Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    kujtime Dritero Agolli

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    kujtime Dritero Agolli Empty kujtime Dritero Agolli

    Mesazh nga shaban cakolli 14/10/2009, 19:25

    Kujtimet


    Shkrimtari i njohur mbush sot 78 vjeē. Nė kėtė ditė kur kujtimet
    nxiten edhe pa dashur, nė intervistėn e mėposhtme tenton tė tregojė
    rrugėtimin qė quhet jetė. Vėshtirėsitė, gėzimet, pėrjetime e pengje tė
    shumta.



    kujtime Dritero Agolli 1280
    "Tregojnė
    se linda afėr mėngjesit tė martėn mė 13 tetor tė vitit qė zura nė gojė
    pak mė lart (1931, shėnim i redaksisė). Po tė kisha qenė i biri i
    ndonjė tregtari tė pasur tė Korēės, lindja ime do tė ishte shėnuar nė
    faqet e ndonjė gazete tė qytetit...". Janė pak rreshta kujtimesh tė
    kohės kur Dritėro Agolli erdhi nė jetė. Kėto janė kohėt e fėmijėrisė sė
    tij. Sot feston pėrvjetorin e 78-tė. Sot, veēse shkrimtar, ėshtė edhe
    gjysh (Drisarta nėntėvjeēare dhe Emili gjashtėvjeēar janė pjesė e
    bisedave tė tij). Ulur pas tryezės sė madhe tė rrumbullakėt, me duart
    qė herė i dridhen, me vėshtrimin qė shkon tutje fshehur pas syzeve,
    pėrpiqet tė rrėfejė vetveten. "Jam njė tregimtar i keq pėr veten",
    shprehet teksa thėrret kujtimet. Jeta pėr tė ka qenė njė rrugėtim me
    vėshtirėsitė dhe gėzimet, me dėshirat dhe pengjet. Ka jetuar njė
    realitet tė shkuar dhe njė tė tanishėm qė herė e dėshpėron e herė i jep
    shpresė. Ka pėrjetuar edhe zhgėnjime. Nė orėt e qetėsisė, mė shumė nė
    sallonin e pritjes vazhdon tė tentojė pėr hedhjen nė fletė tė
    kujtimeve. Nė fund tė fundit tė thotė edhe tė vėrteta. Me njė zė qė
    duket si monologim me vetveten i kėrkon edhe pak vite jetės qė tė
    pėrmbushė dėshirėn. Tė paktėn t‘i lejė tė shkruara. Ngurron tek flitet
    pėr botim. ‘Ėshtė e vėshtirė. Gjithnjė ka njerėz qė fyhen. Mė mirė tė
    mos jesh gjallė e tė mos i dėgjosh ēfarė thonė mė pas", shprehet ai.
    Por ndonėse dora ia vėshtirėson misionin, sapo dita tė pėrmbyllet me
    urime jetėgjatėsie, do tė ulet sėrish. Do tė shkruajė librin pėr
    vetveten dhe tė tjerėt.


    Zoti Agolli, ēfarė do tė thonė 78 vjet jetė?


    Njė miku im mjek, dr. Pavllo thoshte: tė jetosh ėshtė heroizėm.
    Ndodh qė mund tė vdesėsh edhe nė moshėn 5, 10 apo 15-vjeēare. Nėse
    jeton gjatė do tė ecėsh pėrmes sakrificave, gėzimeve, vuajtjeve,
    dėshirave tė plotėsuara apo tė paplotėsuara, do tė shohėsh shumė vende
    tė tjera veē atyre ku ke lindur, do shikosh punė tė llojeve tė
    ndryshme, njė qė lėron tokėn, njė qė mbjell, njė qė shkruan, njė qė
    shet, njė qė blen. Gjithēka qė ka jeta. Dikur, 70 vjeē ishte mosha
    mesatare e njeriut kurse sot njerėzit janė bėrė mė jetėgjatė. E
    rėndėsishme ėshtė qė njeriu tė ketė bėrė diēka, tė ketė parė njė lule,
    tė ketė lexuar njė libėr, nė fund tė fundit tė lėrė njė gjurmė. Vetėm
    krim nuk duhet tė bėjė. Jeta ėshtė edhe e vėshtirė edhe e gėzuar. Naim
    Frashėri thotė: "Unė e dua gjithė jetėn se atje gjej tė vėrtetėn". Pėr
    kėto fjalė tė thėna ai ishte mė njerėzori nga tė gjithė poetėt qė njeh
    Shqipėria.


    Nė njė pėrvjetor, tė gjithė e kthejmė kokėn pas. Si ka qenė jeta juaj?


    Jeta ime ka qenė e vėshtirė dhe e gėzuar. Ka qenė e vėshtirė
    atėherė kur nuk i kuptoja vėshtirėsitė, ose mė dukeshin si lojė. Kjo
    ndodh kur je fėmijė. I kuptoj nė kėtė moshė qė jam. Unė vij nga njė
    familje bujqish qė kishin njė farė pasurie: toka, korije, mullinj qė
    bluanin. Nuk ishin tė fundit e fshatit. Im atė ishte punėtor i madh dhe
    nė vogėli mė pati mėsuar edhe mua shumė nga punėt e arės. Kam provuar
    qė nė moshėn tetėvjeēare tė ngrihesha nėn cicėrimėn e zogjve. Kam
    provuar tė pėrshkoja 16 kilometra rrugė, rreth 6 orė nė ditė pėr tė
    shkuar nė Bilisht ku bėja shkollėn qytetare apo siē i thoshin ndryshe,
    unike. Pasi kishe kryer 5 vjet tė fillores, duhet tė bėje edhe tre vjet
    tė tjera. Ishte e vėshtirė tė bėje njė rrugė kaq tė gjatė nė pranverė,
    verė, dimėr. Kam pėrjetuar edhe luftėrat. Mė sė pari lufta italo-greke
    nė ‘40, ku njerėzit filluan tė ikin nga fshati ynė (Menkulas) qė
    ndodhet nė kufi me Greqinė nga frika e luftės. Pastaj erdhi Lufta
    Nacionalēlirimtare. Unė, si i vogėl nuk mund tė rrija indiferent meqė
    gjithė shtėpia ishte me lėvizjen nacionalēlirimtare. Isha njė lloj
    korrieri i batalionit territorial. Ka pasur shumė ēaste tė tjera tė
    vėshtira, por edhe shumė gėzime.


    Cila ėshtė frika mė e madhe e shkrimtarit kur ikin vitet?


    Kur kalojnė vitet, frika mė e madhe e shkrimtarit ėshtė dembelizmi
    dhe indiferentizmi. Kėto e vrasin atė, e bėjnė shterpė. Atėherė ai ha
    veten e tij, i mėrzitet jeta dhe nuk krijon dot. Njė nga fatkeqėsitė e
    shkrimtarėve tanė tė gjysmės sė parė tė shek XX, pak mė pėrpara, por
    edhe mė pas, ishte mosha e shkurtėr e krijimtarisė. Deri nė 45-50 vjet
    mund tė krijonin dhe pastaj nuk krijonin dot. Nuk mundnin qė tė
    shkruanin, sepse nuk e ndiqnin jetėn. "Kur humb kurioziteti
    shoqėror-politik, vjen vdekja ime", thotė Enrik Hajne, poeti i madh
    gjerman. Tani pėr tani mua nuk mė ka humbur shumė kurioziteti, por kėto
    3-4 vjetėt e fundit shoh qė mė ėshtė dobėsuar tensioni krijues.
    Megjithatė, unė e ndjek zhvillim shoqėror dhe politik tonin. Herė
    dėshpėrohem, herė shoh ndonjė dritė mė optimiste. Shkrimtari duhet tė
    jetė kurioz dhe njė vrojtues i madh. Duhet tė dijė edhe sa shkallė ka
    deri te dera e tij. Kryesorja nė letėrsi ėshtė tė pasqyrohen
    marrėdhėniet njerėzore nė tė gjitha dimensionet qė shkenca nuk i rrok
    dot. Letėrsia duhet tė ketė edhe ndikim nė shoqėri. Shkrimtari nuk jep
    urdhra pėr tė transformuar botėn, pėr ta bėrė revolucione. Me veprėn e
    tij ai nuk sjell dot njė regjim tjetėr(kėtė e bėjnė kontradiktat nė
    shoqėri dhe politika), por mund tė nxisė mendimet te lexuesi i tij.


    Keni pengje?


    Kam shumė pengje. Kanė tė bėjnė me letėrsinė apo edhe me jetėn
    personale. Ka plot raste kur nuk kam bėrė ato qė kam menduar se mund
    t‘i bėja. Rreth 35-40 vjet mė parė doja tė bėja njė libėr pėr
    Servantesin. Kur ai u mor peng, nėse Arnaut Memi, njė pirat i madh
    shqiptar do tė ishte treguar zemėrkeq, ne nuk do ta kishim sot "Don
    Kishotin". Servantesi e pėrshkruan pak aventurėn me Arnaut Memin. Pse
    nuk e bėra kėtė libėr? Sepse e kam treguar. Letėrsia ėshtė pasion dhe
    nuk shkruhet nėse e tregon. Ėshtė si teshtima; nuk e mban dot kur tė
    vjen. Me sa duket unė kėtė teshtimė e shpėrdorova duke e treguar. E kam
    peng qė nuk munda tė gėzoja bashkė me babanė e nėnėn ato qė arrita. Njė
    ndėr kėto pengje ishin edhe kujtimet e mia. Ende nuk po e mbaroj dot
    kėtė libėr, sepse dorėn e djathtė e kam pak tė ngathėt dhe mė dridhet.
    E kam pak bezdi kur nuk shkruaj vetė dhe lirshėm. Si duket do ta
    shkruaj pak mė vonė.


    Do t‘i botoni sa jeni nė jetė?


    Ėshtė e vėshtirė. Ka gjithmonė njerėz qė fyhen. Duhet tė jesh i vdekur e tė mos dėgjosh ē‘thonė nėse do tė tregosh tė vėrtetėn.


    Sa tė vėrteta keni thėnė nė kujtimet tuaja?


    Nuk kam arritur deri te tė vėrtetat e vona, por kam arritur tė them
    disa tė vėrteta qė i kam parė. Me tė dėgjuar kam shkruar vetėm si kam
    lindur unė, kush ma vuri emrin. Janė histori qė m‘i tregonte nėna. Tė
    gjitha ngjarjet e tjera, ato qė kanė ndodhur kur kam qenė koshient nuk
    i kam marrė nga tė tjerėt. Kam shkruar ato qė kam parė unė, sepse
    ndryshe rrezikon qė tė tė vijnė tė shtrembėruara nga tė tjerėt. Nuk kam
    shkruar shumė, por unė jam njeri optimist. Nuk vuaj nga nihilizmi, nga
    pesimizmi, apo nga narcizmi. Pėr veten jam njė rrėfyes dhe tregimtar i
    keq. Nuk di tė fjalosem pėr veten time. Ndėrsa thashethemet ndodh qė i
    dėgjoj pėr kuriozitet, sepse mė duket sikur ka pak letėrsi brenda, pak
    trillim e imagjinatė.


    Mbi tavolinėn tuaj gjendet libri "Njė italiane nė Tiranė; Intriga,
    dashuri dhe spiunazh gjatė rėnies sė komunizmit" i Serena Luēianit.
    Diktatura vazhdon tė tregohet nga shqiptarė e tė huaj. Si do ta
    gjykonit ju atė epokė?


    E shkuara do shumė kohė qė tė gjykohet. Ndryshimet nė pėrgjithėsi
    janė tė njė kohe tė shkurtėr, nuk kanė as 20 vjet qė kanė ndodhur.
    Duhet kohė qė tė shoshitet e tė dalė njė e vėrtetė e pėrafėrt. Akoma ne
    diskutojmė pėr Skėnderbeun dhe identitetin e tij...


    Po tranzicionin qė po kalojmė?


    Tranzicioni ėshtė tepėr i vėshtirė dhe i ndėrlikuar. Para shoqėrisė
    demokratike gjėrat dukeshin mė tė qarta, sepse ishte krijuar njė
    shabllon. Tani kemi njė shoqėri me mendime tė ndryshme, tė kundėrta,
    ekstreme, pėrparimtare, revolucionare, gjysmė tė majta e gjysmė tė
    djathta, kemi njė shoqėri me vėshtirėsi ekonomike. Shkrimtari qė i
    pėrjeton mund tė kapė esencėn e tė nxjerrė njė libėr tė rrallė. Por
    shkrimtarėt tanė duhet tė heqin dorė nga kopjimi i modeleve, nga tė
    qenit modern pėrmes modeleve tė diktuara. Kjo moderne duhet nxjerrė nga
    vetė lėnda qė ke.


    Shihni njė tė ardhme pėr letėrsinė bashkėkohore?


    Jam optimist. Po kėshtu ka qenė edhe letėrsia pas Ēlirimit. Kur ne
    filluam s‘na pėrfillte njeri. Ndonėse pėr ne ishte mė e lehtė sepse
    deri nė fund tė viteve ‘50 nuk kishte letėrsi tė vėrtetė, por kryesisht
    shkruheshin ode, tashmė janė vėnė bazat e njė kulture letrare qė brezat
    e tanishėm duhet ta kalojnė. Sigurisht qė duhet kohė t‘i imponohesh
    lexuesit, por ka zėra nė poezi dhe nė prozė qė do tė ecin. Duhet vetėm
    tė punojnė me thelbin e shoqėrisė tonė.


    I ruani dorėshkrimet e librave qė keni shkruar ndėr vite?


    Njė pjesė i ruaj e njė pjesė jo. Ndonjėherė kanė humbur pėr mungesė
    tė vendit, por edhe pėr mungesė kujdesi. Janė kryesisht dorėshkrime tė
    pambaruara. Ka edhe shėnime tė vogla. Gjen mes tyre edhe copėza letrash
    ku kam shėnuar deri edhe ngjarje tė treguara nga njė gjuetar. I shtrirė
    nė lėndinė, me ēiften nė krah, nė qiellin e pastėr sheh njė zog qė
    ndiqej nga njė shqiponjė. Ndėrsa mundohej t‘i shpėtonte shqiponjės,
    papritur zogu kishte rėnė nė gjoksin e tij. Gjuetari ndien qė zemra i
    rrihte fort. Gjuetari, tashmė nė moshė kishte qeshur me veten kur
    kishte menduar se ky zog kishte dashur tė gjente shpėtimin te njė njeri
    qė ėshtė mė i tmerrshėm se shqiponja. E kam shėnuar nė njė copė letre
    tė vogėl kėtė histori. Janė metafora shumė tė bukura qė ndonjėherė nuk
    i gjen dot shkrimtari.


    E keni kritikuar Dritėroin shkrimtar?


    Ka ndodhur disa herė.


    Ku ėshtė i prirur interesi juaj si lexues?


    Kėto dy vjet nuk para lexoj se mė janė dobėsuar sytė, por janė
    kryesisht libra me kujtime, libra tė dhuruar ose histori tė lashta.


    Mė thatė se nė studion tuaj ka libra tė nisur e tė papėrfunduar. Ēfarė po shkruani?


    Kam njė libėr me poezi tė cilat janė shkruar nė njė hark 10-vjeēar,
    nga viti 1992 e nė vazhdim. Ishin tė hedhura nėpėr copa letrash, i kam
    rregulluar dhe i kompjuterizova. Titullohet "Prit edhe pak" dhe ėshtė
    gati pėr botim. Kam dy blloqe tė trashė me aforizma. Shkruaj gjithnjė
    tė tilla. Dua tė bėj edhe njė fjalor me mbiemrat shqiptarė. Ka disa
    gjėra qė duhet t‘i pėrfundoj.


    Gruaja e njė shkrimtari


    I kanė quajtur edhe muza. Jeta e njė gruaje krah njė shkrimtari
    ėshtė njė histori mė vete. Nė ē‘pozita qėndron gruaja dhe letėrsia?
    Dritėro Agolli e ka tė sinqertė pėrgjigjen: "Ka gjėra mė tė mėdha se
    letėrsia. Pėr mua ėshtė Sadija. Ka qenė njeriu mė i dashur imi, njeriu
    qė mė ka ndjekur gjithnjė. Mė e dashur edhe se njė libėr. Gėnjejnė
    shkrimtarėt qė thonė se libri ėshtė mė i dashur se gruaja. Duhet tė
    pėrgjigjen sidomos kur forcat tė lėnė, kur sėmuren, kur ta shohin gojėn
    e tyre qė shkon mėnjanė..."

    Oliverta Lila

    G. Shqip

      Ora ėshtė 19/4/2024, 17:29