Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

4 posters

    Fjala "emigrim"

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Fjala "emigrim" Empty Fjala "emigrim"

    Mesazh nga **GISHTEZA** 6/10/2009, 08:56

    Dua qe te kuptoj nese fjala "emigrim" eshte e veshtire per disa apo nje jete me e mire duke patur parasysh qe te jesh larg vendit tend mund te kesh shume pengesa.
    Ketu ne kete teme nuk flas vetem per Shqiptaret ne emigrim por per te gjithe ato njerez qe kerkojn dicka me
    te mire per jeten, por qe fatkeqsisht duhen larguar prej vendit te tyre.
    Cfare pasojash njihni ju nga pervojat personale ose ndoshta vetem me te degjuara nga emigrimi,cilat jan ato?
    e pamposhtura
    e pamposhtura
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 154
    Data e rregjistrimit : 24/09/2009

    Fjala "emigrim" Empty Re: Fjala "emigrim"

    Mesazh nga e pamposhtura 6/10/2009, 10:34

    Fjala emigrim per mua eshte nje trishtim.

    Edhe pse vet skam qen ne emigrim kurr, sigurisht qe kam anetar te familjes qe kan emigruar prej kohesh ne dhe te huaj, pervojat jan nga me te ndrysdhmet e din te gjith qe ne ne Kosov se paku kemi pas nje arsye te fort per te emigruar, se eshte desht qe te ikim nga barbaret serb, por me vjen keq qe edhe tani mbas qlirimit ende ka persona qe enderrojn mergimin, per nje jet me te mir, qe kurr nuk do e gjejn ndoshta, por lakmija eshte e madhe dhe pikveshtrimi i gjerav nga afer eshte mjaft i ulet.
    Kosova nuk mund te behet bahqe me lule per nje nat duhet punuar per ta ngit vendin ton dhe jo te enderrojm qe te jemi puntor krahu ne dhe te huaj.
    >> TeLi <<
    >> TeLi <<
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 1820
    Data e rregjistrimit : 18/08/2009

    Fjala "emigrim" Empty dikur na debonin serbet e sot shqiptaret !

    Mesazh nga >> TeLi << 6/10/2009, 11:36

    Tė emigrosh nuk do te thot ta deshirosh at rrugė apo at jetė, rruge dhe jete ajo e cila perhere na eshte imponuar, s'e ka keq e pamposhtura, neve ne Kosove na debuan ne forma te ndryshme por kush s'kishte shteg tjeter qendroi edhe atje, juve te tjereve ne Shqiperi ua beri varferia dhe sistemi diktatorial i xhaxhit Enver he rahmet shpirti mos i baftė kurrė...!

    Mjerisht ne nuk i njohim te gjitha kulturat e nacionaliteteve qe te shumten marrin rrugen e mergimit prandaj me shume i njohim vet shqiptaret dhe ia vlene te flas per ata qe une i njoh ne gjuhe , kulture dhe tradita, ne kete kontest dua te shtoj se mergimi s'eshtė i praruar as botė lulesh por qė ne nje anė bene nje jete me te mire se sa ne Kosove apo Shqiperi sot!

    As Kosova e as Shqiperia nuk do mundshin te shendrroheshin ne kopshte me lule brenda nates "e pamposhtura" , ke te drejte por Shqiperia po hyn ne dekaden e trete te pluralizmit e Kosova po e mbaron nje dekade nga paslufta, keto periudha deshmuan se kush u pasurua, kush u korruptua dhe kush u ndihmua, tash e shohim se ku kemi arritur?!

    Po lidhem se fundi me Kosoven e cila njė shekull enderroj shtetesine dhe ja qe e ka sot por populli shumica-50% sot me mundur nuk qendrojne atje, kete e them me fakte sepse kjo perqindje jeton ne skamje, ata qe punojne as ata nuk gezojne sepse marrin 250€/muaj e per nje jete nuk mjaftojne 1000€ bazuar ne shpenzime.... u pasuruan hajnat, qeveritaret, disa ish krerė tė UĒK e haram u qoftė.... qe ne krahe te deshmoreve dhe nen hijen e gjakut te tyre jane aty ku jane sot e nuk dot jene gjat se familjet e deshmoreve ua pan' marifetin, fundja u duk se jo per 10 vite por as per 100 Kosova nuk ec rruges se deshiruar perderisa aty kultivohet hajnia dhe korrupsioni!

    E pamposhtura, viteve 1970 deri ne 1990 shumica e mergimtareve shqiptare kane punuar pune krahu por te permiresoj e nderuar se pas viteve 1990 e deri me sot ke mijera shqiptare qe udheheqin biznese, ke mijera shqiptare qe kane kry fakultete dhe puna e krahut dalngadal po transformohet ...., keshtu qe vitet po ecin dhe ne qe jemi ketu ne mergim, ne pikerisht e beme edhe luften, ne e financuam ate, kurdo qe kishte nevoje atdheu, ne ishim aty ku kerkohej, pra po te mos ishte mergata shqiptare sot Kosova dhe shqiperia dot' frymonin shume me veshtiresi.

    kerkoj ndjese nese shkrova shume...
    me respekt nga ana ime << TeLi >>
    e pamposhtura
    e pamposhtura
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 154
    Data e rregjistrimit : 24/09/2009

    Fjala "emigrim" Empty Re: Fjala "emigrim"

    Mesazh nga e pamposhtura 6/10/2009, 13:47

    Eshte shume e vertet kjo keni then ju Te-Li, se une kisha vellaun ne vitet e 70 qe punonte ju puntor krahu, por mirej me nje biznes mjaft te lart atje diku n mergim,dhe ka ndihmuar mjaf Kosoven dhe p[opullin e saj, po ja qe mbas luftes ju tha lamtumir te gjitha atyre te mirav qe i kishte dhuruar mergimi, dhe tani jeton si eshte me se miri ne Kosove, kuptohet qe edhe ketu me pun e ndoshta edhe me mund me te madh por si mogon asnje gje, dhe kurr nuk u ben pishman pse u kthye.
    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Fjala "emigrim" Empty Re: Fjala "emigrim"

    Mesazh nga Klea 8/10/2009, 16:38

    Fjala "emigrim" 3847ec6635979827c98298d2ff2e2680



    Arsyeja pse ne duar me ra libri “Shko e mos u kthe” ishte thjesht emri i shkrimtarit. Ndoshta pak banale si arsye per dike nuk e ve ne dyshim, por jo per mua. Te gjesh nje emer te ri ne mes volumeve te pluhurosura te bibliotekes se qytetit tim eshte pothuajse nje surprize e vertet;domethene te gjesh emrin e nje shkrimtari te ri shqiptar eshte e veshtire.Per te folur per nje liber si ky ndoshta eshte mire te nisemi nga nje pyetje. Ke menduar ndonje here edhe ti…tani do braktis cdo gje,do iki dhe nuk dua te kthej me syte mbrapa?


    Deshire arratisje nga nje jete e paravendosur,nga nje dashuri,nga nje realitet i ngushte..nga nje regjim. Kjo deshire eshte pike nisje e ndryshimit, arratisjes, pike nisja e revolucionit. E nuk ka rendesi nese ky ze i brendshme gjen perpara tij nje mur per te shembur ose nje regjim per te thyer. Arratisja behet e vetmja zgjedhje dinjitoze nga ajo qe nuk do ose nuk mund te ndryshosh. Keshtu, i hipnotizuar nga e ardhmja, hedh syte pertej murit,pertej detit. Aq me shume kur ajo qe shembet para syve nuk eshte vetem jeta jote por jeta e nje vendi,kupton qe ndoshta duhet kaluar ai mur e ai det per te filluar serish.
    Kur flasim per ate gjendje te vecante qe eshte emigrimi merr jete nje lloj fatalizmi. Eshte ky nje fatalizem qe te ve perpara tre rrugedalje: te shkosh dhe te kthehesh serish,te shkosh dhe te kthehesh me veshtiresi, ose te shkosh dhe te mos kthehesh. Dy zgjidhjet e para jane ato me te thjeshtat, kuptohet, kush vendos per to rikthehet ne situaten origjinale. E treta eshte zgjidhja me e veshtire por edhe e vetmja qe ben te mundur nje ndryshim te vertet, sepse “eshte rruga e revolucionit neper sheshe, e emigrimit dhe e zhvillimit“.
    Nga mendime te tilla ndoshta merr jete libri “Shko e mos u kthe” (Va e non torna).
    Nuk do humb kohe duke bere nje analize te tekstit, kritika ose duartrokitje. Nuk di te them shume per autorin, Ron Kubati, pervec faktit qe eshte pak i njohur ne Shqiperi,ndoshta sepse ai i perket nje brezi te ri shkrimtarve qe kane lindur jashte kufijve te vendit.
    Dhe pse pak i njohur nė shqip, letėrsia e ketij shkrimtari buron nga jeta e perditshme pra mund te themi qe eshte autobiografike dhe si e tillė e pasur me histori interesante dhe identifikuese. Libri ndjek ritme qe percillen nga nje shkrim i shpejte,madje edhe poetik ne disafragmente,nga momenti qe ndjenjat qe leximi i tij kalon,si dhe imazhet qe krijon,japin mundesine secilit prej nesh te pasqyrohemi.
    Puna, studimi, miqte, jane pjese e jetes se Eltonit, protagonisti i librit, ashtu si ne jeten e secilit prej nesh, por ne nje menyre te vecante qe behet material interesant per te ndertuar pak nga pak nje ekzistence.Dhe ja si ne nje puzzle dalin perpara lexuesit lojra femijesh, miqte, dashurite e para ne bankat e shkolles, korridore univeristeti, biblioteka, gjykata, Spaēi. Dhe midis tyre Elena ,prezenca e vecante e se ciles c’rregullon cdo gje ne jeten e protagonistit. Ajo eshte dashuria,deshira qe emocionon dhe qe jep kuptim diteve te Eltonit.
    Pra nese eshte e vertet qe te rinjte jetojne mes deshires dhe ne kerkim te dickaje, ky liber nuk mund te shihet vetem si nje histori emigrimi, por dhe si nje ritual fillestar ndaj jetes.
    Nje histori, ne mos universale, pa dyshim tmerresisht shqiptare, e ndaj e jona, personale dhe kolektive.

    Sponsored content


    Fjala "emigrim" Empty Re: Fjala "emigrim"

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 21/11/2024, 19:43