Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Libra per femije

    avatar
    Naki
    Vizitor


    Libra per femije Empty Libra per femije

    Mesazh nga Naki 8/6/2007, 13:37

    N'gjarje e vertet

    Fjalėt e Njė Fėmije nga Kosova
    Hė..nuk e kam ndėrmend t'ju ngarkoj me ndonjė obligim ta lexoni,po..t'ju ngarkoj me njė pėrgjegjėsi,qė tė gjithė e kemi mbi vete.A e dini se sa moshatarėt e mi janė me trauma nga lufta nė Kosovė?Ata janė pa plang e pa shtėpi,pa shtrojė e pa mbulojė,pa veshje e pa mbathje,pa babė e pa nėnė,pa motėr e pa vėlla,pa libėr e pa fletore,pa shkollė e pa mėsues,pa kėngė e pa lojė,pa sy e pa gojė,pa kėmbė e pa dorė.Ato janė filizat e rritės Kosovare,qė armiku u mundua t'ua kėpusė jetėn dhe ta thajė Kosovėn.Po,ja qė ata nuk janė vetėm...mė kanė mua dhe tė kanė Ty..na kanė NEVE!. Tregohu tė lutėm! Ta ndajmė bashkė me ta dhėmbjen e jetės dhe tė gjitha traumat e pėrjetuara gjatė luftės nė Kosovė,qė KOSOVA nė tė ardhmėn tė jetė nė dritė e lumturi,pa vuajtje e pa uri!

    Ju dua shume Saranda
    avatar
    Musafir
    Vizitor


    Libra per femije Empty Re: Libra per femije

    Mesazh nga Musafir 8/6/2007, 13:39

    Duke qene te debuar nga shtepite dhe vatrat e tyre shume femije kane perjetuar kercenime direkte, dhune te papare dhe lendime. Shume prej tyre jane deshmitare te lendimeve serioze ose vrasje te tjereve duke perfshire ketu edhe anetaret e familjes, shoket dhe tjeret.
    Shumica ishin te detyruar te ndahen me dhune nga me te dashurit e tyre nen presion te madhe fizik dhe psikik. Disa prej tyre kane mesuar per detalet rreth vrasjeve dhe vuajtjeve te me te dashurve te tyre dhe shokeve apo fqinjeve.
    Keto ngjarje traumatike kane shkaktuar terror dhe frige tejet te madhe, tmerr pamundesine per ndihme dhe reagimet fizike ndaj stresit. Ndikimi i ketyre ngjarjeve se duket nuk zhduket menjehere dhe se di nese do zhduken por qe akoma po jetojne me ta.
    Sot e perjetova kete sa isha ne nje shkolle kur nje cun me pa ne uniforme dhe dridhej duke me imagjinuar nje polic te se kaluares. Po kur arrita ta puthja ne faqe dhe ti jipja nje lapse ngase as ate se kishte te shkruante u qetsua dhe mi hodhi duart edhe nje here ne qafe dhe me puthi por ne lotet e tije shihja nje dhimbje.
    Ne kontakt me mesuesin e tije mora vesh se ky cun kishte humbur te dy prinderit ne lufte.... O zot si askujt sot nuk i bie ndermend per keta te mjere qe shumica prej tyre kane mbetur nen meshiren e fatit?
    avatar
    Musafir
    Vizitor


    Libra per femije Empty Re: Libra per femije

    Mesazh nga Musafir 8/6/2007, 13:41

    Kush eshte Saranda ?

    Emri: SARANDA
    Mosha: 13 vjeqe

    Gjate punes sime rutinore hasa ne kete engjull e cila me nje karroce dore po priste ne tregun e gjelbert te qytetit. Kushdo qe blente ndonje artikull Saranda me nje fetyre te skuqur u afronte "Zoteri ke nevoje ti sjell gjerat tek vetura me jep sa te duash"... keto ishin fjalet e vetme te saj.
    Ju afrova dhe ja perkthela floket e shprishura nga era.
    - Si te quajne mi engjell?
    - Saranda ( duke me shikuar me nje frige se do e largoja nga tregu)
    - Po perse e bene kete pune mi zemer?
    - Jame e varfer xhaxhi polic dhe kam 10 anetare te familjes i mbaj me buke me kete karroce te lutem mos me largo. Lotet filluan ti rridhnin ne ato faqe te skuqura.
    - Po mire mi engjull e bene kete pune cdo here ti?
    - Po xhaxhi polic.
    - Po cbene me eurot qe i fiton?
    - Nuk fitoj shume 2 deri 3 euro dhe ato ja dergoj babit une nuk shpenzoj asnje ai me ato na blen buke jemi 10 anetar te familjes jetojme ne kushte te veshtira kemi nje ndihme sociale vetem 70 euro.
    Nuk munda te beje me gje por sdija se si te veproja ta largoja Saranden nga jo pune apo ta lejoja te vazhdonte.
    - Po ne shkolle shkon mi zemer?
    -Po xhaxhi polic jame nxenese e klases 8.
    Nga kurreshtja doja te dija cfar eshte Saranda dhe shkova ne shkolle per te shiquar sukset ne mesime te saj. Nga kujdesari i saj kuptove se Saranda ishte nxenese shembullore dhe shembull i sjelljes shembullore ne tere shkollen ku ajo mesonte. Isha i lumtur per kete por shume i lenduar ne shpirt si ta nxjerr nga ajo qe ben Saranda.
    U ktheva ne treg Saranda aty ishte e ulur ne karrocen e saj. Kur pashe kepucet e saja te grisura mu kujtua "Luli i Vocerr i Migjenit"....
    Nuk munda ta largoj nga ajo pune edhe pse isha i obliguar ta largoj.
    Keshtu eshte jeta ne Kosove, askush nuk qan hallet e ketyre vocerrakve...
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Libra per femije Empty Re: Libra per femije

    Mesazh nga **GISHTEZA** 8/6/2007, 20:13

    mh rrenqethese kjo histori e kam lexuar dhe tek faqa jote Naki kete
    avatar
    Musafir
    Vizitor


    Libra per femije Empty Libri Elektronik per Femije

    Mesazh nga Musafir 21/6/2007, 19:59

    Per femijet tuaj
    Ketu ju kemi bere te mundur Librin Elektronik
    1. Libri i Gabimeve
    2.Luli i Vocerr
    3.Nita
    4.Perralla
    5.Pinoko
    6.Pipi
    7.Te vegjelit
    8.Tregime
    9.Vjersha
    10. Albumi

    Te dashur femije dhe prind percjellni me vemendje instrukcionet:
    Zgjidhni librin qe ju doni ta lexoni dhe kliko mbi titullin e librit.

    Psh. Luli I Vocėrr pasi te klikoni tek Luli I voceer do ju hapet kjo dritare:
    Libra per femije Elekt
    Fig. 1
    Tash zgjidh opcioni dhe kliko RUN dhe pret derisa te behet instalimi dhe me pas ju hapet kjo dritare
    Libra per femije Run
    Fig.2
    Vazhdoni me tutje dhe kliko RUN prap, do ju hapet Libri elektronik Luli i Vocėrr ( shiqo fig.3)
    Libra per femije Th_lulivocerr
    Fig.3 Tash me maus kliko ne librin dhe kėnaqu me poetin tone te madhė Millosh Gjergj Nikolla
    Ju mund ta ruani librin dhe tere librat tjere ne DWB po dashet.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Libra per femije Empty Re: Libra per femije

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/6/2007, 20:37

    Naki te falenderoj nga zemra per kete sherbim per femijet besoj se kjo do ju sherbeje jashte mase.
    bluu
    bluu
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 96
    Vendi : beijing
    Data e rregjistrimit : 19/06/2007

    Libra per femije Empty Re: Libra per femije

    Mesazh nga bluu 23/6/2007, 01:19

    naki sinqerisht u preka shum shoku nga kjo histori qenka shum e trishtuar

    Sponsored content


    Libra per femije Empty Re: Libra per femije

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 15/11/2024, 18:16