Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn Empty Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/12/2009, 21:25

    Zanafilla... Ndėrtimi i minareve tė xhamive nė Zvicėr ka qenė njė ēėshtje shumė e diskutuar nė kėtė vend pas vitit 2000. Mė 1 maj tė vitit 2007, njė grup politikanėsh tė krahut tė djathtė, kryesisht nga Partia Popullore e Zvicrės dhe Unioni Demokratik Federal, ndėrmori njė nismė aspak popullore qė synonte ndryshimin e Kushtetutės nė lidhje me ēėshtjen e ndėrtimit tė minareve nė federatėn zvicerane.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn Empty Re: Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/12/2009, 21:25

    Si pasojė, mė 29 nėntorin e kaluar u organizua njė referendum, nė pėrfundim tė tė cilit u miratua amendamenti kushtetues me njė pjesėmarrje 57.7%. Ndėrkohė kėsaj iniciative iu kundėrvunė vetėm 4 nga 26 kantonet, pjesa mė e madhe e tė cilėve frankofolės. Ndėrkohė nė Zvicėr ekzistojnė 4 minare qė i janė bashkangjitur xhamive tė Zyrihut, Gjenevės, Winterthur dhe Wangen bei Olten. Kėto minare nuk do tė preken nga ndryshimi i ligjit. Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė minareve ajo e pati zanafillėn nė njė bashki tė vogėl qė ndodhet nė veri tė Zvicrės, nė vitin 2005. Pėrplasja ndodhi mes njė shoqate kulturore turke nė Wangen bei Olten, e cila kishte aplikuar pėr njė leje ndėrtimi pėr njė minare 6 metra tė lartė nė ēatinė e qendrės sė komunitetit islamik.
    Por ky projekt, qė nė hapat e parė u pėrball me kundėrshtinė e banorėve tė zonės qė organizuan njė grup tė posaēėm pėr tė parandaluar ndėrtimin e minares. Si pasojė edhe Komisioni i Planifikimit Urban nuk e pranoi kėrkesėn e shoqatės. Kjo bėri qė aplikuesit t‘i drejtoheshin Departamentit tė Drejtėsisė. Ky departament i dha tė drejtė kėrkesės sė shoqatės. Por ndėrkohė, tashmė e shndėrruar nė njė sfidė tė vėrtetė, ēėshtja e minares vazhdoi nė instancat mė tė larta. Banorėt e ēuan atė nė Gjykatėn Administrative tė kantonit tė Solothurn-it, por dėshtuan. Si pasojė minarja u lartua nė ēatinė e xhamisė nė korrik tė vitit 2009. Ndėrkohė nga viti 2006 deri mė 2008-ėn, anėtarėt e Partisė Popullore Zvicerane dhe Unioni Federal Demokratik ndėrmorėn njė sėrė iniciativash kantonale pėr tė ndaluar lartėsimin e mėtejshėm tė minareve nė Zvicėr. Nė vitin 2007 u lanēua nisma popullore kundėr minareve me propozimin konkret tė amendamentit tė nenit 72 tė Kushtetutės Federale tė Zvicrės. Amendamenti duhet tė cilėsonte specifikisht ndalimin e ndėrtimit tė minareve nė Zvicėr.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn Empty Re: Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/12/2009, 21:26

    Nė Zvicėr, nismat popullore nuk shikohen juridikisht dhe mund tė ndryshojnė edhe Kushtetutėn federale. Promotorėt e kėsaj nisme kishin 18 muaj pėr tė mbledhur tė paktėn 100 mijė firma. Nėse do tė arrinin sukses, atėherė kjo iniciativė do tė shndėrrohej nė njė referendum kombėtar. Nė Zvicėr, iniciativa tė tilla kantonale dhe federale janė tė zakonshme, ndaj nė kėtė vend ēdo vit ka referendume. Nė pėrfundim tė kėsaj pėrpjekjeje u organizua edhe referendumi i 29 nėntorit qė pati njė rezultat, ndaj tė cilit dolėn kundėr jo vetėm qeveria zvicerane por pjesa mė e madhe e faktorit ndėrkombėtar.

    Vetė qeveria federale ka qenė kundėr ndalimit tė ndėrtimit tė minareve, por nuk mund tė ndalonte njė iniciativė qė ishte ndėrmarrė nė pėrputhje me rregullat, por qė nga ana tjetėr shkelte tė drejtat e njeriut tė garantuara gjithashtu me Kushtetutė si dhe binte nė kontradiktė me thelbin e vlerave qė mbart Kushtetuta Federale. Sipas qeverisė, njė ndalim i ndėrtimit tė minareve do tė krijonte njė situatė mė tė tensionuar mes popullsive me etni dhe fe tė ndryshme nė Zvicėr dhe se njė masė e tillė nuk do tė ndalonte aspak nė parandalimin e pėrhapjes sė fundamentalizmit islamik. Ndaj njė mase tė tillė u ngritėn edhe pėrfaqėsuesit e feve tė tjetra, pėrfshi edhe peshkopėt katolikė tė cilėt e cilėsuan si njė shkak pėr prishjen e dialogut ndėrfetar.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn Empty Re: Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/12/2009, 21:26

    Reagimet

    Erdogan: "Islamofobia ėshtė njė krim kundėr njerėzimit, ashtu si edhe antisemitizmi"

    Qė nė momentin qė ėshtė marrė vesh rezultati i referendumit nė Zvicėr, reagimet kanė qenė tė menjėhershme. Tė shumtė kanė qenė krerėt e shteteve dhe qėndrimet zyrtare kundėr rezultatit, por veēanėrisht i ashpėr ka qenė ai i Kryeministrit turk. Nė Zvicėr jetojnė mbi 100 mijė turq dhe kjo e ka bėrė situatėn tė ndjeshme. Sipas Erdoganit, vota e Zvicrės ėshtė "shenjė e rritjes sė racizmit dhe qėndrimit fashist nė Europė". Sipas tij, islamofobia ėshtė njė "krim kundėr njerėzimit", ashtu si dhe antisemitizmi. Edhe Presidenti Abdullah Gul e kritikoi referendumin nė tė cilin pjesa mė e madhe e qytetarėve e mbėshteti ndryshimin kushtetues duke e quajtur votėn "fatkeqėsi" pėr popullin e Zvicrės. Sipas tij, njė votė e tillė tregonte se sa larg ka shkuar islamofobia nė botėn perėndimore. Rezultati u dėnua edhe nga komisioneri i Lartė i OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, i cili nė njė deklaratė tha se ndalimi ishte "diskriminues, tepėr pėrēarės dhe mbi tė gjitha njė hap i gabuar i Zvicrės qė mund tė bjerė ndesh me detyrimet e vendit ndaj tė drejtave tė njeriut". Ndėrsa ministrja e Jashtme zvicerane, Micheline Calmy-Rey, tha se ndalimi paraqiste njė kėrcėnim pėr sigurinė e vendit. Sipas saj tashmė ekzistonte rreziku i pėrgjigjes sė provokimit me njė tjetėr provokim dhe kjo mund tė sillte lindjen e ekstremizmit. Nė Kajro, myftiu i Egjiptit, Ali Gomaa, autoriteti mė i lartė i shtetit tha se ndalesa ishte njė sulm ndaj lirisė sė fesė dhe njė tentativė pėr tė lėnduar ndjenjat e komunitetit islamik nė Zvicėr dhe jashtė tij. Ai i bėri thirrje

    Komunitetit Mysliman qė tė vazhdonte betejėn ligjore pėr rrėzimin e kėtij qėndrimi.

    Shtypi

    Edhe media europiane ka qenė e ashpėr ndaj rezultatit tė referendumit nė Zvicėr. Frika mė e madhe, sipas saj, ėshtė kundėrpėrgjigjja ndaj njė mase tė tillė qė do ta fuste situatėn nė njė rreth vicioz pa rrugėdalje. Referendumi ishte njė sinjal i gabuar qė i ēohet botės islame dhe ēka ėshtė mė e rrezikshme ėshtė krijimi i njė precedenti nė Europė. Gazetat europiane kanė kritikuar edhe llojin demokracisė qė aplikohet nė Zvicėr, qė i jep mundėsinė njeriut tė thjeshtė qė tė vendosė pėr ēėshtje qė janė tė njė rėndėsie tė madhe. Ka pasur edhe nga ato gazeta qė e kanė cilėsuar pozitiv rezultatin e referendumit pėr shkak se prej pėrfundimit tė tij mund tė nisė njė debat i mirėfilltė pėr tolerancėn fetare dhe bashkėjetesėn nė paqe. Ja disa nga reagimet pėr referendumin:

    "Sueddeutsche Zeitung"

    "Referendumi ishte shkatėrrimtar pėr Zvicrėn. Njė ndryshim i tillė kushtetues nuk ekziston askund tjetėr nė Europė. Nė 6 fjalėt e amendamentit: "ndalohet ndėrtimi i minareve me Kushtetutė" dhunohet liria e fesė dhe ndalimi i diskriminimit. Njėherazi ėshtė dhunuar edhe Konventa Europiane e tė Drejtave tė Njeriut.[i]
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn Empty Re: Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/12/2009, 21:27

    "Frankfurter Allgemeine Zeitung"

    Zvicra ėshtė njė vend demokratik, tolerant dhe kozmopolitan, por me votėn e fundit kanė dalė nė pah tipare tė tjera tė vendit qė dėshmojnė frikė, fanatizėm dhe dėshirė pėr t‘u vetizoluar.

    "Spiegel"

    Vota do tė dėmtojė kredibilitetin e Zvicrės, si ndėrmjetės nė sytė e vendeve myslimane dhe, mbi tė gjitha do tė shkaktojė njė dėm tė madh nė marrėdhėniet e Zvicrės me myslimanėt qė jetojnė nė kėtė vend, pasi ky amendament promovon izolimin nga pjesa tjetėr e shoqėrisė.

    "Politiken"

    Sinjali ėshtė dėrguar. Tashmė ekziston njė vend nė Europė qė shprehet hapur se nuk dėshiron qė tė tolerojė simbolet e njė feje tė madhe.

    "Milliyet"

    Kjo ėshtė njė shenjė e shndėrrimit tė masave nė masa autoritare dhe njė shembull se sa shpejt njė demokraci mund tė shndėrrohet nė autoritarizėm.

    "El Pais"

    "Rreziku aktual ėshtė manipulimi i njė shqetėsimi njerėzor nga ana e partive tė ekstremit tė djathtė. Gjuha e tyre e helmėt nuk ka tė bėjė fare as me integrimin, as me demokracinė.

    "Paris-Normandie"

    Askush nuk mund tė garantojė sot nėse njė gjė e tillė nuk do tė kishte ndodhur edhe nė Francė. Nė demokracinė tonė pėrfaqėsuesit e zgjedhur nga populli janė ata qė duhet tė marrin nė dorė fatet e vendit dhe tė bėjnė ndryshimet pėr ēėshtjet madhore tė Kushtetutės.

    "Neue Zurcher Zeitung"


    Minaret janė simbol pėr situatėn kėrcėnuese nė tė cilėn ndodhet identiteti ynė edhe ndalimi i ndėrtimit tė tyre nuk ėshtė shenjė e mirė. Dėmi qė i bėhet reputacionit tė Zvicrės ėshtė i pashmangshėm.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn Empty Re: Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn

    Mesazh nga **GISHTEZA** 20/12/2009, 21:27

    Imazhi

    Vota,pa dyshim qė do ta ndryshojė imazhin e Zvicrės jashtė vendit. Vendi alpin, qė ėshtė prezantuar deri mė sot si neutral dhe mbrojtės i tė drejtave tė njeriut nuk do tė krenohet mė me kėtė cilėsi, tashmė tė njollosur. Zvicra ėshtė vendi i Kryqit tė Kuq dhe i Konventės sė tė Drejtave tė Njeriut tė Gjenevės, por tanimė modeli i supozuar i demokracisė ka dhunuar tė drejtat e njeriut dhe lirinė e fesė dhe ka mbėshtetur diskriminimin ndaj njė grupi tė caktuar vetėm mbi bazėn e fesė. Vota do tė ketė pasoja serioze. Ajo nuk do tė frenojė problemet lidhur me emigracionin nė Zvicėr, por do tė sjellė probleme tė reja pėr nė sferėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Bankat zvicerane dhe ekonomia e kėtij vendi, qė kanė lidhje tė ngushta me ekonomitė e vendeve tė ndryshme tė botės, pėrfshi edhe botėn arabe, do tė vuajnė pasojat. Madje mund tė ketė dėme edhe nė industrinė turistike tė vendit. Dhe problemet nuk marrin fund kėtu.

    Viti i kaluar ka qenė njė vit i vėshtirė pėr ekonominė e Zvicrės me goditjen qė mori ligji gati mitik i sekretit bankar. Si pasojė banka mė e madhe e vendit UBS thuajse u shndėrrua nė njė viktimė tė kėsaj krize dhe u dėmtua shumė nga akuzat pėr aktivitet tė paligjshėm. Edhe arresti i regjisorit tė famshėm Roman Polanski nuk ishte njė reklamė pozitive. Fakti qė qytetarėt zviceranė janė shndėrruar nė diskriminues tė njė feje tė caktuar,nė njė mėnyrė qė dhunon tė drejtat e njeriut ėshtė njė dėm shumė i madh ndaj reputacionit tė vendit. Me gjithė ligjin e ri, minaret ka shanse qė tė vazhdojnė tė ndėrtohen nė Zvicėr. Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, sipas tė gjitha gjasave do tė marrė ēėshtjen pėr shqyrtim dhe ka tė ngjarė qė tė verė re njė shkelje tė tė drejtave tė njeriut nė vendimin e Zvicrės. Por sido qė tė shkojė puna e minareve dėmi tashmė ėshtė bėrė. Shqetėsimi ndaj sjelljeve tė caktuara ndaj myslimanėve dhe islamit nuk ėshtė njė ēėshtje qė ėshtė kufizuar vetėm nė Zvicėr. Debatet e minareve janė bėrė edhe nė Danimarkė dhe Gjermani, por po ashtu janė debatuar nė Francė edhe veshjet e shamitė e kokės tė vajzave myslimane dhe nė Hollandė politikanėt anti-myslimanė janė goxha tė suksesshėm.

    Deri mė sot politikanėt e qendrės nė tė gjithė Evropėn kanė dėshtuar nė gjetjen e pėrgjigjeve tė duhura ndaj kėtyre shqetėsimeve gjithmonė e nė rritje. Duke u nisur nga tė gjitha kėto fakte nuk do tė ishim tė saktė nėse do ta kufizonim fenomenin nė njė vend tė vetėm, tek Zvicra, nė kėtė rast. Ajo qė ka ndodhur ėshtė edhe shprehje e dėshtimit tė elitės politike liberale qė nuk ka mundur tė gjejė zgjidhjet e duhura pėr emigrantėt myslimanė. Kjo gjithsesi ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me njė pjesė tė madhe tė popullsisė zvicerane dhe do tė ishte njė gabim i madh nėse do ti lejohej populistėve tė krahut tė djathtė qė tė merrnin nė kontroll frenat e debatit. Pėrndryshe nuk do tė duhet tė ēuditeshim nėse do tė merreshin masa tė tilla si ajo e referendumit tė fundit nė Zvicėr, dhe kėtė herė edhe nė vende tė tjera tė Evropės.

    Sponsored content


    Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn Empty Re: Minaret, si lindi amendamenti qė turpėron Zvicrėn

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/3/2024, 15:11