Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik)

    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) Empty Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik)

    Mesazh nga Klea 8/9/2009, 15:41

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) Noli
    ----------------------------------------


    TY, QĖ MĖ LĖ PA GJUMĖ

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) 101114
    POHIM

    Fole, flet, fol
    Edhe buzėqesh
    O diell

    Ėndrrove, ėndrron, ėndrro
    Natyrė pranvere
    Me shikim drejt diellit

    Erdhe, vjen, eja
    Me mėngjese tė reja
    Me puhizė pranvere

    Venerove, veneron, venero
    Pėr pulėbardhat
    Nė fluturim magjik

    Shkrove, shkruan, shkruaj
    Pėr ėndrrat, dėshirėn, tė mirėn
    Pėr lindjet e ninullave.

    Fole, flet, fol
    Edhe buzėqesh
    O diell...

    TĖ MOS DHEMBSET

    Tė mos lodhen duart
    Duke shkruar

    Tė mos prishet gjumi
    Kur ėndėrron
    Zogėzėn e strukur

    Tė mos ndėrprehet ėndrra
    Kur fluturon
    Mbi male bleruar

    Tė mos heshtėsh
    Pėr ta ndėrprerė
    Fjalėn ters

    Tė mos dhembset durimi
    Kur s’ke
    ēka flet.

    TI...

    Ti flet e flet
    Fjala nuk tė shket

    Ti shkruan e shkruan
    Me fjalėt tua luan

    Ti bluan e bluan
    Ngopjen e gatuan

    Ti mendon e mendon
    Tė drejtėn sublimon

    Ti mėton, e mėton
    Prapa nuk shikon

    Ti sfidon, sfidon
    Me tė mirėn hapėron

    TI JETON

    Tė tė pėrshėndes
    O shpirt artisti
    Ti jeton
    Dhe
    Mbetesh i ri
    Nė histori

    Ti thundrohesh
    Nė simbol miqėsie
    Ylli tė tė lakmojė
    Nė mes errėsirės
    Netėve pa hėnė

    Ti jeton i ri
    Dhe shkon i ngarkuar
    Me vjetėrsi
    Kėndej lė
    Mirėsi
    Kėnaqėsi

    Tė tė pėrqafoj
    Urtinė e vargut
    Pėr varfanjakun
    Tė uriturin
    Dritėn
    Pėr tė verbėrin

    ME TY

    -Ky qiell
    pa ty
    pa diell
    -Ky qiell
    me ty
    me diell.

    Kjo rrugė
    Me ty
    me ecje
    -Pa ty
    me ngecje

    Kjo jetė
    Me ty
    e vėrtetė
    Pa ty
    e shkretė

    RRUGĖ MJALTI

    1.

    Ora ec
    Fatin magjik e kėrkon
    “Mirėmbrėma”
    Depėrton
    Nė thellėsi

    Kjo ndodhi
    Se tė ndjeva
    Kur hėna
    Na shoqėronte.

    Siluetė
    mu shfaqe
    Nė qiellin e hapur
    Me yjet dėshmitar

    Mė pe
    Tė pash
    Ti siluetė
    Unė i vėrtetė

    2.

    Frymėmarrja
    Tė dilte nga zemra
    Shiu kishte pushuar
    Vetėm ylberi
    Nuk dukej
    Ishte natė

    Mė fole
    Apo nuk mė fole
    -T’i dėgjova psherėtimat
    I pėrjetova pėrkėdheljet
    Si njė fllad pranvere

    Mė erdhe
    Ja kėtu
    Nė hapėsirėn
    Zemėr

    3.

    U takuam nė qiell tė hapur
    Kur hėna ish pesėbėdhjetė
    Ndoshta do tė na sjell fat
    Aq shumė tė ndjeva
    Ngrohtėsia avullohej
    E ndjeja me butėsinė e gishtave
    Nė flokėt e valėzuara

    Faqja e mėngjėr
    Me faqen e djathė
    Puēur
    Duart bėnin lojė baleti
    Diku
    Edhe nė hapėsirė
    Ani pse natė
    Nuk mungonte
    ngrohtėsia
    E diellit imagjinar

    O, natė
    E hėnės
    Ėngjėllore.

    4.

    Sa mė patėn zili pemėt
    Se tė zgjodha ty

    Sa ėmbėl kėndonin zogjtė
    Se tė doja vetėm ty

    Mijėra lule ēelėn
    Nė mijėra aroma i ndjej

    Nė asnjė stinė nuk vyshken
    Iu falem
    pėrunjėsisht
    Mė ndihmuan tė tė gjej

    Ujėvara
    Thurrte njė melodi
    E imagjinoja refrenin
    Lum unė pėr ty.

    5.

    Ah, bilbil fatlumi
    Me krahė tė bardhė je ti
    Sa shumė fluturove
    Dhe
    Kurrė s’u ankove.

    Fusha mė dha angrohtėsi
    Mali freski

    Yjet tė gjithė mė rradhė
    Mė hudhėn fuqi
    Tė tė takoj
    Ty

    6.

    Nositi nė det
    Dreri nė malėsi
    Erė e fortė nė fusha
    Nė lugina puhi

    Krahė mė fali pėllumbi
    Pėr njė fluturim
    Shqipri – Britani
    Deri
    Nė kėtė pjesė etnije
    Pėr t’u gjet’ ne dy

    7.

    Ti ishe duke fjetur
    Bilbili tė shikoi me qetėsi
    Zemra yte nė mua
    Zemra ime nė ty

    Nuk tė gjeta
    Nė fund tė botės
    Mė joshi thirrja jote
    Zėri ėngjėllor
    Me jone shoqėruar
    Forcoi
    Vrullin tim

    8.

    Unė kur tė ik
    Ta lė zemrėn time
    Do ta marrė tėnden
    Tė mė trokasė nė shpirt

    Tash fli e qet
    Zemra ime fli
    E kur tė del gjumi

    Letrėn e lexo’
    Me titullin nė zemėr
    Zemra ime tė do

    LULET E PRANVERĖS

    Nė kopshtin tim
    Vetėm dy lule gjeta,
    Njėra ishte e bardhė
    E kuqe ishte tjetra.

    Ngadalė iu afrova
    Vetėm njėrėn e mora,
    Shkėlqente ajo e bardha
    Ashtu sikur bora.

    Ecja i vetmuar
    Duke i marrė erė,
    Lules time tė bardhė
    Qė qeli nė pranverė.

    Por lulja e kuqe
    Shumė u zemėrua,
    Me ndjesi mė tha
    -Pse s’mė more mua.

    E unė iu pėrgjigja
    Kjo ka mė shumė erė,
    Sepse lulebardhat
    Janė tė parat nė prnverė.

    DASHURIA VERORE

    Zogjtė e vegjėl
    Kėndonin ngadalė,
    Dielli i bukur
    Lotin pėr mos e tharė.

    Pishat e mėdha
    Nė ėndrrėn e fjetur,
    Lakmojnė dashurinė
    Qė nuk rri e heshtur.

    Flutura e mahnitshme
    Po sillet rreth neve,
    Ti ne gjoksin tėnd
    Gėzimin e mbėrtheve.

    Ruaje tė lutem
    Nė zemrėn tėnde tė butė
    Lulebardha e pranverės
    Me psherėtima tė lutė.

    SHIKOJ

    Shikoje qiellin
    Derdh lot
    vėrshime
    Mbi lumin e fshatit
    Edhe dielli shikohet
    Nė pasqyrė.

    Ujėvara
    Ėshtė lot i diellit
    E drurin aty pranė
    Kush e gėrvishti...

    Nė ėndrrėn
    E fanitur
    Kush pėshpėriti
    Kėtė lojė
    kush e komponoi.

    Nuk dua ujėvar lotėsh
    As gėrvishje drurėsh
    Shikoje dashurinė
    Qė ndjehet nė pėrjetėsi.

    MĖ NDJE

    S’ dua tė flas me askend
    Si dikur
    Ke hyrė nė zemrėn time
    Dhe s’do tė dalėsh
    mė kurrė.

    Ajo ndjenjė qė lindi
    Si lule livadhi
    po e shkėlqen si pika
    E ujit sikur kristali.

    Tani po zhytem
    Nė ėndrrėn e fjetur
    Vetėm nė syrin tėnd
    Tė mos jem i tretur.

    Tani hesht, hesht
    Vetėm njė qast jeto,
    Nė sytė e mi det
    Qiellin e vėshtro...

    SĖ PAKU NĖ KUJTESĖ

    Mos e le ėndrrėn
    E parė ku e ėndrrove
    Mos e le dashurinė e vetme
    Qė me zjarr e shijove.

    S’mund tė shkosh
    S’mund ta les*
    Lulen tė vyshket.

    Qėndro pranė pishave
    Ku ke kaluar ditėt
    E psherėtimave.

    Qėndro edhe pranė malit
    Ku zogjtė cicėrronin
    Nė veshin tėnd.

    S’mund tė shkosh
    Ta lėsh anijen
    Tė fundoset
    thellė nė oqean.
    Qėndro pranė meje
    Ku qiellin e kaltėrt
    E shikoje nė sytė e mi

    S’mund tė shkosh
    Dhe ta les* gjithė atė jetė
    Qe e pėrjetuam

    S’mund t’i harroshas emrat tanė
    Ku i ke shkruar nė mur
    S’mund tė shkosh atje

    Sepse s’mundem
    Pa e shikur diellin me sy

    Nėse mė mungon
    Fshehtas do vij me ty.

    ĖNDĖRR

    U ktheva
    Larg prej teje
    gjysmė jete u ktheva

    Tek vendi i vjetėr
    Ta dėgjoj zėrin tėnd
    Lumi qė ishte nė afėrsi
    Dėgjohej me rrėshqitje
    Pyesja zogjtė shtekėtarė
    Se ku ishe ti

    Me thanė je tretur diku
    Dhe nuk je kthyer mė
    Lulet kishin ēelur
    Bari ishte rritur
    E ti nuk erdhe pėr tė shijuar
    Aromėn e luleve

    Dielli poq e dogj
    E ti nuk erdhe
    pėr ta ujitur

    Pemėt ishin rritur
    Pjekur e tharė
    Asnjė nuk e shijove

    U ktheva pėr ty
    Tė jemi bashkė pėrsėrėi
    Tingujt kompononin
    Unė mbeta i shurdhėr...

    Dritarja jote e vogėl
    Ish mbuluar me gjemba

    Peshqit lotonin
    Zogjtė vajtonin
    Shpirti im qante.

    Zogjtė me braktisėn
    Mė lanė vetėm
    Nė kėtė tokė tė pashkelur
    Prej shumė kohėsh

    Doja tė flulturoja me ta
    Tė tė gjeja ty
    Por kot
    Mbeta vetėm aty
    U nisa edhe unė
    Rrugės pakthim
    Tė gjej njė fjalė tė mirė
    Tė ma gėzoje shpirtin tim.

    PARA SYVE TU

    Ndjej se jam nė hėnė
    E mbuluar me jetė
    Me shekuj
    Posi velloja qė valon
    Dhe fluturon lehtė

    Nėpėr rėrė po udhėtoj
    Tė ta puthė
    Buzėn e ėmbėl

    Dėshiroj
    Tė jem nė diell
    Le tė mė pėrvėlojė nxehtėsia

    Tė jem pranė teje
    Tė mė shkrijė dashuria

    Para syve tu
    Ndjej parajsėn
    E ėndėroj
    Me melodinė e Saharės
    Shurdhuar nga heshtja

    Qoftė larga Sahara
    Ti je nė mua
    E ngrohtė

    ĖNDĖROVA TĖ TĖ TAKOJ

    U linda
    Pėr ta sfiduar shpresėn
    U rrita
    Me melodi tė akorduar
    U zgjova
    Pėr ta shuar etjen me vesė
    Kur dielli dhe hėna
    Tė etshėm ndaheshin
    E vogėl
    Isha ta kapja rrezen qė e doja
    Njė pėllumb i bardhė
    Pėrshėndetej me njė dallėndyshe
    Kėnga e tyre mė thėrriste
    Zemra rrahte fort
    E
    Vitet bėnin vallen e akorduar
    Unė ecja ta kapja rritėn

    SA MELODI THURE

    Thurja
    e mbėrtheu
    vlerėn
    Lulja tė mbetet
    pa nektar

    E mbėrtheu
    edhe melodinė
    Vlerės t’ia fali
    gjerat therėse

    Takimet
    mbetėn nė ėndėrime
    Prekja
    tė ta rrėmbejė dorėn

    Tingujt prekės
    mbetėn tė cvililtur
    Pėrballė
    erės sime
    tė mbyllur

    YJET KANĖ ZILI

    Nė histori
    Njė gjumė
    Tė lė pa vulė

    Lėvizja
    E lyp shkakun

    Urat
    Shurdhohen
    Pa zėra

    Thonė
    Yjet kanė zili
    Pėr puthjet
    e tė pagjumėve

    Si t’i kaloj
    Kėto ēapitje
    Merita hesht
    Tok me hėnėn

    PĖRHERĖ NĖ SHTEKĖTIM

    Ėndėra luftoi me ne
    Na futi nė mbėshtjelljen e saj

    Pėr t’u gjetur
    Vendosėm
    t’i thejmė akullnajat
    Pėr ta pushtuar
    Hapėsirėn.

    Largohej
    ikja
    nga fluturimi i shpendit
    Si shtekėtari me mallin
    pėr njė fije bari
    Tė zhuritur
    nga acari i verės

    Ti zhdukeshe papritur
    Si njė shpend
    Si nji shtekėtar
    Nė labirinthe
    E di
    Shpendi nuk e harron ēerdhen
    Me ngrohtėsinė e verės

    NUK JE AI QĖ MĖ LĖ PAGJUMĖ

    Shpresa
    e pėrkėdheli
    ėndėrėn
    Tronditja
    e spėrkakti me vesė
    shpresėn
    Shpirti
    Pėrjetoi frymėmarje
    tė shlirė
    Tronditja
    Treti nė hiēkund
    Zogjtė
    Akorduan ēakordimet
    Kėnduan pėr rrugėn e gjatė
    Tė idilės

    Nuk je mė ai
    qė mė lė pa gjumė

    MOS E BRAKTIS

    Nėse lulja e braktisė
    ku ka lindur - atė skaj,
    Pika e ujit nuk do ta pėrjetojė
    Puthjen e saj.

    Mos e mendo rrugėn e drejtė
    Fare pa lakesa,
    Edhe nė malin e vetmuar,
    Rruga tė dėrgon pa pengesa.

    Pėr ta kėrkuar lulen e fatit
    Ec pra e mos u ndal,
    Mos e braktis se vetėm tė mirat
    Vijnė dalė nga dalė.

    Ec, pra. Ajo rrugė tė kėrkon
    Pėr fatmirėsi .Vetėm ty
    Pėrjetoje kaltėrinė e qiellit
    Merr diēka mos e le n’dry’.

    Mos u ndal vazhdo, vazhdo
    Ulu mbi gurin e vjetėr,
    Nėse je lodhur
    -Gjeje princeshėn e fjetur.

    Mbyll sytė dhe mendo
    Kaltėrsinė e qiellit
    Shumė lule ka nė pyll
    Merre lulen e diellit.

    Tė gjitha janė tė bukura
    Njėra tė takon ty,
    Ajo tė josh me sy
    Ajo tė don vetėm ty.

    MOS E FSHEH

    Pėrtej shikimit
    E kam dėshirėn time
    Unė kėtu
    Atje jetoj me tė.

    Fshehtėsinė e tij
    E zbuloj nė ėndėrėn
    Qė mė mundon
    Sa herė qė dua tė tė
    Them diēka.

    Mos u fsheh pas kėshtjellės
    Ku ėndrron tė jetosh,
    Mė prit dhe mua
    Fatin ta shijosh.

    Mos e fsheh
    Flladin e kėsaj vere
    Tė vetme mos mė le
    Mos e braktis lulen
    Qė rritet- tė jesh me tė

    NDJENJA E DHJETORIT

    Po mbulohet e tėra
    Nga hija e reve
    Mjegulla e dhjetorit
    E fsheh...

    Duart e tua tė buta
    I japin ngrohtėsi
    Sikur dielli i qershorit
    Me pėrkėdheli.

    Zė ėmblit
    Porsi zogjtė nė verė
    Kur i fjaurojnė
    Krahėt e lehtė
    Nė pranverė.

    Sikur yjet nė qiell
    Sytė e zi para syve diellor
    kur shndėrisin faqet e ngrira
    Me brishtėsinė e yllit vizėllor.

    Sikur ėngjėllori
    i zbriur nga qielli
    Mė je TI o dritė
    e shkrepėtirė nga dielli.

    E VETMJA FJALĖ

    Fillimi i vajti pas
    Jetės sė re
    Lumturia
    Ia vari dashurinė
    mallit
    Bashkė me rrezen
    e pjekur

    Lulėzimi e okupoi
    kopshtin
    Krushk pati lulet e reja
    Cicėrimėn e bilbilėve
    Nė hulajė me harenė

    Duart u gėrshetuan
    Dhe dolėn nė sheti
    Nuk shikoheshin vėngėr
    Herė me miqėsi
    Herė me dashuri

    Ditės sė re
    Ia varim njė xherdan
    Ēka do tė na dhuroi ajo
    Mbase ecje
    Bashkė

    MBI LULEN TIME

    Mbi lulen time
    E shleva njė njollė
    Desha tė ta dhuroj
    Ashtu siē e do.

    Vonesa e vyshkė lulen
    Ia thanė vesėn e mėngjesit
    E petalet e vyshkura
    As bleta nuk i do.

    Bėrju shok
    Rrezeve tė para tė mėngjesit
    Do tė kesh fat
    Ta shohėsh gėrshetimin
    E dallėndysheve.

    Flokėt me valėza
    Butėsisė mėngjesore
    E duan
    Tok me puhinė

    Mos i shiko pengesat
    Tė padukshme bėri
    Se unė dhe ti
    Ngrejmė ura
    Ylberėsh...

    DĖSHIROJ TĖ MBETEM

    Dua tė ecė
    pėrmes kėtij kopshti magjik
    Mė thėrret aroma
    E lules me shpirt

    Dua tė tė mbetem
    Nė dhomėn e braktisur
    Ku kam lėn lotėt

    Dėshiroj tė mbetem
    Para lumit tė ngrirė
    Dėshiroj tė mbetem
    E mbyllur nė zemėr

    Dua tė mbetem
    Peng i kėsaj bote
    Atėherė kur s’ ka njeri

    Dėshiroj tė mbetem
    Midis dy urave
    Njėra e krisur
    E tjetra e re

    Dėshiroj tė mbetem
    Pranė lules sė parė
    Nė ėndrrėn e pazbuluar
    Dua tė mbetem kėtu
    Ku vura tė parin gur

    THESAR I ĒMUAR

    Njė anije po fundoset
    Mbi lumin e egėr
    Tė kėtij vendi enigmė

    Po shuhen plot dėshira
    Qė kam menduar
    Njė lule po thehet
    Tjetra po ēel.

    Zemra po me vlon
    Ta them atė qė dua
    Po goja mė ndalon
    tė them ēka ka nė mua

    Dua ta heq njė gur
    Ne mesin e shkretėtirės
    Apo tė vė njė lule

    Mbi fletėt e letrės sė bardhė
    Diēka mund tė shkruhet
    Apo nė thellėsi tė ruhet

    Shkretėtira
    Tė fitojė bardhėsi

    VENDLINDJA IME

    Sa e bukur dukesh
    Kur lagesh nga shiu
    Kurrė zjarrin mos e fik
    Mbaje zemrėn tė ngrohtė

    Dallėndyshja po fluturon
    Po kurrė nuk do tė tė harrojė

    Gjaku im
    Nėpėr damarėt Tu rrjedh
    Nė ty le tė derdhet krua

    NDOSHTA

    Ndoshta jam peshk
    Nė detin Mesdhe,
    Nodshta jam insekt
    Nė thellėzi nėn dhe.

    Ndoshta jam Perėndesha
    E lartėsive tė qiellit,
    Ndoshta jam rreze
    Shumė e ngrohtė e diellit.

    Ndoshta jam lule
    Nė blerim tė livadhit,
    Ndoshta jam pema
    E fshehur mes malit.

    Ndoshta jam planet
    Nė mesin e gjithėsisė,
    Ndoshta jam mbretėresha
    E pashpallur e bukurisė.
    [/size]
    >> TeLi <<
    >> TeLi <<
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 1820
    Data e rregjistrimit : 18/08/2009

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) Empty Re: Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik)

    Mesazh nga >> TeLi << 8/9/2009, 19:02

    Ka poezi te mirefillta brenda ketij cikli poezish por nuk arrita me e kuptuar se kush eshte autori i tyre per t'i deshiruar suksese dhe per me e pershendetur!?
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) Empty Re: Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik)

    Mesazh nga Klea 5/10/2009, 17:51

    Shkruan xhelal ferizi

    n, penden time ka,hy gjithsija
    kan hy ,yje e bukurija
    kan hy fusha e bregore
    male brigje ,e,lugje e rrmore,
    vrrija e bjeshkė ,e,kodrinore

    penda ime i kndon zallines
    i,kndon zog,e,kanarines
    shekuj muajve vit,e stines
    e kto bashk tash jan vargisė
    me i thurė artin bukurisė

    bukuri,ah,m,thuej kush je
    si u shartove n' kombee fe
    a, thue dielli t' lshoj ,mbi dhe
    a thue ne yll,kur u mbjell mahnija
    a ne ylber,kur ra shejtnija

    a ;n curril kur ,shndriti ingjija
    kush t, krijoj ty n' dritė kristali
    ,a,thue,zanat,n' maja mali
    qe ai yll artin ua fali
    a thue arti a piktura

    a vetull hana n 'hark ,a ura,
    ura e ylberit ,kthye n' kupė,t'qiellit
    a karajfil,i flladit t' prillit
    a ndoj sharm qe bjen,me fije
    mbi safire e dritė larmije
    kush t' krijoj moj bukuri

    meteort ,thonė kur jan shkri
    udhve te rrezes,n; tokė kan mbrri
    a thue bashk jan ba shum dete
    a ,thue ,shegt e; ftu; prej flete

    t' kan ba cak,e lakmi jete
    qe sot bota,turren n, vrap
    kush n,materje s' mbahet zap
    kur ti tok s' e shtron at hap
    bukuri ,a' thue magjija

    t ka,dhanė,brum,nga melodija
    qe ti n, t' folun e ,dehė hanen
    qe me ballė , e joshė rrezanen
    edhe diellit i shton oreksin
    me ta shndritė,mbi shend refleksin
    bukuri,kush;t pagzoj ne emer

    diell e hana ,t ndertuan zemer
    po at gjak qe t'rrjedhė prej ari
    qė t'lakmojn lulet mbi bari
    kush ta shkriu,me rrjedhė nder vena
    a thue yjet me pes krena
    sot ne glob ti je vet skena

    ti je skena ,e je hjeshija
    ti dridhė fllad per kah lehtsija
    ti je shejt ku bien njerzija
    kush t' krijoj mos gurė tė detit
    me ngjyrė arti n' pendė t'poetit
    kush t' krijoj ballin me lkurė
    kan bashkue safiret nurė

    lidh i kan rrezet si urė
    lidh i kan lulet me fletė
    ty t' kan dhanė shndritjen n' ket jetė
    sot mbretreshė mbi dhe ke mbetė
    ke mbet cak per vargje e art
    ke mbetė joshje e diellit t' zjarrtė

    ke mbetė joshje per sy t' qiellit
    per qdo erė e lule t' prillit
    ti je vet ne cak ma e'para
    a thue gjak t' dha shega a nara
    a qerrshija qe pjekė e para
    ta ka dhan gjakun t' pranveres

    e aromen lulja e veres
    e'ata sy kush ti dha ballit
    e ato faqe a lulja e allit
    ti ndertoj anash si fletė
    glob e qiellit me i dhanė jetė
    cak njerzije ti me mbetė

    tash nuk ka nder kombe e fe
    as nder fise permbi dhe
    qe nuk, t'lshon sy e lakminė
    qe nuk vdes per bukurinė
    edhe shtegtarė edhe poet
    pendė qe shterrin ngjyrė si det
    edhe ligj kod e adet

    t' gjith te shtrohen edhe gjyqtarė
    tagrambledhs e taksidarė
    kokrra e ullirit ,me gjith farė
    gjyqet dridhen para teje
    zgjidhen nyje e zgjidhen,neje
    kur ti del,n'kordele,kreje

    lidh per floku si zambaku
    para teje ndizet gjaku
    para teje kputet laku
    arma liget e penda shkrihet
    dielli e hana,e qielli krihet

    edhe shiu lshohet me pikė
    yll dritsije s' don me u fikė
    edhe mesnata kur t 'ket ikė
    t' gjith kah ka mbi dhe gjahtarė
    kombe e fise fe e farė
    profesor e dijetarė

    edhe mosha e t' gjith si rrke
    lshojnė per ty lakmi e'be
    thue aromen e ke pre
    ashtu lshojnė lakmi trupore
    si ajo hana nder bregore
    kur lshon naten drit lakore

    qe n, lakmi me u pa me gurra
    kalon re e male n' turra
    kalon fjerė e gllija e,shkurra
    ashtu njerzit,n' bukuri
    art e mund edhe lakmi
    shkojnė me joshje n' ty me i,shkri

    Xhelal Ferizi AUTORI Nė MėRGIM i kėndon bukurisė
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) Empty Re: Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik)

    Mesazh nga Klea 5/10/2009, 17:51

    NUK E DINI
    ************
    shkruan xhelal ferizi
    *****************
    Ju nuk e dini at q ė un e di
    e kam pa duke lidhė shekuj e muaj
    ka lidhė edhe kohrat epokat varg e vi
    kur e kujtoj sa shum vuaj
    ------

    un e kam pa me sytė e zemres time
    e kam prekė me damarė
    tė gjitha pjesėt e sajė ishin pėrvlime
    ajo ka lidhė nė shekuj shqiptarė
    ------

    ajo ka lidhė shum njerz e fe e fjalė
    edhe diturisė gojen ia ka mbyllė
    ajo djajve mėsimet gjithmonė ua ka falė
    ate nuk e don as dhe as qiell as yllė
    ---------
    mua mė duket aq e keqe e njoh afersisht
    nuk quhet dashuri
    ėsht ma e zezė se bisha edhe pse s' ka bisht
    emrin e ka robėri
    --------------

    kush e pagėzoJ nuk e di
    por emėr nuk ka ma katran
    edhe shekujt qajnė sa her e kan pi
    mbarsohet me satan
    ******************

    shkruar nga autori nė mėrgim
    Xhelal Ferizi nga Mitrovica e Kosoves
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) Empty Re: Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik)

    Mesazh nga Klea 5/10/2009, 17:51

    Ah sikur tė isha pėrkthyes i dashurisė
    ------------------------------
    Autori xhelal ferizi
    -------------------------------

    ah sikur tė isha pėrkthyes i dashurisė
    sikur tė isha un vet gjuha dhe ndjenja sajė magjike
    sikur tė njihja te gjitha gjuhėt e gjithsisė
    sikur tė isha vet ndjenja e veshur me ndjenjen dashuri zbėrthim'analitike
    --------------

    ndoshta do tė flisja me formim subjektin e ndjenjave tė dashurisė
    sikur tė kisha nė qdo mikrondjenjė nji det
    dhe vet zanafillen e botkuptoimit tė paranismėrisė
    dashurinė qė e nisi ajo vet
    -----------
    ndoshta qėllimit njerzorė di ti kisha ofru zbėrthim
    me kėt gjuhė e ndjenjė laborator te kuptimsisė
    me miliona gjuhė'ndjenja nė secilen germė e shkrim
    ndoshta e kisha thėnė fjalėndjenjen e dashurisė
    ------------
    po ku ta marrr kėt gjuhė'pasuri mbi'qiellore
    kėt zanafillė tė para nismėrisė
    ku ėsht ky material i syve i zemrave krijim nismėtore
    e ndjenjat qė jan nisė i kan mbjellė para foljoret'mbiqiellore
    ndjenjat i kan mbjellė mbiqiellorė paranismėritė mahnitore

    -------

    nė secilen paranismėri mbiqiellore tė ndjenjė dashurisė
    nė secilen mikrondjenjė gjuhė fenomen qudi spjegim
    paraqiellori quhet kjo gjuhė qė flet e para'gjithsisė
    spjegim ndjenjė mahnitore qė u mbjell si vlim
    nė paragjith'sinė e paranismėrisė dedikuar pėr njerzim

    ---------
    mahni shkncoro laboratoro zemre e ndjeshmėrisė
    qė ėsht nisė nė gjakun e para gjithsisė
    ndjeshmėri gjuhė mikrondjenjė nė tė qdo miliardten qelizė
    qehreshprehje shartim gjuhė komponent fenomen habitse ėsht analizė
    sikur te isha perkthyes mbi qiellorė i ksajė dashuri kuptimsisė
    ah sikur te isha perkthyes gjuhtarė mbiqiellorė i dashurisė
    shkencė tė re tė pėrssour pėr dashuri do tė kisha nisė
    -------------

    por ku tė gjendet kjo materialo filozofi sherr'ėmbėlnisje nisje ėmbėltare
    qė nxiti te gjitha flakė zjarmtaro ndenjė'ndezese qė qiellorisht flet
    me tė padukshmet spjegime vullnet formė nismėtare
    paranismėri nė qdo mikropikė ndjenjė nga nji det spjegimsi planet
    dashuria dashuria para zjarmtare
    para toksore para ujore para det
    ishte nisma ishte dashuria vet
    ---------

    ku ta gjejė nė ndihmė galaktiken logjiken e taktiken
    e fuqishme tė perendisė
    ku ta gjejė gjuhė fenomene gjuhtare'ndjenjė galaktiken
    qė dashurinė nė mbi qiell e ka nisė
    kur paranisma nisi fenomen'istiken
    ather edhe dashuria ėsht nisė
    ---------

    dhe vetėm me ah e oh nuk mund tė behem pėrkthyes dashurije
    kur nuk kam asgjė tė paranismėrisė
    se kjo esht mahni e forcė perėndije
    qe din kso qudirash me nisė
    --------

    e si mud tė jem un pėrkthyes kur nė qdo ndjenjė tė sajė
    ėsht njė qudi qė mister qė gjuhė zemre flet
    kur asnjė sekret toksorė zemėrissht si dry s' ka fuqi ta mbajė
    ajo qiellorisht i ka gjeniale gjuhė e vaj
    e lotėt hidhrim gzim sa nji det
    ----------

    si tė behem un pėrkthyes i sajė njeri varfanjak gjuhtarė
    kur tė thellsishmen paransimėri nuk e njoh gjuhė as fare
    si tė jem un gjuha e intepretit pėr dashurinė kėt farė
    qe zbritė ka nga para'qiejt me drita rrezetare
    ------------

    Xhelal Ferizi mėrgimtarė nga Mitrovica e Kosoves
    xheladin
    xheladin
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 170
    Vendi : rahovec
    Data e rregjistrimit : 13/06/2007

    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) Empty Re: Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik)

    Mesazh nga xheladin 2/12/2009, 13:06

    Shumė e respektuara dhe e nderuara Klea tė pėrgėzoj pėr punė tė palodhshme qė bėnė nė freskimin e kėtij forumi dhe qė na sjellė poezi tė bukura dhe domethėnėse. Besej se edhe mėtej do e begatosh forumin tonė.

    Respekte pėr Ty Klea
    Xheladin HAMZA

    Sponsored content


    Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik) Empty Re: Zemra troket nė zemėr (Cikėl poetik)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 26/4/2024, 18:47