Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cmenduria semundja e shekullit .

    Morena
    Morena
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 2193
    Mosha : 43
    Vendi : Atje ku me do zemra...
    Puna : Pa pune
    Data e rregjistrimit : 01/02/2009

    Cmenduria semundja e shekullit . Empty Cmenduria semundja e shekullit .

    Mesazh nga Morena 19/8/2009, 17:59

    Shkenca e psikiatrisė po pėson rėnie, ndėrsa pacientėt shtohen ēdo ditė


    Ēdo shkencė, nė rrugėn e saj, ka periudhat e lulėzimit, tė zhvillimit e nganjėherė dhe tė rėnies. Sot, psikologjia po pėrjeton krizėn e saj tė dytė. Pas bumit frojdian, kjo shkencė ėshtė kthyer nė njė rutinė, pa mundur tė kapėrcejė kufirin qė kėrkon koha. Si rezultat i kėsaj krize, ndjehet qė mangėsitė janė shndėrruar tashmė nė gabime fatale nė atė qė ėshtė mė kryesore, nė mėnyrėn e trajtimit mjekėsor tė pacientėve. Ndarja e psikiatrisė nga psikanaliza ėshtė burimi parėsor i tė gjitha gabimeve tė sotme: ky hap qė dikur ka qenė i nevojshėm, sot ndjehet se ėshtė me pasoja negative. Kjo ndarje ka ēuar nė njė praktikė tashmė tė vjetruar, duke i trajtuar pacientėt me ērregullime mendore me tė njėjtat koncepte si pėr ēdo sėmundje tjetėr organike. Si pasojė ndodhemi pėrpara dėshtimit tė kėsaj praktike. Ėshtė i pafalshėm koncepti i sotėm qė kur pacienti ēmendet, psikanalisti duhet tė heqė dorė prej tij, sikur ēmenduria tė ishte njė sėmundje vetėm organike, ndėrkohė qė nė krizat e vogla e tė mėdha, mbetet rezultat i ndikimit tė psikikės e logjikės sė njeriut. Aspekti organik nė kėtė sėmundje ėshtė vetėm pasojė. Tashmė ka ardhur koha qė kėto dy degė tė psikologjisė t‘i japin dorėn njėraāˆ‘tjetrės. Nėse kirurgut gabimet e tij ia fsheh toka, mjekut psikiatėr ia zbulojnė rrugėt e qyteteve, dhomat e errėta nėpėr familje dhe spitalet e zymta ku dergjen mijėra vetė. Praktika e sotme e dėshtuar e trajtimit mjekėsor tė pacientėve ka ēuar nė faktin e dhimbshėm qė ēmenduria tė bėhet sėmundje e pashėrueshme, me pėrjashtim tė rasteve kur vetė pacienti gjen mėnyrėn e vetėkurimit. Tashmė ėshtė fakt real se trajtimi i pacientėve nėpėr spitalet psikiatrike, i lė ata nė gjysmėn e rrugės sė shėrimit. Kjo kurė shėrben vetėm pėr tė ndaluar zhvillimin e sėmundjes, pėr tė ndėrprerė vazhdimin e krizės. Spitali psikiatrik nuk e shėron pacientin, aty ai kurohet vetėm pėrkohėsisht.

    Koncepti i gabuar i terapisė mjekėsore nėpėr spitale ka ēuar qė kura e pacientėve tė bėhet dhunė. Fill pas shtrimit nė spital, i sėmuri i nėnshtrohet njė kure tė menjėhershme, duke e ēorientuar pacientin si nga ana mendore ashtu edhe ajo fizike. Prandaj, kura e dhunshme, e pashoqėruar me psikanalizė e psikoterapi, nuk mund tė jetė kurrė e qėndrueshme.

    Sėmundjet ciklike tė pacientėve (apo pėrsėritja e shpeshtė e krizave) janė rezultat i pėrkryer i kurimit me dhunė. Ēmenduria ciklike ėshtė diskreditimi mė i madh qė i bėhet gjendjes sė shkencės sė psikiatrisė. Rezultat i konceptimit tė gabuar tė punės ėshtė edhe fakti qė nėpėr spitalet psikiatrike pėrdoren praktika tė njėjta me ato tė klinikave veterinare. Fshatari e ēon lopėn ose kalin e sėmurė nė klinikė dhe e nxjerr tė shėruar, ndėrkohė qė as lopa e as kali nuk marrin vesh se ēfarė ndodhi me to nga kjo sėmundje. E njėjta gjė ndodh edhe me pacientėt qė kanė ērregullime mendore. Ata dalin nga spitali pa kuptuar asgjė se ēfarė u ndodh atyre apo ēfarė duhet tė bėjnė pėr t‘u vetėmbrojtur nga krizat psikike. Askush nuk i sqaron tė ēmendurit. Psikiatri punon me pacientin a thua se ėshtė njė qenie e paaftė pėr tė menduar.

    Masat parandaluese janė tė nevojshme jo vetėm pėr tė ruajtur individin nga ēmenduria, por edhe pėr personat normalė dhe pacientėt e ēmendur. Te kėta tė fundit bashkėjetojnė normalja dhe anormalja, e fjetura dhe tė qėndruarit zgjuar. Prandaj masat parandaluese do ta ndihmonin pacientin pėr tė ruajtur ekuilibrin mendor. Kėtė detyrė nuk e kryen psikiatri, por duhet ta bėjnė tė tjerėt. Duhet pohuar se nuk ka ende njė pėrcaktim psikologjik se ēfarė ėshtė ēmenduria, i cili duhej tė vihej nė themel tė psikanalizės dhe psikoterapisė, pėr tė eliminuar punėn e sotme pasive tė vėnė mbi teknika teatrale. Sidoqoftė, nė rrethanat e sotme, kura qė u jepet pacientėve nė spitalet psikiatrike, ėshtė e vetmja rrugė pėr t‘i mbrojtur ata dhe kur diagnostikimi bėhet i saktė, kura ėshtė edhe mė e dobishme. Por nėse duam tė shpėtojmė nga ēmenduria, pacienti duhet tė vetėkurohet. Tani ka ardhur koha qė shkencėtarėt, tė cilėt udhėheqin kėtė profesion, tė bėjnė transformime rrėnjėsore nė kėtė shkencė. Nuk duhet harruar qė ēmenduria po vihet nė rendin e dytė tė sėmundjeve nė botė. Gjithsesi ky ndryshim ėshtė i vėshtirė pėr t‘u bėrė, sepse ka nga ata pseudoshkencėtarė qė marrin rroga tė majme dhe nuk duan t‘u prishet qetėsia e mirėqenies sė tyre e fituar mbi fatkeqėsinė e pacientėve tė tyre.


    Burimi: Tirana Observer

      Ora ėshtė 2/5/2024, 11:11