Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Eshte 16 vjec por duket vetem 2

    Morena
    Morena
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 2193
    Mosha : 43
    Vendi : Atje ku me do zemra...
    Puna : Pa pune
    Data e rregjistrimit : 01/02/2009

    Eshte 16 vjec por duket vetem 2 Empty Eshte 16 vjec por duket vetem 2

    Mesazh nga Morena 2/9/2009, 06:35

    Eshte 16 vjec por duket vetem 2




    Eshte 16 vjec por duket si nje 2 vjecare. Per amerikanen Brooke Greensberg koha kalon ne menyre krejt te vecante. Trupi nuk i zhvillohet ne menyre te njetrajteshme, por cdo pjese e trupit te vajzes-femije duket se zhvillohet ne menyre te pavarur nga te tjerat.

    Brooke ka mbushur 16 vjec ne janar te 2009, peshon 7 kilogram dhe eshte vetem 75 centimetra e gjate.

    Sipas mjekeve shkencetare qe ndjekin zhvillimin e saj cdo dite struktura skeletore e saj eshte tipike per nje femije 10 vjecare. Kur eshte e lumtur nuk flet por buzeqesh dhe eshte ne gjendje te njohe personat qe i rrine prane gjate dites.

    Ne shtate vitet e para te jetes se saj i eshte dashur te perballet me shume semundje duke dale gjithmone fitimtare, shtate raste me ulcer ne stomak dhe 14 dite ne koma si pasoje e nje tumori ne tru. Qe ne vitet e para te jetes i eshte nenshtruar nje terapie intensive me hormone te rritjes, terapi e cila nuk pati efekt as ne peshe dhe as ne strukturen trupore.Asnje doktor nuk guxon te jape nje mendim se sa mund te jetoje Brooke.

    Per te kuptuar bllokimin e rritjes dhe te plakjes se saj shkencetaret kane marre kampione te ADN-se dhe qelizave te saj dhe po i studiojne me imtesi ato. Doktor Richard Walker, profesor ne fakultetin e Mjeksise ne Universitetin e Florides se Jugut eshte i bindur qe vajza eshte nje celes per shkencen. Rasti i saj mund te coje ne zbulimin e natyres se vdekshmerise njerezore dhe ne izolimin e geneve pergjegjese per plakjen, per te siguruar nje rini te perjeteshme.

    Teoria e doktor Richard Walker mund te sjelle ndryshime ne zbulimet mjekesore dhe ne studimet e ADN-se dhe ne zbulimin e menyres per te “izoluar” genin e plakjes, por ajo mbart me vete nje numer te madh problemesh etike.



    Burimi: Top Channel
    ``Blerta``
    ``Blerta``
    moderator
    moderator


    Numri i postimeve : 3352
    Mosha : 39
    Vendi : london
    Loisirs : ca esht kjo me?:D
    Data e rregjistrimit : 03/06/2007

    Eshte 16 vjec por duket vetem 2 Empty Re: Eshte 16 vjec por duket vetem 2

    Mesazh nga ``Blerta`` 2/9/2009, 06:43

    eh ca spo shihet ne ket bote!
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    Eshte 16 vjec por duket vetem 2 Empty Re: Eshte 16 vjec por duket vetem 2

    Mesazh nga shaban cakolli 6/9/2009, 18:34

    ruana zot nga te papriturat

    Sponsored content


    Eshte 16 vjec por duket vetem 2 Empty Re: Eshte 16 vjec por duket vetem 2

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 15/11/2024, 10:48