Shume prej jush na keni pyetur se perse ne nuk kemi botuar asnje lajm rreth fatkeqsise qe i ndodhi kengetares Adelina Ismaili pak jave me pare.Ndersa shume gazeta shkruajten rreth kesaj ngjarjeje, disa prej te cilave dhe ne menyre bajate,postuan disa komente teresisht te pavendta ne lidhje me ngjarjen (vetem ne shqipe publikojne komente forumesh!) ,ne tek Albaniac vendosem te heshtnim. Ne momente te tilla,ne mendojme se nuk duhet harruar qe artistet jane gjithashtu njerez.Ne shqiptareve te gjitheve na ka kaluar dhimbja mbi supe.Dhe kush njeh dhimbjen, respekton dhe dhimbjen e tjetrit. Fotografite e publikuara ne media,flasin vete e nuk kane nevoje per koment per dhimbjen qe po kalon familja e te ndjerit Triumf Riza dhe Adelina.Nga burime te aferta me kengetaren, Albaniac meson se kjo ngjarje i ka shkatuar Adelines dhimbjen me te madhe ne jeten e saj dhe mesazhi i vetem qe ajo ka per lexuesit tane jane fjalet e kenges "Boll ma". Nje tekst i shkruar prej Adelines ne vitin 2001,te cilin mund ta lexoni te plote me poshte si edhe te ndiqni videon.Ky eshte nje bashkepunim me artistin e mirenjohur kosovar Beka,me skenar te Adelines dhe regji te Orhan Kerkezit. Videoklipi eshte projekti i pare pas luftes ne Kosove,kunder krimit ,dhunes dhe u mundesua fale mbeshtetjes se OJQ Forumi,Zyres Finlandeze dhe Zyres Amerikane ne Kosove.
Shiko vidion
Revista Albaniac
Newsletter
Tetor 2007
Edituar pėr herė tė fundit nga **GISHTEZA** nė 30/10/2008, 13:32, edituar 3 herė gjithsej