nga Morena 14/5/2009, 17:33
Te duash pa mbarim,keshtu duhet te jete,
te duash pa pas kushte,te jesh i paster vete,
te duash dhe te japesh cdo gje qe brenda ke,
te duash dhe te marresh,te jesh ajo qe je!
Te duash dhe te ndash,te ndash pa patur cmire,
asnje te mos pengosh,te gjithe jemi te lire,
asnje nga ne se ka te drejten e roberimit,
asnje nga ne nuk eshte nje preh e skllaverimit...
Te duash pa meshire,te duash pa pengesa,
te duash cdo njeri,mos prit te te bejne ftesa,
te duash ti vetveten,atehere arrin te duash,
te duash dashurine dhe kurre ti te mos vuash...!