Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri)

    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri) Empty Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri)

    Mesazh nga Klea 3/9/2009, 14:17




    Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri) Sami_frasheri
    Sami Frasheri


    Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri)
    "Nese do te korresh per nje vit mbill miser e grure,nese do te korresh per 100 vjet mbill arsim dhe kulture"
    Sami Frasheri


    Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri) (1 qershor, 1850, Frasher, Shqiperi – 18 qershor, 1904)



    Rilindes i shquar, ideologu kryesor i Levizjes Kombetare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Ne literaturen e huaj eshte njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi ne Frasher te Permetit me 1 qershor 1850. Mesimet e para i mori ne fshatin e lindjes. Me 1865 se bashku me pese vellezerit e tij dhe dy motrat u vendos ne Janine. Ketu se bashku me Naimin, Sami Frasheri kreu shkollen e mesme greke "Zosimea", ku perveē kultures se pergjithshme, pervetesoi krahas greqishtes se re e te vjeter edhe gjuhen latine si dhe gjuhen frenge dhe ate italiane. Ne Tetove, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mesoi arabisht, persisht dhe turqisht[1].

    Me 1872 u vendos ne Stamboll ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike per ēlirimin dhe bashkimin kombetar te popullit shqiptar dhe bashkepunoi me perfaqesuesit me perparimtare te levizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte nje nder organizatoret kryesore te "Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqerise se te shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

    Sami Frasheri drejtoi revistat e para ne gjuhen shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi nje varg artikujsh. Per nevojat e shkolles shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhes shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhes shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronje" (Gjeografia, 1888) ne gjuhen shqipe. Nga veprat me te shquara te ketij mendimtari te shquar, patriot, demokrat dhe iluminist eshte "Shqiperia ē'ka qene, ē'eshte e ē'do te behet", botuar me 1899 pa emer autori ne Bukuresht. Ky traktat u be manifesti i Rilindjes Kombetare Shqiptare, vepra qe sintetizoi programin e levizjes, strategjine dhe taktiken e saj. Ne te u shprehen idealet demokratike te zhvillimit politik e shoqeror te vendit, te zhvillimit te arsimit, te kultures e te shkences. Sami Frasheri hartoi dhe nje fjalor te gjuhes shqipe qe mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu ne doreshkrim nje permbledhje kengesh popullore shqiptare.

    Sami Frasheri (Sami Bej Frasheri) Sami_frasheri_emine_frasheri
    Sami Frasheri me gruan e tij Eminene


    Ēeshtjen shqiptare Sami Frasheri e mbrojti edhe ne organet e ndryshme te shtypit qe drejtoi sidomos ne gazeten turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frasheri eshte autor i 57 veprave ne gjuhen shqipe, turke dhe arabe duke perfshire ketu edhe revistat e gazetat qe i drejtoi duke botuar vete ne to.
    Ēeshtjen shqiptare dhe historine e popullit shqiptar Sami Frasheri i trajton edhe ne veprat ne gjuhen turke e sidomos ne artikujt e botuar ne shtypin e kohes, si edhe ne veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frasheri dha kontributin e tij te vyer ne disa fusha te shkences ku u dallua si perfaqesues i mendimit te perparuar materialist, jo vetem per Shqiperine, por edhe per vendet e Lindjes. eshte autor i fjalorit normativ te gjuhes turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vleren e vet te madhe edhe ne ditet e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"permban mbi 40 mije fjale e shprehje gjuhesore dhe eshte pajisur me nje parathenie te gjate te shkruar nga vete Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e nje gjuhe letrare. Samiu eshte edhe autor i disa fjaloreve dygjuhesh frengjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frengjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frasheri ne gjuhen turke eshte Enciklopedia e tij "Kamus-ul alām" (1900) ne 6 vellime, ku Samiu u jep nje vend te dukshem botes shqiptare, figurave te rendesishme qe ka nxjerre populli shqiptar gjate historise se tij. Ne enciklopedine e Samiut gjenden njoftime per institucionet shteterore, arsimore, fetare etj., si edhe te dhena gjeografike jo vetem per qytetet dhe qendrat administrative me te rendesishme te Shqiperise, por edhe per fshatrat me te njohura.

    Si shkrimtar Sami Frasheri shkroi ne gjuhen turke drama e romane. Vepra me e rendesishme tregimtare Sami Frasheri "Besa", e botuar me 1875 (?) e ka marre subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq ne teatrin perandorak ne Stamboll me 1874 (?), nje vit para se te botohej.

    Per popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, te ciat i permblodhi ne "Biblioteken e xhepit", hartoi tekste te ndryshme, botoi antologji me pjese te zgjedhura nga letersia boterore dhe kryesisht orientale, ai la ne doreshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhesise dhe e letersise.

    Sami Frasheri ishte edhe nje gazetar i talentuar. Ai ka bashkepunuar me shkrime dhe ka qene redaktor dhe kryeredaktor ne disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mengjezi" 1876), ku per nje kohe ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.

    Ne punen krijuese te Sami Frasheri nje vend te rendesishem zene edhe perkthimet, e kryesisht ato nga frengjishtja. Ai shquhej per kulturen e tij te gjere ne shume fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vellime.

    Per veprimtarine patriotike edhe per frymen perparimtare qe pershkon veprat e tij Porta e Larte e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frasherin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar te dilte nga shtepia. Atdhetari i shquar i vdiq ne Erenköy - Stamboll.

      Ora ėshtė 24/11/2024, 13:09