Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

5 posters

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Empty Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Mesazh nga **GISHTEZA** 16/6/2007, 20:45

    Cornovalja- "Po me operuat, nuk flas me ". Ky ka qene premtimi i bere nga 3 vjecari anglez, Ben Grocock, i cili ishte frikesuar aq shume nga ideja qe do t’i hiqnin bajamet sa u tha prinderve se sdo te fliste me. “Greva” e tij zgjati 10 vjet. Tashme, kur eshte 13 vjec Ben nxorri serish ze, dhe filloi te flase.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Empty Re: Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Mesazh nga **GISHTEZA** 16/6/2007, 20:50

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje 2



    Foto e tij


    Edituar pėr herė tė fundit nga **GISHTEZA** nė 31/8/2009, 19:59, edituar 1 herė gjithsej
    enya
    enya
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 308
    Data e rregjistrimit : 02/06/2007

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Empty Re: Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Mesazh nga enya 16/6/2007, 20:51

    Wow vetem se do e operonin nga bajamet??? Teke apo traumatizim? Shume rast i habitēem ...
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Empty Gjeniu i vogėl i Britanisė sė Madhe

    Mesazh nga **GISHTEZA** 29/6/2007, 21:16

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Bebja-xhorxhia


    Xhorxhia ka ēuditur botėn dhe ka lumturuar prindėrit me aftėsitė e jashtėzakonshme

    Eshtė 2 vjeēe dhe ka njė koeficient inteligjence si njė shkencėtare


    Gjeniu mė i vogėl quhet Xhorxhia dhe ėshtė njė vogėlushe bukuroshe britanike. Me sytė e shndritshėm bojėqelli, flokėt e verdha dhe buzėqeshjen e ėmbėl duket njė fėmijė krejtėsisht normal, si ata qė shohim ēdo ditė teksa luajnė nė park mes lodrave shumėngjyrėshe. Por, nė tė vėrtetė, Xhorxhia nuk ėshtė si tė tjerėt. Vajza britanike ka njė koeficient inteligjence tė barabartė me 152, qė e "fut" automatikisht nė kategorinė e tė shkėlqyerve, ku bėjnė pjesė shumė pak njerėz, mes tyre edhe fizikani i madh, Stephen Hawking. Njė rast qė tė lė vėrtet pa fjalė, aq sa MENSA, organizata qė "mbledh" njerėzit me koeficientin mė tė lartė tė inteligjencės, e ka pranuar menjėherė nė radhėt e saj.

    Ėshtė vetėm dy vjeēe, ka njė shikim domethėnės, njė buzėqeshje tė pafajshme dhe nuk ka asnjė shenjė tė veēantė qė e dallon nga fėmijėt e moshės sė saj. Por, pavarėsisht kėsaj, ēifti Brown (prindėrit e Xhorxhias), gjithmonė ka menduar se vogėlushja e tyre ishte njė fėmijė me aftėsi tė veēanta. "Arrin tė numėrojė deri nė dhjetė, flet frėngjisht dhe njeh tė gjitha ngjyrat", ka treguar me krenari mamaja e saj. Zhvillimi i pėrditshėm i saj, qė zakonisht u atribuohen tė afėrmeve tė ngushtė dhe miqve mė tė dashur, i ka bėrė prindėrit tė jenė dyshues pėr njė fėmijė tė moshės sė saj. Pėr kėtė arsye, Martin dhe Lucy Brown nga Aldershot, Hampshire, kanė vendosur t‘i drejtohen njė eksperti pėr tė "matur" shkencėrisht gjenialitetin e fėmijės sė tyre. Dhe nė tė vėrtetė nuk kishin gabuar aspak. Vogėlushja dyvjeēare kishte arritur t‘i linte tė gjithė pa mend. Pasi kishte bėrė testin pėr tė vlerėsuar koeficientin e inteligjencės, u pa se ajo u vlerėsua maksimalisht. Kėshtu, treguesi 152 qė ajo pėrfitoi, i pėrket vetėm 0.2 pėr qind tė tė gjithė popullsisė, gjė qė tregon se njerėzit qė e disponojnė atė janė shumė tė rrallė. Aq e zgjuar ėshtė ajo, saqė menjėherė pas kėsaj MENSA e ka ftuar sa hap e mbyll sytė qė tė bėhej pjesė e saj. Pikėrisht Xhorxhia Brown me pellushėt dhe filmat vizatimorė, ėshtė bėrė absolutisht anėtari mė i ri i saj. Por si mund tė dallohet njė gjeni qysh nė fillim? "Ecte kėmbadoras qysh pesė muajsh, nėntė muajsh ecte shumė mirė, katėrmbėdhjetė muajsh filloi tė vishej vetė, ndėrsa 18 muajsh fliste me fraza tė plota dhe bėnte biseda tė vėshtira e debate qė nuk i bėjnė as tė rriturit e jo mė fėmijėt", tregon e ėma pėr tė pėrditshmen britanike "Daily Mail". Por jo vetėm kaq: arrin tė dallojė ngjyrat dhe tė bėjė lehtėsisht dallimin mes rozės dhe lejlasė, po ashtu arrin tė vizatojė njė rreth nė mėnyrė tė shkėlqyer". Ajo ėshtė nė gjendje tė thotė nė mėnyrė perfekte nė frėngjisht: "Pėrshėndetje, unė jam Xhorxhia. Jam vetėm nė shtėpi. Por dhe shumė fjalė tė tjera". Po sipas asaj qė tregojnė prindėrit, Xhorxhia qė njė vjeē i ka veshur kėpucėt pa i ngatėrruar asnjėherė, madje arrinte qė t‘i ēonte nė vendin e duhur, ndėrsa rrobat t‘i fuste nė lavatriēe dhe pastaj ta ndizte atė. Por, ka qenė pikėrisht komenti i saj mbi karakterin e Gastonit nė filmin pėr fėmijė "E bukura dhe bisha" qė i la prindėrit e saj pa mend dhe i shtyu ata menjėherė qė t‘i drejtohen ndonjė psikologu apo eksperti pėr t‘i kėrkuar kėshilla se si duhet tė silleshin apo se si tė edukonin njė fėmijė kaq tė veēantė. Kur Xhorxhia kishte shkuar pėr tė parė filmin me prindėrit e saj, nė fund tė tij kishte thėnė: "Nuk mė pėlqen fare karakteri i Gastonit. Ai ėshtė i keq dhe agresiv". Nga kryerja e disa testimeve paraprake, qė rezultuan tėrėsisht tė padobishme nė pėrputhje me kapacitetin intelektiv tė vogėlushes bionde, profesoresha Joana Friman, psikologe e specializuar nė edukimin e fėmijėve me aftėsi tė veēanta, konfirmoi se vogėlushja me sy bojėqielli ishte vėrtet jashtė ēdo parashikimi. Nga "analizat" qė iu bėnė ajo arriti tė pėrmblidhte vetėm disa, pėr shembull: 1. Xhorxhia bėnte pyetje tė vėshtira dhe tė ēuditshme, pėr tė cilat ishte e domosdoshme tė mbaje shėnime. 2. I bėra asaj pyetje tė tilla si mė sill pesė blloqe tė kuqe, pastaj mė sill dhjetė lejla dhe ajo arrinte ta menaxhonte situatėn mė sė mirė, aq sa edhe njė pesėvjeēar nuk do tė arrinte dot. 3. I kėrkova tė vizatonte njė rreth dhe ajo e bėri atė nė mėnyrė aq perfekte, sa shumė tė rritur, madje edhe unė vetė, nuk arrij ta bėj dot. U ēudita se si ishte nė gjendje ta dallonte aq mirė konceptin e njė rrethi. Po ashtu, kur i thashė se sa bluzė tė bukur rozė qė paske veshur sot, m‘u pėrgjigj: "Nuk ėshtė rozė, por lejla", ndryshime qė fėmijėt arrijnė t‘i bėjnė vetėm nė vitin e parė tė shkollės.

    Pėr nėnėn e saj, e cila ėshtė drejtuese e njė organizate jofitimprurėse (OJQ) dhe tė atin e saj, njė marangoz i thjeshtė, sekreti qėndron nė faktin se Xhorxhia ėshtė fėmija mė i vogėl nga pesė tė tillė dhe ka mėsuar nga mė tė rriturit, nė mėnyrė tė vazhdueshme, duke pasur njėkohėsisht edhe stimuj. Ditėt e saj? Janė fare tė zakonshme, shtojnė prindėrit e saj. Shkon ēdo ditė nė kopsht, dėgjon pėrralla, merr leksione baleti, kėndon dhe sheh shumė televizor. "Por, pavarėsisht kėtyre ka shumė teka, tamam si ēdo fėmijė nė moshėn e saj", vazhdon mė tej e ėma. Megjithatė, pėr disa, duke gjykuar nga komentet e publikuara nė faqen e internetit tė sė pėrditshmes sė njohur britanike, fakti se kjo vogėlushe ėshtė gjeniale nuk ėshtė pritur edhe aq mirė: "Edhe mbesa ime kur ishte dy vjeēe arrinte tė dallonte ngjyrėn vjollcė nga e kuqja dhe fliste shkėlqyeshėm", shkruante mes tė tjerash njė gjyshe e indinjuar, Xheni Beker. "I vetmi ndryshim ėshtė se ngeli njė fėmijė i mrekullueshėm, pa pėsuar asnjė presion". Ajo shton mė tej se nuk ėshtė ndonjė mrekulli tė jesh pjesė e MENSA-s. Ndoshta kanė tė drejtė? Nuk i dihet, por ajo qė ėshtė e vėrtetė ka tė bėjė me faktin se nė Londėr apo ndoshta nė tė gjithė botėn ka "lindur" gjeniu mė i vogėl me emrin Xhorxhia.
    sihana
    sihana
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 111
    Mosha : 37
    Vendi : atje ku nata te me zere
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Empty Re: Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Mesazh nga sihana 2/7/2007, 19:41

    uau ky femij eshte vertet i mbrekullueshem "gjeni" :silent:
    avatar
    baba rexha
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 78
    Data e rregjistrimit : 26/10/2008

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Empty Re: Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Mesazh nga baba rexha 27/10/2008, 20:50

    gishteza te kom shum lakmi per keto tema tuja shum te mira, tu lumt je ma e mira
    skifter
    skifter
    Yjet
    Yjet


    Numri i postimeve : 1081
    Data e rregjistrimit : 03/11/2008

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Empty Re: Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Mesazh nga skifter 31/8/2009, 19:32

    ky femi asht tashi lumtur

    Sponsored content


    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje Empty Re: Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 29/3/2024, 01:39