Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ankthi.

    Morena
    Morena
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 2193
    Mosha : 43
    Vendi : Atje ku me do zemra...
    Puna : Pa pune
    Data e rregjistrimit : 01/02/2009

    Ankthi. Empty Ankthi.

    Mesazh nga Morena 27/3/2010, 18:44

    Ankthi perkufizohet si nje shtypje emotive e karakterizuar nga dyshimi, frika, ndjenja e humbjes etj.
    Fjala
    “ankth” rrjedh nga fjala latine “angustia” dhe nga fjala greke “ankho”
    terma qe tregojne “shtrengimin”, “shtypjen”, “mbytjen”.

    Kur
    provojme ankth trupi yne vepron duke prodhuar reagime fiziologjike si
    p.sh rrahja e forte e zemres, frymemarrje e shqetesuar, djersitje,
    tharje e gojes etj.

    Ankthi mund te manifestohet ne dy forma te ndryshme:
    -si sinjal i nje kercenimi fizik, pra ne kete rast ka te beje me shume me ndjenjen e frikes.
    -ankthi
    mund te gjenerohet edhe nga nje rrezik qe kercenon konceptin tone per
    veten. Ne kete rast nuk kemi te bejme me nje situate qe kercenon
    integritetin tone fizik, por me nje kercenim per integritetin tone
    psikologjik, pra ndjenjen e vlefshmerise sone dhe te unitetit tone
    psikologjik. Ataku i panikut eshte pikerisht rrjedhoje e kesaj forme
    ankthi.

    Tani le t’ju hedhim nje veshtrim te shkurter hipotezave qe jane dhene ne lidhje me shkaqet e prodhimit te ankthit.
    Per
    psikanalizen ankthi eshte rrjedhoje e konflikteve te pazgjidhura ne
    femijeri qe kryesisht kane te bejne me marredhenien prind-femije.
    Psikanaliza ka analizuar ankthet tipike qe mund te shfaqen gjate harkut jetesor:
    1.
    “Ankthi i asgjesimit” te cilen e provojme gjate lindjes dhe na shoqeron
    gjate gjithe jetes dhe qe ka te beje me friken e vdekjes.
    2. “Ankthi
    i braktisjes” te cilin e provojme gjate viteve te para te jetes kur
    shohim fytyren e nenes dhe na duket se ajo per nje cast zhduket, duke
    qene se ne nuk kemi akoma konsoliduar konceptin e vazhdimesise se
    objektit.
    3. “Ankthi i proves apo i shfaqjes”, tipike per adoleshencen(“A do t’ja dal”?, “A do te jem ne gjendje te bej kete gje”?)
    4.
    “Ankthi i deshtimit”, qe provohet ne moshen e pjekurise dhe qe ka te
    beje me friken e deshtimit ne ndermarrjet e ndryshme jetesore.
    5. “Ankthi i te mundshmes”, pak a shume i ngjashem me ankthin ekzistencial qe do te shohim me poshte.

    Per
    shkollen bihejviorale-konjitiviste ankthi vjen si pasoje e
    keqperceptimit te problemeve dhe ngritjes se skemave per veten dhe te
    tjeret mbi bazen e ketyre perceptimeve te shtremberuara. Pra per
    pasuesit e kesaj shkolle me e rendesishme eshte menyra se si
    perceptohet problemi sesa vete problemi. Mbi bazen e ketij
    ndergjegjesimi ndertohen pastaj edhe sjelljet tona(ana bihejviorale).


    Psikolget
    dhe filozofet ekzistencialiste kane dhene nje kendveshtrim interesant
    mbi ankthin. Per Kiergegardin dhe Sartrin ankthi ka te beje me friken e
    zgjedhjes mes mundesive te pafundme. “Ankthi lind nga mundesia per te
    mundur”(Kiergegardi). “Njeriu eshte ajo qe ai deshiron te behet”
    (Sartri). Pra ne kete rast liria dhe mundesia e zgjedhjes kthehen ne
    nje “denim” per njeriun, i cili eshte i detyruar te mbaje i vetem
    peshen e rende te lirise se tij.
    Ndersa per Hajdegerin ankthi lind
    nga perceptimi i “asgjese”. Ndergjegjesimi se “jemi” perplaset me
    mundesine tjeter, me mundesine e “mosqenjes”.
    Nga keto nocione
    filozofike jane ndikuar edhe psikologet ekzistencialiste apo dhe ata
    humaniste si: Bisvanger, Frankl, Roxhers, Masllow etj. Per ta, ankthi
    vjen si pasoje e “inautencitetit te individit”, pra dyzimit apo
    pavertetesise se tij. Ne kete rast, njeriu ka nje raport te keq me
    lirine e tij, e cila nuk e perballon dot pergjegjesine dhe si rrjedhim
    kerkon ti ike asaj duke prodhuar mungese sinqeriteti me vetveten dhe
    paaftesi per te perballuar problemet e perditshme.
    Ne kete
    kendveshtrim, shkrimtari francez Zhan Grenier ben nje krahasim
    interesant duke e krahasuar ankthin me nje udhetar i cili do te marre
    nje udhetim te gjate me tren per kenaqesi te tij personale dhe per t’u
    clodhur nga puna, por duke qene se ai ka para te mjaftueshme sa per te
    zgjedhur cdo lloj drejtimi, nuk di cilin te zgjedhe dhe perfundimisht
    ngele ne toke i deshperuar qe pushimet e tij do te harxhoheshin kot.
    Keshtu edhe ne jete: mundesite jane te shumta, por cilen te zgjedhim?
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    Ankthi. Empty Re: Ankthi.

    Mesazh nga Vizitor 27/3/2010, 20:50

    pergezime Morena informacionet e tua shume te vleshme jane

      Ora ėshtė 21/11/2024, 16:04