Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Letrat e Albanologes Edith Durham

    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    Letrat e Albanologes Edith Durham Empty Letrat e Albanologes Edith Durham

    Mesazh nga Vizitor 2/6/2008, 09:29

    Edith Durham ishte e pafuqishme, ato ditė tė vjeshtės sė tretė tė 1944. Jeta e saj po prekte finishin.. I kishte kapėrcyer tė ’80-t. Ndėrsa bombardimet dhe tė sh tėnat ia behnin herė pas herė mbi qiejt e Londrės, Durham mendonte pėr shqiptarėt e saj tė dashur.
    Nuk dihet shumė pėr dy vitet e saj tė fundit nė kėtė jetė, vite tė mbushur me shpresa pėr lirinė e Shqipėrisė, mbushur me korrespodenca, me marrje e dhėnie lajmesh rreth vendit qė i mori pėrfundimisht zemrėn, tokės sė malėsorėve tė saj tė dashur.
    E lodhur, e moshuar, dhe e trishtuar. Me ankth ndiqte lajmet rreth kapitullimit tė Italisė. Ushqente shpresa se gjithēka po merrte fund. Dhe mandej sėrish dėshpėrim. Nė letra e lajme njoftohej se trupat gjermane po hynin nė Shqipėri. Nėse ndjekim korrespodencėn e saj me peshkop Fan Nolin, mėsojmė deri edhe imtėsitė mė tė vogla tė pėrjetimeve tė saj nė kėto kohė.
    Viti 1943-1944. Nė botimin e fundit tė studiuesit Nasho Jorgaqi mbi Fan Nolin “Vepra VI”, ku pėrfshihet i gjithė letėrkėmbimi i poliedrikut, letrat qė Durham i shkruan Nolit janė njė ekspoze i kohės, i ditėve tė saj me shqetėsime tė vogla e vramendje tė mėdha, plane, kėshilla dhe shpresa. Njė prej letrave mė tė bukura ėshtė ajo e 6 prillit 1943. “...Kam frikė se gaboheni shumė nė qoftė se i varni shpresat pėr shpėtimin e Shqipėrisė tek Anglia. Dhe nė mėnyrė tė veēantė nė qoftė se shpresoni tek unė. Kam qenė shumė keq me shėndet nė qoftė se e krahasoj me herėn e fundit kur isha nė Shqipėri kur pata kėnaqėsinė t’ju takoja e tė dėgjoja mendimet tuaja. Nė mos gaboj ishte nė 1921. Qysh nga ajo kohė kam qenė 10 herė nė klinika kuruese, e sėmurė rėndė dhe dy vjet mė parė bėra njė operacion tė brendshėm. Kam pak fuqi – dhe nė tė vėrtetė jam 80-vjeēare...”. Dhe krejt nė fund tė kėsaj letra shkruan: “Ju mė uroni jetė tė gjatė. Mos ma thoni atė. Jam e dėrrmuar, e lodhur dhe dėshiroj vetėm tė shkoj “atje ku tė kėqijtė pushojnė sė bėri keq dhe ku tė lodhurit janė nė paqe”. Dhe nuk dua tė jetoj dhe ta shoh Shqipėrinė tė shkatėrruar nga plogėshtia dhe ēmenduria e njerėzve tė saj”.
    Durham e ndiente se kishte rėnė pre e kurtheve tė moshės. Nuk ishte mė ajo gruaja energjike, e cila ditėn e pushtimit nga Italia me 7 prill 1939, kur ishte 76 vjeē brofi nė kėmbė dhe doli nė njė rrugė tė Londrės duke mbajtur nė duar njė pankartė ku shkruhej: “Larg duart nga Shqipėria”!
    Nė qershor tė vitit 1943, sėrish i shkruan njė letėr tė gjatė peshkop Nolit. “...mė duket se ju nė SHBA nuk e dini se ē’do tė thotė luftė. Ne tė tėrė duhet tė shkojmė e tė marrim racionet tona pėr shkak tė mungesės sė shėrbimeve. Dhe hajde bėje atė punė, veēanėrisht pėr ata qė janė shumė tė moshuar pėr tė pėrballuar punė tė rėnda... Jam shumė e vjetėr dhe e lodhur”.
    ....................
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    Letrat e Albanologes Edith Durham Empty Re: Letrat e Albanologes Edith Durham

    Mesazh nga Vizitor 2/6/2008, 09:29

    Por me gjithė lodhjen dhe trillet e moshės, ditėn e rėnies sė Musolinit ishte e lumtur. Nė letrėn e 27 korrikut 1943 drejtuar po Nolit, shkruan: “Ja tani lajmi i gėzueshėm i rėnies sė Musolinit!! Ēfarė goditje. Dhe kaq papritur. Ai duhet t’i frymėzoje shqiptarėt tė bėjnė ende pėrpjekje mė tė mėdha pėr tė shporrur pushtuesin...” Duket kjo ngjarje ia ka ngjallur shpresat se do ta mbėrrijė ditėn e ēlirimit. “...ndoshta do tė jetoj derisa tė shoh paqen, ndonėse disa kohė mė parė kjo dukej si e pamundur...”. Dhe sėrish shpreson. Nė letrėn e 11 shtatorit 1943 ndėr tė tjera shkruan: “… mė vjen keq qė nuk mund tė punoj sa duhet tani kur i kam mbushur tė tetėdhjetat. Kėtė vit jam mė e lodhur se sa vjet, po kam shpresė se do ta pres ditėn qė Shqipėrinė ta shoh pėrsėri tė pavarur…”. Sidoqoftė, ajo do tė tronditej nga sulmet qė zhvillonte fronti gjerman. Pėrshkruan imtėsisht tensionin dhe frikėn qė zgjonin bombardimet e njėpasnjėshme, dhe mė shumė trembej pėr shqiptarėt. Nė letrėn e 23 nėntorit 1943 Durham shkruan: “… Shtatė net sulme ajrore. Asnjė bombė nuk ka rėnė nė lagjen tonė dhe megjithėse tė shtėnat e mitralozėve janė shtuar unė nuk shkoj nė bodrum. Sapo dėgjohet aeroplani armik, qielli mbushet me drita nė kėrkim tė tij dhe dritat dridhen nga tė shtėnat. Kėshtu qė ėshtė mjaft e vėshtirė tė flesh. Por ka edhe mė keq. Kam frikė se mos gjermanėt nė Shqipėri po bėjnė shkatėrrime tė mėdha…”.
    Letra e fundit pėr vitin 1943, drejtuar Nolit mban datėn 29 dhjetor. Nė kėtė letėr, veē falenderimeve pėr dhuratat qė i dėrgojnė bashkatdhetarėt nga Amerika, Durham shfaq sėrish lodhjen dhe ankesat e moshės. “… Tani jam njė plakė e vjetėr dhe e molisur. Mu para Kėrshėndellave pata njė ftohje, por jo shumė tė keqe. Kėshtu isha tėrėsisht e kapitur. Tani po pushoj, por ndihem shumė e vjetėr…”. Gjatė vitit qė pasoi, 1944, Durham i dėrgoi edhe dy letra tė tjera Fan Nolit. Nė letrėn e 31 marsit 1944, ajo shkruan: “Mezi e presim fundin e kėsaj lufte pėrbindėshe. Shpresoj se ju i keni do miq tė fortė amerikanė qė do tė kujdesen pėr interesat e shqiptarėve, kur trupat e vėllazėruara do tė arrijnė nė Shqipėri...”. Ndėrsa projektonte ditėt e fundit tė luftės, dhe analizonte marrėdhėniet e fqinjėve, Edith Durham ēdo muaj qė kalonte e ndjente mė tė afėrt shpresėn se do ta mbėrrinte ditėn kur Shqipėria tė ishte sėrish e pavarur. Kjo ishte ėndrra e fundit e saj. Ajo s’mundi ta shohė atė ditė. Ajo vdiq nė nėntor tė vitit 1944, dy javė para se Enver Hoxha tė merrte pushtetin. Vdekja e saj ishte njė humbje e madhe pėr Shqipėrinė. Edhe pse nuk kishte marrėdhėnie tė mira me tė, Ahmet Zogu, nė atė kohė mbreti nė ekzil i shqiptarėve shkroi nė gazetėn “The Times”: “…Ajo na dha ne zemrėn dhe ajo fitoi zemrat e malėsorėve”.
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    Letrat e Albanologes Edith Durham Empty Re: Letrat e Albanologes Edith Durham

    Mesazh nga Vizitor 2/6/2008, 09:30

    Letėr e M.E. Durham

    prill 1943
    36 Glenlch Road
    London N.Ė.3
    Angli

    I dashur Imzot Fan Noli, Jam shumė e prekur nga letra juaj dhe ju falenderoj pėr fjalėt dashamirėse qė thoni pėr mua. Por kam frikė se gaboheni shumė nė qoftė se i varni shpresat pėr shpėtimin e Shqipėrisė tek Anglia. Dhe nė mėnyrė tė veēantė nė qoftė se shpresoni tek unė. Kam qenė shumė keq me shėndet, nė qoftė se e krahasoj me herėn e fundit kur isha nė Shqipėri kur pata kėnaqėsinė t’ju takoja e tė dėgjoja mendimet tuaja. Nė mos gaboj, ishte nė 1921. Qysh nga ajo kohė kam qenė 10 herė nė klinika kuruese e sėmurė rėndė dhe dy vjet mė parė bėra njė operacion tė brendshėm. Kam pak fuqi – dhe nė tė vėrtetė jam 80-vjeēare – dhe tė qėndruarit nėpėr radha pėr tė marrė racionet e mia tė ushqimit mė merr pjesėn mė tė madhe tė fuqisė. Tė ndjekėsh mbledhjet politike ėshtė martirizim. Do tė thotė qė pastaj pėr javė tė tėra tė rri shtrirė nė shtrat. Qė tė thuhet pėr shqiptarėt se ata varen nga unė dhe tė presin nga unė qė tė punoj pėr ta ėshtė njė mizori e vėrtetė.
    “Shpirti ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i dobėt”.
    Ju gaboheni shumė kur mendoni se Shqipėria ka shumė miq nė Angli. Partitė pro-greke dhe pro-serbe janė shumė tė fuqishme dhe me influencė. Ata pak njerėz qė mbėshtesin Shqipėrinė kėtu nė pjesėn mė tė madhe janė pa ndikim politik. Dhe pjesa mė e keqe e tyre ėshtė ajo parti qė e quan veten “Miqtė e Shqipėrisė”, e cila refuzon tė takojė ose tė ketė tė bėjė me miqtė e vjetėr tė Shqipėrisė, tė cilėt, nė Shoqatėn anglo-shqiptare dhe nė Komitetin ballkanik, pas luftės sė fundit, punuan me tė vėrtetė shumė pėr tė fituar pavarėsinė e Shqipėrisė. Jemi duke gjallėruar Shoqatėn anglo-shqiptare dhe shpresoj t’i bind tė ashtuquajturit “miq” tė bashkohen me ne. Ata refuzuan tė vijnė nė mbledhjen e parė qė thirrėm dhe ku ramė nė njė mendje mbi njė program pėr tė pėrkrahur mbretin Zog, pavarėsinė dhe integritetin e Shqipėrisė. Nė qoftė se ju mund t’i bėni ata tė kuptojnė se ėshtė absolutisht e nevojshme qė pėrkrahėsit e paktė tė Shqipėrisė nė Angli duhet tė punojnė sė bashku ose tė paktėn tė takohen e tė diskutojnė pėr punėt, ju do tė keni bėrė njė punė tė mirė.
    Zonja Aubrey Herbert ėshtė kryetarja e Shoqatės anglo-shqiptare. Ju e dini se sa vite punė tė rėndė i kushtoi ajo krijimit tė spitalit, bibliotekės dhe zhvillimit tė artizanatit, nė sajė tė tė cilit shumė gra fituan bukėn e gojės. Nė tė vėrtetė, pak njerėz kanė bėrė mė shumė nė pėrpjekjet e tyre pėr tė ndihmuar Shqipėrinė. Ishte kujtimi i saj pėr bashkėshortin trim, kolonelin Aubrey Herbert, qė ishte mbrojtėsi mė i madh i Shqipėrisė nė Angli. Edhe kėtė herė, tė ashtuquajturit miq tė Shqipėrisė refuzuan ta takojnė atė.
    Nė Angli ka shumė pak shqiptarė. Suita e mbretit Zog dhe disa tė tjerė. Mbreti u lejua tė vendosej nė Angli, me kusht qė tė mos zhvillonte veprimtari politike.
    Kėshtu, vetėm me njė grusht shqiptarėsh dhe me pėrkrahės anglezė tė pėrēarė ka shumė pak shpresa kėtu pėr Shqipėrinė. Serbėt dhe grekėt sė bashku kanė miq tė fuqishėm, tė cilėt i shikojnė ata si trima tė rrallė qė kanė luftuar nė anėn tonė (britanike) dhe duhet tė shpėrblehen siē u takon. Grekėt deklarojnė se i gjithė jugu i Tepelenės ėshtė grek dhe se vuan nėn shtypjen shqiptare. Serbėt pohojnė se pėr sa kohė Shqipėria do tė strehojė armiqtė e saj, ajo nuk do t’i ketė pozitat e sigurta.
    Nė Amerikė ju keni njė numėr tė madh shqiptarėsh. Amerika nuk ka asnjė qėllim tė aneksojė territore evropiane dhe ėshtė e vetmja fuqi qė mund tė shikohet si neutrale pėr sa kohė nė Evropė do tė jenė gjallė synimet territoriale. Dhe ishte nė sajė tė qėndrimit tė prerė tė presidentin Uillson qė Shqipėria u shpėtua herėn e fundit.
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    Letrat e Albanologes Edith Durham Empty Re: Letrat e Albanologes Edith Durham

    Mesazh nga Vizitor 2/6/2008, 09:30

    Nė qoftė se shqiptarėt e Amerikės duan qė Shqipėria tė ekzistojė pas kėsaj lufte, ata duhet tė punojnė shumė pėr tė fituar pėrkrahjen amerikane. Nė Amerikė ka shumė njerėz tė interesuar pėr Shqipėrinė-ish misionarėt, mėsuesit e shkollave dhe shkencėtarėt e Carnegie-se sa ka kėtu nė Angli. Bile, shumė mė tepėr. Kėtu nuk ka mė shumė se 50-dhe pak prej tyre e njohin Shqipėrinė. Po e pėrsėris - nė qoftė se keni influencė dhe jam i sigurt se keni - t’u thoni shqiptarėve nė SHBA se nuk duhet tė rreshtin pėr asnjė ēast pėrpjekjet e tyre; se ata nuk duhet t’i varin shpresat pėr shpėtim tek miqtė anglezė, por duhet tė fitojnė simpatinė e pėrkrahjen e Amerikės nėse dėshirojnė qė atdheu i tyre tė mos copėtohet e tė mos u hidhet si shpėrblim armiqve. Kjo letėr ėshtė pėr ju, dhe jo pėr botim. Shpresoj dhe besoj se do tė bėni ē’ėshtė e mundur pasi ta lexoni atė. Pėrshėndetjet e mia mė tė ngrohta dhe urimet mė tė mira pėr ju.
    Zoti e shpėtoftė Shqipėrinė.
    Durham
    Ju mė uroni jetė tė gjatė. Mos ma thoni atė. Jam e dėrrmuar, e lodhur dhe dėshiroj vetėm tė shkoj “atje ku tė kėqijtė pushojnė sė bėri keq dhe ku tė lodhurit janė nė paqe”. Dhe nuk dua tė jetoj dhe ta shoh Shqipėrinė tė shkatėrruar nga plogėshtia dhe ēmenduria e njerėzve tė saj.

    Shėnim: Letra e mėsipėrme si dhe citimet e tjera janė shkėputur nga botimi i fundit i Nasho Jorgaqit me letėrkėmbimet e Fan Nolit, botimet “Dudaj”

    Sponsored content


    Letrat e Albanologes Edith Durham Empty Re: Letrat e Albanologes Edith Durham

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 2/5/2024, 08:50