nga Vizitor 12/6/2007, 20:17
Nuk e njoha buzqeshjen tende
As veten se njoha ne ate pritje
Kishte kohe qe thurja brenda vetes
...nje vele te kryqezuar fjalesh
Ti erdhe
Me gjete aty ku me kishe harruar
Une nuk isha buzkuqi jot i lene per ngut
ne stacionin ku kryqezohen ererat e ikjes
Vela e fjaleve te mia
ka rene tashme prej direkut
Ti erdhe
une nuk e njoha buzeqeshjen tende
As pershendetjen , as fjalet
Ti paske ardhe dje.
keshtu me duket
Sa shpejt harrova qe erdhe
Edhe pse ka kohe qe nuk haroj te pres
Nuk te paskam pritur keshtu.
********************************************************
Si mundesh te mos me duash ?
Kur une te dua
Si mundem une te te dua ??
Luajme kukafshehti
Skemi moshe per loje
Dy fjale te borxhit
merri
Ja edhe nje telefonate qe e paskam harruar.
Me ka humbur medalioni qe me dhurove dikur.
30 gram 14 karat
Ta kam fale te gjithe kohen qe me rrembeve
Kujtoju mos harrojme gje ne kete inventar
Perqafime mos kerko.
Puthjet ska
po nahemi e dashur
Me fal qe po te quaj ashtu
se nuk je
Tani....
pa fjale
pa premtime
pa borxhe
pa vaj
.........bye bye.
*******************************************************
Po..
Ti ishe
Aty , ku mendimet e mia fishkelloheshin nga era
Te bindurat e mia te cmendura
Ne zikzake ikjesh,
fshiheshin shkeljeve
Sikur ishin lindur per ti shkelur ti
Nje njolle gri
Shpendi te vrare, ose rrezuar
Mbi kalldremint e lemuet
Ikja eshte e lashte sa guri
Pritja ..e reja dhe e vjetra
Kane te perbashket
Ripetypjen e casteve
Duke qare mbi njollen gri te rrezimit
Myshqet pikojne
klorofilin e jarget.
Mbi muret e vjetra te takimit.
******************************************************
Ti erdhe
Si heren e fundit
te prita i qeshur
Me preke me doren e fjales
diku ku fjala le gishtat pa thonj
Petlat e lules i mori era
Duke pyetur mua
vjen ..s'vjen ..vjen s'vjen??
Te kam perqafur me krahet e gjate
Te zgjatur nga malli
Dhe prane teje jam kthyer ne tatuazh
Ngjitur mbi krahun tend
Sa here me dore mundohesh ta fshish
si padashje me perkedhel
Une tatuazhi ngjitur me ty
Dirigjoj endrrat tua naten
te pergjoj kur qesh
symbyllurazi
Me ngop frymarrja jote e lire
Dhe kthehem ne tatuazh perseri ne mengjes
Ne krahun tend
Nen syte e tu.