Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Galeria Kombėtare e Arteve

    Bardh
    Bardh
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 403
    Data e rregjistrimit : 09/06/2007

    Galeria Kombėtare e Arteve Empty Galeria Kombėtare e Arteve

    Mesazh nga Bardh 30/8/2007, 11:43

    Galeria Kombėtare e Arteve, reformim pas kuintave


    Galeria Kombėtare e Arteve 1177680062-galeriaKryeveprat e arteve figurative zėnė cerga merimangash nė bodrumet e GKA-sė

    Prej disa kohėsh jemi pėrpjekur tė kontaktojmė drejtuesit e Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, pėr tė biseduar mbi ecurinė e kėtij institucioni, politikat qė ai po ndjek dhe strategjinė qė normalisht njė institucion artistik me njė emėr kaq “tė madh” duhej patjetėr ta kishte tė njohur pėr publikun. Por pėrpjekjet tona pėr takime me drejtuesit e “Galerisė Kombėtare... tė Arteve” kanė shkuar mė kot dhe po kėshtu pyetjet tona kanė mbetur pa pėrgjigje. Ata ose duhen “gjėmuar” gjithė ditėn pėr t’i gjetur nė kafene, apo takime zyrtare, ose janė duke dhėnė mėsim nė fakultete, ose nė “punėra” tė tjera... Kėshtu, edhe ditėn e djeshme, drejtori i GKA-sė, ndonėse i kontaktuar prej nesh, nėpėrmjet vartėsve tė tij qysh nė mėngjes, pavarėsisht insistimit tonė, gjithė ditėn e kishte tė pamundur t’i kushtonte shtypit, qoftė dhe 10 minuta kohė. Ajo qė na intereson neve dhe publikut dashamirės tė arteve pamore, ėshtė se ē’reformė po kryhet, ē’ndryshime ka, a i pėrshtatet kėrkesave bashkėkohore mentaliteti dhe menaxhimi i kėtij institucioni kombėtar?
    E meqenėse drejtuesit e GKA-sė janė vetėpėrjashtuar nga ky interesim, po e shtjellojmė ēėshtjen pa ta... Po e nisim nga fakti mė i thjeshtė, nga takimet e marrėdhėniet e tyre me publikun, artistėt dhe mediat. Nė kėtė drejtim, GKA-ja shfaqet krejt e mbyllur dhe rastėsore. E po kėshtu ėshtė e mbyllur edhe pėrsa u pėrket artistėve apo politikat qė ajo ndjek lidhur me krijimtarinė e tyre. Ka mjaft emra tė rinj qė dyert e kėtij institucioni i shohin vetėm si vizitorė, ndonėse ata mund tė kenė aktivitet dhe prodhimtari tė konsiderueshme, talent dhe perspektivė artistike. Teksa diskuton me punonjėsit e Galerisė, kupton se nė radhė tė parė mungojnė fondet dhe stafi pranė kėtij institucioni pėr tė institucionalizuar veprimtarinė e tij. Sidomos nė lidhje me artistėt shqiptarė nė emigracion, punėt e tyre nėpėr ekspozita private, apo edhe galeri kombėtare homologe... Patjetėr qė Galeria Kombėtare pėr kėtė duhej tė kishte tė paktėn statistikat. Por po t’u flasėsh punonjėsve pėr kėto probleme, pėrgjigje merr vetėm nėnqeshjen e tyre.
    Madje dhe tė thonė: “... Ėndėrro e eja nesėr me ide tė tjera...”. A thua po kėrkojmė kaq shumė nga kjo galeri, saqė kėto kėrkesa tė quhen ėndrra utopike!? Kjo ėshtė diēka qė vlen tė shikohet. Specialistėt tregojnė se pėr kėtė punė shėrbente dhe njė zyrė pranė Ministrisė sė Jashtme, e cila tashmė ėshtė krejt e ēorganizuar dhe nuk dihet si e qysh e kryen funksionin e vet. Sipas kėtyre specialistėve, ky organizim ėshtė i mangėt edhe pėr shkak tė drejtuesve dhe politikave qė ekzistojnė nė drejtorinė pėrkatėse nė Ministrisė tė Turizmit, Kulturės Rinisė dhe Sporteve, por kjo mund tė qėndrojė vetėm pjesėrisht.
    Ėshtė pėr tė ardhur keq e pėr tė qeshur njėkohėsisht teksa shikon qė kėsaj galerie i mungon edhe gjėja mė elementare e paraqitjes dhe menaxhimit tė punės, aktiviteteve dhe kontakteve tė saj, siē ėshtė njė sajt nė internet. Tė hapėsh dhe mirėmbash njė uebsajt nuk kushton thuajse asgjė, nė krahasim me shuma tė tjera qė pėrdoren pėr restaurime, rroga, udhėtime e dieta, konferenca etj. Kujtojmė kėtu se GKA-ja ka tentuar tė krijojė njė uebsajt para dy vjetėsh. Por ēdo gjurmė ka humbur. Mungesa e njė uebsajti, njėkohėsisht, ėshtė dhe mungesė serioziteti nga ana e kėtij institucioni. Duhet pasur parasysh qė kudo nė botė, pėr ēdo person qė ėshtė publik, apo qė ka njė biznes, ose aktivitet artistik e kulturor, ėshtė e paimagjinueshme qė tė mos ketė njė uebsajt tė vetin. Por, me sa duket, Galeria jonė Kombėtare nuk ka nevojė pėr kėto gjėra. Asaj i duhen vetėm drejtorė qė tė ndryshohen ēdo vit, pa sjellė ndonjė gjė tė re qė vlen tė theksohet nė punėn e veprimtarinė e kėsaj galerie dhe pa e kthyer atė nė njė institucion tė denjė pėr funksionin e tij si Galeri Kombėtare.
    Njė uebsajt i mirorganizuar jo vetėm qė do bėnte njė pėrfaqėsim dinjitoz tė galerisė sonė dhe veprave tė saj, por do tė ishte dhe njė mjet tepėr funksional menaxhimi dhe krijimi kontaktesh me artistė shqiptarė e tė huaj nė mbarė globin, e po kėshtu me institucione homologe, shoqata, fondacione kulturore etj. Nė anėn tjetėr, nėse do tė flisnim pėr probleme, kėtij institucioni sigurisht nuk i mungojnė... Mund tė themi me plot gojėn se kryeveprat e gjigantėve shqiptarė tė arteve figurative vijojnė tė zėnė cerga merimangash nė bodrumet e GKA-sė. E, nė mjaft raste, ka ndodhur qė disa prej tyre janė dėmtuar. Kujtojmė kėtu precedentin me tablonė “Motra Tone” e piktorit shkodran Kol Idromeno. Mė e keqja ėshtė se duke qenė njė organizim kaq hermetik, me drejtorė kaq tė pamundur pėr t’u kontaktuar, kaq tė zėnė me punė, qė nuk duan t’i bėjnė publike, njė zot e di se ē’ndodh nė skutat e kėsaj galerie, me punėt e saj, fondet dhe projektet e kėtij institucioni.
    Ngėrēi i krijuar mund t’u adresohet fondeve tė pakta dhe vėmendjes sė munguar tė qeverive dhe ministrisė pėrkatėse nė kėtė drejtim, por njė peshė jo e vogėl bie, pa dyshim, mbi ata qė zėnė karriget nė GKA, pa asnjė platformė konkrete, e po kėshtu, pėr mungesėn e vullnetit apo vizionit tė tyre, ose nė rastin mė tė keq, pėr mungesė tė tė dyjave bashkė dhe pėr paaftėsi drejtuese e menaxhuese. Urojmė qė tė kuptohet njėherė e mirė sa nuk ėshtė vonė nga kėta drejtues qė jemi nė epokėn e menaxhimit dhe komunikimit. Informacioni qarkullon shpejt, e po kaq shpejt lėvizin dhe ngjarjet, idetė, arti, shoqėria... Reforma dhe menaxhimi bashkėkohor nė institucionet kulturore e artistike, sidomos tek ato qė mbajnė statusin “kombėtar”, nuk ka pse tė bėhet “pas kuintave”.
    Petrika Grosi - Gazeta Albania

      Ora ėshtė 2/5/2024, 12:55