nga Musafir 25/7/2007, 12:51
Sekreti i fundit tragjik i "TITANIC-ut"
Prillin e vitit 1912, bota mesoi per mbytjen e Titanikut, anijes me te madhe te kohes, gjate udhetimit te saj te pare. Tash 85 vjet me pas, jehona torturuese e kesaj ngjarjeje ndihet ende. Kerkimet e fundit vertetuan se nuk ishte vetem ajsbergu qe shkaktoi mbytjen e Titanikut. Anija u nis nga Southampton drejt Nju Jorkut me dy mije pasagjere ne bord dhe me ndalesa ne France e Irlande. Ne anije udhetonin edhe njerez te shquar si: Xhon Jakob Istor, Isidor Straus dhe projektuesi i anijes, Thomas Andreus. Titaniku ishte i gjate 275 metra, me nje kapacitet prej 46 mije tonelatash, tarifat e kabinave te klasit te pare ishin 50 mije dollare. Ne mbremje rreth ores 19.30 radisti i Titanikut morri nje mesazh te anijes Kalifornia, qe udhetonte ne afersi: "Tre ajsberge te medhenj, pese milje ne jug te vendndodhjes sone". Nuk ishte veēse nje nga paralajmerimet e shumta qe kishte marre ate dite. Por anija vazhdonte te ecte me shpejtesi ne erresire. Pak para se ora te shkonte 23.40, rreth 100 milje ne jug te masiveve te medha te Terranoves, duke vrojtuar perpara roja Frederik Fleet, ne nje distance prej ēerek milje, dalloi nje siluete. Vuri ne veprim sirenen e kuvertes dhe telefonoi ne anije: "Ajsberg ne bash". Vrojtuesit ne kuverte u pergatiten per nje perplasje, por pak nga pak anija u menjanua, duke ecur ngjitur me ajsbergun. Nje mur akulli, qe dikush e pershkroi si te ngjashem me nje anije te madhe me vela, takoi parmaket e anes se majte. Ajsbergu goditi anijen. Brenda pak sekondash mali i akullit u thith nga anija. Uji po hynte me vrull, edhe pse Titaniku teorikisht ishte i pambytshem, pasi ishte i pajisur me ndarje hermetike, ngjarja fale po ndodhte. Projektuesi i Titanikut, e kuptoi rendesine e ēastit fatal. Anija duhej te braktisej, pasi Titaniku po mbushej me uje. Barkat e pare te shpetimit u ulen ne det 25 minuta pas mesnates. Ne oren 2:20 pas mesnates, u degjua nje gjemim i thelle. Anija u fundos ne ujrat e oqeanit, duke marre me vete 1500 njerez, ne mes te te cileve dhe Astor, Straus, Andreus dhe kapitenin Smith. Ne perpjekje per te rindertuar shkaqet e tragjedise, inxhinieret menduan se asnje nuk i kishte parashikuar demet qe mund ti shkaktoheshin anijes nga nje perplasje anesore me nje ajsberg. E vetmja e mbijetuar vdiq ne Angli ne moshen 91-vjeēare. Eva Hard, deshmitarja e vetme e mbetur gjalle nga tragjedia e Titanikut. Ne ate kohe ajo ishte 7 vjeēe dhe udhetonte per ne Boten e Re, me te atin dhe me te emen. Ne ujerat e akullta te Atlantikut, ajo varrosi ate nate te jatin bashke me nenen, ishte ne mes 900 vetave qe mbeten gjalle me barkat e shpetimit. Disa vite pas ngjarjes, ajo u mbyll ne boten e saj te vogel dhe nuk pranoi te fliste asnje fjale.