Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Pėrralla pėr tė rritur…

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Pėrralla pėr tė rritur… Empty Pėrralla pėr tė rritur…

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/11/2009, 14:43

    Na ishte njė herė njė mal i lartė dhe rrėzė tij njė fshat i vogėl.
    Fshatin e vogėl nė rrėzė tė malit rrezet e diellit e rrihnin vetėm pak orė nė ditė dhe kėshtu fshati i ngryste ditėt e tij nėn hijen e pėrjetshme tė malit. Mungesa e rrezeve tė diellit bėnte qė fėmijėt e fshatit tė rriteshin rakitikė dhe tė gjithė ndiheshin tė pafuqishėm pėrballė fatit tė tyre… deri sa njė ditė, njė mėngjes herėt, panė mė plakun e fshatit qė me njė lugė nė dorė po nisej drejt malit.
    - “Ku po shkon o Plak i urtė me atė lugė nė dorė?” e pyetėn banorėt e fshatit
    - “Skam forcė qė tė mbaj kazmėn, por edhe me lugė do tė nisem qė tė sheshoj malin” u pėrgjigj Plaku, duke vazhduar mė pas ” e di, ėshtė ēmėnduri dhe e pamundur, por tė paktėn tė tregojmė qė duhet tė ndryshojmė diēka dhe dikush duhet qė tė fillojė pėr tė bėrė ndryshimet”.

    Kjo pėrrallė e vjetėr kineze mund tė ishte “hyrja” e njė diskutimi ku mund tė flisnim pėr shumė gjėra… mund tė flisnim pėr korrupsionin dhe pėr “tė ēmėndurit” e rradhės qė kėrkojnė njė botė me mani pulite… me duar tė pastra apo ku iniciativa tė ndryshme antikorrupsion (pėrfshirė dhe numra celularėsh pėr denuncime me SMS) deklarohen me qėllimin e mirė pėr njė botė mė tė pastėrt.

    Jo, kjo pėrrallė kėto ditė mė sjell ndėrmėnd Barack Obamėn… plakun e Amerikės qė mbi supe ka barrėn e shėrimit tė “rakitizmit” amerikan, e pse jo edhe atė tė gjithė botės.

    Pas disa javėsh e gjithė bota do tė mbajė sytė e veshėt nė Takimin e Njėzetėshes, ku 20 vėndet mė tė industrializuara tė botės (90% e prodhimit industrial botėror) do tė takohen pėr tė gjetur strategji tė pėrbashkėta pėr kalimin e kėsaj periudhe krize qė ka pėrfshirė jo vetėm sistemin financiar, por edhe ekonominė reale botėrore.

    Kėtė herė, pėr herė tė parė qė kur kėto lloj takimesh kanė filluar, Amerika nuk ėshtė nė rolin e diktuesit tė rregullave tė lojės apo strategjive tė reja ekonomike e financiare botėrore, por paraqitet si dėgjuese mes tė tjerėve pėr tė arritur, nėse munden, nė gjetjen e njė Arkitekture tė Re tė Financės Globale.

    Mungesa e ideollogjive, mungesa e njė Etike tė njohur, tė pranuar dhe respektuar prej tė gjithėve, pas “eksperimentimit” tė lirisė dhe dhėnies sė njė pushteti tė gjithfuqishėm tė disa personave, qė tė vetėm ishin nė gjėndje tė lėviznin fijet e financės botėrore, tashmė po i shtyn tė gjithė qė tė Mendohen mirė pėr tė vendosur Rregulla, qė tė jenė nė gjėndje tė garantojnė liri veprimi si pėr prodhimin dhe financėn.

    “Plaku” amerikan, pėr tė mbajtur nė kėmbė ekonominė e financat amerikane, nė hapat e tij tė parė qė bėri sapo hyri nė Shtėpinė e Bardhė, ishte injektimi i njė sasie tė paparė parash nė sistemin financiar, duke shpresuar qė “shėrimi” i sistemit tė sėmurė financiar do tė mbante nė kėmbė edhe ekonominė reale.
    Kompleksiteti i faktorėve qė ndikojnė nė keqėsimin e thellimin e pėrditshėm tė krizės, ėshtė i tillė qė askush sot nuk guxon tė japė receta apo qė tė ketė njė zgjidhje qė do tė jepte rezultate tė menjėherėshme, por edhe kur shikohen sforco tė tilla nga “plaku”… sėrish Mentaliteti i Sėmurė Amerikan, do tė nxjerrė krye.
    E kam fjaln pėr rastin e AIG, kolosin ndėrkombėtar tė asikuracioneve… njė prej subjekteve qė , ndryshe nga ndonjė simotėr e saj qė s’pati ndihmėn ekonomike, pati prej qeverisė 170 miliardė ndihma… vetėm vitin e kaluare mbylli me 65milionė humbje dhe kėto ditė shpėrndan bonus-e pėr administratorėt e saj pėr njė sasi prej 165milionė$.

    Ndoshta nė Amerikė, vėndi ku realizohen ėndėrrat, ky ėshtė njė mentalitet i pranueshėm nė rangje tė tillė tė lartė tė botės sė financės, por edhe pa qėnė besimtar i ēfardolloj feje apo komunist, kjo ėshtė mungesė e theksuar ETIKE dhe respekti si dhe PAPĖRGJEGJSHMĖRI e kėtyre personave qė vazhdojnė tė tregojnė qė, pėrballė Zotit tė tyre Parasė, nuk duan t’ja dinė pėr asgjė tjetėr.

    ***

    Akrepi donte tė kalonte pėrtej pellgut me ujė… meqė not nuk dinte dhe i duhej tė kalonte patjetėr, i lutet njė bretkose: “Tė lutem, hidhmė matanė”. “Jo” ju pėrgjigj bretkosa… “ta kam frikėn… sepse po mė pickove unė ngordh”
    “Si mund tė tė pickoj… po ngordhe ti, atėhere edhe unė jam i dėnuar qė tė mbytem bashkė me ty, kėshtuqė mos ki frikė…” ju pėrgjėrua akrepi.
    E bindur prej kėtyre fjalėve, bretkosa pranoi qė ta kalonte… por mu nė mes tė pellgut, akrepi e pickoi bretkosėn, e cila ndėrkohė qė po ngordhte i thotė: “Pėrse e bėre? A e di qė edhe ti do mbytesh tani?”

    - “E di, por ėshtė nė natyrėn time… nuk mund tė mos e tregoja vehten“ u pėrgjigj akrepi
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Pėrralla pėr tė rritur… Empty Tė besosh apo tė mos besosh?

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/11/2009, 14:44

    Jooooo! Nuk i afrohet aspak dyshimit hamletjan, ėshtė thjeshtė njė pyetje qė mund t’i bėhet gjithkujt qė i merr gjėrat si tė mirėqena dhe vėshtirė se mund tė ndėrrojė mendim… dhe mė e keqja ėshtė se kur ndėrron mendim, pikėrisht atėhere ngelet mė i zhgėnjyer se kurrė.

    Tregojnė pėr njė fshat tė varfėr. Fshatarėt ishin vėrtet tė varfėr dhe tė vetmin burim fitimi pėr jetesėn qė kishin, ishte bėrja e shportave me thuprat e shelgjeve dhe degėt e kallamave qė rriteshin nė kėnetėn qė i rrethonte.
    Ushqimi i tyre i vetėm ishte peshku dhe ngjalat qė zinin nė kėnetė dhe ndonjė copė buke e blerė me paratė e shportave tė shitura.
    Jeta e kėtij fshati nuk njihte ndryshime prej kohėsh… deri nė ditėn kur atje shkuan dy jabanxhinj, njė zotėri me shėrbėtorin e tij.
    Jo, nuk ishte prezenca e jabanxhinjve qė ju prishi terezinė fshatarėve, por ishte aktiviteti i tyre qė papritur gjallėroi dhe lulėzoi atė fshat tė humbur.

    Qė ditėn e dytė kur erdhėn nė fshat, shėrbėtori i mblodhi tė gjithė fshatarėt dhe ju tha: “Zotėria im ėshtė shuuuumė i pasur, ai ka aktivitete nė shuuuumė vėnde tė botės dhe kudo ėshtė shquar pėr aftėsinė e tij pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė i ofron jeta. Edhe nė kėtė fshat tė humbur, ai shikon mundėsinė qė tė fitojė… ama mos e merrni si shfrytėzim, sepse fiton ai, por edhe ju do tė dilni tė fituar”

    Shkurt muhabeti, zotėria donte tė hapte njė aktivitet me bretkosat, dhe ju paguante fshatarėve 1000 lekė pėr ēdo bretkosė qė do t’i shisnin.

    Ē’tė shikoje nė atė fshat pas kėsaj dite… me kuē e me maē ju hynė moēaleve duke mbledhur bretkosa… fshatarėt papritur u bėnė tė pasur… kishin mundėsi tė blinin gomerė e biēikleta… bile ndonjėri, pėr tė mos humbur rastin pėr t’ju ngjarė ca kushėrinjve nė qytet, arriti qė tė blinte edhe njė merēedes.
    Por edhe ato tė shkreta bretkosa nuk ėshtė se nuk mbaronin… dhe duke parė qė po rralloheshin bretkosat, zotėria ofroi 5000 lekė pėr ēdonjėrėn prej tyre, gjė qė i dha dhe njė herė shpresė fshatarėve pėr t’ju rikthyer moēalit.
    Pas njė muaji, gropa e hapur prej jabanxhinjve pėr tė mbledhur bretkosat ishte pothuajse plot, ndėrsa nė kėnetė kishin ngelur shumė mė pak…
    Ndodh qė, zotėria lajmėron fshatarėt: “Zotėrinj, unė po nisem pėr tė bėrė ca marveshje tė rėndėsishme, por duke e ditur qė me kėto bretkosa fitimi ėshtė i madh, dhe meqė mė duhen dhe shumė tė tjera, por meqė e di se ėshtė e vėshtirė pėr t’i mbledhur si mė parė, ju ofroj 10mijė lek pėr ēdo bretkosė, dhe sa tė vij ju paguaj!”

    Tė nesėrmen nė mėngjes, pasi zotėria kishte lėnė fshatin, shėrbėtori i tij ju doli pėrpara fshatarėve qė po shkonin tė mblidhnin bretkosa dhe ju bėn kėtė propozim: “Padroni im do t’ju japė 10mijė lekė pėr ēdo bretkosė, unė nuk e di se sa jeni nė gjėndje qė tė mblidhni, por unė ju shes me nga 5000 lekė bretkosat e gropės… sikur e di padroni se sa janė… ju mbajini nė shtėpi dhe kur tė vijė padroni shitjani me nga 10mijė… kėshtu fitoni ju, por edhe unė e bėj ndonjė lek”
    Fshatarėt panė njėritjetrin nė sy dhe tė gjithė ē’ishin u kthyen nė shtėpitė e tyre pėr tė marrė paratė… shumė prej tyre vrapuan deri nė qytet pėr tė marrė para borxh nė miq e banka pėr tė mos humbur njė rast tė tillė… nė darkė kishin blerė pothuajse tė gjitha bretkosat qė gjendeshin nė gropė….

    Doni tė dini vazhdimin?

    Zotėria nuk u kthye mė nė atė fshat, po ashtu edhe shėrbėtori…

    Morali i pėrrallės? Gjejeni vetėėėėėė!
    sandra
    sandra
    Princes
    Princes


    Numri i postimeve : 1270
    Mosha : 35
    Vendi : Peje
    Data e rregjistrimit : 15/02/2010

    Pėrralla pėr tė rritur… Empty Re: Pėrralla pėr tė rritur…

    Mesazh nga sandra 1/3/2010, 08:54

    e mir veq nuk em pelqejn perrallat hiq

    Sponsored content


    Pėrralla pėr tė rritur… Empty Re: Pėrralla pėr tė rritur…

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 23/10/2024, 07:24