Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    **TREGIME TE NDYSHME**

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 23/6/2007, 19:02

    Dasma (tregim pėr tė bėrė veten pėr tė qeshur)
    Ai nuk hesht, pёrkundrazi nuk pushon sё foluri. Ka njё zё qё pipёtin si njё sorrё acaruese. Pёrveē kёsaj ka edhe njё mimikё fytyre tё neveritshme qё nuk e duron njeri. …ёshtё trashaluq, me gushё tё rёnё dhe sy tё mbyllur nga dhjami. Barkalec sigurisht. I veshur gjithmonё me njё palё pantallona stofi tё errёta, pa model dhe njё kёmishё pambuku shkruar nё tё BOSS. Kёshtu ia bёnte qejfin vetёs. Punёt nuk i ecnin keq, pёr torollak qё ishte. [url=][/url]Por tё kesh njerez te zgjuar pёrreth qё kanё nevojё tё punojnё deri aty sa ti nёnshtrohen kёtij njeriu tё thare nga trutё dhe mendimet, tё bёn mё „BOSS“ se kurrё. Ky qe burri qё im atё vendosi tё mё jepte. U justifikua se bukuria dhe pafajshmёria ime do tё kishin edhe rehatinё e kёshtu une do tё isha e kompletuar. Sado tё mё hakёrrehej zemra dhe mendja kundra kёtij vendimi ishte e pamundur, ndryshё do tё quhesha turpi i fisit. Nuk mё kishte munguar edukimi apo shkolla dhe mund tё them qё nё librat qё kam lexuar kam gjetur muratorё tё mirё pёr tё ndёrtuar vetvetёn. Vendosa tё pranoja vendimin e babait tim, por nё tё vёrtete vendosa ta bёja bossin njeri hundёulur dhe mё pas tё dilja nga ajo shtёpi pa turp dhe tё martohesha me njё njeri qё s’ka nevojё ta shkruajё edhe nё ballё pёr tu evidentuar si boss. Koha kalonte si njё pёrpёlitje sysh dhe u gjenda shpejt para ditёs sё dasmes sё „madhe“ , siē dёshironte im atё ta quante. Asnjё nuk pёrtonte te kujdesej pёr mua! Babai ndryshe si asnjёhere tjeter ma shprehte dashurinё nё format mё tё ndryshme dhe ēdo ēast hynte e dilte nga dhoma ku rrija unё , me njё ēehёr tё shqetёsuar, pse ta mohoj! Dasma ishte vendosur tё ishte nje ritual traditash tё vjetra tё vendit. Nё ēdo dasёm qё pёrsёriteshin na ishin bёre sjellje te mёsuara dhe per nje moment nqs hutoheshe nuk dalloje nёse ishte dasma jote apo dasma e ndonjё tjetre. Vetёm kur shikoje dy burra tё panjohur qё tё mbanin prej krahёsh, atёhere kujtoheshe se ishe nisur pёr nё vendin e panjohur ku do kalojё gjithё jetёn tёnde. Ndonjёhere pyesje vetёn se mos ndonjёri prej tyre ishte yt shoq, pasi kishte nuse qё as nuk e kishin idenё se si mund tё dukej burri qё natёn nё vijim si rastёsisht do tё ishte nё njё shtrat me tё. Pёr fat unё e dija kush ishte im shoq. E kisha pare me qindra herё. Mbahej si njё burrё i kohёs dhe i moderuar, ndaj dhe vinte kur ti tekej nё shtepinё tonё. E kisha parё tё lёevizte kokёn sa andej kёndej dhe tё rrotullonte sytё vёrdallё nё ēdo cep tё shtёpise pёr tё gjetur gruan e tij te ardhshme, domethёnё mua, mirёpo kisha arritur gjithmonё mё anё tё justifikimeve tё mos bёhesha e pranishme nё ambjentet e shtёpise ku mund tё ndodhej ai. Mё thonin gjithmonё se kisha lindur mё njё dhuratё tё paēmuar si bukuria dhe se ēdo gjё qё mё pёrkiste ishte harmonizuar nё njё mёnyre te padiskutueshme nё kёtё bukuri. Pikerisht edhe unё kёtё desha. Ai tё mos mё shihte kurrё. Tё mos i shkonte kot kёnaqёsia e syrit, por ta vuante sa ti hyja ne shtёpi. Siē thashё dy burrat qё mё mbanin prej krahu mё nxorёn deri poshte tek kroi i fshatit ku u ndalёn peё tё pire ujё e pёr tё freskuar kafshёt. Dielli piqte me sa fuqi kishte dhe velloja i trashё qё mё mbulonte nga koka tek kёmbёt mё lagej nga djersёt qё rridhnin vrik nga qafa nё kurriz. Me inatosnin kur i shikoja tek luanin me uje, duke lagur njёri tjetrin sikur tё kishin pasё qёnё fёmijё nёn dhjetё vjec. U mata t’iu flas e tiu kerkoja ujё, por jo, nuk duhej tё bija nё sy. Tё gjithё duhet tё besonin se gjithēka ishte tradicionalisht e paster. Gruaja nuk flet. Gruja nuk ka kёrkesa. Gruaja duron. Edhe une si grua , seriozisht durova. Me atё vapё do tё kishin pёlcitur tё gjithe po tё mos pinin ujё e jo unё mё gjithё atё cohё tё trashё qё kisha siper meje. Edhe pse rruga qe e gjatё, unё nuk e ndjeva shumё. Mendoj se dielli mё kishte rёnё nё kokё dhe mё kishte pёrgjumur, ndaj edhe u pёrmenda kur ca plaka vikasnin me tё madhe njё kёngё pёr nusen e per deren e shtёpisё. Ishte menyra mё e keqё pёr tё dalё prej atij gjumi tё rёnduar e tё padёshiruar. Zbrita nga ku kisha hypur me ndihmёn e dy burrave tё tjerё tё cilёt nuk i kisha parё ndonjёherё. Sapo zbrita pashё njё meso burrё, nё prag tё derёs, i zbukuruar me veshje popullore. Ndёrsa afrohesha mё vinte tё qeshja pasi dallova tim shoq, i cili me gjith mundimin pёr tu rregulluar kishte mbetur po ai trashuluqi qё ta neveriste. Po ai „Bossi“! Nuk u bёra fare merak. Faktikisht po t’ia kisha thёnё ndokujt kёto gjёra qё mendoja do mё merrnin pёr tё sёmurё, pёr tё marrё, ose mё e keqja pёr tё pёrdalё. Do mё thonin se vetem gratё bien nё duart e burrave e jo burrat nё duart e grave. Fundja kaq kishte dhёnё kjo botё pёr gratё. . . , e fundja kaq mend kishte dhёnё kjo bote pёr tim atё. Nganjёherё pyesja vetёn se si e mori guximin tё mё shkatёrronte jetёn. Me siguri po tё mos kishte qёnё njё tjetёr me mendimet e mija ne kokё kёtu, do tё kishte vuajtur gjithё jetёn nёn kёtё strehё mjaftueshёm tё trishtё. U afruam pranё e ai mё shtrёngoi krahun sikur do ti ikja pikёrisht nё atё ēast. E pashё se u zverdh dhe u mbulua nga djersёt, kur mё pati pranё. Ēuditёrisht unё ndjehesha mirё, pa asnjё lloj emocioni. Pikёrisht tani mё erdhi nё mendje se kush ishte burri apo gruaja. Nuk mund tё thoshte njeri qё e kishte nga emocionet e dashurisё qё ndjente pёr mua, pasi ai nuk e njihte dashurinё. Ai ishte thjeshtё i pasigurtё. E gjithё dasma ishte njё mori zhurmash, tingujsh, kёngёsh, gotash, dehjesh qё mua s’mё ngjallёn asnjё ndjenjё. Kjo nuk ishte dasma ime. Erdhi darka dhe e dija qё tani duhet tё isha mё e fortё se kurrё. . , shumё mё zgjuar se asnjё natё tjetёr. Dera u hap me njё gёrvishtje tё hollё e tё gjatё dhe ai hyri brёnda. Dhoma ishte e mobiluar sipas shijeve tё tij moderne. Jo keq. E pashё me kujdes qё hoqi xhaketёn dhe e vuri nё kurriz tё karriges. Unё qёndroja nё kёmbё jo shumё larg tij. Mё kishin thёnё gjithmonё se atij nuk i punonte truri, ose nё vend tё trurit ka kashtё. E unё ē’mendova? Ti vija flaken kashtёs, vetёm kaq!E pashё qё afrohej. Me duart e trasha e tё qullura kapi vellon fort sikur tё ishte dicka e rёndё dhe e vёshtirё tё levizej nga fytyra ime. E ngriti lart me shpejtёsi dhe unё ula sytё nё tokё, si njё grua tradicionale. Mё kapi nga shpatullat dhe mё ktheu ngadalё me shpinё. U mundua tё zbёrthente fustanin me delikatesё, por ishte shumё e pakuptimtё delikatesa pёr duart e tij. Dridhej i tёri, ndёrsa mua mё vinte tё qeshja . Motra mё kishte folur gjithmone se si sillen burrat natёn e parё tё martesёs dhe cdo gjё mё dukej mё kuptim. Fundja sot isha bёrё e shoqja , pse tё mos mё zhvishte. Mirёpo im shoq ishte qullac. Mё nё fund e hoqi dhe fustanin dhe une isha para tij vetёm nё kёmishё nate. Ai ngeli aty. Mu duk sikur i iku fryma. Shumё rast i mire ky. U ktheva nga ai e pashё dhe i fola: -Faleminderit!Tani natёn e mirё. - dhe pa u zgjatur flurova poshtё mbulesave. Ai mbeti nё mes tё dhomёs dhe nuk bёri as njё hap, asnjё gjёst dhe nuk nxirrtё asnjё pёshpёrimё. Mё shikonte gjatё , pa lёvizur, i shashtisur gjithmonё e mё shumё. Unё mbylla sytё dhe ndjeva qё ai pёr shumё kohё nuk lёvizi. Tё them tё drejtёn nuk e kisha fare parasysh tё nesёrmen nё mёngjes nёse kishte fjetur nё tё njёjtin shtrat me mua apo jo, sepse kur unё u ngrita ai nuk ishte aty. Dola nga kuzhina dhe e pashё tё ulur nё tavolinё. E pёrshёndeta sikur mos tё kishte ndodhur asgjё, dhe fundja asgjё nuk ndodhi dhe shkova pёr ti bёrё kafenё. Mё ndiqte me sy nё ēdo lёvizje qё bёja. Nganjёhere si ato nuset e reja i falja ndonjё buzёqeshje shumё tё shtirur dhe ai shkrihej i tёri. Me vizita e njerёz kaloi dita. Ai doli nё punё, si do tё dilte ēdo ditё nё vijim. Nuk vonoi shumё dhe erdhi darka. Mu duk sikur tani kishte mbledhur forcat dhe ishte i bindur se do t’ia arrinte qёllimit sonte. Fundja pse jo?! Isha nusja e tij. Si njё natё mё pёrpara isha shtrirё para tij. Ai erdhi , hapi mbulesat dhe u afrua prane meje. I thashё se bёnte vapё dhe ai mu pergjigj se e dinte. Pastaj mori guximin tё thoshte se kёtё natё nuk donte vape, por donte zjarr. Duke u sjellur si njё femёr tradicionale, jo moderne , pa kёto teprime i rashё me pёllёmbё fytyrёs dhe u hoqa shumё e ofenduar dhe sillja lot tё rremё nё sy. Nuk do kisha guxuar tё qёlloja njeri tjetёr nё fytyrё, por fakti qё ishte pikerisht ai qё po qёlloja, nuk mё bёri pёrshtypje. Ai u orovat tё mё kёrkonte tё falur, por une i klitha tё largohej nga krevati im. Ai shtangu e pas pak mori jastёkun e tij dhe doli nga krevati. Inatin e atij „zjarri“ ia mbajta pёr mё shumё se tre javё. I lashё tё kuptonte se duke qёnё njё vajzё e edukuar me tradita e zakone, kjo mёnyrё e tij e kishte bёrё mё tё vёshtirё dhёnien time ndaj tij. Keshtu ai pranoi, duke mё dhёnё kohё tё rritesha e tё piqesha me plot kuptimin e fjalёs. Gjithmonё nё sy tё tjerёve ne ishim ēifti i dasmёs sё madhe. Pasi kaluan pesё muaj atij filloi ti hipe gjaku nё kokё dhe dhoma e gjumit , sidomos krevati i ishin bёrё armiku numёr njё. Jeta ime normale jashtё e brёnda atij krevati vazhdonte tё ishte e njejtё. Por gjithmonё me atё dёshirёn e madhe tё isha sёrish e lirё dhe tё mos e lejoja mё tim atё tё ngatarrohej me jetёn time, e aq mё tepёr njё burrё tё mё quante plaēkё tё tij. Shikoja gjithmonё e mё shumё sё entuziaszmi i tim shoqi sa vinte e binte dhe durimi po i sosej. Tani kisha filluar gjithmonё tё gjeja ēikёrrima pёr t’u grindur mё tё dhe ai po shkatёrrohej nga nervat. Njё herё guxoi tё ngrintё zёrin duke bёrtitur se, unё bukuroshja isha vetёm e tija, vetёm pёr trupin e tij. . . dhe aty ia dhashё tё qeshurёs me tё madhe. . . Nuk e kisha parё aq tё gjindosur si atё natё. Filloi tё fiste mbi ndёrshmёrinё e tij ndaj meje dhe mbi idenё se unё nuk i jepesha sepse nuk jam e vyrtytshme, ose isha e dashuruar me ndonjё tjetёr. Deri sa mё nё fund arriti aty ku desha unё. U betua se jo shumё gjatё ka pёr tё mё qёndruar besnik. Dhe se do tё mё shkatёrronte jetёn. Kur tё doja unё nuk do tё donte ai. As nё kёtё pikё nuk kisha mbetur mbrapa. Ёshtё thёnё se lavirat egzistojnё qё nga kohёt e lashta dhe unё nuk hezitova tё takoja atё qё i kishte rёnё pёr hisё vendit tonё. Nuk po kalonte shumё kohё. Kisha 6 muaj qё kisha bёrё dasёm kur ndodhi e tmerrshmja. Njё natё tё thellё, kur dёgjova bagёtitё tё bёrtisnin, dola pёr tё parё ē’po ndodhte dhe pashё tim shoq qё po jepej e merrej me lavirёn e vendit tonё. Bёrtita e tmerruar nga ky fakt, gjithashtu mora edhe njё tё shkelure syri nga ajo tjetra. Pa u vonuar shumё, valixhet qё as nuk i kisha prishur dhe ato qё kisha bёrё gati njё natё mё pёrpara i mblodha dhe u riktheva rrugёs pёr nё shtёpi. . .


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė 16/9/2007, 12:34, edituar 1 herė gjithsej
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 12/7/2007, 14:44

    Ajo fshehu rripin e sutjenit qė i kishte rrėshqitur nga jaka e rrumbullakėt e bluzės, drejtoi tokėzėn e xhinseve, mori frymė thellė, dhe zbriti nga treni. Pėr momentin u ēorientua nga lukunia e njerėzve, makinave, zhurmave, dhe erėrave qė e sulmonin nga ēdo drejtim i mundur dhe iu morėn mendtė. U mbėshtet lehtė pas parmakut dhe iu deshėn disa momente qė tė mblidhte veten dhe tė gjente daljen ku duhet tė ishte ai duke pritur.
    Ai.
    Mendimi pėr tė e shtyu tė futej nė lukuninė e njerėzve tė ēmendur, plot me valixhe e trasta, karroca bebesh e pleqsh, tregtarė rruge e policė. “Ai duhet tė ketė dalė patjetėr” mendoi. Diku dėgjoheshin tingujt e njė organoje rruge. Njė muzikant i papėrvojė po masakronte melodinė e “Histori Dashurie”. “Si me porosi” buzėqeshi ajo me vete. Me siguri qė edhe ai po e dėgjonte, i mbėshtetur diku pas ndonjė kabine telefoni ose muri tė ftohtė, ndėrsa kėrkonte flokėt e saj tė verdhė nėpėr turmė. Ajo ishte e sigurt qė do ta njihte pėrnjėherėsh, megjithėse e kishin parė njeri-tjetrin vetėm nėpėrmjet kamerave tė mjegullta digjitale dhe fotove tė pakta qė i kishte dėrguar ai. Tashmė e kishte tė gdhendur nė tru fytyrėn e tij tė zbehtė me nofullat drejtkėndėshe, buzėt e holla dhe kaēurrelat e vogla rebele qė rralloheshin tek balli. Me siguri dhe ai ia kishte mėsuar pėrmendėsh tiparet nga takimet e tyre virtuale tė pėrnatshme. Ata kishin bėrė ēdo gjė nė ato takime tė pėrnatshme. Ai ishte zhveshur dhe e kishte pare tė zhveshur nga koka deri tek kėmbėt. Ajo i kishte kėrkuar qė ta rrotullonte kamerėn nė ēdo kėnd nė mėnyrė qė tė mos humbte asgjė nga shtėpia e vet e ardhshme. Po me insistimin e saj, kamerat rrinin hapur tėrė ditėn e tėrė natėn, duke mundėsuar nga njė dritare ne jetėn e mistershme tė njėri-tjetrit. Ai donte tė shihte gjithēka, ajo donte tė ishte e sigurt para se tė bėnte hapa vendimtare.
    Ajo i prezantoi shoqet, i modeloi rrobat e reja qė kishte blerė, i kėrceu Napolonin dhe i lexoi barcaletat nga libri i folklorit qė mbante gjithmonė dhe qė ua lexonte edhe mysafirėve sa here qė i vinin. Megjithatė rrobat “e tjera” i fshehu, sepse e dinte qė ai do t’i keqkuptonte. Bisedat e tyre serioze pėr tė ardhmen nuk mund tė pranonin kurrsesi pantallonat e bardha qė nuk visheshin dot me tė mbathura, kanatjeret pa shpine qė nuk pranonin sutjena dhe sandalet e kuqe platformė me taka tė holla qė i shtonin asaj dhjetė centimetra. I kishte mbledhur ato rroba menjėherė pasi kishte marrė propozimin e bashkėjetesės nga ai, dhe ua kishte falur shoqeve, se nuk i duheshin mė. Pastaj kishte transferuar kursimet e veta nė llogarinė e tij bankare dhe kishte gjetur njė kompani qė do ta ndihmonte pėr tė lėvizur plaēkat njė mijė milje mė tutje. Ajo e vuri re para se ta vinte ai, sepse dallohej qė tutje nga xhaketa jeshile dhe qėndrimi tipik mashkullor. Ai ishte me i shkurtėr se ē’e mendonte, dhe ajo u pendua qė kishte veshur taka tė larta. Po ashtu, ishte tepėr i dobėt si shkop, me njė siluetė qė do tė admirohej nga agjencitė e modės dhe stilistėt, por qė i zgjoi asaj instinktet mėmėsore.“S’ka pasur kush ta ushqejė” mendoi. Pastaj mendoi se qė kėtej e tutje do tė ishte ajo qė do tė kujdesej pėr tė dhe do ta ushqente. **TREGIME TE NDYSHME** LoversMegjithėse ajo nuk ishte kuzhiniere e mbaruar, e dinte se sa u pėlqente meshkujve tė shihnin njė femėr tek kėrciste pjata ose grinte diēka ne tenxhere. Pamja ishte e mjaftueshme pėr tė prekur telat e shpirtit tė njė mashkulli, pavarėsisht se shija e gjellės mund tė mos ishte e pėrkryer. Dhe asaj i duhej t’i prekte telat e tij patjetėr. Tėrė jeta e saj varej nga tingujt e tyre. Kėshtu pra ajo mori fryme thellė pėr herė tė fundit dhe eci drejt fatit tė vet qė ngriti kokėn, e pa, e njohu, e peshoi nga koka deri tek kėmbėt, dhe pastaj i dhuroi njė buzėqeshje nervoze me dhėmbė tė nxirė nga duhani. Ajo ia ktheu buzėqeshjen me dhėmbėt e vet tė bardhė si rruaza dhe pėrpėlitjen e qerpikėve tė ngarkuar me rimel, duke shuar kėshtu pasiguritė e tij e tė vetat bashkė. Fati i saj vėrtet kishte dhėmbė tė nxirė, por ishte i saji ama dhe askush nuk mund t’ia merrte mė.


    Edituar pėr herė tė fundit nga GISHTEZA nė 21/4/2008, 15:07, edituar 1 herė gjithsej
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 16/2/2008, 16:32

    M a c j a e z e z ė


    Qe pasdarke, vonė. Jashtė binte shtruar njė shi i imėt dhe i trishtė nėntori.
    Tre burra, qenė ulur nė tavolinėn e vendosur pranė derės sė hapur tė lokalit. Flisnin anglisht, por, nga theksi, kuptoje se qenė italianė me origjinė.
    Mė i madhi prej tyre, ishte bullafiq, me barkun e kėrcyer si njė fuēi. I mbante pantallonat me tiranda dhe tymoste puro. Bėnte biznes, dhe, si njė babaxhan i pasur qė ishte, i pėlqente tė luante bosin hokatar edhe nė mardhėniet me shokėt.
    I dyti, kishte pothuaj njė moshė me tė parin, por vinte i dobėt. Qe i heshtur, preferonte mė tepėr tė dėgjonte kur flisnin tė tjerėt se sa tė fliste vetė.
    Qė tė dy, trashaluqi dhe i dobėti, dėgjonin rrėfimin e njė djaloshi, qė thirrej Batista.
    Pati qenė nė luftėn e Irakut ky Batista. Kishte kryer detyrėn e ushtarit zbulues nė njė batalion tė ushtrisė amerikane dhe i pėlqente tė tregonte. Pas lufte, kishte pėrfunduar nė spital, sepse gjatė njė pėrpjekje nė Falluzha, njė copėz e vogėl predhe i kishte thyer kockėn e ballit. Tani, plaga nė ball ishte mbyllur, por, i kishte mbetur vraga, njė si vijė e lakuar me bishtin poshtė mu si njė pikpyetje e madhe.


    - Tė kisha thėnė tė mos shkoje nė luftė, - i thoshte bullafiqi duke u gajasur sė qeshuri, - E shikon ētė bėri lufta? Tė la njė pikpyetje mu nė ballė. - Dhe, ndėrsa tregonte me gisht ballin e Batistės, shtonte: - Me gjithė atė alamet pikpyetje qė ke, ec e merre vesh tani, je, apo nuk je sėrish Batista.
    Nė njė tryezė tjetėr, jo shumė larg tyre, qėndronte i ulur nė karrige njė burrė zeshkan, me mustaqe aty rreth tė dyzetave. Qe piktor me origjinė nga iraku, dhe, ndonėse mysliman, ishte punėsuar si mjeshtėr restaurues kishash nė njė kompani tė madhe amerikane. Pinte kafe nė heshtje, vėshtronte nga dera e hapur shiun qė binte shtruar nė rrugėn pa asnjė lėvizje dhe tymoste cigare i zhytur nė mendime.
    Kur nė lokal u dha gruaja e panjohur me trupin e mbėshtjellė vetėm me njė robdishan, italianėt e ndėrprenė pėr njė ēast bisedėn dhe nisėn ta vėshtronin.
    Nė kėtė lokal tė dorės sė tretė, ku pihej alkol dhe duhan, dhe, pėr mė tepėr nė kėtė orė tė vonė tė natės, nuk qe e zakonshme tė hynin gra.
    Kjo grua, ishte ruse, njė ruse me lėkurėn e bardhė, qė tregonte njė moshė aty tek tė tridhjetė e pesė vjetėt. Kishte njė trup tė rregullt, tė brishtė dhe njė gjoks tė kėrcyer. Flokėt e verdha, i pati tė lagura. Sytė, - tė kaltėr e tė trishtė, me njė shprehje disi ėndėrruese nė ta; kurse nė fytyrė, binin nė sy ca bulėza tė vogėla uji si pikėla vese. Sapo kishte bėrė banjė dhe kundėrmonte erė pjeshkė, ndoshta nga shampoja qė kishte pėrdorur.
    Nė herė tė parė, kur u gjend brenda lokalit, u duk sikur e pushtoi njė ndjesi, qė ia stepi hapin. Athua se e kishte kapur vehten gafil nė njė vend, qė nuk duhej tė hynte. Qėndroi njė cop herė pranė banakut duke bredhur shikimin gjithandej nė kėrkim tė banakjeres, tė cilėn, mbase e njihte; dhe, kur nuk ia zunė sytė, - ato ēaste, ajo pati zbritur poshtė, nė bodrum, ku tė tjerė italianė luanin kumar, - u kthye nga burrat e ulur nė tryezė.


    - Mė falni... - nisi tė thoshte ajo shumė e shqetėsuar, - Ndoshta duket qesharake, por, nė apartamentin tim, ka hyrė njė mace e zezė.
    Tre burrat panė njėri-tjetrin.
    - Ju thatė, qė nė apartamentin tuaj ka hyrė njė mace? - Deshi tė sigurohej bullafiqi, ndėrsa shkundi puron e ndezur nė tavell.
    - Po, - tha gruaja me vėshtrimin e ēakėrruar nga apartamenti i saj, - Duhet tė ketė hyrė nga dritarja e pasme kur unė po lahesha, sepse pashė, qė dritarja kishte qenė e hapur.
    - Kape pėr bishti e flake jashtė, - tha Batista, - njė mace ėshtė.
    - Se bėj dot se, - tha ajo, - ėshtė futur poshtė krevatit, nė dhomėn e gjumit. Kur u pėrkula njėherė, qė ta trembja, mu hodh me thonj e gati mė nxorri sytė.
    - Nuk keni njeri tjetėr nė shtėpi? - Pyeti bullafiqi.
    - Burrin mė ėshtė vrarė nė luftė, - tha ajo, - Kurse fėmijė, nuk kam. - Dhe, si tė kishte kuptuar qė e teproi me shpjegimin, shtoi: - Ndoshta mund tė mė ndihmojė ndonjėri nga ju, qė ta nxjerr jashtė atė krijesė tė mallkuar.
    - Ku banoni? - Pyeti sėrish bullafiqi.
    - Ja, aty, nė katin e parė tė pallatit nė anėn tjetėr tė rrugės, - tha ajo duke bėrė me dorė nė drejtim tė pallatit.
    - Ngrihu Batista, - i tha ēakėrrqejf bullafiqi mė tė riut, - Ti je marrė me zbulimin dhe di si t‘i kapėsh edhe minjtė edhe macet.
    Ish ushtari, u ngrit disi pėrtueshėm e buzagaz. Deshi tė merrte xhaketėn e vendosur nė mbėshtetėsen e karriges, por, ndėrroi mendje, futi dorėn nė xhep dhe mori vetėm celularin. Pastaj, ashtu siē qe, nė kėmbė, rrėkėlleu edhe njė gllėnjkė konjak dhe u nis tė dilte. Tek porta, nė dalje, tjetri i briti nga prapa me zė tė lartė:


    - Veē, kur tė kthehesh, Batista, nuk duam tė keshė tė vizatuar nė trup tė tjera pikpyetje.
    Si dolėn jashtė, ata qėndruan pėr pak kohė nė shi buzė rrugės sa tė kalonin dy makina njėra pas tjetrės. Pastaj, kapėrcyen shpejt rrugėn dhe u futėn brenda pallatit pėrballė. Atėherė, bullafiqi, mėrmėriti nėpėr dhėmbė diēka rreth frikės sė grave, qė iu druakan edhe maceve, sepse fill pas tij, tjetri shtoi:
    - Nuk ka faj: tė zezat, janė ters i madh, ta dish.
    Dhe iu kthyen sėrish bisedės aty ku e kishin lėnė: tek lufta.
    Piktori, pati hapur njė dosje dhe kish nisur tė vizatonte nė njė fletė tė bardhė konturet e njė maceje tė zezė. Nganjėherė, ai e ndėrpriste atė punė. Pėrmes derės sė hapur, vėshtronte nga pallati matanė rrugės ku qe futur ajo gruaja me italianin.
    Nė apartamentin e saj, dritat qenė ndezur, por, megjithatė, ishte mugėtirė. Pėrmes perdeve tė tylit tė dritareve, ai shquajti njė cop herė tė mirė dy hijet e tyre se si lėviznin nėpėr dhomė nė kėrkim tė maces sė zezė.
    Kur njėra nga hijet u zhduk, ai pa tė dilte jashtė e tė vinte drejt lokalit zbuluesi Batista, i cili, e kaloi rrugėn me vrap e i rrėnqethur, pasi qe ftohtė dhe shiu vazhdonte tė binte.
    Kur hyri nė lokal, ende pa zėnė vend nė karrige, Batista mori pozėn e atij njeriut, qė nuk ka ēfarė tė tregojė e tha se nuk e kishte gjetur macen e zezė. Kishte kėrkuar gjithandej nė apartamentin e saj, por, kurrnjėfar kafshe nuk kishte parė.
    - Duhet tė ketė dalė jashtė nga dritarja gjatė kohės kur gruaja erdhi tė na kėrkonte ndihmė, - tha sėfundi ai.


    Atėherė, trashaluqi, shprehu mendimin, se nuk pėrjashtohej mundėsia, qė ajo grua e panjohur, mund tė ishte e sėmurė nga trutė.
    - Unė, njoh njė grua tė vetmuar, - nisi tė rrėfente ai, - qė pretendon se fle ēdo natė me Napoleon Bonapartin. Madje, kur Napoleoni, medemek, hynte natėn vonė nė shtėpinė e saj, kjo grua, i merrte shpatėn, tė cilėn, e mbėshteste gjithė kujdes pėr murit pranė derės. Pastaj, e ndihmonte tė hiqte mantelin, tė zbathte ēizmet e kėshtu me radhė...
    Ndėrsa ndodheshin nė vlug tė kėtij muhabeti, pėr ēudinė e tyre, nė derė u dha sėrish rusja e bardhė. U drejtua nga burrat e shumė e tronditur, tha:
    - Ajo kafshė e mallkuar ėshtė ende aty, mė besoni. - Dhe, si u kthye nga Batista, shtoi: - Sa ike ti, doli nga poshtė krevatit dhe u pėrvodh e u fsheh prapa raftit tė rrobave.
    E panė me dyshim pa nxjerrė asnjė fjalė nga goja. Pastaj, bullafiqi, gjoja nė konfidencė e si me shaka, e pyeti gruan, nėse i pinte rregullisht ilaēet.
    Dy tė tjerėt, ia dhanė tė qeshurės me tė madhe.
    Nė vend qė tė fyhej, ajo u kthye nga piktori e bėri njė gjest si tė deshte ta pyeste, a kishte nė kėtė rast, ndonjė gjė qė nuk shkonte dhe qė ajo se kuptonte.
    Ky gjest i saj, i bėri ata tė tre, qė tė qeshnin edhe mė shumė; sidomos trashaluqi, i cili, ndėrsa pėrpiqej tė frenonte gazin, i thoshte gruas, qė ata e patėn kryer detyrėn si duhej. I kishin dhėnė me vehte njė zbulues mjaftė tė zotin: Batistėn, atė kokėrr djali, qė kishte qenė edhe nė luftė, dhe tani, nuk kishin ēfarė t’i bėnin tjetėr.
    Ato ēaste, piktori, hodhi nxitueshėm gllėnjkėn e fundit tė kafes, nxorri e la dy dollarė mbi tryezė, mori dosjen e tij dhe u ngrit nė kėmbė.


    - I kam pikturuar me qindra herė macet e zeza, - i tha ai gruas. Dhe shtoi, qė kishte studjuar, madje, edhe mitin mbi ta.
    - Po qe kėshtu, hajdeni me mua, - e ftoi ajo me njėfar kurioziteti - Ndoshta, ju mund tė mė ndihmoni ta nxjerr jashtė, sepse jam e sigurtė, qė ndodhet brenda nė shtėpi.
    Dolėn, qė tė dy, njėri pas tjetrės.
    Tre burrat, i ndoqėn me sy, ndėrsa vazhdonin tė pinin konjak, tė tymosnin duhan e tė kripnin shakatė e tyre me histori grashė tė sėmura nga mendtė e kokės.
    I panė teksa kaptuan rrugėn nėpėr shi dhe hynė brenda apartamentit. Vazhduan t’i shikonin sėrish pėrmes perdeve tė tylit si dy hije, teksa biseduan nė kėmbė pėr minuta tė tėra.
    Tek e mbramja, ata shquan se si, njėra nga hijet, - ajo mė e brishta, u afrua dhe uli grilat e dy dritareve. Dhe, kur pas pak, dritat nė apartamentin pėrball u fikėn, njė mace e zezė doli nga pallati nė rrugė, ia dha vrapit me tė katra dhe humbi tej, nė errėsirėn e natės.

    New York, dimėr 2007
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/4/2008, 15:03

    Magjistrica …!


    Plaka Evgjeni,po rrotullonte filzhanin e kafese ne dore qysh ne mengjez heret duke e shikuar me te dy syte e saj te mekur e te hirte,vajzen e re e cila kishte ardhur me rekomandim te hidhte fatin.
    Evgjenia shquhej si magjictricia e mehalles,dhe jo kushdo mund te shkonte tek ajo,ne nje kohe qe edhe shteti vete i ndalonte keto lloj marezish e magjish,bile kishte raste kur edhe kishte denuar persona te ketille per mashtrim te njerezve.
    Evgjenine, e kishin thirur edhe ne front te lagjes disa here te hiqte dore nga keto “budallalleqe” sic i quante edhe vete pushteti,mirpo ajo e kishte si semundje,dhe nuk mund te rinte pa e kryer kete veprim po thuaj cdo dite,ndoshta edhe kunder ligjit.
    Ate mengjez,kur vajza njezete e shtatevjecare AZ,ju drejtua shtepise se vogel perdhese te Evgjenise per te shikuar filxhanin per te cilen e kishte rekomanduar Esmaja,nje mike e vjeter e magjistrices,ne krye te sokakut i doli nje djale i bukur dhe shtatlarte,i cili me plot buzeqeshje te plote i thote…ku shkon mengjez mengjez moj thelleze… “fati jot jam une”…ndalo pak te te them kush jam…,vajza, nuk i foli,e shikoi me percmim dhe vazhdoi rrugen…!
    AZeja,u fut brenda mbasi trokiti ne deren e jashtme te shtepise se Evgjenise e cila e priste e ulur sic ishte kembekryq mbi divan ne dhomen e madhe te shtruar mire e bukur me shiltera,dhoma e se ciles ishte mobiluar mire, me perde te trasha dhe plotesisht e erret…!
    Ju deshen pak caste vajzes te ambjentohej se nuk mund te orientohej,dhe u drejtua andej nga i erdhi zeri…ulu bijooo..ja ne ate fronin atje afer oxhakut.
    Zjarri bubulak, i jepte sadopak ate ndricim qe i duhet te zonjes se shtepise per te pregatitur kafen vajzes si edhe per te pare fatin e saj me pas !
    Vajza mbasi pershendeti zonjen Evgjeni,u ul atje tek froni…natyrisht me emocione dhe nje si dridhje ne trupin e saj ndjehu kur plaka i foli me zerin e saj te trashe si te nje burri dhe i drejtoi fronin ku te ulej.
    Ne cast vajza u be pishman dhe denoi veten qe kishte ardhur qe pa gdhire aty,e aqe me teper per kete takim kishte kohe qe kishte punuar zonja Esma me nenen e saj e cila i lutej te bijes prej kohesh…aman shko shikoje njehere filxhanin tu befte mamaja,ti je si nje kumbull dhe do me vinte keq te deshtosh…vajte 27 vjece dhe po refuzon fatet qe po te dalin per martese…shkollen e mbarove c’pret me…U qyqja sa merak kam per Ty..po c’ke moj mama i thoshte shpesh vajza,kur nuk shqetesohem une pse merakosesh Ty ? E si te mos merakosem a me vrafte rrufeja,une,nate e dite atje e kam mendjen,per fatin tend…per jeten tende,mamaja te ka te vetme,yt ate nuk eshte me qe mund te interesohesh.. per Ty,prandaj aman bema qejfin,Evgjenia do te ti thote te gjitha,ajo,ka lindur e ka mesuar per ate pune qysh kur ka ardhe nga Stambolli,ajo,i gjen te gjitha aman te shkosh dhe te mos behesh pishaman. sa njerez vajza,djem, burra e plaka shkojne atje,asaj i luten njerezit te marsha te keqen t’ju shikoje fatin,te mos ishte mikja ime nene Esmaja,te cilen e ka shoqe ajo, as mund te te merte ne takim…keto mendonte vajza ne ato caste kur zuri vend ne fronin perballe magjistrices,e cila ishte nje grua e beshme,dukej qe kishte qene e bukur,se syte e saj te zinj,nga drita e zjarrit dukeshin sikur lotonin dhe si te mekur qe i kishte, tregonin mallengjim…nje nishan i madh i varur ne faqe,e bente fytyren e saj paksa si me te eger,po kur filloi te nxirte avash avash me ton fjalet plot melos,vajza ndryshoi ne cast mendimin per te!
    Te shikoj,je vajze e bukur,te ka fale zoti gjithcka,edhe fytyren edhe syte,trupin,edhe kembet edhe vithjet edhe floket edhe …fatin, tha me ne fund plaka Evgjeni…Ua,Uaaaa ...u habit vajza,mire te gjitha i pe po fatin tim ku e pe moj zonje….? Haaa haaa qeshi nene buze..AZja !
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/4/2008, 15:03

    Mos fole,mos fole asnje fjale…kthehu nga mbrapa te te shikoj,pa te them une pastaj ku e pashe tendin Fat….vajza u ngrit me kembe instiktivisht e imponuar e skuqur dhe e trembur, u rrotullua para saj si ne radioskopi…kur plaka nderkohe ishte ngritur dhe i vuri nga mbrapa doren ne koke…vajza as e ndjeu kur u cua nga divani as hapat i degjoi,nga frika ngriu ne vend dhe klithi….me trembe !
    Evgjenia,e qetesoi vajzen,me gersheren e vogel qe kishte ne dore i preu nja dy fije floku dhe i hodhi ne zjarr…Ptu…ptu.ptuuuuu, ke mare sy ..ptu ptuuu ptuuuu,tha plaka me pas…Ulu i tha vajzes te bejme kafene,te shikoje pse dhe nga kush ke mare sy…!
    Une tha e ndrojtur AZeja,erdha te shikoj fatin e jo te shikoj nga kush dhe pse kam mare sy …!
    Do besh mire te mos flasish me,tha prere me nje ze akoma me te trashe dhe te rrende magjistrica.
    Ne regull, me fal tha vajza e hutuar, dhe u ul serish ne fron.
    Ajo,heshtazi,pa ju degjuar as kembet,levizi neper dhomen e eret,mori takemet e kafese mbi tavolinen ne cep te dhomes,dhe u ul karshi vajzes,po kembekryq, por kete rradhe mbi shiltene afer zjarrit dhe jo mbi divan.


    Djali,qe i doli para vajzes ate mengjez ishte cuar heret,kishte kohe qe “pergjonte” kush hynte dhe dilte ne shtepine e magjistares,te pakten keshtu peshperitej..qe ai “pergjonte”bile ky veprim kishte rene ne sy te banoreve te mehalles, te cilet as e shikonin ne sy,por as edhe e pyesnin pse dhe qysh ndodhej aty po thuaj perdite,perkundrazi i ruheshin shikimit drejt per drejt.
    Kohet ishin te veshtira. Pastaj,si mund te pyesje tjatrin pse ndodhej aty cdo mengjez.? Ai, kishte vite qe e bente kete pune,ndoshta edhe Evgjenia e dinte kete,por kurre nuk u shqetesua per te…kur i thonin ndonje gje per te.ajo,shprehej me plot bindje se ai ka punen e tij..ndersa ne kemi punen tone.
    Disa thoshin per te se eshte manjak,disa thonin eshte sigurimas dhe vrojton ose pergjon, disa thonin eshte pak si i marre, disa thonin kerkon te martohet me ndonje nga ato qe vijne te shikojne fatin tek plaka??,…ishte interesante edhe veshja e tij njesoj cdo dite,pantallona gri,nje xhup lekure i ri,kemisha e bardhe me kullaro te zeze dhe kepucet te reja e te lustruara ne dimer ndersa ne behar pa xhupin po me kemishe te bardhe me menga te shkurtera e pa kullaro,floket te krehura me kujdes gjithmone,ishte shtalarte dhe shume simpatik.
    Mbasi,sulmoi vajzen me ate shprehjen qe i tha kur ajo u drejtua tek shtepia e plakes,ai,me pas u grind me nje qytetar,i cili nuk kishte duruar kur degjoi qe ngacmoi vajzen dhe ishte zene me grushta keqas me te deri sa nderhyri policia dhe i mori qe te dy ne rajon. Shume qytetare qe u ndodhen aty,i kishin dhene te drejte atij djalit te mehalles e jo “manjakut”e disa nga deshmite e tyre qe u moren ne cast fajesonin te “kollarisurin”.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/4/2008, 15:03

    Vajza,ishte befasuar nga sa degjoi nga plaka,ajo,po thuaj i gjeti te gjitha,me gjithe qe shpesh dyshonte ne theniet e saj se ndoshta nene Esmaja,shoqia e te emes qe e kishte rekomanduar per ketu i kishte thene te gjitha hallet dhe gjendjen , edhe qe nuk kishte baba,edhe qe i kishte vdekur ne burg,edhe qe ajo kishte dale shkelqyeshem ne mesime dhe nuk i kishin dhene burse per me lart nga puna e biografise,edhe qe kishte pase dashuruar nje djale ne vitet e fundit te shkolles,dhe pse kishte qene e shkelqyeshme ne mesime. Ajo, i gjeti te gjitha. Por mbi te gjitha edhe fukarallekun e tejskajshem ne shtepi ,se vetem nene kishte.
    Bile,Evgjenia i kishte thene se sot kur vije tek une dikush te kishte zene edhe rrugen,dhe ti nuk i je pergjigjur fare ?
    Vajza,kur i kishte thene kete te fundit,ishte cmendur fare,bile cmenduria e saj ariti kulmin kur plaka magjistare i tha me plot gojen…se ai,eshte fati jot nuk donte ta besonte…ajo,i kishte thene asaj,se ai ka probleme me qeverine,dhe jeni Ju ajo, qe do ta shpetoni,ai, kishte thene magjistarja, do te jete ne krahet e tu per gjithe jeten dhe ti do jesh me e lumtuar ne bote…ai, te dashuron,ai, do behet dicka….! Duhet te ndihmosh e te mbeshtetesh ate…!
    Iku vajza teper e shperqendruar dhe e shushatur nga plaka,e cila i kishte thene ne percjellje,mos pac me hall te vish tek une o bijo,se ti je e bukur dhe fati do te buzeqeshe vete…! Te uroj te mos e shqelmosh kete fat,kaqe te thote nene Evgjenia,te jesh e zgjuar dhe te mos I kthensh shpinen fatit tend…une e pashe mire,filxhani te ndjell gezim pot a zabtosh amanetin tim ne rast te kundert do te nxihet jeta …!
    AZja shkoi tek e ema e trembur dhe e shokuar,ra ne krevat duke qare,dhe nuk i molloisi te emes per c’ka kishte degjuar nga Zonja Evgjeni…aposulutisht hicgje,me gjithe pyetjet e rrufeshme te saj…!

    Ra nata,kur ne mbremje trikelliti porta e shtepise….dy police dhe nje operativ u paraqiten tek dera duke kerkuar AZene e cila kur mori vesh se e kekojne ne plolici i ra te fiket…nena e saj mbaroi dhe ngeli duke pyetur si qysh pse? C’ka ndodhur pse ma kerkoni vajzen c’ka bere ? Of une e zeza…ajo, mallekonte veten se ndoshta me qe kishte shkuar tek Evgjenia…dhe endra e saj kishte dale…kur pa naten se e bija do “lumturohej”dhe per cudi ate diet ajo u bind edhe per te pare filxhanin !
    Te tre u futen Brenda deri sa u qartesua dhe u kthjellua AZeja mbas te fiktit,ajo ishte bere dylle e verdhe dhe mezi qenderonte ne kembe nga frika e tyre…ata, qete dhe me te mire i thane asaj… do vish me ne ne rajon per nje pyetje….dhe natyrisht do te kthenim perseri….pregatitu se makina na prźt jashte te mos behet zhurme ten a degjojne gjitonet, ashtu ne rregull !
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/4/2008, 15:03

    Ne polici e priti hetuesi i cili ishte nje djale rreth te tridhjtave, i shkurter dhe shume serioz. Mbasi e pershendeti, i tha t’i shkonte nga pas dhe nepermjet nje koridori te gjate mbriten ne zyren e tij e cila ishte nje zyre e vogel,e pa ndricueshme natyralisht dhe nje drite e mekur hidhte ndricimin ne tavoline ku ishte tavolina e punes e tij dhe makina e shkrimit mbi te…vajza zuri vend ne kariken e palevizeshme dhe po dridhej nga frika,hetuesi e qetesoi duke i thene se do ta pyeste per dicka,dhe shpejt do ta leronte…!
    AZeja,ju pergjigj pa hezitim dhe pa e genjyer hetuesin duke bere kete dialog:
    Ai, -a keni qene sot tek shtepia e z Evgjenia K. ?
    Ajo-PO !
    Ai: A keni miqesi me te ?
    Ajo_ JO !
    Ai,perse shkuat ahere,per te shikuar filxhanin ?
    Ajo –PO !
    Ai- a u ndaloi kush rruges dhe c’fare u tha ?
    Ajo_PO,me ndaloi nje djale i pa njohur dhe me tha se po kerkon fatin fati jam Une !
    Ai, e njifje me pare ?
    Ajo Askurre !
    Ai, a e nifni ta shikoni ?
    Ajo,-edhe mundet ?
    Ai,- Si edhe mundet,nuk jeni e sigurte ?
    Ajo-Po nuk jam e sigurte !

    Hetuesi shtypi butonin dhe mbas pak nje polic solli cunin,i cili ishte me nje fasho mbi vetullen e djathte…dukej qe ishte rrahur me dike se edhe syte i kishte te mavijosur.

    Hetuesi -e njifni kete person ?
    Ajo_ Po ky eshte fati im…
    Ai, nuk te kuptoj…
    Ajo_po e perseris ky eshte i dashuri im ?
    Ai…qysh kurr
    Ajo..qysh sot
    Ai-seriozisht e ke
    Ajo_ me plot siguri dhe besim…
    Ai-firmos ketu per c’ka me thate
    Ajo-Patjeter.


    Djali,vuri buzen ne gaz dhe i dha te kuptoje hetuesit se edhe ai ishte ne nje mendje me te….hetuesi e leroi vajzen qysh ate nate…! Nena e kishte pritur e lematitur,ajo nuk i rrefeu asgje ra per gjume dhe enderonte “endren”qe pa me syte hapur ne hetuesi !

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/4/2008, 15:04

    Qysh ne mengjez duket dita e re,qielli ishte i kaltert dhe deti ishte vaj si i thone atyre aneve, mbi suprinen e tij te blujte disa pulebardha gjurmonin nje flutur e cila perpelitej t’u shpetonte thonjeve te tyre…!
    Vajza u ngrit e qeshur mbas asaj nate apo oreve ne hetuesi,e ema e pa te qeshur dhe i beri pershtypje,c’te kishte ndodhur valle…?
    U perpoq ta pyeste dhe te sqarohej me vajzen e cila,me plot gojen i tha….mama,me duket e gjeta fatin…ose me mire te them fati me gjeti mua. E ema u cudit dhe u perpoq qe ajo ti rrefente se c’kishte ndodhur me te vertete..vajza filloi me filxhanin dhe vazhdoi deri ne minuten e fundit kur u ballafaqua me djalin…e ema,e lumturuar i tha…te thashe moj bije fati jot ishte tek Evgjenia…jo jooo tek filxhani i saj !
    Vajza qeshi dhe ra ne mendime…kur aty afer dreke serish trokelliti dera…djali,me syte e enjtur dhe me fashon mbi sy u paraqit dhe kerkoi doren e vajzes tek e ema….!
    AZeja,ne cast e miratoi kerkesen,ne sy te se emes perqafoi djalin dhe e puthi me shume dashuri,ato qe i kishte thene me te vertete filxhani…!
    E ema,ju hodh ne qafe te bijes duke e uruar le te jete perhere e lumtur !

    Dhe ashtu ndodhi me te vertete!
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/4/2008, 15:04

    Epilog:
    Djali,ishte me te vertete sigurimas,dhe bente rolin e manjakut ne lagje…,u perplas pa dashur me djalin e mehalles qe mbrojti gocen pa e njofur..te cilin edhe e fali per grindjen.
    Ne fillimet e demokracise aty nga vite ’90 mori pjese ne rrezimin e bustit te diktatorit dhe udhehoqi demostuesit,u martua me AZene po ato dite,me pas u be nje person i njohur publik,ai, sot eshte nje nga VIPAT e pushtetit dhe bissesmen i fuqishem…
    E kishte mire plaka Evgejni se ai ishte fati i AZese, se edhe do te behesh dicka…!
    Eh, cudirat s’kane te sosur.
    AZeja sot eshte grua VIPI, dhe jeton e lumtur ne “demokracine e re” !

    pJp

    (nga…ngjarje e jetuar)
    Fund
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 21/4/2008, 15:06

    “Te dashuruarit”

    -Kishin vite qe shkelnin kuroren qe te dy,si Mjaftimia,ashtu edhe Andrea. Ne qytet i njifnin dhe u flisnin te “dashuruarit”,pavaresisht se ata ishin edhe me femije,dhe me nje pozicjon te mire shoqeror.Te gjithe u flisnin Romeua dhe Zhuljeta…!
    Andrea ishte mesues dhe drejtor i nje shkolle tetevjecare,ndersa edhe Mjaftimia, po mesuese dhe n/drejtoreshe e po asaj shkolle.
    Miqesia e tyre,e kishte te larget historine,dhe ne vitet qe pasuan,ata kurre nuk u ndane.
    I kishin ndertuar punet aqe mire,sa edhe bashkeshortet e tyre, si e shoqja e Andrese Lilika, por edhe i shoqi i Mjaftimes,Skenderi,e dinin se miqesia e te dyve ishte e dyshimte,por me qe te dy ishin antare partie,nuk mund te hidhnin idera dhe mendime negative,e aqe me teper ne ate kohe qe lufta qe bente partia per te mbrojtur te drejtat e grave dhe te vajzave ishte nje lufte e tmereshme,koha qe internoheshe,diskreditoheshe dhe koha e plasjes se flete rrufeve ane e kend qytetit... !
    Po fundi i fundit,kjo lidhje intime e te dy “kuadrove te arsimit”,nuk i prishte pune qytetit, pavarsisht se thashethemet nuk pushonin,dersa edhe familjaret e tyre ishin ne harmoni te plote,njerezit benin komente ne prapaskene,dhe jo “frontalisht”.
    Per cudi,si drejtori dhe n/drejtoresha,gjithe paraditen qendronin bashke ne shkolle,por edhe mbasditeve,kudo qe shkonin ata ishin bashke si ne aktivitete te ndryshme,si ne konkurse te femijeve, qofte edhe ne teater a ne kinema...kudo bashke...! Me pak fjale,prej mengjezit e deri ne darke vone ata ishin bashke. Kushdo qe i shikonte i vinte nje pikepyetje muhabetit...more po kjo s’ka bere vaki c’eshte kjo lloj shoqerie ?
    Moralisht,nje gje e tille binte ne sy per keq,por askush nuk do mundte te hidhte balte dhe te prodhoste kete miqesi,qofshin edhe keta kuadro te larta te partise ne rreth,fundi i fundit, as nuk kishin pare ndonje gje intime mes tyre,deri ne ate kohe supozime ishin. Se,ata dinin te dashuroheshin,por edhe te maskoheshin per veprimin e “turpshem”.
    Sa te shikoje Andrene,do te shikoje dhe Mjaftimen,as nje here,qofte njeri a qofte tjatri nuk u pane me bashkeshortet e tyre,kurre asnjehere. Ja bente muuu puna e tyre,po te gjithe heshtnin.
    Skenderi, me thene te drejten nuk ishte ndonje tip i humbur,qe ti hante qurrat kaposhi,ai, kurre nuk donte te dyshonte se Mjaftua perdorej prej Andrese,kishte mbledhur mendjen dhe thoshte se eshte “pune e tyre”,ata,jane komunista,jane ne nje shkolle,dhe nuk perbente ndonje problem shoqeria e tyre,ndersa per Liliken te shoqen e Andrese ndryshe ishte problemi,ajo kishte vite qe donte te c’kurorezohej me Andrene,dhe ishte shume e bindur se ata,burri i saj dhe n/drejtoresha ishin te dashuruar,por duronte e shkreta dhe ziente brenda per hir te dy femijeve,kishte dy vajza si dy yje, pastaj,Lilika ishte e shkolluar dhe punonte ne komitet ne zyren e finances se rrethit,e detyruar, bente edhe kjo sikur nuk kuptonte. Perpiqej edhe ne shtepi te mos bente sher,dhe kalonte ndodhine si dicka “te kohes”Ajo, moralin e saj e kshite per vete e jo per Andrene,te cilit sic shprehej tek e ema e tij... i kishte plasur “cipa”.
    Atje ne komitet,ata te dy vinin dhjetra here,per problemet e shkolles nje here nuk u pane nje e nga nje ose vecas…Romeua para dhe Zhuljeta mbrapa

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga **GISHTEZA** 10/6/2008, 11:45



    Tezja

    Tezen e kam me te bukuren e dynjase, ajo tezja
    ime jo vetem qe eshte e bukur por eshte edhe me pozite, keshtu me tha
    nje dite Ruhiu, nje miku im me te cilin punoja bashke dikur, une isha
    pergjegjes i tij, kete ma perseriste kaqe shpesh, sa nje dite i them
    me plot gojen, po nuk na prezantove njehere me tezene tende o Ruhooo,
    ty e di qe une i kam pak si qejf te bukurat, e aqe me teper kur jane
    edhe "teze".

    Per fat te mire Ruhua, jo vetm qe nuk ma mori per keq fjalen, por aty
    per aty me tha kur te duash pergjegjes, e pse jo, ajo, do ju prese
    mire, mbasi, e di edhe shoqerine tone per te cilen une i kam folur
    shume.

    Dhe keshtu beme, nje dite nga ditet, u nisem per ne lokalitet qe te
    dy une dhe Ruhua, te takonim "tezen" e cila ishte pergjegjese ne
    PTTene e qendres. Per te shkuar atje do benim gati dy ore me kembe,
    ne ate kohe mjetet mungonin, makinat kalonin rralle, por edhe ato
    vinin me ngarkesa nga miniera, dhe vendet e para gjithmone i kishin
    te zena. Ate dite, dita ishte e mrekullushme, dielli sapo kishte dale
    dhe rezet e para te tij binin si shigjeta te arta neper kodrat me
    ullinj, nga ku nje si avull i ngrohte dilte nga toka dhe vlaga e saj,
    ndersa suprina e detit nga kodra ku ishim dukej si nje carcaf i
    pambarimte ne blu, ku valet e embla me ate shkumbezen e bardhe
    feshferitnin ne monotonine e tyre si ne nje simfoni.

    Malorja e kodres qe po kalonim na lodhi sadopak, ishim te djersitur
    dhe duke bere muhabet me Ruhon, mendoja me vete pse une duhej te
    takoja "tezen" e tij, ahere une isha beqar, dhe tezja e tij ishte
    beqare, kuptohet edhe qellimi i Ruhos, por edhe qellimi im…!

    Gjat rruges e pyes Ruhon a dinte gje tezja e tij per vajtjen tone apo
    jo! Pergjigja e tij ishte buzagaze dhe pak si me "hile"… po pse
    shqetsohesh o pergjegjes, sa te kesh Ruhon gjalle cdo gje do shkoje
    mire… buzqesha dhe e lashe te kalonte pa i kthyer pergjigje, ja bera
    me sy, t'i jepja te kuptonte gezimin e madh qe ndjeja. "Tezja" qe kur
    kishte mbaruar gjimnazin, ishte pergjegjese e postes, atje, kishte
    edhe dhomen ku flinte, mbasi, fshati dhe prindet e saj ishin gati
    gjashte ore larg. "Tezja"per hir te vendit te punes ishte edhe antare
    e Partise.

    Kur trokitem tek dera e zyres se "tezes"ajo, e emocionuar brofi ne
    kembe dhe pa ja bere syri ter, u thote me plot gojen vartesve qe
    ishin kater a pese, burra e gra, centraliste, fillorojtesa dhe
    postiere… mbledhja mbaroi, nuk shikoni se me ka ardhe nipcja, tha,
    per Ruhon, dhe miku i tij tha per mua, te gjithe kthyen koken nga ne
    dhe u cuan me kembe, moren ato, letrat dhe cantat e tyre qe kishin
    mbi tavoline, na dhane doren nje e nga nje dhe dolen te gjithe
    jashte, duke na shikuar me nje fare mosvleresimi, menjehere nga
    shikimi i tyre kuptova se "tezja" ishte autoritare, dhe, e eger me
    vartesit.

    Tezja e skuqur ne fytyre plot gaz ju hodh, ne krahe Ruhos dhe duke e
    perqafuar e puthur me shume mall, e gezuar ne shpirt thote per mua…
    Ky eshte pergjegjesi jot more Ruho, per te cilin me ke foluar… ua,
    qenka me te vertete i mrekullueshem, m'u hodh ne qafe edhe mua, me
    perqafoi, plot pasion, dhe na ftoi te uleshim.

    Une, me thene te drejten, jo vetem u befasova nga pritja e ngrohte qe
    na beri "tezja" te cilen nuk e kisha pare asnjehere, por ne trup me
    shkuan mornica, me te vertete ajo, ishte nje femer e rralle, shume
    shume e bukur, ahere ajo ishte a s'ishte rreth 24 vjece, ndersa une
    isha tek te tridhjetat. Embelsine e asaja dite nuk do ta haroj kurre,
    ndersa, kur une, isha perqafuar me te sikur te ishim te dashuruar me
    kohe, Ruhua, nga mbrapa me shkeli syrin e me dha te kuptoja, se, me
    mire se "tezja" une s'kisha per te gjetur femer tjater… e kuptova
    shenjen e tij dhe e aprovova po me shenje, dmth me pak fjale, u
    kuptuam, se qe ne cast ne "u dashuruam"!

    Ne ato caste te cilat lane plage tek une,"tezja" ishte per mua
    gjithcka, ne ato momente te cilat as kam per t'i haruar gjithe jeten
    me bllokuan. Aty per aty, vendosa dhe dhashe karar se do ta kerkoja
    per nuse, me rastin me te pare qe te isha vetem do t'i shprehja
    dashurine, sinqerisht m'u fut ne shpirt qe sa e pashe.

    Hoteli dhe restoranti i lokalitetit ishin ne te njeten godine, lart
    hoteli dhe poshte restoranti. PTTja ishte pak sa larg, qendres.

    Nga zyra, "tezja" mori ne telefon hotelierin dhe na siguroi dy vende.
    Hengrem darke ate nate bashke te tre, filluam muhabete nga me te
    ndryshmet, "tezja" ishte e zgjuar dhe shume inteligjente, kishte nje
    miresjellje dhe gojtari te larmishme, ne bisete e siper nje pulle ne
    faqen e majte si e kuqe e bente me te bukur, kur floket i binin mbi
    balle, ajo, tundte koken dhe i conte ne vend, kete gje e bente
    shpesh, une i ziu, nga emocionet qe kisha, nuk flisja dot, sa zija
    nje bisete, e beja lemsh me tjatren, jo vetem ajo, por edhe Ruhua e
    kuptoi se mua po me zinte "qymiri".

    Darkuam bukur, hengrem mish te pjekur keci, pime edhe goxha
    vere "Tezja" perpiqej si te na kenaqte, une rezervohesha ne pije,
    ndersa Ruhua, nga gezimi, se po ja arinte qellimit, i kthente gotat
    nje e nga nje, dhe kur te tre u nisem per ne hotel lart, Ruhua, ishte
    bere tape, e mbante nga krahu"Tezja" dhe nga krahu tjater une… e
    shtrime ne krevat ashtu sic ishte i veshur, e mbuluam me batanie,
    mbyllem deren dhe mua natyrisht m'u desh per etikete dhe miresjellje
    te shoqeroja "tezen" per ne dhomen e saj, ne poste, hoteli s'ishte me
    shume se teteqind metra nga dhoma e saj e cila deren e kishte nga
    mbrapa godines. U perpoqa, te sillesha serioz dhe i matur me te.

    Nje ndjenje e brendeshme me shtinte ta pushtoja dhe ta perqafoja,
    eresira e nates ma jepte mundesine, ne rruge nuk levizte
    njeri, "tezja" me ishte futur ne shpirt, gjeta rastin, dhe thashe ta
    cfrytezoja, por nje ndjenje frike me mundonte, desha, t'i shprehja
    dashurine, por perseri mendoja se mos ndoshta me fyente ose nuk me
    pranonte, keshtu qe ecja drejt bujtines se saj si i hutuar, as,
    flisja e as me fliste… nja dy here edhe me provokoi, mund te kthehi
    me tha, une shkoj edhe vetem, ne kete ore nuk leviz njeri, jo c'ne i
    thashe, une do ju coj deri tek porta, se s'i dihet nate
    eshte! "Tezja" e priti me kenaqesi fjalen time dhe me tha, ne keto
    kohe po nuk deshe vete, nuk te kap njeri me zor… ashtu eshte ju
    pergjegja une… ja edhe Ju nuk doni… per c'fare me thote, beri sikur
    nuk kuptoi ku e kisha fjalen. Mua m'u ndez gjaku, thashe me vete ta
    mbertheja e ta ngrija ne krah, e te pershkoja ate rruge sa me shpejt
    e ta perplasja ne krevat, nuk mund te duroja dot me, "tezja" ishte me
    te vertete nje vajze e ralle, e teper sex bombe… une po c'mendesha
    mbas saj. Sidoqofte, thashe me vete, kjo, jo pa qellim e dehu Ruhon
    me vere, keshtu, qe nata eshte e jona.

    Sa mbritem tek dera e dhomes se saj, sa ndezi shkrepesen per te futur
    celsin… dhe ne kohen qe kapi dorezen, une po dridhesha i teri dhe e
    prisja ate cast gati i alivanosur, dera u hap nga brenda dhe me nje
    fener ne dore doli nje djale sa nje div, gjysem lakuriq, duke i
    thene… vonove shume Vjollca, kush eshte ky?

    Ajo, aty per aty, i thote qe ky eshte shoku i nipces, une ju shkrova
    ne letren qe eshte mbi tavoline, nuk e pate nuk e lexove?

    Po! e pashe dhe e lexova, sapo erdha edhe une.

    Ai, ne gjysem ter me zgjati doren e m'u prezantua, une jam Ariani,
    mesuesi i fiskultures se gjimnazit, Ty Vjollca nuk i keni thene gje
    ketij "mysafirit"?

    Jo! C'duhet t'i thonja dhe perse?

    Me dhane doren, me thane naten e mire, dhe Ariani, aty per aty me tha
    dhe me pyeti… mos doni t'ju shoqeroj une deri ne hotel, mos keni
    frike se naten nuk leviz njeri.
    Neser mengjez e pime kafen bashke, se edhe, une ngrihem dhe dal
    shpejt prej kendej te mos bie ne sy te njerezve!… Naten e mire u
    thashe… Jo faleminderit, shkoj vete ne Hotel, besoj se Ruhuaaaa nuk
    do me ndjeje, mbasi, ka pire, ndersa….une e piva vete thashe neper
    dhembe, dhe u largova i zhgenjyer dhe gati gjysem i "vdekur",
    nga "tezja" dhe nipi i saj…!
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 23/6/2008, 09:14

    Tregimi nė vijim ėshtė njė ngjarje e shkurtėr, mirėpo shumė tėrheqės dhe kuptimplotė.
    Mbetėm me shpresė se do t'ju pėlqej shumė... Pas 21 vitesh martese, hasa ne njė dashuri te ēiltėr.
    Para disa kohėsh, fillova te kaloj kohėn me njė grua tė ve qysh prej 19 vite.
    Gruaja ime ma parapriu me fjalėt e saja, duke thėnė:
    E di shumė mirė se sa e doni atė. Gruaja pėr tė cilėn mė kėshillonte shoqja ime tė kaloj ēaste me tė, ishte Nėna ime, e cila kishte mbetur e vejė qysh para 19 viteve. Punėt dhe obligimet e shumta si dhe 3 fėmijėt kishin bėrė qė nėnėn time ta vizitoj shumė rrallė. Njė ditė prej ditėsh, gjeta kohėn qė ta ftoj nėnėn time pėr darkė. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bėrė vonė dhe Nėna u bė merak kur ma dėgjoi zėrin, nuk e kishte zakon qė tė flas me dikė nė kohė tė vona, dhe mė pyeti:
    Si je biri im?
    Mirė jam Nėnė - iu pėrgjigja.
    Tė telefonova nga koshienca pėr tė kaluar disa ēaste me ju.
    Mė pyeti: Vetėm ne tė dy?
    U mendua pak dhe mė tha: Mė pėlqen propozimi yt...
    Ditėn e enjte, pasi mbarova orarin e punės, u nisa pėr nė shtėpinė ku banonte nėna ime. Ndihesha paksa i shqetėsuar...Kur arrita nė shtėpinė e nėnės, vėrejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtėpisė.
    Ishte veshur bukur dhe m'u duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerė babai im pak para se tė vdiste.

    Duke buzėqeshur si njė engjėll me tha:
    Biri im, te gjithėve u kam thėnė se sonte do tė dalė me djalin tim, dhe qė tė gjithė janė gėzuar, andaj tė gjithė me padurim presin kthimin tim pėr t'ju sqaruar hollėsitė e kėtij takimi.
    Shkuam nė njė restaurant jo tė zakonshėm, mirėpo i bukur dhe i qetė, nėna u mbėshtet nė krahun tim dhe dukej sikur tė ishte njė zonjė. Pasi u ulėm, fillova ta lexoj listėn e gjellėrave, edhe pse Nėna nuk ishte nė gjendje tė lexonte pėrveē shkronjave tė mėdha. Gjėrsa po lexoja listėn e ushqimeve.

    Nėna mė shikonte me njė buzėqeshje tė gjerė, me dy buzėt e saja tė ēara, mė ndėrhyri, duke thėnė:
    'Kur ishe i vogėl, unė isha ajo qė lexoja pėr ju', ndėrsa tani ka ardhur koha tė ta kthej kėtė borxh dhe ja unė po lexoj sot pėr ty.
    Ēlodhu dhe pusho nėna ime - i thashė.
    Gjatė tėrė mbrėmjes biseduam dhe nuk kishte asgjė tė rėndomtė, me pėrjashtim tė nostalgjive dhe pėrditshmėrisė sonė. Qėndruam aq shumė sa qė koha ishte bėrė shumė vonė. Pasi qė u kthyem dhe arritėm te dera e shtėpisė, Nėna m'u drejtua me kėto fjalė:
    Kam dėshirė qė te dalim sė bashku pėrsėri, mirėpo me kusht qė unė tė paguaj? Ia putha dorėn dhe i thashė lamtumirė. Pas disa ditėsh, me erdhi lajmi se Nėna kishte ndėrruar jetė. Kishte vdekur nga sulmi ne zemėr.
    E tėrė kjo ndodhi pėr njė kohė shumė te shkurtėr qė unė asgjė nuk munda tė bej pėr te. Kaluan ca ditė dhe nga posta mė arriti njė letėr e dėrguar nga restauranti, nė tė cilin kishim darkuar unė dhe Nėna ime.

    Nė tė kishin qenė disa fjali tė shkruara nga dora e Nėnės sime:
    'Kam paguar faturėn para kohe, duke e ditur se nuk do tė kem rastin tė takohem me ty pėrsėri. Me rėndėsi ėshtė se bėra pagesėn pėr dy persona, pėr ju dhe gruan e juaj. Ju asesi nuk mund ta pėrshkruani vlerėn e asaj nate, nė te cilėn darkuam sė bashku.
    Te dua shumė biri im'. Nė kėtė moment, arrita tė kuptoj domethėnien e fjalės 'Dashuri' apo 'Te Dua'.
    Nuk mund ta kuptosh domethėnien madhėshtore te kėsaj fjale derisa nga dashuria juaj tė mos vjelė mirėsi dhe bukuri edhe pala tjetėr ashtu siē beri Nėna ime. Asgjė nuk ka vlerė me shumė sesa Prindėrit, e nė veēanti Nėna. Dhuroja kohėn te cilėn ata e meritojnė... Duhet ditur se ky ėshtė obligim i Allahut dhe i Prindėrve, prandaj kėto gjėra nuk shtyhen.

    Me kėtė rast, mė ra ndėrmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibėn Omeri: 'Nena ime ėshtė e moshuar, nuk mund tė lėvizė fare, dhe mė duhet ta bart nė ēdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojėn... nganjėherė nuk ka fuqi qė ta pėrmbanė veten keshtuqė, kryen nevojėn duke qenė nė duart apo shpinėn time... A mendon se unė e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibėn Omeri u pėrgjigj: A ke harruar fėmijėrinė tėnde kur edhe ju vepronit kėshtu me Nėnėn tuaj?! Ju po i shėrbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndėrsa ajo iu shėrbente juve, me gjithė mundimet dhe lodhjet qė kishte duke shpresuar jetėn dhe lumturinė tuaj'. Vėrtet dallim i madh nė mes kėtyre dy qėndrimeve...
    Shpresojmė se porosia dhe mesazhi i kėsaj ngjarjeje do t'ju arrij edhe atyre te cilėt ende i kanė prindėrit gjallė!!!
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 23/6/2008, 10:04

    Njė ruse e bukur nė Tiranė
    Shkruar nga Ylli Polovina

    Ka mbėrritur njė muaj mė parė nė kryeqytetin shqiptar njė ruse e bukur. Quhet Irina dhe ėshtė vetėm njėzetė e njė vjeē. Sytė i ka blu, flokėt bjondė, lėkurėn si tė depėrtuar nga drita e njė agimi. Irina ndodhet nė Tiranė sepse dashuron njė shqiptar, njė kryeqytetas, djalė i bukur edhe ky, shtatlartė e atletik. Madje me mjaft autoritet edhe pse ėshtė njėzetė e dy vjeē. Bashkėkombasi ynė ėshtė president i Komitetit tė Studentėve tė Universitetit “Miqtė e Popujve”, i cili ndodhet nė Moskė. Nė kėtė universitet tė famshėm kanė studiuar edhe tė mėdhenjtė tanė Dritėro Agolli dhe Ismail Kadare. Pra Irina , kjo ruse e bukur, ka ardhur nė Tiranė, jo vetėm sepse studion nė tė njėjtin universitet me bashkėkombasin tonė.
    Janė nė tė njėjtin kurs dhe degė, hyjnė kėtė shtator nė vitin e tretė tė Drejtėsisė. Duke qenė se duhen shumė me njėri-tjetrin dhe sė shpejti do tė fejohen, moskovitja Irina po kalon pėr pushime dy muaj tek shtėpia e bashkėshortit tė ardhshėm.
    Sa ishte nė Moskė nuk kishte mėsuar asnjė fjalė shqip, zakon i vjetėr i rusėve ky, sepse e adhurojnė shumė, gjer nė kult, gjuhėn e tyre. Mirėpo ngaqė do tė vinte nė Tiranė, pėr respekt tė vendit bujtės si edhe tė tė dashurit tė saj tė zemrės, edukata ia donte tė mėsonte disa fjalė me gjuhėn e vendit. Kėshtu pėrvetėsoi mirė, pėrveē fjalėve Shqipėri dhe Tiranė, edhe tre shprehje intime qė i duheshin pėr shokun e jetės. Kėto ishin “Tė dua”, “Tė kam xhan” dhe shprehja pėrkėdhelėse “Lepurushi im”.
    Pas njė muaji nė Tiranėn tonė, rusja e bukur me sy bojėqielli dhe flokė bjondė ka mėsuar, pas tre tė parave, edhe tre shprehje tė tjera tė reja.
    Tashmė ato nuk i hiqen nga koka, duken sikur kanė zėvendėsuar edhe tė parat. Tre shprehjet e reja tė muajit korrik nė Shqipėri, tė pėrvetėsuara nga Irina janė “Iku korenti”, “Mbush ujė” dhe “Kujdes makinat
    Rusja e bukur Irina nė vendin e tė dashurit tė saj tė zemrės do tė rrijė edhe njė muaj, pastaj tė dy zogjtė e dashuruar do tė fluturojnė drejt Moskės, nė auditorėt e universitetit tė famshėm rus “Miqtė e Popujve”. Deri atėherė pėrveē ankthit pėr mungesėn e gjatė tė korentit dhe tė ujit si edhe panikut qė nėpėr udhėkryqet e Tiranės turravrapi i ēakėrdisur i makinave tė mos i shtypė e lėrė nė vend, shpresojmė qė Irina tė mos mėsojė ndonjė shprehje tjetėr tė re.
    Pėr shembull, afėr apartamentit ku ajo po kalon pushimet me tė dashurin e saj, nė njė pallat nė formėn “L”-je, nė orėn katėr tė mėngjesit transportojnė ujė nėpėrmjet njė zorre tė hedhur nga ballkoni nė ballkon, njėzetė metra distancė ajrore.
    Nėpėr natė rusja e bukur dėgjon qė thirret “Zgjate edhe pak”, “Fute edhe njė ēikė”, “Tėrhiqe fort”, “Lėshoje”, “Sa mirė e rregullove”, “Nuk po nxjerr”, “Derdhe shumė”, “Drejtoje mirė” e kėshtu me radhė. Por ajo, rusja e bukur Irina nuk e kupton shqipen. Kėshtu qė as nuk keqkupton gjė.
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 09:49

    MARIKA


    Me Mariken punuam per 16 vjet bashke ne nje zyre, ne ishim shume te rinj te dy, por ishim edhe shume miq, ajo ishte hartografe e une teknik ndertimi, tavolinat i kishm ngjitur ne formen e nje L-je. Ajo, Marika ishte e vecante, vecantia e saj qendronte tek bukuria, ajo te verbonte,ishte shume e perkryer dhe e paster, fisnikeria e saj gjithmone qendronte ne majat me te larta, ajo ndriconte e tera. Kishte nje trup shume elegant, ngjante si nje atlete, vishej shume bukur me pantallona xhins po thuaj ngjitur per trupi nga ku i dalloheshin tere linjat dhe konturet , floket e gjate e te mrekullueshme te saj te leshura deri mbi vithe shpesh na pengonin shikimin per te pare keto linja qe ahere une e shoket e mij i shikonim me shume admirim si te rinj qe ishim ! Veshja e saj nga mezi e lart ishte shume provokuese, ajo e kishte hobi qe te ngacmonte syte lakmimqare te rinise se qytetit, se ishte shume capkene dhe mund te them e pa permbajteshme, gjokset e saj gjithmone dimer behar ishin po thuaj pak sa te mbuluar,dhe perqindja me e madhe e tyre ishte plotesisht e ekspozuar, ajo sā€™ndiente kurre te ftohte, une e kisha shume shoqe dhe me afrimitetin qe kisha, kurre nuk me eshte dhene mundesia te kaloja kufite e miqesise, per te cilen edhe shpesh shprehesha me lakemi..! Ajo mundohej te me qetesonte lakmine dhe epshin tim prej mashkulli duke me afruar faqen dhe me thoshte shpesh¦me puth a kemi thene qe jemi shoke?...C`ti beje Marikes ? ajo te impononte respekt dhe miqesi te cilter. Ishte shume finoke dhe shume e zgjuar ishte veshtire ti dilte njeri para ne gojtari qe me teper se nje dialog ! Ama gjithmone ngacmonte kedo qe kruhej ajo e terbonte me shikim dhe me naze deri sa i linte meshkujt me gisht ne goje
    ¦dhe hajt mirupafshim !
    Ishte si magjistare dhe kushdo e shikonte si nje femer te vecante, ajo pershendeste dhe respektonte njerezit me admirim..por kishte shume tipa qe mendonin se ajo kishte simpati per ta dhe binin ne gracke sa injoroheshin.
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 09:52

    Une ikja si i maruar, shpesh here dilja nga zyra dhe ndizja nje cigare per te qetesuar tere qenien me provokacionet e saj, natyrisht miqesore por mua me turbullonin.
    Ajo perseri vraponte nga zyra duke harbuar dhe me hidhej ne qafe atje ne mes te oborrit duke me perqafuar e lozur me duar e me kembe pa care koken nga askush, por edhe une kisha rene ne te njejtin sic me thonte shpesh edhe drejtori mua edhe asaj ju ka plase cipa te dyve dhe s`keni pike truri ne koke, jeni te martuar edhe me femije te dy. Pika qe su bie, ajo qeshte dhe pergjigjej duke qeshur ha haa haa shoku drejtor cfare po bejme ne ?
    ne jemi shoke a e dini se c`ka thene Partia e shoku Enver,.. qe do ti djegim me zjarr e do tu shtypim koken kujtdo qe mer neper kembe ligjin e shenjte te Partise per mbrojtjen e grave dhe te vajzavene perkrahim lirine e grave dhe ka ikur ajo kohe qe grate nuk thonin miremengjez burrave te botes e shokeve te punes.. ikte drejtori buza gaz dhe thoshte me vete e mori dreqi kete pune Drejtori jone ishte veteran dhe njeri mjaft i mire i zgjuar dhe kerkues jashte mase ne shume raste teper i rrepte..po para asaj edhe ai lekundej burrerise se tij dhe kurre nuk e qortonte. E kujt nuk i pelqen e bukura ?
    Qysh ne moshen 23 vjece ajo, kishte dy femije shume shume te bukur me sy boje qielli si syte e saj, bjonder dhe thua se keta femije kishin rene nga qielli te dy ishin djem ! Edhe i shoqi shume simpatik, intelektual dhe shume njeri i mire ! Qyteti i gjithe i kishte zili si cift dhe familje ideale te gjithe visheshin bukur dhe binin ne sy per mire , ndokush qe nuk i njifte do thoshte keta jane Evropjane !
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 09:55

    Ndersa shoqja ime ishte teper moderne shume e avancuar dhe duke e cmuar te gjithe per bukurin e saj s`pyeste nga asgje dhe vepronte si nje vajze adoleshente e llastuar dhe i dukej se gjithe boten e kishte nene kembe ! Hypur mbi bicikleten e saj ajo terbonte tere Vloren dhe Vlora e shikonte me habi ate ! Ajo kishte lindur e rritur ne Tirane, dhe babai i saj ishte qeveritar !
    Ishte shume specjaliste ne vizatim teknik e perkryer shume e holle dhe shume inteligjente, thua se zoti nuk i kishte lene gje manget.
    Kishte nje besim te madh tek njerezit hapej me kedo dhe perpiqej qe ne bizeta me meshkujt tu ngjallte interesim duke u dredhur e duke u bere naze sa kushdo dhe celik te ishte do ti delnin nga goja jarge, e me pas ajo qeshte dhe ndiente ne vet-vete nje fare krenarie qe bashkebizeduesin e dermoi perfundimisht qofshin edhe ne bizeta shoqerore dhe teper miqesore ajo kishte ate veti te ngacmimit, ishte me te vertete interesante, ajo plotesonte ate thenien madhore te popullit te con ne qind cezma dhe s`te jep uje ..!
    Une po thuaj gjithmone kisha si te thuash jo qejf po deshire te madhe se dhe vete natyra ime ishte e tille ngacmuese dhe ironizuese, me pelqente te qeshja dhe shpesh e provokoja duke i thene asaj se filani te ka shume ne qejf dhe i shtija ne mendje te bente lodra e te tallej me admiruset, gje qe e bente me shume deshire dhe e realizonte me sukses si nje artiste i bente burrat e botes te mekeshin dhe te ngeleshin si guaker.
    Duke u vare peshtyma ne forme jarge ne buze ! Ja kjo ishte Marika .
    Kemi luajte teater me shume burra dhe intelektuale Vlonjate qe kur i regjistronte Marika per ti tallur i vinte ne shenjester dhe nuk shpetonin nga thonjet e saj, ajo u shkonte ne zyre duke gjetur nje preteks, qofshin keta doktore inxhinjere a prefesore, natyrisht ata qe ishin pak qejfllinj dhe simpatizane te femres, kemi shume raste si te ing KT, doktor BM, AM, si te prefesor GK inspektorit rrugor F K etj etj, eshte per tu habitur..ata ngeleshin per dita tek ne ,duke krijuar miqesira artificiale me shoke e miq si preteks, por te gjithe e dinin se ata vinin per te bukuren Marike. Dhe ne shume raste ata kujtonin se e hodhen ne dore
    Po ku kapej Marika, ajo dinte vetem te rreshqiste si ngjale e vertete!
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 09:59

    Kur ne zyre erdhi nga nje tjeter inxhinjer KT, i cili ishte burre i larte dhe simpatik, gje e zgjuar dhe me humor.
    I them Marikes ky eshte qejfli i madh dhe sot ka ardhe per ju, une me KT kisha miqesi dhe me te kisha mbrojte edhe diplomen dhe cdo here muhabetin e asaja benim sa takoheshim,me thoshte eshte e bukur e mrekullueshme eshte llokume eshte ngjale
    po i thonja edhe qejfleshe po e di me thoshte une e lakemoj, por ajo dredh dhe mund te te beje te pa beren te te ekspozoje e te pesosh te pa prituarat, apo nuk eshte dhe antare partie. Edhe Marika e njifte mire KT-ene. E drejte i thonja mikut tim, ashtu eshte, ama ajo po simpatizon nje burre ka vecanti se si te thuash eshte ajo qe me nazet e saj dhe me muhabetin qe te ben te thote he more budall ketu jam pse nguron po mezi me nxjer nje fjale nga goja mek mek..mos don te te them une e para..pika qe s`te bie i thua vetes dhe burre.
    Dhe ate dite KT-ja mbasi trokiti ne zyren tone e ftuam ne nga brenda ne nje ze,
    Hyre!
    Mbasi hapi deren pershendet ,
    Miremengjez, u cuam ne kembe te dy e pershendeta une i pari dhe ne kohen qe perqafoja mikun tim i shkel syrin Marikes duke i dhene te kuptoje qe me nazet e saj ta dermonte,
    Kisha cdo dite qejf te qeshja dhe humorin e kisha per zemer cdo dite e cdo cast ashtu si edhe Marika qe kishte lindur per te bere nje jete Gallatesic i themi ne kur njeri qesh gjithe diten.
    Sa u ndame se perqafuari une e KT
    Marika i versulet me disa te puthura gjithe pasion pa me te vogelin shqetesim,sikur e kish mik te zemres ose me afer se mikun.., duke i thene pse s`na ke ardhe na thave syte, ti e di se ne te duam, une e di qe ti ke respekt per mua dhe Petraqin, ke bere mungesa nuk te falet, po ben gabime etj, brockulla te cilat i perdorte per ti mposhtur, me thene te drejten une mezi mbaja te qeshuren te mos kuptonte miku se ne bashkepunim me mua po benim lodra e po talleshim, ai u hutua, u skuq dhe filloi te ndjente nje debolese dhe dridhje, i dolen djerse te ftota, une bera sikur s`kuptova gje dhe i them ulu dhe i drejtoj doren nga kariket rezerve qe kishte zyra, atij gati i binte vilani!
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 10:01

    Mbasi ndenji pak, mori e mblodhi veten ,nuk foli as nje fjale, e ftoj te pinim nje kafe per te bere hadetin tek bufeja e Spitalit as treqind metra larg, se atje e pinim kafen cdo dite dhe ta respektoja se ishte me te vertete njeri i mire, pamvaresisht qe ishte pak si i semure me femrat dhe simpatizant i tyre.
    Po tha me kenaqesi duke ju mare goja, vemi, por me ne do vije edhe Marika, pa tjater thote ajo, une shyqyr qe ju pashe dhe me thene te drejten me dhe kenaqesi qe erdhe. Une hiqesha i pa vemendshem me c`thonte ajo te mos lija qe te dyshonte miku per ckurdisnim !
    Ishte shume interesante gjalleria e asaj femre dhe kurre nuk mund te themi qe po i kalonte caqet e emancipimit, ajo ishte si nje capkene dhe veprimet e saj ne fanatizmin e kohes beheshin me problematike ne opinion per te cilin ajo as qe e cante koken fare per cdo te thoshte bota.
    E percollem TK-ene nga bufeja komplet te dermuar, atje ne klub ajo Marika terhoqi vemendjen si zakonisht per doktorat por edhe per fshataret qe vinin te takonin te semuret dhe qe u ndodhen aty gjat kafese tone, ata ngelen te habitur dhe thonin me vete keshtu e kane grate qytetare...
    Marika e vinte re kete gje e me shume vazhdonte me paudhesit e saj qe te cudisnin.
    Hobi i saj pa dashur mori nje rruge e cila ju be si e domosdoshme qe kudo qe do shkonte dhe te ishte shikohej me nje kend veshtrimi si nje grua jo e rregullt, por realiteti ishte ndryshe, ajo ishte femer shume e mire dhe me shpirt te mire, e dashur dhe shume fisnike.
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 10:04

    Me te filluan problemet ne familje, shume zera dhe goje te keqia flisnin direkt apo indirekt te shoqit a te afermve te tij per veprimet e nxituara te sa
    Nje dite prej ditesh ne nje bisete qe kishin bere disa intelektuale diku ne nje zyre ishte permende emri i saj jo per mire, bile njeri kishte arritur te perfliste pa as nje vertetesi se me te kishte kohe qe kishte marredhenie, gje qe cuditi bashke bisetuesit dhe nuk vonoi te shkonte ne vesh te te shoqit
    I cili dinte natyren e saj dhe nuk thellohesh ne xhelozi apo ne tradheti kurore.Kerkoi me kembengulje i shoqi se pse X foli ne kolektiv pa pergjegjesi rreth gruas se tij dhe ne shume debate me te shoqen kerkoi qe te dilte e verteta ! Ate nate humori i saj shenonte fare grade se zakonisht ajo gjithe diten qeshte dhe ne shtepi ne pune nga natyra ishte gazmore dhe s`mbante meri.U perpoq te qetesonte te shoqin me humor mirepo ai me keq u nxi dhe kembenguli egersisht te thonte te drejten. Marika me qetesine e saj thote une do shkoj ne zyre te tij neser dhe do bizetoj per cka thene.

    Jo JOOO kete nuk duhet ta besh thonte me shume shqetesim i shoqi ?
    Pse ?
    Pse nuk duhet te shkoj pergjegjet Marika ?
    Me sa shikoj ju keni bindje se une jam ne duart e tij ?
    Po me cudit dhe me fyen njekohesisht se sikur te egzistonte nje miqesi e tille me te, ai , duhet te me ruante mua dhe te mbante sekretin, mirepo ai X eshte treguar egoist dhe xhelozia qe ne shkojme mire dhe ju jeni ngritur ne pergjegjesi flet pa dogane, une duhet ta pyes dhe ta sqaroj, dhe ne qofte se mohon theniet me njerezit qe ju kane lajmeruar
    Ju do hapni padi per fyerje personi, dhe keshtu u be X, u denua me 8 muaj heqje lirie si shpifes dhe njeri qe don te shkateroje familjen. I shoqi kurre nuk u qetesua, me gjithe qe X hyri e doli nga burgu dhe u injorua ne jete, si shpifes e thashethemaxhi !.
    Ajo, shpesh shfaqte tek i shoqi pakenaqesine e saj se ai, me ndodhine e X-it s`ishte me i pari dhe kishte humbe besimin tek Marika e cila deri ne ato momente perpiqej te tregonte se s`kishte ndodhe gje. Dhe ne fakt s`kishte ndodhur asgje, se don te flase
    I keqi kush mund ta ndalonte ?
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 10:07

    Ne pune perpiqej te ishte si me pare dhe te mos tregonte te tjereve problemet qe cdo dite po rriteshin ndermjet saj dhe te shoqit.
    Mua me rrefente ne detaje cdo gje me shpirt me miqesi dhe sinqeritet, une e keshilloja dhe i lutesha te rruante familjen nga ndonje shkaterim total, se Shqiptari s`te fal per nder. Dhe yt shoq ka bindje se ju e keni tradhetuar.
    Une s`kam shkare pergjigjej here pas here ajo, me nje pezmatim ne kulm, ama s`jam e zonja qe atij ti mbushet mendja dhe te me shikoje si me pare, ai vuan dhe une me keq se ai
    Pse ?
    Ku shkela c`bera ?
    Pa bere as nje faj te humbas dashurine ?
    Une e dua tim shoq si edhe jeten time dhe femijet e mi !
    Ai, ka ndryshuar ?
    Se kuptoj, injorance e fanatizem !
    Perpiqesha ta qetesoja, bera dhe disa biseda miqesisht me te shoqin me lejen e saj, ndikova pozitivisht qe maredheniet e tyre te mos tronditeshin duke mare permasa te pa korogjueshme me.
    Marika nuk ndryshoi asgje ne te siperfaqeshmen me shoket miqte ngacmimet,dhe nazet, ama perbrenda vlonte, se mori nje faj te pa kryer,nga nje thashethem e njerit per ego, per kunj per xhelozi per intrige po humbiste familjen e femijet.
    Kaluan dy tre vjet me kete gjendje,plaga qe mori i shoqi nga nje thashethem nuk po sherohesh, une me thoshte Marika cdo dite qe shkon e shikoj si te pa ndreqeshme miqesine me te, ai perfundimisht ka rene pre i thashethemit dhe keshtu ndodhi.Ai, i shoqi ose nga inati ose nga kapricua filloi te mos ja varte me Marikes qe ishte Yll, por as femijeve humbi kujdesin per ta, vinte vone nga puna ku ishte titullar ne ndermarje, filloi te pinte alkol, mosperfillja qe shtiresh te bente kunder Marikes, e mundonte me shume dhe e dobesonte, nxitohej rrembehej, bertiste dhe perfundimisht po rreshqiste nga ajo !
    Ai, I shoqi e donte me shpirt Mariken, po e krisura e miqesise se tij me te, po kalonte ne carje te madhe dhe te pa ndreqeshme.!
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 10:09

    Ishin te dy antare Partie, ne Vlore po binte ne sy qe ciftin ideal dicka e mundonte,se ata nuk vazhdonin te dilnin familjarisht si me pare xhirot
    I benin te rralla, per te burgosurin e moren vesh dhe komentet ishin nga me te ndryshmet, disa thone e ka pase dashnore dhe ne fund e shiti, disa thonin sikur ta kishte dashnore pse duhej te bente publike miqesine me te?
    Enigma dhe rezultati i thashethemit po merete permasa, i shoqi u thir ne K e Partise te Rrethit, nga nje ankese qe bente i shoqi i nje teknikeje me te cilen kishte lidhe miqesi te re.
    Familja dhe Marika po shkaterohej !
    I shoqi per hakmarrje per egoizemper dashuri po prishte kalane e florinjte qe kishte ndertuar, nga titullar ne ndermarje e cuan ing Sektori me mase ndeshkimore!
    Marika e bukur nuk donte te humbiste bukurine e jetes, ajo u lidh me shume me femijet, me punen, me shume shtoi humorin dhe te bemet si capkene. Ku e gjen kete force e pyesja shpesh, se cpo te ndodh dhe ti tregohesh sikur nuk ka ndodhe asgje. Pse me thoshte shpesh here me thua keshtu me nje humor dhe me shume dashuri ! Ju nuk po e kuptoni qe dashuria e marre qe une kisha per tim shoq dhe besimi qe vete ndjeja per te me bene qe une te jem e cilter dhe kurre nuk kam menduar se nje dite do ndahem prej tij, po natyren time dhe karakterin s`kam si ta ndryshoj. Por jam e ndergjegjeshme dhe per nje gje, qe ai kurre nuk bindet qe une se kam tradhetuar ai eshte i bindur plotesisht per kete.
    U shkaterua familja e Marikes, ajo familje per te cilen Vlores i erdhi mjaft keq, u ndane me gjyq, qe ne seancen e pare pa akuzuar njeri tjatrin per moral, thjeshte se nuk na puqet karakteri, u binden gjykatesit dhe dhane vendimin.
    Pas nje muaji, mikja e tij teknike kerkon c`kurorezim nga i shoqi dhe nga dy femijet e saj, ajo u martua me te shoqin e Marikes.
    Opinioni denoi te shoqin e Marikes si prishes i familjes !
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 10:11

    Femijet ne kete rast gjykata ja dha Marikes dhe ne rastin tjater gjyqi vendosi qe femijet t`ja linte te shoqit te gruas se re te ish te shoqit e Marikes.
    Ajo vendosi perfundimisht qe femijet ti conte ne Tirane tek e ema dhe te vazhdonte jeten e saj vetem ne qytetin ku humbi edhe dashurine.
    Po, nje gje na mundonte te gjitheve, kjo femer kaqe e mire, kaqe e bukur, aq e zgjuar a mund te perballoje jeten pa teleashe, pa probleme ?
    Me gjithe ate ajo, vazhdoi zantin e pare, "te con tek cezma dhe uje s`te jep", i vinin verdalle shume e shume here me shume se sa ishte nuse dhe grua e tjeter kujt, ndersa tani gjahtaret e kishin me te lehte dhe nuk kursyen perpjekejet per ta perlare Marika i percillte sic vinin, shkonin per lesh dhe dilnin te qethur, ajo te ironizonte, nuk te fyente nuk bente harbuten, por me delikatese, e cmendete ,edhe me shume Romeon dhe i tregonte rruget.
    Kaluan disa vjet keshtu, kur them disa vjet ndoshta edhe pese a gjashte, i thonja miqesisht shpesh dhe cdo dite po thuaj, shiko jeten tende ende sa je e re dhe e bukur, femijet te cilet i donte verberisht, do rriten do gjykojne dhe me pas do te japin edhe hake. Ti duhesh te zgjedhesh fatin e ri.
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 10:16

    Fatin e ri ? Sad Sad
    Per c`fat behet fjale me thoshte ? Se dashurine e pare e humba pa arsye . Nje dashuri e re eshte si nje pershesh i dyte thote populli
    "dielli po te ngrohu te ngroh ne mengjez se kur perendon .. eshte vone dhe nuk te ngroh fare.!!
    Me vinte me te vertete keq dhe me thene te drejten nuk e shikoja si me pare miqesine me te per te cilen kisha bere mijera lutje dhe mijera kurthe dhe mashtrime
    Marika te njejten pergjigje me jepte . Tani e doja me fort si shoqe por edhe me dhimbsej me shume !
    A kemi thene qe jemi shoke ?? Cfare shoke moj e tmerrshme a ka me mire te jemi me afer se miq i thoshja duke qeshur si me shaka po ne shpirt enderroja qe ta shtija ne dore. Po perseri luftoja me veten se nuk duhet te thonja gjera te tilla ne nje kohe se ajo me vleresonte si shume mik, me plot zemer dhe sinqeritet pa me te vogelin aludim. Enderr qe nuk u realizua kurre, me gjithe qe te gjithe ne Vlore thoshin ajo eshte mikja e tij Nje thenie e pa vertete, opinioni i bindur katerciperisht, ndersa i shoqi as nje here kurre nuk hodhi nje dyshim te tille sa shpesh i thonte pse nuk te akuzoj edhe me PP-ene qe rri gjithe diten me te , hypur mbi motocikleten e tij ??
    Me thene te drejten, ajo kishte shume qejf shoqerise dhe miqesise sime, ne shume raste shponte bicikleten qe une ta coja ne shtepi mbas pune dhe ne sy te gjithe ndermarjes e te gjithe Vlores ajo pa care koken nga fanatizmi dhe injoranca e asaj kohe bente nje veprim qe shikohesh shtrember ne opinion, nje gje e tille mund te ndodhte edhe per mua sadopak po thenia e Drejtorit qe u ka plase te dyve cipa e ballit me bente qe te mos pyesja nga as nje gje per te vetmen arsye se e dija ne ndergjegje dhe me shpirt qe ishim vetem shoke, dhe s`kisha pse te rruhesha nga opinioni ose nga te afermit e mi kur ndergjegjen e kisha te paster, jo se nuk desha por nuk munda.
    Dhe celik te ishe moj grua i them nje dite , do ishe dorezuar me gjithe keto propozime levdime e lakmira, pse te denoi zoti te mos dashurosh , pa dashuri ju po humbisni gjithcka
    Qeshi me ftoi per kafe dhe me thote me zemer dhe me sinqeritet mbasi mu hodh ne qafe dhe me perqafonte si nje femije qe kerkon ndihme filloi te lotoje dhe me ngasherim me thote:
    Po kam rene ne dashuri , e dua marezisht, po cmendem e di i them ke dite qe te mundon dicka dhe po te uroj te jesh me fat.
    JOOO me thote kam linde per te vuajte, as me te s`do perfundoj, kam nje parashikim dhe cdo dite enderroj.
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 26/6/2008, 10:19

    Kaluan dy tre vjet ne dashurine e tij, ai ishte djale i ri i pa martuar me nje trup muskuloz, simpatik, i shkathet dhe cmendej pas saj, bile une e kisha shume shok para se ai te fillonte dashurine me te, por me vone kufizoi edhe miqesine me mua.
    Marika lotonte dhe me thoshte me hidherim eshte i tmerrshem si mashkull i them apo si xheloz qe ne te dya me thote, aman mos ma merr per keq, por ai ska besim as tek Ty.
    Po kjo qendron i them, atij i jane verbuar syte, po ishalla ta mbaje deri ne fund.
    E parashikoj te veshtire me thote me gjithe qe eshte i vetmi rast qe une ju dhashe e tera,
    Une e dashuroj dhe te zhgenjehem do me vinte keq.
    Mbas pese vjetesh qe nuk i ndante sekonda bashke, ai i dashuri i saj dhe miku im shpalli fejesen. Jo me Mariken por me nje vajze te re.
    Mariken, kur une ika ne mergim e lashe duke qare, dhe me duket se ende qan !
    ***fund**
    alinos
    alinos
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 440
    Data e rregjistrimit : 16/06/2008

    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga alinos 7/7/2008, 19:27

    Hasmeri ne gjak?!

    Tregim nga Agim Bacelli

    Puna ime ishte shume afer guzhines se nje nga restoranteve me luksoze
    te Nju Jorkut, "The Four Seasons" ne 53 rruge ku vijne vetem pasanike
    per te darkuar. Une kurre nuk kisha hyre ne guzhine megjithe lutjet e
    kryeguzhinierit Tip, nje djale shume i mire nga Tailanda dhe nje
    guzhinieri i quajtur Majk qe nuk e dija nga ishte.
    Historia ime ze fill me kete te dytin sepse ky pinte shume duhan dhe
    kalonte shpesh tek une per te shkuar jashte te pinte cigare.Me duhet
    te permend se ne Nju York eshte e ndaluar rreptesisht te pish duhan
    ne guzhine dhe vendet publike.
    Majk eshte nje djale bullafiq por shume i embel ne bisede dhe ai me
    sillte cdo dy-tre ore nje kafe amerikane sanca me shume qumesht e pa sheqer
    sic e pelqej une.Ne shkonim shume dhe bisedonim shpesh.Per cudi, kurre
    nuk e kishim pyetur njeri tjetrin se prej nga eshte origjina jone.
    Shpesh ai fliste me dashuri per gjithe njerzit dhe e kisha kuptuar qe ishte nje
    besimtar i mire ne Zot. Une i pata falur nje kompjuter te vjeter qe punonte mire
    nga ata qe i flakin zyrat dhe ai nuk dinte se si te ma shperblente.Nga
    njehere, megjithese une e kundershtoja, ai me sillte nga nje pjatance
    me fruta me qe e dinte se une i preferoj shume ato.
    Qellonte ndonje dite qe ne nuk shiheshim per ndonje problem pune
    specifike dhe vertete beheshim merak duke pyetur te gjithe per rreth
    se c'u be me mua apo me Majkun. Por, miqesia jone nuk vazhdoi shume gjate...
    Nje dite Majku u kujtua dhe me tha:
    - Si nuk te kam pyetur se c'far kombesie ke?
    - Jam shqiptar,- i thashe me krenari. - Po ti?
    - Ai qeshi dhe me tha:
    - Nuk ta tregoj.
    - Nuk ka problem por une ndihem disi jo mire kur jap dhe nuk
    marr...Une ta dhashe kombesine time dhe nese ti nuk do te deshiroje
    qe te ma tregoje tenden, me mire mos me kishe pyetur!
    - Ke te drejte. Me fal, por, nuk mundem se ne jemi shume miq dhe nese ti
    do ta marresh vesh...
    - Mos je serb?
    - Po. Babi im ka edhur nga Serbia. Une jam amerikan.
    - Edhe une jam amerikan, - i thashe qe te dilnim nga kjo gjendje e
    krijuar nga kombesite tona.
    - Degjo Majk, per mua ska rendesi se c'kombesi ke, rendesi ka se cili
    je. Ti je nje djale i shkelyere dhe mik i imi.
    Zemra me ndjente nje peshe...dhe me dukej se po thosha dicka qe zemra
    se percillte dot.
    - Drejt vella,- tha Majku dhe me perqafoi e pastaj iku.

    Per dite te tera nuk u pame me. Nje bombe e padukeshme kishte rene mes
    nesh. Nje ndjenje e brendeshme e cuditeshme kishte krijuar nje hendek
    midis nesh. Une mundohesha ti shmangesha veshtrimit te tij dhe ai me
    pershendeste nga larg pa mu afraure mua.
    Kur kaloja permes koridorit qe ndante punen time nga guzhina e
    Majkut, une thosha me vehete "ishalla nuk e shikoj Majkun". Ndoshta te
    njejten gje thoshte edhe ai per mua.
    Kafen nuk ma sillte me vete por dergonte nje tjeter. Atij tjetrit i
    thashe te mos ma sillte dhe keshtu u ndame perfundimisht me Majkun.
    E shikoja nga larg dhe me dukej shume i shemtuar, si nje gjarper
    bolle. Edhe kur ecete me dukej sikur rreshqiste si nje
    gjarper. Dalngadale fillofa ta urrej...Une qe s'kam urryre kurre!
    Dikur ai qeshte me tere shpirt dhe e qeshura e tij me gezonte, tani me
    duket se kemi harruare te dy te qeshim.
    Cuditem kaq shume se si ne u kthyeme ne dy armiq te heshtur qe na
    prishi komplet humorin dhe ambjentin ne "Kater Stinet" e Nju Jorkut!
    Mos valle hasmeria trashegohet ne gjak?!

    Sponsored content


    **TREGIME TE NDYSHME** Empty Re: **TREGIME TE NDYSHME**

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 15/11/2024, 16:51