Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    AURORA DAMINI

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:02






    AURORA DAMINI

    AURORA DAMINI Spacer


    AURORA DAMINI U1_AuroraDamini
    Aurora Damini

    Aurora Damini, lindur mė 26 gusht 1968 nė qytetin e Fierit.

    Eshtė diplomuar nė Fakultetin e Filologjisė nė degėn
    Gjuhė-letėrsi shqipe nė Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan. Pėrfundoi
    studimet post diplomike pėr magjistraturė nė Universitetin shtetėror tė
    Tetovės (Maqedoni) nė degėn Letėrsi shqipe.

    Ka botuar 2 vėllime, njė me poezi dhe tjetrėn prozė poetike, pėrkatėsisht
    "Po nesėr?!" dhe "Kali i bardhė i ėndrrės". Ka nė shtyp librin e tretė.

    Aktualisht punon gazetare nė gazetėn "Metropol".

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:06

    FRAGMENT











    KĖRKIM I VABELES

    AURORA DAMINI Spacer





    (fragment)


    -"Nė errėsirėn dhe heshtjen e shurdhėt qė mbretron nė pamjet konkave
    dhe komvekse tė skulpturės,kėrkoj dukshmėrinė tėnde Valberė, edhe pse e di
    qė ti nuk gjendesh nė atelien time tė vogėl, ku qėndrojnė trupat e
    skulpturave tė derdhura nė bronz tė gdhendura nė dru e gur dhe pikėturat e
    punuara nė pėlhurė e mbi tavolinė fotografia e jonė e bėrė gjatė shėtitjes
    nė periferinė e Gėrminė antike.Valberė tė pata thėnė se skulpturės, pėrveē
    gdhendjes nė pamjen ballore,anėsore e tė prapme,mė duket t’I jap frymė
    ,shpirt se vetėm atėherėe do ta mbijetojė monstrumitetin e kohės.Ti qeshje
    me zė kumbues nga pamundėsia qė unė kėtė trup tė vdekur ta shpirtėzojė.Tash
    qė si pamje fizike mė mungon,mundohem ta bėj qenėsimin tėnd nė kėtė
    trup-figurė.Mė kujtohet kur tė thash se dashurionė pėr ta mbajutur gjallė
    duhet tė sfidojmė nė latimet mė tė stėrholluara tė jetės.Ti prapė qeshje , e
    unė inatosėsha nga kakarismat e qeshjes sate,dhe mendoja se nuk po I merrė
    seriozisht gjėrat qė po t’I them.Eh sikur ta shihja e ta dėgjoja edhe
    njėherė atė qeshjen tėnde.Por kur tė lexiva poezinė besove nė apstraksionin
    e ndėrtimit tė gjėrave dhe e ndjeve poezinė ,se thuhej diēka pėr ty,diēka
    konkrete qė kishte tė bėnte vetėm me ty,atėherė mė kuptove se unė tė dua.Ti
    heshte ,ule kokėn qė nė heshtje ta pranosh dashurinė.Valberė,ndoshta
    gjindesh shumė larg nga unė,por tė ndjejė shumė afėr,dhe tė dua si dikur
    edhe tash njėsoj…",dhe Astritin e zuri gjumi mbi tavolinė me sy hapur kah
    skulptura e bashkekomunikimit tė tij.
    Agu I mėngjesit e zgjoi shumė tė lodhur.Piu kafen dhe ndezi njė cigare,me
    fotografinė nė duar doli nga dhomė,mbylli derėn me njė rrapėllimė pas, u
    lėshua kalldremėve teposht pėr tė dal nė rrugėn kryesore tė qytetit.Binte
    shi I imtė ,por nuk e hetonte nga mendimet e trubullta qė kishte nė kokė.Pas
    sa viteve takon akulloreshitėsen qė nė kėtė vjeshtė tė vonė shiste fara
    edhe gėshtenja tė pjekura nė prush.Ajo e njohu Astritin,iu kujtua sesi ai me
    Valberėn krahpėrkrah ēdo mbėrėmje bėnte nga dy gjiro nė kėtė rrugė,dhe
    ndaheshin me tė puthura te rrethi I fontanės pėr t’u takuar pėrsėri nė
    mbėrmėjen tjetėr.U pėrshėndetėn se edhe Astriti e njohu,por ajo ishte e
    befasuar kur e pa me fotografi nė duar,dhe e pyeti se pse e mbante aq fort
    tė shtėrnguar.Astriti I tha si nė shaka se mė ka humbur ajo e dashura ime
    dhe kam dalur ta kėrkoj.Ai pėr t’I Ikur pytjeve tė sajė bleu ca fara dhe me
    njė tung u largua nga ajo.Ecte mespėrmes rrugės derisa njė I njohur e
    pėrshėndeti,ky vetėm ia kthej pėrshėndetjen dhe nuk e ndali hapin.Ai nuk e
    ngathi mė shumė vetėm se e shikonte ēuditshėm nėn ombrellė, derisa Astriti
    nuk shihet mė nė sytė e tij.Nga njė skutė I del pėrpara Anita ,shoqja e
    ngushtė e Valberės,edhe me tė kishte vite qė s’ishte parė.Ajo u hodhė nė
    krahėt e tij,e pėrqafoi,por edhe ky e shtėrngoi fort nga malli qė kishte
    pėr tė.Ai e shikonte Anitėn ngadalė dhe me vėmendje,vrente se kjo nuk paska
    ndryshuar fare,dhe mendonte se mos vallė Valbera ka ndryshuar e nuk do ta
    njihte mė.Shkėmbyen shumė fjalė, sikur brenda njė minute donin tė mėsonin
    gjithėēka pėr njėri tjetrin pėr tė gjitha ato vite qė s’ishin parė.Pasi u
    qetėsuan pak nga ngazėllimi,dėshira e malli qė ndjenin,Astriti shumė I
    koncentruar nė sytė e Anitės dhe me duart sa vinin e shtėrngonin mė shumė
    fotografinė ,e pyeti pėr Valberėn.Ajo I tregoi se sa shumė kishte vuajture
    Valbera ,kur a iku nė mėrgim."Sa ishim nė shkollė qante ēdo ditė pėr
    ty,mandej mbaruam shkollėn dhe pėlciti lufta, nuk u pamė mė,vetėm pas
    gjashtė muajve kur ikėm nga shtėpitė, u takuam nė tendat qė ishin ndėrtuar
    pėr ne nė fushat e Maqedonisė.Ajo mė tha se ia kishin vrar njėrin vėlla
    ,kurse tė tjerėt kishin shpėtuar.Por ishte shumė e dėrmuar dhe e lodhur nga
    lufta e vuajtjet.Pėr ato pak ditė sa qėndrum bashkė ajo mė foli vetėm pėr
    ty,mė thoshte se ende e dua ,se do ta pres,se e kam njė ndjenjė qė do tė
    shihemi dhe do tė jemi prapė bashkė.Unė u ktheva kėtu ,kurse ajo mė tha se
    po na transferojnė nė njė vend tė huaj,dhe mė nuk u takuam,ndoshta edhe ajo
    ėshtė kthyer nė qytet", pėrfundoi Anita duke e vrejtur se Astriti ishta
    tretur nė mendime.
    -po ti si po gjindesh kėtu ,e pyeti befas ajo.
    -Nuk mė ka mbetur asgjė ,pos kėsaj fotografie dhe kujtimeve qė kam pėr
    Valberėn,tha ai.Ndahen nga njėri-tjetėri me fjalėt:tung shihemi-shihemi.
    Astriti i humbur nė mendime vazhdoi rrugėn pa e ditur se ku do tė shkonte
    ,se ku do tė ndalet.pra pa cak e pa qėllim.Pasi kishte ecur pak u ndal pranė
    njė dyqani me fotografitė e modeleve nė reklamė, i shikonte secilėn njė nga
    njė e me vėmendje,sikur bėnte pėrgjasimin e kėtyre fotomodeleve me
    fotografinė e tij,apo mos vallė njėra nga kėto mund tė jetė Valbera.Aty
    qėndroi gjatė sa qė e kishte harruar veten dhe fotografinė qė i lagte shiu
    monoton.Nga ai marramendėth i mendimeve e largoi vijėzimi qė bėnte shiu nė
    xhamat e dyqanit.Atėherė mendoi pėr foton edhe veten qė ishin nėn
    shi.Fotografia ishte bėrė qull, nuk dallohet mė asgjė,as kokat e tyre mė nuk
    shiheshin,sikur I kishin mbuluar flokėt e gjata tė Valberės nėse ishin ende
    flokė ,apo vetėm disa vija dhe njė kolazh ngjyrash.Ai sodiste se si
    treteshin kokat e tyre dhe vijat e kafta nė formėn e flokėve tė shpupuritura
    tė Valberės qė i ngjallėn njė tjetėr moment.
    Ishte ditė e nxehtė ata laheshin nė bazenin e Gėrmisė.Astriti nuk
    dinte not, por as Valbera.Ajo nė shaka largohet pėr disa metra nga ai duke
    lėvizur nė majė tė gishtrinjėve tė kėmbve dhe duart e ngritura lart I
    thoshte se nuk po mė mbulon uji.Ai I thoshte qė mos tė futej mė thellė,ajo
    qeshte ,e lagte Astritin me pikėlat e ujit dhe ikte prapa.Kur arriti nė
    pikėn ku shkallėzohej bazeni qė pėrmenjėherė merrte njė thellėsi prej tri
    metrash,I rrėshqitėn gishtrinjėt dhe ajo u fundos, vetėm flokėt i shihesin
    duke I valvitur mbi ujė.Astriti horroi veten qė nuik din tė notoi dhe vrapoi
    drejt saj si I ēmendur pėr ta shpėtuar.Ajo duke u pėrpėlitur me kėmbė e duar
    kur I afrohet Astriti kapet pėr trupin e tij ngreh koken njėherė mbi ujė dhe
    prapė zhytet, mandej ngritet Astriti,shikon pėrreth nėse kishte njėri qė tu
    ndihmonte,futet nėn ujė dhe e shtyri lart Valberėn.Nė ēastin kur ajo ngreh
    edhe njė herė kokėn mbi ujė ,aty pranė ė saj ishte njė njeri , I cili i
    kishte parė se si kėta tė dy sfidonin vdekjen.Ai e kap pėr flokėsh Valberėn
    dhe e tėrheq jasht rrezikut.Astriti mbeti I fundosur ,mendoi se nuk do tė
    mund tė shpėtoi,Nė momentin kur I humbi tė gjitha shpresat e mundi fobin e
    vdekjes,qė kurrė mė nuk iu kujtua sesi ,por filloi tė notoi dhe doli mbi
    ujė.
    Pėr tretjen e fotografisė ndjente tė njėjtėn dhimbje e trishtim sikur atė
    ditė kur Valberės I valvitnin flokėt mbi ujė.Por e kishte njė ngushllim
    ,skulpturėn nė atelie,nė tė cilėn kishtė punuar me vite qė t’I pėrngjante
    Valberės.Iku nga kėta xhama pa fotografinė, pa Valberėn qė e kerkonte ēdo
    ditė nė qytetin me shi.
    "Tė kėrkova nė kasollė ku ne takoheshim fshehurazi nga prindėrit e
    tu,nė sallėn e ligjeratave,nė rrugė e nė udhėtimet e mia, ēdo kund qė mė
    thanė se aty mund tė jesh ti,e tash nė agoninė e dashurisė ēmallem me kėtė
    trup-figurė qė e kam nė atlie.Valberė tė thoja se lumturia e jetės fshihet
    nė kuptimin e gjėrave tė thjeshta,e trajtave tė formėsuara, nė difuzitetin e
    iluzionit dhe qė ta dish se tė dua duhet tė sfidosh mistcitetin e fatit.Ti
    mė thoje ēka mė duhet sfidimi I fatit se jam shumė mirė kėshtu me ty.Dhe sa
    herė tė pata thėnė se bota monstrume ėshtė shumė e madhe dhe nuk sillet nė
    suplakė,ti ēdo herė mė thoje se ėshtė e madha aq sa janė tė mėdhenjė sytė e
    mi nė zgavra.Valberė tė thoja se…",dhe u mbyllen mendimet e Astritit edhe
    kėtė natė nė letėr tė bardhė.
    Tė nesėrmen shkoi nė lagjen e pėrlloqur qė kishte vetėm njė rrugė tė
    ngusht nė tė cilen dikur jetontė Valbera.Ajo krejt befasisht ,disa metra
    larg tij u shfaq nė rrugė me ombrellėn e verdhė dhe I buzėqeshte.Ky me sytė
    e kallur nė kėrkim nuk mund ta bind veten edhe pse shihte ombrellėn e
    verdhė ,buzėqeshjen e saj plotė gaz, shiun e imtė, ,kalldremtė, shtėpitė nė
    tė dy anėt e rrugės,shtėpinė e saj aty lart.Krejt kjo pamje dhe momenti
    ishin si dikur qė pėr herė tė mbramė ishin parė.Si mund tė besonte Astriti
    se pas gjithė atyre viteve takimi I pėrsėritet ekzakt nė tė njėjtin vend
    ,nė tė njėjtin ēast.Ai fillon t’I afrohet ngadal,ajo humb ngapak prapa asaj
    buzėqeshje.Dhe kur ai u bind se ishte mu pranė saj ,ajo u tret e tėra,mbetėn
    vetėm buzėt e varura nė buzėqeshjen e gravuar nė statujen me ombrellė,qė pėr
    banorėt e lagjes simbolizon shiun.
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:12

    cikel poetikPo nesėr?!

    Sot pėrsėri dielli derdhi ujvarėn e artė
    pėrsėri universi planeton nė qiell,
    pėrsėri bota ngelet e panjohur,
    pėrsėri lindin, jetojnė, vdesin,
    pėrsėri dashurohen…
    pėrsėri…
    Po nesėr?!

    Nė castin kur tė gjeta

    Kam kėrkuar nė jetė njė shok
    qė ta kuptojė botėn time,
    tė me ndeje,
    tė mė pėrsosė.
    Dhe nė castin qė e gjeta
    Sypėrlotur dhe trupfėrgėllues
    E pushtova fort, fort…
    S`di pse atė cast m`u kujtua Kolombi
    Qė I gėzuar nga fundrraskapitjet
    Pat thirrur: “Tokė, Tokė!”
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:12

    Atij, jo…

    Dashurisė I kam kėnduar
    do t`i kėndoj pėsėri.
    Atij qė kam dashur pa merituar,
    Jo.
    Atij kurrsesi…

    Pėrse mė pyet?

    Pėrse mė pyet,
    “Pse bėn kaq pa mua?”
    Kur ti e di mirė
    pėrgjigjen e thjeshtė
    “Sepse tė dua…?”
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:13

    Nė mėsim

    Shpjegoj kohėn e ardhme tė foljes:

    unė do tė vij,
    ti do tė vish…
    Por kam njė jetė-mall qė po tė pres
    dhe ti ende s`po vjen…

    S`ia kam frikėn kėngės magjepse tė sirenave,
    as joshjeve tė magjistricės Circe
    E di…
    As pėrbindėshi Polifem s`tė ndal dot rrugėn
    Po atėherė?!
    C`joshje llogarish tė duhet tė mposhtėsh?
    C`mjegulla thashethemesh tė duhet tė cash
    gjersa tė mė gjesh nė kėtė fshat tė largėt,
    kėshtu tė ciltėr, tė bardhė…

    Nxėnėsit tė cuditur nga hutimi im,
    filluan tė pėshpėrijnė
    -Fėmijė, ku e lamė zgjedhimin?
    -Ai do tė vijė…
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:14

    Porta e shpirtit

    Nė portėn e shpirtit tėnd do tė trokas,
    pa zbardhur mirė dita
    “Hapma derėn!-do thėrras,
    jam unė, gjithėsia, ajri, drita…”

    I cuditur derėn do t`ma hapėsh
    “Zgjuar, apo nė ėndėrr jam vallė?”
    Por vetėm kaq…pastaj do buzėqeshėsh
    Kur tė puth dhe tė pushtoj me mall…
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:14

    Le tė duhemi

    Nė kėtė botė tė mbushur misteresh
    Plot dhimbje, trishtim e lot.
    S`na mbetet gjė tjetėr I dashur,
    vec tė duhemi.
    Tė duhemi mė fort…

    Simbiozė

    Tek ti gjeta qetėsinė e humbur,
    unė tė dhashė pakėz freski
    Erdhi njė cast , kur ne pohuam,
    qė ti je unė dhe unė jam ti…

    Njė ditė pa ty mė duket humbje.
    Me ty mė merr tjetėr kuptim.
    E lumtur jam qė ti gjen prehje,
    vec nė oazin e shpirtit tim…
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:15

    Nxitoj

    Kam ditė qė zgjohem,
    me mendimin e bukur
    e zemėr drithėruese.

    Se diku nė njė fshat tė largėt,
    mė presin ata fėmijė,
    qė pėr herė tė parė ,
    mė thirrėn “Mėsuese”.

    Nė njė ditė mė shi

    “E pamėshirshme”- i tha shokut tim njė djalė
    dhe nga unė me nenkuptim hodhi njė sy,
    sepse pėr vete e mbaja cadrėn
    dhe s`vija re qė shoku lagej nė shi.

    Mė shkundi nga mendimet kjo fjalė,
    e thėnė nga I panjohuri me ciltėrsi
    “Mė fal!- i thashė shokut,- mė hutoi krejt,
    ky shi I imėt dhe ky sfond gri…
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:16

    Cast

    Mė ikėn motivet,
    s`di se ku,
    diku larg…
    Bashkė me tingujt e kėsja kitare
    qė bie nė mesnatė…

    Nė mbrėmje

    Im vėlla u mat tė mbyllte derėn
    « Mos thėrrita, mos e mbyll ! »
    Qė tė mudn tė dėgjoj zėrat e jetės,
    qė tė mė duket dita mė e qeshur,
    derėn e dritaret i dua celur…

    Gjyshit qė s`e njoha

    Petalet e luleve mė dridhen dhimbshėm
    Ku ti coj ?
    Eshtrat e tij janė tretur shpėrndarė
    nė njė ishull tė largėt
    ku zervistėt e internuan.
    Gjyshin tim e lanė pa varr…

    “C`krim” tjetėr pati bėrė
    vec pohimit: Jam shqiptar…?
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 13:16

    Trimat

    Kėngėt e krahinės sime thonė,
    se trimat bien vetėm pas martinės sė tretė.
    Dhe megjithatė kur ia tregojnė nėnės,
    Ajo prapė thotė se s`ėshtė e vėrtetė.

    Porosi e njė plaku kur isha e vogėl

    Po qe se rrėzohesh diku,
    mos u shtri.
    Mblidh forcat,
    mbėshtetu mirė nė tokė
    dhe ngrihu pėrsėri…

    Jam molla e arrirė

    Jam molla e arrirė
    Qė rėndon mbi degėn e blertė
    Shijoje frutin tim tė ėmbėl ekzotik…
    S`jam mollė e helmuar,
    As e ndaluar,
    Kėputmė pa frikė…

    Ka edhe kthim…

    Pėrse larguar rri prej meje,
    Nuk e ndjen trishtimin tim?
    Mos u zbeh vallė ndjenja jote,
    Qė harron ti dashurinė?

    Kam nevojė pėr puthjen tėnde
    Prania jote mė lumturon
    Qėnia ime njė me qiejt
    Kur mė prek, mė ledhaton…

    Nuk shtyhen ditėt mė pa ty
    Pritja e gjatė po mė lodh…
    Eja vet dhe shpejt m`i fshij
    Kėta sy mbushur me lot

    Nuk dua ikje pėr tė tė humbur
    (natyrisht dhe s`tė ndal dot)
    Por kujtohu, se vec ikjes,
    Ka edhe kthim nė kėtė botė…

    Mė lodhi pritja …

    Kot nuk thonė
    Se edhe pritja ka kufij…
    Mė lodhi kjo pritje e gjatė
    deri nė vetmi…

    Portat e mallit

    O sa shumė porta paska jeta…
    Portat tė rėnda prej hekuri tė mbretėrive
    ku pas tyre fshiheshin pabesitė..
    Portat e rėnda tė dyerve tona
    qė I hap dashuria njerėzore.
    Porta, porta pambarimisht porta qė mė duhej tė kapėrceja
    Tė gjitha I kalova
    Nė njė ngeca.
    Ishte porta e mallit….
    skifter
    skifter
    Yjet
    Yjet


    Numri i postimeve : 1081
    Data e rregjistrimit : 03/11/2008

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga skifter 7/6/2009, 14:11

    o shaban cakolli more bur po shum ke shkru ma more kohen hahahaha tu lumt Laughing
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga shaban cakolli 7/6/2009, 16:54

    haha,te kuptoj,por te lexoni kur keni kohe te lire

    Sponsored content


    AURORA DAMINI Empty Re: AURORA DAMINI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/3/2024, 09:42