isabella, vdekur mė 1749 ; ka pasur gra e burra klerikė tė lartė, po ashtu, dy tė tjetė (tė quajtur Vitantonio) qė janė martuar me kushėrirat e tyre Scanderbeg (Isabella e Doneca).
    Nė pėrgjithėsi, Scanderbeg-ėt janė shquar pėr shpirtin e tyre liridashės. Kanė marrė pjesė nė lėvizjet revolucionare tė 1848-tės ; stėrgjyshi im Francesco ishte njė oficer i Giuseppe Garibaldi-t, xhaxhai im Luigi ishte njė partizan i Luftės sė Dytė Botėrore dhe ėshtė pushkatuar nga nazistėt mė 1944. Pra, mund tė thuhet se pėrveē luftrave pėr ēlirimin e Shqipėrisė, Scanderbeg-ėt kanė kontribuar edhe nė ēlirimin e Italisė.
    Mereme LLUBANI:Mendoni se ky takim me tokėn dhe gjakun tuaj do t’i ndryshojė sadopak "planet" e sė ardhmes ? Nėse po, ēfarė konkretisht?
    A.C.SCANDERBEG: Tashmė, diēka ka ndryshuar nė tė vėrtetė. Pėr momentin nuk mund ta them se ēfarė, por mund t’ju them vetėm se diēka ka ndryshuar pėrgjithmonė brėnda meje. Pėr mua ka qėnė njė befasi e madhe mikpritja e shqiptarėve: nuk prisja kaq ngrohtėsi ! Pėr momentin, janė duke u studiuar projekte tė ndryshme artistike e pėr mua, por besoj edhe pėr tė tjerėt, do tė ishte e mahnitshme nėqoftėse do tė mund tė vihej nė skenė njė dramė ose njė film mbi Skėnderbeun : do tė ishte realizimi i asaj qė kam ėndėrruar prej fėminisė, Skėnderbeu interpretuar nga njė Skėnderbeg ! Do tė ishte madhėshtore, mendoj. Nė perspektivė janė edhe disa ide qė kanė tė bėjnė me muzikėn. Por ka kohė pėr tė gjitha; Shqipėria, mė nė fund, mė ka bėrė pėr vehte dhe tashmė s’mund tė arratiset mė prej zemrės time.

    Njė ide tjetėr, qė mė ka lindur papritur ėshtė edhe krijimi i njė lloj « Lidhjeje tė Lezhės », pėr tė mundėsuar kthimin legjitim tė shpatės dhe pėrkrenares sė Skėnderbeut, qė momentalisht ndodhen nė muzeun e Vienės. Nė fund tė fundit, ato janė objekte tė familjes e duhen risjellė nė Krujė, nė vėndin e vėrtetė tė origjinės sė tyre. Kushedi ! E pastaj, pse jo ! Njė ditė mund tė ndodhė edhe diēka tjetėr : tė rikthehet edhe njė herė nė Shqipėri gjaku i Skėnderbeut, pas disa shekujsh…
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Njė rikthim nė origjinė Empty Re: Njė rikthim nė origjinė

    Mesazh nga **GISHTEZA** 10/3/2008, 21:27

    Kur mbrrita nė Bari, pas kthimit nga Shqipėria, qėndrova nė rradhė njėzet minuta pėrpara se tė kaloja doganėn. Kur ju afrova kabinės sė doganierit, dikush m’u drejtua me kėto fjalė: « A e dini, qė sipas rregullave mund ta kishit evituar rradhėn ? » Ju pėrgjigja se nuk e kuptova pėr ēfarė fliste. E ai ma ktheu : « Si ėshtė e mundur ?! Ju jeni italian e mund tė kalonit pėrpara tė tjerėve. Pėrse qėndruat nė rradhė, sė bashku me shqiptarėt ? » Mė duket se kjo ishte njė shėnjė…
    Mereme LLUBANI:Edhe pse pak ditė ju ndajnė nga kthimi, a keni mall pėr Shqipėrinė?
    A.C.SCANDERBEG: Po, kam filluar ta ndjej mungesėn e Shqipėrisė. Duhet ende ta marr vehten. Nė Itali, nė fund tė disa shfaqeve qė kam patur me dramėn « Jeta e Galileut », nė tė cilėn interpretoja kėtė shkencėtar nga Piza, herė pas here vinin njerėz qė mė prisnin pas kuintave pėr tė mė njohur nga afėr e transmetuar komplimentet e tyre. Dhe gjithnjė, regjisori mbetej si i ngrirė. E mė thoshte shpesh : « Nuk mė ka ndodhur kurrė njė gjė e tillė ! Ti nuk je Brad Pitt, e megjithatė, vinė e tė pėrshėndesin sepse je pasardhėsi i dikujt !? E ēuditshme !? » Ėshtė e vėrtetė. Mbasi nė Itali, nė pėrgjithėsi e njohin emrin e Skėnderbeut, por jo historinė e tij dhe kėshtu, nuk mund ta kuptojnė tė gjithė madhėshtinė e mrekullive qė ka bėrė ai. E dinė pak njerėz, si ata qė vinė e mė pėrshėndesin pas kuintave, nėn vėshtrimet pyetėse tė regjisorit. E dinė shqiptarėt krenarė, qė e kanė nė gjak. E mė vjen keq, qė gati tė gjithė librat e historisė nė Itali nuk kanė pothuajse asnjė shėnim reth tij.
    Nė Shqipėri kam mundur ta kuptoj se ēdo tė thotė ta ēmosh me tė vėrtetė njė hero. Shqiptarėt e nderojnė dhe e ēmojnė heroin e tyre dhe shpirti u mbetet gjithnjė i ndezur nga madhėshtia e tij, ashtu si ndodh edhe me njė figurė tjetėr, tashmė mitike : Nėnė Terezėn e Shqipėrisė. Nė Itali, nuk dihet nga tė gjithė qė ajo ėshtė shqiptare. Por e rėndėsishme ėshtė qė dy shqiptarėt e dimensioneve tė mėdha, Skėnderbeu dhe Nėnė Tereza, do tė mbeten pėrjetėsisht fanarė tė ndritshėm pėr universin. Megjithatė, unė do tė kthehem t’i gjej pėrsėri miqtė e mij tė rinj reth muajit shtator ose tetorit tė kėtij viti. Nė fund tė fundit, tashmė i ndjej tė afėrt, shumė tė afėrt. Atje ku jetoj, Shqipėria ėshtė mė pranė se Roma. Mjafton tė pėrshkosh brigjet e Adriatikut. E pastaj, jam duke marrė njohuritė fillestare tė gjuhės, qė mė duket shumė e vėshtirė…
    Mereme LLUBANI:Pėrveē aktrimit dhe rolit tuaj tė fundit, Galileut, a mund tė na bėni njė prezantim tė shkurtėr rreth personit tuaj pėr lexuesit?
    A.C.SCANDERBEG: Jam aktor, pianist e kėngėtar jazz-i. Kam punuar nė teatėr me kompani tė ndryshme tė Napolit, Romės, Milanos dhe Kalabrisė, me Teatrin e Operas sė Romės, Akademinė Chigiana tė Sienės, midis tė cilave mund tė pėrmėndet njė bashkėpunim me Katia Ricciarelin. Vitin e kaluar u vendosa pėr njė prodhim tė ri nė Teatrin “Piccolo” tė Milanos, themeluar nga Giorgio Strehler, me dramėn “Jeta e Galileut” tė B. Brecht, ku interpretoj rolin e Galileut. Nė fushėn e muzikės, kam luajtur nė pop-in italian me Teresa De Sio, Mario Biondi, Ivan Cattaneo e shumė tė tjerė dhe kam lozur nė piano e kėnduar nė 6 CD. Tashmė ėshtė duke u pėrgatitur njė tjetėr CD, me kuintetin tim jazz, tė quajtur pikėrisht “Scanderbeg Jazz Quintet” (sikur ta dinte “gjyshi” im!), nė tė cilin jam duke menduar tė fus edhe njė pjesė timen kėnduar nė shqip dhe po ashtu, njė kėngė tjetėr tė repertorit tradicional shqiptar, tė ripėrshtatur pėr jazz.
    Berlin, maj 2007

    Sponsored content


    Njė rikthim nė origjinė Empty Re: Njė rikthim nė origjinė

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 2/5/2024, 12:43