Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Duke kerkuar Ardianen.....

    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Duke kerkuar Ardianen..... Empty Duke kerkuar Ardianen.....

    Mesazh nga alinos 11/11/2008, 20:30

    Duke kerkuar Ardianen.....
    -Tregim-
    Nga Raimonda Moisiu


    ....Kishte jave qe televizioni lokal ,jepte here -pas -here lajmin qe kishte tronditur qytetin-zhdukja e nje adoleshenteje.Ne ekran cfaqej porteti i saj ,me floke kafe te erret ,te dallgezuara deri mbi supe,me sy te zinj ,te medhenj ,ne forme bajame. Televizioni tregonte prinderit e saj te tronditur ,deshperuar , rrethuar nga mikrofonet e gazetareve .Nena e saj nuk fliste ,por vetem lotonte , ndersa i ati, nje burre i imet ,me buzen qe i dridheshe ,-kerkonte t'i gjenin te bijen ,duke ju drejtuar edhe asaj vete te kthehej ne shtepi.
    Ajo vajza qe ishte zhdukur aq papritur e mistershem ,-sapo pat kaluar ne krah te Lirikes.
    Lirika kishte mbetur e shtangur.
    Stavri ,burri i saj ,si kishte bere disa hapa ,ndjeu qe Lirika nuk ishte me ne krah te tij.
    U kthye per njehere :
    "Lirika?"-shqiptoi emrin e saj , me ate zerin nervoz e te trashe nga cigarja .
    Qendruan ne qoshe te Pallatit te Kultures .Ishte e shtune paradite dhe trafiku i makinave ishte i rralluar, por kalimtare te shumte ecnin me hap te shpejte ne drejtim te pazarit.Lirika ndiqte me sy vajzen qe po ecte ne pjesen veriore te bulevardit.
    Stavri duke shfryre me vete, i tha :
    -Cfare po ben?
    -Shshshshsh... - i tha Lirika duke vene gishtin tregues mbi buzet.
    Po perfytyronte potretin e gjimnazistes ,asaj brunes ,qe shfaqej ne ekranin e TV-it.Lirika mbylli syte.Sillte ne perfytyrim ,mollezat e faqeve te ngritura paksa ,floket,syte dhe i lidhte tiparet e vajzes se ekranit me ate qe sapo i kaloi prane .
    Krahasonte e bente kontrastin.
    Ne foto,vajza kishte floke kafe te erret ,te dallgezuara deri te supet ,por ,ajo gruaja,jo gjimnazistja qe sapo kaloi prane saj dukeshe me e rritur ,me floke te ngjyer ne te kuqerremte ,e per me teper i kishte te prera shkurt.Vajza e fotos nuk mbante syze ,Ndersa ajo qe sapo e pat pare,kishte syze te modes te erreta,ne forme drejtkendeshi.Rrobat e saj dhe tualeti ,ishin si per te rritur .
    Lirika kishte nje pasion te vecante per te studiuar fytyrat e njerezve .Sapo i kishte lene te 60-t.Ajo ishte nje nga ato te pakta femra mjeko-ligjore te moshes se saj,e specializuar si Ekspert-kriminalist; ne vecanti ne fushen e gjenetikes.
    Nje pjese e trurit te saj ishte gjithmone ne veprim,biles edhe kur ajo ishte larg vendit te punes.Ishte e pamundur ta largonte nga mendja.
    Kishte punuar per shume vite si eksperte- kriminalist ne qytet.Miqte e familja e saj ishin mesuar me te kur jau ngulte syte njerezve e nuk i shqitete,duke i studiuar fytyrat e tyre.Njerezit e panjohur ndjenin nje besdi e hutoheshin ,nga ngulmimi i syve te saj.Ajo nuk donte t'ja dinte ,i injoronte ,e kete e bente shpesh edhe kur ata i thoshin:
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Duke kerkuar Ardianen..... Empty Re: Duke kerkuar Ardianen.....

    Mesazh nga alinos 11/11/2008, 20:30

    Kush je ti? C'ke moj qe me veshtron ?
    Ajo ndjente kenaqesi tek i veshtronte fytyrat.U veshtronte mollezat e faqeve ,rrethin poshte syve,gjatesine e vesheve ,konturet e pjeses se nofullave,dhe hapesrien mes tyre.Kjo ishte aresyeja ,qe pavaresisht ndryshimit te ngjyres se flokeve,krehjes ,pavaresisht ,syzeve te modes ,tualetit ,si te nje 40 vjecareje ,rrobave demode, Lirika kishte njohur vajzen e zhdukur.
    -"Ajo" sapo kaloi ,me nje burre - i tha Lirika te shoqit .
    - Cfare?-e pyeti Stavri,i cuditur ,i hutuar nga ajo cfare po fliste e shoqja.
    Lirika pa e kuptuar as vete, kishte folur me ze te larte.
    -Gjimnazistja!
    Stavri vrenjti vetullat .
    -Per ate Zot, per cfare po flet,Lirika?
    -Per fotografine -ate -foton e asaj gjimnazistes .E ke pare qindra here ne lajmet?
    .Ajo fotoja qe te ngjall emocione te dhimbsheme.Me nje shikim ,mund te dallosh te kaluaren ,te ardhmen.Ndjen gezimin rinor,ndjen nostalgjine .Nuk e merr vesh se sa shpejt ,je rritur,ikin vitet e shkolles ,martesa,femijet e kaq.Kur ajo e njejta foto ,cfaqet here -pas here ne ekranin e lajmeve ,zemra tende terrorizohet.
    Ti , e ke parasysh ate fytyre te bukur ,te mjere qe mundohet te te buzeqeshe,me shpatulla te njoma e paksa te perkulura,e mendja te punon vetem per te keqen.He, Stavri??!!
    Sa kohe kishte Ardiana -ishte emri i gjimnazistes,-qe kishte humbur??
    Lirika u perpoq ta sillte ne kujtese.Nje muaj…gjashte?Ngjarja jepej vetem ne Televizionin lokal.Qyteti ishte tronditur dhe njeresit ishin ne panik ,per femijet e tyre.Kishte nga ata qe mendonin se vajza ishte larguar me deshiren e saj.Ardiana Bryli,sapo i kishte mbushur te shtateembedhjetat ,pak dite para se ajo te zhdukej.
    -Qofsha e gabuar ,ndoshta nuk ishte ajo -mendoi Lirika per nje cast.
    -Nxito!,-i tha ajo Stavrit.
    -Cfare ?Ku po shkojme ?
    Kesaj here zeri i tij ishte me i forte ,nervoz dhe i larte.
    Nuk ju pergjigj.Vazhdoi te ecte nxitimthi.Ndoshta vajza ishte nje rruge me siper.Nuk deshironte ta humbiste nga syte.Stavri po e ndiqte nga pas.Ai ishte nje mjek obsteter-gjinekollog.Ishte burri i dyte i Lirikes.Burri i pare pat qene nje figure e njohur ne fushen e mjekesise-ligjore shume i pashem dhe pasionant.Kishte nje huq .Ishte i dhene shume pas grave .Qe ne fejese e pat tradhetuar Liriken,biles edhe me studentet.Ndoshta nuk eshte e drejte cfare mendonte kete moment ,por kjo ishte e vertete .Ideja per tu martuar me nje docient ,nisi si nje loje ne fillim .Faktikisht gjerat nuk shkuan mire ashtu si ajo i pat menduar . Bashkeshorti e kishte kuptuar se ajo me teper ishte dashuruar pas profesionit e fames se tij,.Gjithashtu Lirika ishte me shume e dhene pas mjekesise ligjore ,aspak e interesuar te krijonte nje familje ,te kishte femije ,per te qene nene.
    Vazhdonte te ecte me ate hapin e shpejte .Trotuaret ishin me njerez dhe ajo ecte ne bulevard ngjitur me betonin anesor te tyre.
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Duke kerkuar Ardianen..... Empty Re: Duke kerkuar Ardianen.....

    Mesazh nga alinos 11/11/2008, 20:31

    Stavri perpiqej me sa mundej t'i shkonte nga pas.
    -Vetem ,qendro me mua !
    Ai e arriti :
    -Nuk e marr vesh,cfare po bejme,Lirika?
    Ajo nuk ja vuri veshin fare .Syte e saj po kerkonin flokekuqen.
    -Atje ,shikon atje lart ,ne te majte ,te qoshja e Bonbonerise ,-duke i treguar me dore ne ate drejtim .
    I duhej te shkonte me nga afer .Shpejtoi hapat sa i hanin kembet.Duke gulcuar ,mundohej te mos e humbiste nga syte.Qendroi perballe nje gruaje ,duke u perpjekur te mos dukej.Kridhej mbas njerezve te gjate .
    Kur u ndodh ne qoshe te dyqanit ,Lirika beri nje rrotullim.
    -Ah ,mos!
    Ardiana po vinte drejt saj.Syte e tyre u ndeshen,per disa caste .Lirika e njohu.
    Ishte ajo!
    Ardiana Bryli ,ishte ne krah te nje burrri me floke te zeza,ndoshta aty rreth te dyzetave .Ata ishin kapur per dore .Nuk ju duken te shqetesuar .Ajo dukej,mjaft e kenaqur.Ndoshta ne dukje.
    Ju kujtua nje vajze e vogel,kur e kishin rrembyer ,ajo kishte dale me rrembyesin e saj hapur dhe kurre nuk dha nje sinjal per ndihme .Ndoshta dicka e njejte po ndodhte edhe tani.Ardiana i peshperiti dicka burrit ne krah.Ata kaluan permes njerezve ,per ne krahun tjeter te bulevardit ,duke u futur ne rruget dytesore ,prapa Mapos.
    Stavri sapo mberriti prane saj.Ishte gati te thoshte dicka ,por ai veshtrim ne fytyren e saj,ja mbajten gojen.
    -Hajde!- i tha Lirika ,te shoqit.Ata nxituan ,duke i shtyre kembesoret paksa me duar dhe kaluan ne anen tjeter.Flokekuqja dhe burri ,sapo kthyen ne qoshen e pare dhe i humben nga syte .
    -Dreqi ta haje!-shfryhu ,Lirika.
    -Cfare?
    I humba nga syte! -ju ankua ajo te shoqit.
    Nuk priti .Vazhdoi rrugen andej nga mendoheshe se mund te kishte kaluar cifti.U ndodh ne nje kryqezim rrugesh .Qendroi perballe Cezmes se Hamzes.Veshtroi majtas e djathtas ,duke kerkuar me sy per flokekuqen.
    Ishte teper nervoze.
    Asgje!
    Ku shkoi ajo vajze?
    - Lirika?
    Ishte Stavri qe e thirri .Ajo nuk i tha asgje.Qendroi ne platformen e Cezmes se Hamzes,zbriti dy tre shkalle dhe hodhi syte ne krahun tjeter ,ku ishin banjat publike.Nuk dukeshe asnje shenje e Ardianes.E po qe se ishte diku aty afer , ku mund te ndodhej??!!
    Cfare po bente Lirika ketu?
    A duhet te vazhdonte akoma t'i ndiqte ata?Po ku?E per cfare?
    Po sikur te telefonote policine ?
    Dikush po e godiste lehte ne shpatull.
    Lirika u kthye .Ishte Ardiana -vajza e zhdukur .
    *************
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Duke kerkuar Ardianen..... Empty Re: Duke kerkuar Ardianen.....

    Mesazh nga alinos 11/11/2008, 20:32

    Pas nje kohe te gjate Lirika do te cuditej per ate -ajo cfare pa ne shprehjen e fytyres se adoleshentes...
    Ishte nje veshtrim mbrojtes ,lutes ,gjykues, I deshperuar, gjakftohte, I kenaqur, I trembur…gezim..kenaqesi..?
    Te gjitha mundi t'i dallonte ekspertia gjashtedhjete vjecare qe i kish falur shkences gjithshka,perfshire edhe dhuraten me te shtrenjte te jetes ,te qenet nene,familjen ,qe ajo kishte krijuar me Stavrin.
    Ishin perballe duke veshtruar ngultas njera tjetren,per nje moment.
    Nje grup femijesh gazmore duke qeshur ,bertitur cilter dhe hareshem ,u kaluan prane.Ato nuk i shkeputen syte nga njera tjetra .
    -Te lutem -foli e para Ardiana me zerin e saj si nje fershellime e lehte ,-Mos i trego askujt qe me pe mua!
    Tjetra nuk mundi te fshihte asgje nga fytyra e saj.Megjithate :
    -Kush je ti?Kujt te mos i tregoj ?
    -Te lutem....
    -Eja te bisedojme pak....
    Te dyja grave u rrihte zemra me force .
    Une e dallova qepare se ti po me ndiqje...hmmm ..kam muaj qe fshihem..Jemi ne mes te qytetit ....te lutem teta ...mos trego..
    Lirika po e shihte me ca sy paralizonjes .
    -Fundja ... nuk ka cfare ju duhet se c'bej une me jeten time ..Mire eshte te mos fute njeri hundet ne punen e tjetrit .
    Kesaj rradhe zeri i saj ishte jo me i dridhur .Vajza tani po shihte Liriken ne menyre paralajmeruese.
    Nje taksi qendroi ne kembet e tyre.Ne vendin e pare te pasagjerit ,Lirika njohu mashkullin qe kishte pare pak me pare me adoleshenten.
    Vajza hyri ne te nxitimthi,ne pjeseen e prapme ,duke terhequr deren fort.Lirika deshironte te bente dicka ,te bente ndonje gje qe ta ndihmonte ,por nuk mundete te levizte.Shikimi i saj ishte ngulur ne fytyren e vajzes.
    -Te lutem mos - shkroi vajza ne mjegullen e avullit qe ishte ne dritare...
    Taksia u largua me nje zhurme te madhe duke lene shtellungen e pluhurit nga pas.....

    *****
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Duke kerkuar Ardianen..... Empty Re: Duke kerkuar Ardianen.....

    Mesazh nga alinos 11/11/2008, 20:32

    Kryepolici morri deponimin e Lirikes.I bene edhe disa pyetje te tjera .Lirika u largua.Stavri qendroi me te derisa ajo doli nga komisariati.Ai rralle e bente ate.Arriten ne shtepi.Lirika rrembeu tiganin dhe vezet .Ishin te uritur .Te lodhur .Ishte nje dite jashte normales .E stresuar .
    Stavri foli i pari:
    -Po mendohem gjithe diten ,rreth asaj qe ndodhi sot,me adoleshenten...
    -Une mendoj se ne beme me te miren per te .Shpresoj qe policia ta gjeje ate dhe rrembyesin e saj....
    Hapi televizorin dhe po ndiqte lajmet ...
    ************
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Duke kerkuar Ardianen..... Empty Re: Duke kerkuar Ardianen.....

    Mesazh nga alinos 11/11/2008, 20:32

    ****
    Nje telefonate e zgjoi heret ate mengjes Liriken .Nje ze nervos gruaje vinte nga matane receptorit .Ishte familja Bryli.E kerkonin tu shkonte ne shtepi.Kishin kaluar me shume se tre muaj nga dita qe ajo kishte njohur vajzen e tyre.
    Ishte ora tete e mengjesit,kur ajo u ndodh para apartamentit te tyre.Trokiti ne dere.Violeta ,e zonja e shtepise, e hapi menjehere.Ishte akoma me kemishen e nates. Floket i kishte te shpupurisura.
    -Ardiana eshte akoma ne gjume te thelle -i tha Violeta .Nuk e di cfare droge ,i kane dhene rrembyesit ,sa vertet ,e kane trullosur ate.
    -Duhet pa tjeter ta coni ne spital - i tha Lirika e tronditur.
    -Oh .Dr.Ilmiu , miku yne -e njihni ju ate? Ai erdhi mbreme dhe e vizitoi.Ai tha se ajo do te permisohet ngadale.
    -Cfare droge i kane dhene ata ,di ndonje gje?-e pyeti Lirika
    Violeta mblodhi supet e buzet .
    -Kush e di cfare i kane dhene??!!
    Violeta morri fryme thelle dhe veshtroi Liriken ne sy.
    -Lirika?
    -Po-ju pergjigj ajo
    -Une ...Une nuk dua qe Ardiana te shkoje ne polici..Te mos kete pune me askerkend.Ajo eshte e semure .Policia te vije ta pyese ketu,nese eshte e domosdoshme ...Nese eshte shume e domosdoshme ...Bija ime eshte shume e tronditur ,e shokuar.
    Dua qe ta leme policine te merret me kete problem ,nga shtepija -Jo, jo nuk deshiroj qe Ardiana te shkoje aty...
    Tjetra nuk ju pergjigj.
    -Nuk dua qe ta pyesni Ardianen ,se cfare ndodhi- ju lut Violeta asaj.Zeri i saj ishte sa i vendosur aq edhe deshperues.Lirika priti se mos ajo thoshte dicka me teper.
    Ajo vazhdoi:
    -Vasili dhe une ,duam qe te mbyllet sa me shpejt ky problem ,ky shqetesim.Gjithashtu ne pajtuam nje avokat te merret me kete pune .
    -E pse?-e pyeti Lirika ,disi e cuditur.
    -Ne jemi prinder dhe na duhet ta mbrojme cupen tone.
    Nenteksti i atyre fjaleve ishte i qarte.Lirika e kishte mbaruar tashme punen e saj.Ajo e kishte njohur Ardianen dhe kishte denoncuar ne polici.
    -Une te njoh fare mire ty ,si je ti,Lirika !
    -Si jam une ?
    9******
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    Duke kerkuar Ardianen..... Empty Re: Duke kerkuar Ardianen.....

    Mesazh nga alinos 11/11/2008, 20:33

    Ti do qe une te te pergjigjem...Ti deshiron te dish me shume.....por une dua qe bija ime te jete mire me shendet dhe e gezuar.Kjo eshte me shume e rendesishme ,per mua dhe burrin tim.
    -Ti as nuk deshiron te dish se kush duhet te paguaje per kete?- iu drejtua Lirika .
    -Oh,... eshte ai me nofken" Qimja",-me duket se quhet..... Robert Kalani.....Ai eshte i vdekur tashme.E vrane rivalet para dy diteve .Ardiana ishte aty kur e qelluan.Ne nje makine me te .Por ajo ishte e droguar.Nuk e ka marre vesh akoma cfare ka ndodhur.Zoti me shpetoi cupen!- i tha Violeta me sy te lotuar....
    -Ne ,vazhdoi ajo, duam qe se bashku me Ardianen ta hedhim pas tere kete te keqe,e vajza jone te vazhdoje shkollen ne muajt e ardheshem.
    -Secili flet per Ardianen qe te vazhdoje shkollen -eshte nje mendim dhe vendim i perkryer.Por cfare do te ndodhe me femijen,qe ajo ka tashme ?Eshte nje bebe i porsalindur.
    -Edhe per femijen do te kujdesemi ne.Ty te faleminderit qe na ndihmove ne gjetjen e vajzes.Ne saje te perkushtimit tend ,vajza jone eshte gjalle dhe ne shtepi.
    -Faleminderit - u degjua zeri i bute i Lirikes.
    Lirika doli duke terhequr deren nga pas.
    Nga dhoma vinin te qarat e femijes.Degjoi zerin e Ardianes. Ajo po perkedhelte foshnjen e saj...

    Raimonda Moisiu
    Hartford CT USA
    Nentor 2008.
    fund

    Sponsored content


    Duke kerkuar Ardianen..... Empty Re: Duke kerkuar Ardianen.....

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 24/11/2024, 12:20