Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cikėl me poezi - Sevdije REXHEPI

    >> TeLi <<
    >> TeLi <<
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 1820
    Data e rregjistrimit : 18/08/2009

    Cikėl me poezi - Sevdije REXHEPI Empty Cikėl me poezi - Sevdije REXHEPI

    Mesazh nga >> TeLi << 23/10/2009, 17:45



    Cikėl me poezi:
    SEVDIJE REXHEPI
    Nga libri: “SIMFONI E HESHTUR”, botoi “URA”, Gjilan 2003.


    SIMFONI E HESHTUR

    Ditė vjeshte…
    Bie shi i ftohtė ngadalė
    Nuk dėgjohet tjetėr veēse ushtimė dhe ritėm
    Tė shndėrruar nė melodi qė pėrsėritet
    Me nota nostalgjike
    Deri nė mbarimin e kėsaj simfonie
    Mendoj,
    Kujtoj,
    Dhe pyes mendjen:
    Pse diēka tė qetė s’mė lė?…
    Nuk e di pse shpirti im nuk pushon,
    Pse nuk fle?!


    TĖ LODHUR NGA PRITJA

    Kjo erė e ftohtė dimri
    Shprish pa mėshirė flokėt e mia
    E mė mbyll sytė si pėr inat
    Me pluhurin e qytetit tim,
    Por edhe me njė sy shoh
    Turmė njerėzish me fytyra enigmatike
    Tė lodhur nga pritja
    Se ndoshta orėt e kėsaj dite do t’i shesin
    Dhe do tė blejnė pak shpresė,
    Vrapojnė pas atij
    Qė ka grushtin plot
    Dhe ndalen,
    Presin…
    A thua, cili do ta triumfojė dėshpėrimin?
    Zbrapsen zemėrthyer
    Nė heshtje lexojnė vuajtjet e njėri-tjetrit,
    E ditėt ecin me hapa tė rėndė
    Si duket edhe nesėr do tė shfaqet falas
    Ky film i shkurtėr metrik
    Me personazhe tė tjerė, njėjtė tė uritur
    Pėr njė ditė tė ngrohtė, pa erė.


    ME MALL
    (Gjyshit-Babokit)


    Kujtoj me mall
    Njė lis plak qė kurrė nuk u tund
    As pas stuhive tė pėrgjakura
    Me degėt qė nėpėr stinė lulėzuan
    I fortė qėndroi ndėr vite
    Me vullnetin e jetės
    Nga ky trung i rrahur ēdoherė
    Lindėn fidanėt e reja
    Ripėrtėrinė shpresat e brezave,
    Por habitem me kohėn
    Dhe me shtigjet qė ai kaloi
    E kurrė s’u lodh
    Por nguli rrėnjėt nė ne
    Dhe nė ata qė kėtupari kaluan
    E ia patėn zili
    Por e deshėn se aromė u fali
    Sa herė lėshuan sytė tek ai.


    MOMENTI…

    Nė kėtė ditė tė pakohė
    Nė pikėn e njėjtė qėndroj
    Mbi valėt e momentit mundohem tė fluturoj
    Bashkė me kohėn qė nuk pret
    Dhe me tingujt e ndezur tė njė kėnge
    Qė vargjet nuk i di
    Por melodia e saj mė pėrkund ngadalė
    E mė ngjallė njė ndjenjė tė pastėr fėmije
    Qė mundohet
    Tė ecė…
    Tė flasė…
    Dhe ushqehem
    Me fjalėt qė rrjedhin
    Nga fundi i njė fillimi tė pafund!


    PRES

    Pres,
    Ēfarėdo thirrje…
    Thirrje tė parėndėsishme
    Me fjalė boshe e pa kuptim
    Pėr ēdo ditė
    Dhe kot tė pres ty
    Tė dėgjoj zėrin
    E pastaj tė lind ylberi
    Nė qiellin e syve tė mi
    Me fjalė tė ėmbla:
    -Mirėmėngjesi e dashur!


    STUHIA

    Fluturoj si njė pulėbardhė
    Mbi oqeanin e mendimeve tė mia
    Tė gjej ishullin
    Pastaj tė ndalem
    Tė pushoj
    Dhe tė vazhdoj prapė rrugėtimin tim
    Nėpėr shtigjet e panjohura
    Qė kurrė mė parė shkelur s’i kam
    Por erdhi stuhia
    E mori gjithēka me vete
    Furishėm mė rrėmbeu,
    Trupin tim rrahu
    Mė humbi
    Mė largoi nga kaltėrsia
    Por prapė
    Nė njė moment tjetėr
    Do tė kthehem bashkė me diellin!


    TRIO

    Veshėt mė ushtojnė
    Nga qetėsia e kėsaj nate
    Vetėm tik-takun e orės pėrcjell
    Se gjithēka tjetėr ka rėnė nė gjumė
    Jemi vetėm, Unė dhe Terri
    Qė bisedojmė nėn dritėn e Qiriut!


    SHOKU IM BESNIK

    Ky shi qė bie e nuk ndalet dot
    Gėlltit pa mėshirė orėt e kėsaj dite
    Dhe e mbėshtjell me monotoninė e saj
    E nuk e kthen mė,
    Por unė pres mbrėmjen
    Qė tė gjej shtratin tim
    Trupin dhe mendjen t’i pushoj
    E me duart e ftohta
    Tė pushtoj jastėkun
    Shokun tim besnik
    Pastaj fort ta pėrqafoj, shtrėngoj
    E tė tretem nė botėn time
    Dhe tė fluturoj diku larg
    Shpirtin tim ta shėtis
    Ndoshta gjumi do tė mė vijė
    Nė sytė e mi tė mėrzitur…


    PIKAT E SHIUT

    Sa shumė pika
    Nė dritaren time
    Nuk mund t’i numėroj
    Dhe as qė mundohem fare
    Bien shumė ngadalė
    Dhe qetė-qetė rrėshqasin
    Deri nė pakufi
    Ngase fundin e kėtij udhėtimi nuk e di,
    Sodis me kureshtje
    Humbėm nė thellėsinė e imagjinatės sime
    Papritur ylberi shfaqet
    Dhe nė dritaren time troket


    GJUHA E ZEMRĖS

    Erė e ftohtė fryn
    Ditė e marrė marsi
    Mė mėrdhin zemrėn
    Ngase nuk e di ku je
    Tė tė kėrkoj
    Dhe tė them
    Se i takon njė ėndrre tė mirė
    Edhe pse zemra ēdoherė flet njė gjuhė
    Pa dallim,
    Se kur shikimet ndeshen
    Sytė flasin bashkė me zemrėn.


    YLBERI I JETĖS

    Shikoj nga brenda
    Shiun e furishėm
    Qė bie pareshtur
    Nė tokėn e etur
    Dhe mė shpie nė nostalgji
    Pėr njė ylber
    Me ngjyrat e jetės


    PSE SOT… KĖSHTU?

    Ndoshta pse diell nuk jam
    E tė lėshojė rrezet
    Pse s’mund tė shndėrrohem nė re, nė shi
    Tė shpėrndaj freski
    Apo pse jam dikush tjetėr
    Se gjithēka qė ndiej vė nė letėr
    Apo pse jam shumė e marrė
    Qė pėlqeva nė shikim tė parė
    Ndoshta pse i besoj ēdo fjalė qė shkruan miku
    Qė rrjedhin nga brendėsia apo kotėsia
    Nuk e di
    Por e di se sot ndihem si fėmijė.


    VALĖT E LUMTURISĖ

    Mundohem tė shėtis lirshėm
    Nė hapėsirėn ku imagjinata jeton
    Sepse sa herė qė bėj hapin e parė
    Takoj edhe udhėkryqet e saj
    Pastaj merr frymė thellė
    Dhe forcė gjithashtu
    Kthehem nga fillimi
    Ngase rrugėn nuk e di
    Zotohem qė prapė tė vazhdoj
    Derisa pėrballė tė jem
    Me valėt e lumturisė
    Qė tė mė pėrkundin ngadalė
    Si nėna fėmijėn e saj
    Pastaj dielli do tė shfaqet
    E do tė ngrohė me rrezet e arta.


    MBUROJĖ SHPIRTI

    Sa bukur do tė ndihesha
    Po tė isha gjethe nė degė
    E degėt pėrreth do tė ishin miq
    E trungu zemra e miqėsisė
    Dhe era do tė mė pėrkundte pėr ēdo natė
    E shiu do tė mė rrihte nganjėherė
    Do tė isha mesi i botės
    Ku lumturia mbretėron
    Me kėngėn e zogjve
    Do tė kėnaqesha me pipthat nė pranverė
    E nė verė me lulet
    Nė vjeshtė shoqet do tė iknin bashkė
    Por dimri i ftohtė
    Me mua, me ty!


    PA TITULL

    Mė kėshillove njėherė
    Jo moti, miku im
    Tė mos kėrkoj ylberin vetėm me sy
    Pranova dhe ndryshova…
    Nisa tė kėrkoj me fjalė e zemėr
    Pėrgjigja jote sillej vėrdallė
    Bashkė me erėn
    I ngjante natės pa yje
    E errėt
    E shkretė…


    LOJTARI

    Topi ishte nė anėn tėnde
    Mė propozove tė luaj
    Edhe pse rregullat e lojės
    Nuk i dija
    Kur fillova tė mėsohem
    Tė luaj mė mirė
    Godite aq fort
    Sa lojėn e mallkova…


    MIQTĖ

    Thuhet:
    Ndjenja mė e ėmbėl ėshtė
    Tė kesh miq tė sinqertė
    E fortė ėshtė kjo ndjenjė
    Si njė themel shtėpie
    Apo si dashuria
    Pėr shpirtrat e vegjėl

    Tė lumtur dhe plotė jetė
    Ndihen mes veti
    Miqtė e vėrtetė
    Tė vėrtetė si vetvetja


    NĖNA

    Njė fjalė pa halė
    E ėmbėl si mjalti
    E ēmuar si diamanti
    E dashur si fėmija
    E freskėt si puhia
    E hareshme si dita
    E ndritur si drita
    E gjallė si lumenjtė
    A thua
    Ka fjalė mė tė shtrenjtė?


    ME SHIUN

    Dua tė jem shoqe me shiun
    Tė fillojmė rrugėn sė bashku me retė
    Dhe tė shpejtojmė teposhtė
    Deri nė pikėn ku etja pret
    Pastaj dhe tė mė pėrpijė
    E tė udhėtoj drejt lumenjve tė gjatė
    Deri nė pafundėsinė e deteve
    Dhe prapė nga e para
    Jetėn tė nis.


    MALLI

    Nuk tė shoh me ditė tė tėra
    As zėrin s’mund ta dėgjoj
    Tė mė shėrojė shpirtin
    Qė pyet pėr ty.
    Nuk e di si gjete rrugėn
    Deri nė thellėsinė e zemrės sime.
    Tash si t’i mbys ditėt qė nuk kalojnė
    Deri nė pėrqafimin e ri…?


    TĖ VAZHDOJ…?

    Bie shi tėrė natėn
    Si lotėt nga shpirti im i vrarė
    Mendoj nė ty
    Dua tė tė shoh…
    Nuk e di a mė do?

    Zėri yt mė vjen nga larg
    Si njė ushtimė…
    Ē’thua ti?
    Tė pres dashurinė tėnde
    O tė nis kėrkim tė ri?!


    Cikėl me poezi - Sevdije REXHEPI 1f95f079aa28fccd9f4cb82
    PIKĖQĖNDRIMI

    Mundohem tė numėroj flluskat e borės
    Nuk arrij dot
    Tretem shpejt
    Sikur ditė qė ikin
    Dhe falin lindjen e njė tė nesėrmeje tė re
    Nuk e di
    Pse shtegtimi ėshtė aq i ngadalshėm
    Nėpėr valėt e jetės
    Jo!
    Nga ndrojtja nuk zbehem/
    Vetėm dua
    Nėpėr gjurmėt e mia tė arrish
    Nė pikėqėndrimin ku unė pres…!


    NATĖ ME YJE
    Nė barin e njomė tė kėsaj stine
    Tė shtrirė jemi tė dy
    Ti lehtė mė shprish flokun
    Mė pėrqafon dhe mė puth ballin
    E unė ndiej aromėn tėnde
    Tė quajtur dashuri

    Ashtu tė qetė qėndrojmė
    Jemi mysafirė tė kėsaj nate me yje

    Sonte
    Fjalėt hedhin valle nė vargje
    Dhe treten nė qiellin e pafund
    Nė heshtje
    Sytė e tu dhe sytė e mi flasin
    Luten tė vazhdojė ėndrra!


    Cikėl me poezi - Sevdije REXHEPI 25bdf5e46cad0c5fea328d9
    TI MĖ FALE STINĖN
    (Babait)


    Me lulet e para tė pranverės
    Dhe rrezet e ngrohta tė diellit
    Ti mė fale stinėn dhe krahėt
    Bashkė me zogjtė tjerė
    Pėrballuam sfidat
    Fluturuam tej horizonteve

    Nga ti mėsova kėngėn
    Kėngė qė nuk i ngjan vajit

    Erėrat e dimrave me acar
    Na rrahėn nėpėr mote
    Sa herė u rrėzuam
    Ti na dhe dorėn tė ngritemi
    Si engjėll na shoqėrove nėpėr shtigje

    Nė piedestal kur erdhėm
    Diēka ndriste
    Zgjova yllin qė mė priste
    Dhe mora dritėn prej tij…



    JAM KĖTU
    Nėpėr agimet e para
    Kur rrezet ballin tim lėmonin
    E mė zgjonin
    Eca ngadalė nėpėr vite
    Dhe thura vargje
    Tė mbėshtjella me ėndrrat e mia

    Kur qielli ishte i ngrysur
    Retė pa mėshirė luftonin
    E sillnin shiun rrebesh
    Pas kėtij rrugėtimi me shtrėngata
    Bashkudhėtare me ylberin u bėra
    Ia fala ngjyrat e arta
    Dhe ngrohtėsinė e diellit…

    Sot sėrish jam kėtu
    Nė kėtė Tokė
    Me Ty…

    SHĖNIME PĖR AUTOREN:
    Sevdije Rexhepi (22 shkurt 1972), ėshtė lindur dhe rritur nė Gjilan tė Kosovės. Shkollimin fillor dhe atė tė mesėm i mbaroi nė qytetin e lindjes, kurse studimet pėr Gjuhė dhe Letėrsi Frėnge i kreu nė Fakultetin Filologjik nė Universitetin e Prishtinės nė vitin 1996. Pėr dy vite (1996 – 1998), ka punuar si mėsimdhėnėse e gjuhės frėnge nė Shkollėn e Mesme “Zenel Hajdini” nė Gjilan. Nga gushti i vitit 1999 deri mė 2006 ka punuar nė Brown & Root Services (si pėrkthyes dhe kėshilltare pėr pune administrative dhe personel), nė kampin amerikan Monteith nė qytetin e saj tė lindjes. Kurse nga nėntori i vitit 2006 vazhdon tė njėjtin mision, por tashmė nė Irak me kompaninė amerikane (KBR).
    Sevdije Rexhepi, pėrveē poezisė, shkruan edhe prozė dhe merret edhe me gazetari kryesisht shkruan reportazhe dhe udhėpėrshkrime. Ka bashkėpunuar me shumicėn e shtypit shqiptar qė botohet nė Kosovė dhe mėrgim.
    Kjo poete, pėrveē gjuhės shqipe zotėron mirė edhe anglishten e frėngjishten, kurse poezi shkruan nė gjuhėn amtare dhe nė anglisht.
    Si natyrė; Sevdije Rexhepi ėshtė njė poete sensitive, e ndjeshme ndaj dukurive jetėsore, mbron me dashuri jetėn e tė tjerėve, adhuron lirinė njerėzore dhe pėrherė poezinė e saj e pėrcjell njė mesazh kuptimplotė pėrplot melankoli e vlera letrare.
    Ėshtė prezantuar nė kėto antologji:
    1. “Mozaik tė njė portreti”, Tirane, 2004.
    2. “Gjuha e dashurisė poetike”, Tirane, 2006.
    3. “Nėnės”, Tirane 2007.
    Veprat letrare:
    1. “Simfoni e heshtur”, poezi, Gjilan, 2003.
    2. “Orėt e mungesės”, poezi, Gjilan, 2004.
    3. “The Sounds of Waterfalls – (Tinguj ujėvarash)”, poezi, Gjilan, 2004.
    Sevdije Rexhepi, jeton nė Gjilan, kurse momentalisht punon nė Kopshtin e Edenit, nė Irakun Qendror. tetor 2009

    me respekt
    Teli-botaforum.com

      Ora ėshtė 28/3/2024, 19:21