Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E pamundur pėr t'u pėrballur me vrazhdėsinė e njerėzve

    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    E pamundur pėr t'u pėrballur me vrazhdėsinė e njerėzve Empty E pamundur pėr t'u pėrballur me vrazhdėsinė e njerėzve

    Mesazh nga Klea 1/12/2009, 23:19

    E pamundur pėr t'u pėrballur me vrazhdėsinė e njerėzve

    Unė qė po ju shkruaj jam njė vajzė 24 vjeēe, nga rrethi i Gjirokastrės, dhe jam transferuar nė kryeqytet pasi mė ėshtė ofruar njė vend shumė i mirė pune, tė cilin pėr asnjė arsye nuk mund ta refuzoja, pėr mė tepėr qė aktiviteti im i mėparshėm ishte totalisht i zbrazėt, pa asnjė qėllim tė caktuar. Ditėt e mia tani janė shumė tė ngarkuara dhe mua mė duhet tė vrapoj pothuajse gjatė gjithė kohės pėr tė plotėsuar detyrat e mia. Ambienti qė kam pėrreth, duket shumė i egėr pėr mua dhe gjithmonė e mė shumė mė mungojnė prindėrit e mi, tė cilėt kanė qenė ēdo ēast pranė meje. Kurse tani, mė duhet tė pėrballem e vetme me vėshtirėsitė dhe hipokrizitė e pafundme qė unė po has gjithnjė e mė shumė nė ambientin tim tė ri. Ndonjėherė e ndjej veten tepėr naive pėr t'u pėrshtatur nė kėtė vorbull egoistėsh e tė pamėshirshėm ndaj njėri-tjetrit. Unė kam investuar pafund pėr tė pasur njė pozicion tė tillė, por e kam gati tė pamundur pėr t'u pėrballur me vrazhdėsinė e njerėzve qė haset nė ambientet e profesionit tim.
    Psikologe
    Rezarta Basha
    E dashur lexuese, ju falenderoj pėr letrėn e dėrguar nė redaksinė tonė. Nga ajo qė ju shkruani, duket se ju jeni duke u pėrballur me njė jetė tė re dhe aspak tė njohur, duke ju shkaktuar jo pak vėshtirėsi nė pėrshtatje me kėto ambiente, por edhe nė gjendjet tuaja emocionale. Unė do ju kėshilloja qė kėtė ndryshim ju ta konsideroni si njė sfidė tjetėr tė jetės tuaj, pėr tė cilėn duhet tė pėrpiqeni tė jepni maksimumin tuaj, nė mėnyrė tė tillė qė tė merrni dhe frytet e nevojshme prej saj. Ndryshimet nė jetėn e gjithsecilit prej nesh janė jo pak tė lehta pėr t'u kapėrcyer, ndaj duhet forcė e kurajė pėr t'u adaptuar me to. Tentoni qė tė gjeni sa mė shumė elemente pėrshtatjeje ndėrmjet jush dhe kolegėve tė rinj qė ju keni nė ambientin tuaj, pėr t'u ndjerė edhe mė shumė pjesė e asaj skuadre tė ngritur. Bashkėpunimi dhe pėrshtatja do tė ishin aleatėt tuaj mė tė mirė pėr tė ecur pėrpara, por sigurisht, me kalimin e kohės ēdo pengesė qė ju keni do tė nivelohet. Bashkė me tė, edhe ju do tė ndjeheni gjithnjė e mė mirė, ndaj jepini vetes kurajė pėr tė vazhduar mė tej.

    Gazeta Shqiptare

      Ora ėshtė 2/5/2024, 23:51