Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Telenovelat si pasqyrė e vetevetes dhe libri si pėrballje

    Klea
    Klea
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 731
    Data e rregjistrimit : 11/03/2009

    Telenovelat si pasqyrė e vetevetes dhe libri si pėrballje Empty Telenovelat si pasqyrė e vetevetes dhe libri si pėrballje

    Mesazh nga Klea 9/10/2009, 17:07

    Telenovelat si pasqyrė e vetevetes dhe libri si pėrballje

    Nga Albert Zholi


    Ka mėse 11 vjet qė nė televizionet shqiptare dominojnė telenovelat. Interesi pėr kėtė lloj gjinie filmike nuk po njeh moshė, gjeografi, pozicion pune. Ato janė bėrė si vaktet e ngrėnies sė bukės pėr tė mos thėnė po aq tė rėndėsishme. Pėr ndjekjen e tyre ka lloj lloj mendimesh, debatesh, komentesh dhe shijesh...Por, tė gjitha pėrmblidhėn nė njė emėr tė vetėm Etje dhe pėrqėndrim pėrpara ekranit. Gratė mund tė lėnė dhe punėt e shtėpisė, burrat edhe ndonjė dorė bilardo, ndėrsa tė rejat shtyjnė dhe orėt e takimit me tė dashurit. Kjo ėshtė fasada apo performanca empirike e telenovelave-. Shumė studiues tė fushės sė artit por dhe psikologė ndjekjen me interes tė telenovelave e analizojnė nė dy plane, Nė atė tė kėnaqėsisė qė japin nga njėra anė por dhe nė planin tjetėr tė varėsisė qė krijn ajo tek njeriu. Pra telenovelat nė aspektin real nuk janė vetėm pėr tė kaluar kohėn, por njėkohėsisht janė seriale qė tė mbushn kohėn e lirė, tė cclirojnė nga stresi, tė emocionojnė, tė mbrojnė nga koha bosh dhe ndonjėherė dhe tė mėsojnė. Kėshtu thonė, tė patyėn ato qė i ndjekin, dhe qė krijojnė me personazhet njė lidhje tė thellė shpirtėrore, saqė mė vonė, shumė gra tė reja dėshirojnė qė emrat e bukur tė personazheve tė telenovelave, t’ua vendosin fėmijėve tė tyre (por ka raste ku janė hapur dhe revista apo gazeta me kėto emra). Ti kuptosh kėto gra, vajza, apo meshkuj (kėta tė rrallė) pa dyshim do tė thotė, tė kuptosh mė shumė se duhet idetė dhe qėllimet e tyre mbi jetėn, pasi duke kaluar nė varėsi, ato (ata) nė jetėn e pėrditėshme fillojnė tė marrin apo imitojnė si shembuj nė praktikė personazhet e telenovelave.

    Ndėrsa nė debatet mes tė rejave, ndjekjet e telenovelave trumbetohen si ngjarje tė tyre jetėsore “sikur tė shihesh nė pasqyrė”..

    Sigurisht, ngjashmėritė egzistojnė. Aventurat njerėzore tė telenovelave shpesh herė janė dhe njė pjesė e jetės sė kaluar femėrore, pasqyra e tyre shpėirtėrore dhe fizike, ku ato gjejnė shfajėsimin pėr tė mos thėnė deri dhe gjetjen e lumturisė sė jetės. Duke bėrė njė retrospektivė, nė Shqipėri ishte krijuar njė mentalitet pakėz refuzues ndaj telenovelave nė fillimet e demokracisė. Jo vetėm si risi nė gjininė e filmit, por edhe si nja tabu qė nuk pėrputhej me mentalitetin e atshershėm familjar, e trashėguar nga “edukimi komunist”. Por sot ato shihen si pjesė e jetės, si pjesė e realitetit shoqėror, si dėfrim dhe kėrkesė pėr njohje problemesh. Televizionet e shumtė kanė bėrė qė dhe telenovelat tė jenė tė shumta, ku gjithkush lėviz pultin pėr tė zgjedhur. Njė zgjedhje sipas preferencave, kohės nė dsipozicion, orareve tė pėrshtatshėm. Aktualisht, duhet tė kuptojmė sinqerisht se tė pėrzgjedhėsh njė telenovelė nga njė tjetėr, tė pėlqesh njė personazh mė shumė se tjetri, vjen ngase kjo dėshirė nė thellėsi, zgjon tek personi fantazmat e vetes, pėrafritė, dhuntitė, dėshirat por dhe diferencat me personazhet e pėrafėrta. Ajo qė ėshtė tipike nė debate shpreh qartė se gratė dashurohen me gratė e forta, intrigante, qė bėjnė ccdo gjė pėr tė arritur fitoret e tyre, dhe kjo nė fakt ėshtė pasqyra qė ato mundohen tė fshehin nė subkoshiencėn e tyre.

    Por ka dhe njė kategori krejt tė veccantė ndjekėsesh tė telenovelave. Janė grupi interesant i tė ndjekurit pėr tė krijuar ide mbi mėnyrėn se si e kanė arreduar shtėpinė, si vishen. Gjithnjė nė kėtė kėndvėshtrim i shohin ajo kategori grash qė flasin hapur se nuk i ndjekin pėr tu ngjitur pas ndonjė personazhi dhe pėr tė jetuar ngjarjet me padurim, por pėr arsyet e sipėrpėrmendura dhe pėr tė kaluar kohėn. Nė shumė vende tė botės mendohet se telenovelat janė bėrė pėr njė kategori njerėzish shtėpiakė, tė cilėve u duhet tė kalojnė kohėn. Por jo. Ajo kategori ka sasinė e vet tė ndjekėsve. Telenovelat janė njė “Sindromė gėrvishėse”, qė sot nuk ėshtė lehtė tė kalojė pa gjurmė.

    Por ajo qė mbetet si problem mė i madh nė kėtė “sindromė” m betet largimi nga libri.

    Shumica e grave dhe e tė rejave (pėr tė mos thėnė dhe e burrave), duke ndhejur telenovelat kanė hequr dorė nga miku mė i madh i tė mėsuarit, edukuarit, librit. Ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht se libri ėshtė i pazvėndėsueshėm. Nė faqet e njė libri gjithnjė mėsohet eksperienca njerėzore, ku ka pėrfytyrim, fantazi dhe marėdhėnie njerėzore tė fuqishme. Mendoj se telenovelat nuk e zėvėndėojnė dot atė dhe pse shumė herė skenarin e marrin nga libri. Telenovelat shumė herė e zhveshin, apo se japin tė plotė personazhin si nė libėr. Nuk ėshtė ndonjė profesionizėm i madh tė krijosh filma tėrkuzė qė merren me hollėsitė qė njeriu i imagjinon vetė, duke stisur histori edhe jashtė njė parafytyrimi real. Edhe telenovela si libri ėshtė art, por kurrė njė art cilėsor si libri, pasi aty serviren ngjarje pa mbarim, ku arrihet qė pėr dy orė tė tregosh njė ngjarje dhe ta zgjidhėsh atė nė mėnyrėn e dėshiruar ( ndonjėherė jo tė duhur), ku i besohet mė shumė dhuntisė regjisoriale se sa skenarit qė kėrkon pėrqėndrim dhe studim. Performanca e njė telenovele, mund tė quhet me tė vėrtetė “Pasqyra e njėanshme e vetevetes”, por kurrė pasqyra reale e jetė, mbasi kurrė nuk mund tė implemetojė nė mėnyrė bindėse, problemet e vėrteta jetėsorė nė mėnyrėn mė tė bindhsme. Kėtė mund ta bėjė vetėm libri.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 03:30