Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

+2
shaban cakolli
Arlind
6 posters

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Arlind
    Arlind
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 10
    Data e rregjistrimit : 19/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Arlind 21/6/2007, 10:22

    Kerubimi - Motra ime Diellza

    O engjell ne krahet e Zotit
    O yll i gjithesise qe shendrit
    Ti je rrezja e Perendis
    Gjithesise i jep te bukuren drite.

    Nena ty te lindi
    Si nje rreze diellzore,
    e hena e shkruar
    te ka mbretreshe engjellore.

    Je shkendija e ndezur
    ne zemrat tona prore,
    je vete qielli i kaltersise
    me ato rreze diellore.

    Je simfonia e shkruar
    ne nota e pentagrame,
    je sirena e ujrave
    qe qan Detera dhe Oqeane.

    Moter si une, mbese si babushi Adem
    me te mire kush mund te kete,
    nuk e kemi prane
    po ne zemer per jete.

    Mua dha babushit Adem
    ne e bere moter nje padrejtesi,
    na le ne ne te zezen toke
    vete ike ne PARAJSEN GJITHESI.

    * Kerubimi= engjell qe jeton ne krahet e Zotit
    ---------------------------------------------
    E falenderoj shume babin tim NAKI per ndihmen qe me dha derisa kriojove kete poezi motres sime Diellze.
    ( Une deri sot se dija cka eshte Kerubimi por tash e gjeta dhe e di).
    - Te falenderoj shume dhe te dua babi im Naki
    - Te falenderoj dhe te dua shume babush Adem

    I juaji Arlind Gashi
    nxenes klasa V
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga shaban cakolli 25/6/2007, 22:20

    shaban Cakolli
    ---------------

    ĖNGJĖLLUSHKĖ
    Serafin engjull i zgjedhur
    per ty lot,shume kisha derdhur
    por nuk duhet te qajme,jo
    As Zoti t“dobetit sķ do.



    Ti jeton o yll i drites
    ne qdo varg tĮdem Berishes
    vargjeve ndjehesh si mbretereshe
    kur shkruan gjyshi per mbese.

    Sikur qele lulja n“agim
    erdhe hyre,ne vargun tim
    vjen plot drite e plot shkendije
    hjeshon vargjet ne poezi.
    Hijeshon kopshtet lule t“njoma
    si vyshke vapa,as si thane bora
    sahere shkruaj per lule t“njoma
    Me teret fyti,me dridhet dora.

    Zot i madh,ty te bekofte
    ne per ty do t“mbahem t“forte
    dikush neser,dikush sot
    qe tegjithe,do vijme ne ate porte

    Njomez e xhaxhit,plot gjallerim
    do te mbetesh ne vargun tim
    dej sa te shihemi,ne amshim.

    Lexues i nderuar.
    Nese e kam pasur rende ndonjehere te shkruaj,kete e perjetova kur fillova disa vargje per"ĖNGJĖLLUSHKĖN DJELLZĖ",e ndjeva nje shembje ne kraheror,dhe ne brendi sikur me digjte nje prush zjarri!Megjithate,e ndjeva obligim qeedhe une te radhis disa vargje,per ketelule te bukur.
    "Serafin",keshtu e quajta kete njomez,sepse serafinet jane engjuj qe i zgjodhi perendia per fronin e vet.Ata jane engjuj qe jane vigjelent,me shume pale krah dhe sydhe nuk u shpeton asgje nga veshtrimi.Djelleza na veshtron ne,jeton me ne,ne shpiertin tone,ne poezine tone.Baca Adem duhet te krenohet qe i takoj te ishtegjysh i saj,kurse ju qka gjetet kohe e vullnet te thurni vargje per Djellezen,zotu u bekofte me gjitha te mirat.

    Per ne fund lexues te nderuar,neaparatin tim kompjuterik nuk po me funksionon shkronja-e-pa ze,e di qe do hasni veshtersi ne lexim,por ju lus per mirekuptim.
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty DIELLZA - SERAFINA E PERENDISĖ

    Mesazh nga Xha Ademi 26/6/2007, 08:55

    shaban Cakolli
    ---------------

    DIELLZĖ 0J ENGJĖLLUSHKĖ

    Serafin engjull i zgjedhur
    pėr ty lot, shumė kisha derdhur
    por nuk duhet tė qajmė,jo-
    as Zoti tė dobėtit nuk i do.

    Ti jeton o yll i dritės
    nė ēdo varg tė Adem Berishės,
    vajza ndjehet si mbretėreshė
    kur shkruan gjyshi pėr mbesė.

    Porsi lulja kur qelė nė agim
    erdhe hyre, nė vargun tim,
    vjen plot dritė porsi shkėndi
    hjeshon vargjet nė poezi.

    Hijeshon kopshtet me lule t“njoma
    si vyshkė vapa as si thanė bora,
    sa herė shkruaj pėr lule tė njoma
    mė tthahet goja, mė dridhet dora.

    Zoti i madh, ty tė bekoftė
    ne pėr ty do mbahem tė fortė,
    dikush neser, dikush sot
    qe tė gjithė, do vijmė nė atė portė.

    Njomzė e xhaxhit, plot gjallerim
    do tė mbetesh ne vargun tim
    gjerė sa tė shihemi nė amshim.

    Lexues tė nderuar,
    nėse ndonjėherė e kam pasur rėndė tė shkruaj, atė peshė e perjetova kur fillova tė shkruaj kėto vargje pėr "ENGJĖLLUSHKEN DIELLZĖ". E ndjeva njė shėmbje nė krahnor dhe nga brendia dukej sikur gufonte njė llavė vullkani.!
    Megjithate, ndjeva obligim dhe vendosa qė edhe unė tė thur disa vargje pėr kėtė lule tė bukur, lulen mė tė bukur tė pėrjetėsisė ku siē thot edhe vetė baca Adem nė njė strofė tė poezisė sė tij "Premia"
    "Kėtė lajm tė zi po tė merrte dielli
    pėr njė ēast driten do e ndalte,
    obligim kish ndaj kėtij ylli
    njė minut dhe ai t’ia falte".
    Kėtė shpirt tė njomė qėllimisht e quajta "Serafin" sepse serafinet janė engjuj qė perendia i zgjodhi tė jenė nė fronin e tij. Ata janė engjuj qė janė vigjelentė dhe me shumė palė krah e sy kėshtuqė nuk iu shpeton asgjė nga vėshtrimi.

    Dielleza na vėshtron ne, jeton me ne, jeton nė shpirtėrat tonė , nė poezitė tona tė cilat nuk do vdesin kurrė.
    Baca Adem duhet tė krenohet qė kishte fatin tė ishte gjysh i kėtij engjėlli ,kurse juve tė cilėt/cilat gjetet kohė dhe vullnet tė thurni vargje pėr Diellezen, zoti ju bekoftė dhe stolistė me gjithė tė mirat qė ai ka.

    I juaji Shaban Cakolli, gyrbetēar nė Gjermani.
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty DIELLZA = KERUBIMI E SERAFINA E PERENDISĖ

    Mesazh nga Xha Ademi 27/6/2007, 12:29

    Adem Berisha :

    DIELLZA = KERUBIMI E SERAFINA E PERENDISĖ -
    NĖ KRAH TĖ PERENDISĖ ME ENGJUJT MĖ TĖ DASHUR TĖ TIJ

    "Zoti e solli nė kėtė botė
    si njė mrekulli,
    por prap e muar pranė vetės
    si engjėll tė tij."
    Nga : "Lulja e pėrjetėsisė"

    Ajo ėshtė fėmi, e pastėr nė tėrė qenien e saj mu ashtu siē janė edhe gjithė voglushėt e tjerė. Ėshtė si ari i kulluar, e pamėkate dhe e padjallėzuar. Nuk ka asnjė fije dyshimi se nga i Madhi Zot ėshtė e shperblyer dhe bekuar. Shi pėr kėtė, ajo tash ėshtė vetė Kerubimi qė rri nė krahėt e tė Madhit Zot. Tek Ai gėzon tėrė dashurinė dhe besimin e Tij kėshtuqė ai e vendosi si Serafin - engjėll me shumė palė krah dhe sy, nė vetė fronin e tij.
    Prandaj,
    "Duani pra kėta engjuj
    se janė tė padjallėzuar,
    duani se janė si pllumba
    tė shėndoshė e tė padroguar".
    Nga : "Fėmijėt e vendit tim"

    Mirėpo, poashtu nuk ka as tė vetmin dyshim se gjithė ata tė cilėt janė tė stolisur me shpirtmadhėsinė e tyre qe nė zemrat dhe shpirtėrat e tyre pėrherė tė mbajnė kėta engjuj tė perendisė, tė jenė tė bekuarit, tė shperblyerit dhe stafi mė i dashur i Tij.

    Unė desha tė uroj kėta shpirtmėdhenj por nuk kam se ēka tė uroj mė shumė nga ajo qė ata vetė janė tė uruar dhe bekuar nga i Madhi Zot.
    . . .
    Por sot ėshtė e vėshtirė tė ndalim lotet qe tė mos rrjedhin si krua. Ata sot do tė rrjedhin dhe do tė ujisin tėrė fshatin Gjyrgjevik i Madh ku Diellza prehet e qetė dhe pret qė sa mė shpejt pranė saj t'i shkojė edhe babushi Adem.

    "Mori shqipja e malev’ tona
    fluturo sot mbi Tiranė,
    mė nxirr ti, mua nga spitali
    e mė transporto, ti sot m’at anė.

    Mė dėrgo, n’Gjyrgjevik tė Madh
    por mos mė thuaj qe tė mos qaj,
    se mbi varr tė DIELLZĖS sime –
    dita ėshtė tė shkrihem nė vaj".
    Nga : "Fluturo shqipe"

    Edhe JU o shfletues dhe lexues tė faqeve shqiptare ti internetit, bashkėpunėtorė, operatorė, moderatorė dhe administratorė tė kėtyre faqeve, sot jeni tė arsyetuar qė nė vend tė djersės nga vapa perclluese
    tė jeni tė larė nė lotė pėr tė cilėt uroj qė pas tashit tė Ju jenė vetėm lotė gėzimi e mua mos mė zėni pėr tė madhe nė asnjė ēast pse pėrherė do tė jem i pikėlluar.

    "Kėshtu, nė fund tė muajit qershor –
    mė daten njėzetetetė,
    jeta ma mori jeten
    fare pa u pėrshėndetė.

    Kėtė ditė kaq tė hidhur
    me forcė do ta mallkoj,
    se Kerubimi* nė kėtė ditė mė iku
    e mua, pėr jetė mė la tė vajtoj.

    Ate do ta kujtoj me dhėmbje,
    me vaje dhe me lot,
    edhepse tashmė ndodhet
    nė krah te tė Madhit Zot".
    Nga : "Ika e Kerubimit"

    Qoftė i lehtė dheu i kėsaj toke tė shenjtė arbėrore pėr DIELLZEN dhe gjithė diellzat tjera tė cilat tė qeta prehen nė te.
    Qoftė i pėrmotshėm kujtimi pėr qenien dhe jetėrat e tyre.

    Shpirtėrish falenderoj gjithė ata qė mė ngushlluan dhe do tė mė ngushllojnė ne tė ardhmen ndersa sot edhe unė ju pėrcjell ngushllimet e mia mė tė sinēerta gjithė atyre qė iu mungojnė tė dashurit e tyre. Zoti i forcoftė dhe i ndihmoftė qė mė lehtė dhėmbjen ta perballojnė. I juaji Adem Berisha (ademgjurgjeviku@hotmail.com).
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Xha Ademi 27/6/2007, 13:02

    Adem Berisha :
    I nderuari Shaban, jam i sigurtė se para se unė tė lexoj poezinė dhe shkrimin Tuaj tė mrekullueshėm dhe me ndjenjat mė tė fuqishme vllezėrore e prindore, Diellza kėtė e ka ndie nė amshim ngase ajo panderprerė nga atje na veshtron meqė siē thua edhe vetė, ajo ėshtė Kerubimi dhe Serafina e Perendisė.
    Shaban, po e shfrytėzoj rastin qe tė kerkoj falje pėr njė lloj redaktimi tė cilin unė i bėra shkrimit tuaj nga se pėr shkaqe teknike tė PC-sė tuaj shkrimi kishte dalur jo siē vetė ke deshiruar. Prandaj, nuk e di, nėse ėshtė e mundur e mendoj se po, hyn tek shkrimi i juaj nė origjinal dhe me edit fshije nė tėrėsi ndersa pastaj kopjoe kėte tė dytin dhe postoje pėrsėsri. Kur unė e shoh suksesin, atėherė timin poashtu do ta fshi.
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga shaban cakolli 27/6/2007, 15:58

    Baca Adem,ti ke bere ate qeune vete do te kerkoja nga ti,nga se pershkak nje defekti teknik,kohen e fundit nuk po kam frymezim as me shkruar.pO UNE TE FALEMNDEROJ PER NDERHYREJEN;NDRYSHE DO TE DUHEJ TE KERKOJA NGA NDOKUSH TJETER TE NDERHYJE.

    UNĖ MENDOJ SE NUK DUHET SHLYAR ASNJERI-DO TE MBESIN QE TE DY:Kurse nese ke deshire ,po tepelqeu poezia fute edhe ne faqen tende.
    gjitha te mirat baca i nderuar.
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Xha Ademi 7/9/2007, 11:41

    IKA PA PARDON

    Tė gjata mė janė netet
    e ditėt mė shkojnė kot,
    dhėmbja sa vie e shtohet
    humbjen, nuk e imagjinoja dot.

    Pse dallgėt e jetės mi shove,
    pse driten e jetės ma fike,
    rrugėve tė jetės kahet ua ndėrrove
    nė drejtim tė kundėrt, pėrse mė ike.

    Dy trupa e njė shpirtė ishim,DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS 20233
    njėri pa tjetrin nuk rronim,
    shumė tė veēanta ne kishim
    tė gjithė pėr rreth na lakmonin.

    Se mund tė vinte kjo ditė
    e tė ikje pa pardon,
    unė kurrė kėtė s’e kam pritė
    kėsaj, vėrtetė nuk dij ēka i tham.

    Tash shpirtin e kam tė vrarė
    e DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS 872939 tė bėrė shkrumė,
    qė kur e kur nuk tė kam parė
    pėr mua, nuk dije ē’tė bėje mė shumė.
    avatar
    Vizitor
    Vizitor


    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Vizitor 8/9/2007, 17:32

    poerzi prekese baca adem por dhe e bukur
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Ndarja e padeshirueshme

    Mesazh nga Xha Ademi 8/9/2007, 18:00

    lona tė falem nderit pėr vlerėsimin tuaj lidhur me poezinė time "Ika pa pardon". Inspirimi pėr kėtė poezi ishte i gatshėm, fillimi i vitit tė ri shkollor pa Diellzen e bekuar por nė raste tė veēanta kjo ka tė bėj edhe me ndarjet tjera tė padeshirueshme si tė dy tė dashuruarėve qė shpesh ndodhin e nuk do tė dėshiroja tė ndodhnin sepse kur tė dashurohet le tė dashurohet etj etj.
    Arlind
    Arlind
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 10
    Data e rregjistrimit : 19/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Arlind 10/9/2007, 08:46

    Motra ime Diellzė

    Motra ime Diellzė
    O engjulli i Perendisė
    Babushi Adem
    Na dhuroi "Lahuten e Malėcisė"
    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Kopert10

    Ndihmo Zot si mė ke ndihmue
    Edhe 500 vjet kanė me kalue,
    Qė nė tė bukuren Kosove e Shqipėri
    Nuk do te harrojmė oj moter ty.

    O moj motėr ku mė je largue
    A hiq ste bjen ndermend pėr mue,
    Pėrse zi babush po na shkon kjo jetė
    Ku ne le oj motėr keshtu tė shkretė.

    O i lumi e i madhi Zot
    Pse nė vaj gjithė ky mot,
    Gjithė ky mot e kjo vetimė,
    Gjithė kjo dhimbje e bubullimė.

    Letėr engjullit i kam que
    Se babushi me tha mue,
    Dergoja Diellzės "Lahuten e Malėcisė"
    Shumė te dua o engjulli i Perendisė
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga **GISHTEZA** 10/9/2007, 15:16

    bravo arlind o poet i vogel :puc:
    xheladin
    xheladin
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 170
    Vendi : rahovec
    Data e rregjistrimit : 13/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga xheladin 11/9/2007, 08:40

    shkruan: xheladin hamza

    AROMA E DIELLZĖS

    Njė trėndafil i kuq
    I kėputur nė rrėnjė
    Me petale tė lagura
    Me lotėt e nxėnėsve
    Ri nė bankėn e zbrazėt
    Bash aty ku dikur Diellėza ulej...

    Aromėn e ndjejnė
    Nxėnėsit dhe mėsuesit
    Tė shkollės sė Diellzės...

    Gjatė orarit tė mėsimeve
    Nė klasėn e saj me lot nė sy
    Shpirti i saj vije ēdo ditė
    Shoqeve dhe shokėve u thotė
    “JA EDHE UNĖ JAM KĖTU, ME JU!”

    11. 09. 2007.
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Xha Ademi 12/9/2007, 14:35

    lona, Lindi, GISHTĖZA, Xheladin, ēka tė ju them? mė leni pa tekst. Unė nuk dij tjetėr ēka tė Ju drejtoj pos njė FALEM NDERIT TĖ MAAAAADHE. Rrofshi e pėr jetė qofshi tė nderuar. Unė e dij se Ju jeni tė mėdhenj.
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty DIELLZA JETON NĖ ZEMRAT TONA

    Mesazh nga Xha Ademi 16/9/2007, 20:43

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Y1pnMzIJzJ7h005a3rTFrbyFJY5k6ws3_fI-M7GtEgkZd_cZ8-rjKycefDJrn8NHuQaCV9r02lfhMFf14K0q7aEbA
    PREMIA

    Reth njėmbėdhjėtė vjet me rradhė
    qė shkuan si tė ishin njė,
    e kisha ‘i pėllumbeshė tė bardhė
    tė gjithė mė kishin lakmi.

    Kjo qenie e pėrkryer
    qė s’imagjinohej dot,
    ish engjėll i shkėlqyer
    e vetmja nė kėtė botė.

    Gjithėnjė i thoja vetės
    mė i lumturi jam n’kėtė botė,
    se ate e kisha kėnaqėsi tė jėtės-
    njė premi nga i Madhi Zot.

    Por mė 29 tė muajit qershor
    nė zemren time si njė shigjetė,
    vie njė lajm mė shumė se i hidhur
    se AJO, s’ėshtė mė nė jetė !

    Kėtė lajm tė zi po tė merrte dielli
    pėr njė ēast driten do e ndalte,
    obligim kish ndaj kėtij ylli
    njė minut dhe ai t’ia falte.

    Sikur lumi tė kuptonte
    se ka ndodhė kjo fatkeqėsi,
    ujt e Drinit do ndalonte
    nuk do ecte rrjedhės sė tij.

    Tė gjithė zogjėt kėngen do e ndalnin
    sė kėnduari do tė pushonin,
    njė ditė zi pėr te do tė mbanin,
    nė vend tė kėngės do tė vajtonin.

    Tė gjitha lulet kėsaj pranvere-vere
    rrėke lotėsh do tė derdhin nė tokė,
    edhe ato do tė qajnė kėsaj here,
    edhe ato do tė mbajnė zi sot.

    E unė s’do tė qaj vetem nė ditė sodit
    por do tė vuaj gjerėsa tė jem gjallė,
    sepse mbytja e Diellzės sime
    shpirtė e zemėr mi ka kallė.

    Se unė si gjysh t’shkruaj pėrkujtimin
    pėr kėtė shpirtė tė shpirtit tim,
    ėshtė mė shumė se thikė nė zemer
    vėrtetė kjo s’ka, asnjė kuptim.
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Xha Ademi 16/9/2007, 20:59

    [
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty NJERIU JETON PĖR AQ SA JETON VEPRA E TIJ

    Mesazh nga Xha Ademi 18/9/2007, 17:07

    Mr. Asllan Krasniqi :
    KLINA ME RRETHINĖ NĖ VALĖT E HISTORISĖ
    SADIK RAMA DHE UKĖ SADIKU
    Gjurgjevikasit u dogjen dhe u poqen disa herė, por mbijetuan e dolen mė tė fortė. Ata dikur dinin pak shkrim e kėndim, por pėr urti e shkollė e kishin besen dhe oden.
    Nga ky mjedis revolucionar e patriotik doli edhe Sadik Rama, ashtu si shumė luftetarė tė Lidhjės Shqiptare tė Prizrenit. Gjurgjeviku dha shumė trima. Sadik Ramen, Zeqir e Rexhė Isufin, Metė Ymerin, Bali Fazlinė, Ukė e Shaban Sadikun, profesorin e luftetarn Ymer Berisha, Smajl Hajdarin, Hali Sadrinė, Nezir Balinė etj. Sadik Rama ishte nga tė parėt qė mori pjesė nė Kuvendin e Madh tė Pejės nė janar tė vitit 1899, kryesuar nga patrioti i shquar Haxhi Zeka. Sadiku nė kėtė kuvend foli pėr zgjėrimin e luftės kundėr Perandorisė Osmanedhe pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ai u njoh me atdhetarėt siē ishin Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini etj., me tė cilėt edhe ishte vėlazėruar. Mė vonė u njoh edhe me luftetarin e madh Azem Bejta dhe me te mbeti bashkėluftetar dhe i afėrt gjithė jeten.
    Sadik Rama ishte pjesmarrės aktiv nė luftė kunder pushtuesėve osmanė gjatė viteve 1903-1906 dhe 1908-1912, kur dhe qe plagosur rėndė.
    Mė 1903 shqiptarėt u ngriten nė kryengritje kundėr reformave osmane, tė cilat ngarkonin tatimin ndaj shqiptarėve dhe vėshtirėsonin gjendjen e tyre nėn pushtim. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė vitit 1903, mbahet njė tubim i shqiptarėve afėr manastirit tė Deviēit, ndėrsa nė muajin mars mbahet njė tubim tjetėr i madh te Ura e Llukės. Nė kėto tubime Sadik Rama ishte gjithėnjė aktiv me njerėzit e tij. Tek Ura e Llukės merrnin pjesė edhe Tahir Sadiku dhe Tafil Uka nga Kijeva. Kėtu u kundershtuan reformat osmane nė luftė pėr mbrojtjen e interesave jetėsore kombtare dhe mė 1902-1904 e mė tutje kėto kundėrshtime u rriten nė kryengritje shqiptare, tė cilat kishin karakter tė plotė politik e nacional, tė drejtuara kundėr pushtetit osman dhe synimeve tė shteteve tė mėdha, si dhe tė atyre ballkanike ndaj tėrėsisė teritoriale shqiptare.
    Nė fund tė vitit 1910 Turqia i kėrcnonte kryengritėsit pėr dorėzim. Nė kėtė kohė nė Mal tė Zi kishin emigruar 50 krerė shqiptarė, nė mesin e tė cilėve gjėndeshin edhe Isa Boletini, Sadik Rama etj. Me gjithė shpalljen e amnistisė, ata nuk pranuan tė kėtheheshin.
    Nė fillim tė muajit shkurt 1912 konsuli i Prishtinės Milojeviq vuri kontakte edhe me Sadik Ramen e Ramadan Shabanin . Sipas udhėzimeve tė ministrit tė jashtėm Millanoviq, Milojeviqi i njohtonte ata se qeveria serbe do tė ishte e gatshme tė plotėsonte kėrkesat e tyre pėr armė, municion e tė holla por me kusht qė ne tė ardhmen tė vepronin vetėm sipas instrukcioneve tė konsulit tė Prishtinės. Si kusht i parė dhe themelor pėr marrjen e ndihmės ishte heqja dorė nga ēdo synim pėr autonominė administrative.
    Gjatė pregatitjės sė kryengritjės u paraqit problem serioz sigurimi i armėve dhe i municionit, prandaj shqiptarėt pėr kėtė u shtėrnguan tė drejtohen nga Mali i Zi e Serbia. Kėtė qėllim e kishte edhe udhėtimi i Sadik Ramės, Bali Fazlisė e Metė Ymerit pėr nė Beograd. Nė fund tė muajit prill 1912 kur Sadik Rama, Qerim Begolli i Pejės dhe disa krerė tė tjerė ishin mbledhur nė shtėpinė e Xhemajl Agushit nė Prishtinė pėr tė pleqnuar ēėshtjen rreth kryengritjės, konsuli serb Milojeviq vazhdonte orvatjet pėr shtyerjen e fillimit tė kryengritjės. Ai pati disa takime edhe me Sadik Ramen tė cilit i dha disa pushkė, por vetėm atėherė kur ky i dha fjalen se do tė fillonte luften nė anen e Llapushės nė marrėveshje me te. Kėtu qendron shkaku qe u shkoi nė ndihmė kryengritėsve nė Istog me pak vonesė nė maj tė vitit 1912. Megjithate, qėllimi i kryengritėsve ishte tė siguroheshin armėt pėr t’u hedhur pastaj nė kryengritje, ndėrsa grumbullimi i tyre u bė nė Istog. Mu pėr kėtė nga Peja pėr nė Istog u nis njė taborr nizamėsh me dy topa dhe njė repart xhandarėsh, por kryengritėsve, edhepse me pak vonesė, u erdhen nė ndihmė 500 burra nga Llapusha, luftetarė tė Sadik Ramės, tė udhėhequr nga mixha i tij, Bali Fazlija. Pas njė lufte 24 orėshe ushtria turke pėsoi disfatė tė plotė dhe nuk guxoi tė vazhdonte aksioni derisa nuk erdhen pėrforcime tė reja nga Ferizaji. Rreth Istogut vazhduan luftėra tė rrepta deri nė muzgun e 11 majit 1912, kur fshati me predha topash u rrėnua tėrėsisht. Forcat kryengritėse u tėrhoqen nė mal, por nuk e ndėrprenė luften.
    Sadik Ramen e gjejmė jo vetėm nė luftėra por edhe npėr kuvende burrash. Nga 17 deri 20 maj 1912 u bėnė besėlidhjet shqiptare tė anės sė Llapushės nė prani tė Hasan Prishtinės. Nė Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) u dėgjua me vemendje fjala e Sadik Ramės, i cili i udhėhiqte trimat e anės sė vetė dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. Pėr kėtė kėnga popullore kujton :
    “Po pėvet Hasan Prishtina,
    Sadik Rama ku rri me trima?
    Sadik Rama i Gjurgjevikut
    burr i menēėm i odės s’ Junikut
    shqipe malit, zemer trime
    prijės i Rrafshi tė Dukagjinit”.
    Nė verė tė vitit 1912 e gjithė Kosova ishte pėrfshirė nė kryengritje. Nė to, si gjithėherė, nder tė parėt ishte Sadik Rama. Pas kryengritjes, ai me shokė hyn nė Shkup mė 14 gusht, tė prirė nga Bajram Curri, me flamuj e muzikė, ku u priten si ēlirimtarė.
    Edhe gjatė kohės sė luftėrave 1912-1918 luftetari Sadik Rama me shokė vazhdoi luften kundėr pushtuesėve tė rinj.

    Sadik Rama nuk mashtrohet

    Nė pranverė tė vitit 1919 Sadik Rama kishte krijuar njė rreth tė gjėrė e tė fortė me njerėz tė armatosur.. Pas luftės nė Radishevė edhe Azem e Shotė Galica kaluan nė Llapushė te patrioti Sadik Rama.. Tė dy kėta, si edhe tė afėrmit e Sadik Ramės, Metė Ymeri, Bali Fazlija, e Ramadan Shabani i Kijevės, deri nė maj 1919 vizitonin fshatrat e Llapushės, ku mbanin kuvende burrash dhe pėrgatitnin terenin e mobilizonin njerėzit pėr kryengritjen e madhe tė Llapushės kundėr Serbisė. Qeveria e Beogradit, krahas dhunės, nuk la pa perdorur edhe dredhinė, rrugen e lajkave e tė bisedimeve me Sadik Ramen e tė tjerė. Nė bisedime me Sadik Ramen heren e dytė qenė tė pranishėm edhe Njerėzit e Esad Pashės: Hasan bej Shijaku dhe Et hem Efendiu nga Durrėsi. Pėrpjekje tė tilla bėri edhe njė delegacion qė erdhi pėr kėtė qėllim nga Beogradi me nė krye me Aleksa Zhujoviqin, duke i afruar Sadik Ramės, pos tjerash, edhe 15 mijė napolona, por tė gjitha kėto ai i hodhi poshtė. Me gjith premtimin e gradave, rrogave e shumės sė madhe te tė hollave nga qeveria dhe njerėzit e Beogradit, pėrgjigjėja e Sadik Ramės, Azem Galicės etj, ishte se Kosova ėshtė shqiptare dhe do tė luftojė deri sa tė fitojė lirinė. Kėshtu patrioti Sadik Rama i hodhi poshtė me pėrbuzje prpozimet serbe dhe e ruajti tė paster nė thellėsi tė shpirtit ndjenjen e atdhedashurisė. Nuk kaluan shumė ditė e Sadik Rama me tė tjerė u dhanė urdhėr ēetave tė tyre t’ua drejtonin pushken serbėve. Nė kėto kryengritje grupin e ēetave tė anės sė Rahovecit e udhėhiqnin Sadik Rama, Ramadan Shabani, Metė Ymeri, Bali Fazlija etj. Populli shkonte pas tyre.
    Naten e 5 majit 1919 kryengritėsit rrethuan qendren administrative tė Drenicės, Deviēin dhe tė gėdhirė tė ditės sė 6 majit filluan sulmin. Kryengritja u zgjėrua nė Llapushė, Drenicė e Rrafsh tė Dukagjinit. Patriotet nė kėtė rast kerkonin qė pushtuesit serbė tė tėrhiqeshin dhe i gjithė pushteti tė kalonte nė duar tė forcave kryengritėse. Nga Deviēi, Azem e Shotė Galica u kėthyen nė Gjurgjevik tė vogel ku ishte pėrqendruar edhe forca kryesore kryengritėse me Sadik Ramen. Kėtu forcat e Sadik Ramės u hetuan. Forcat serbe u nisen kinse pėr bisedime me Sadik Ramen, por kishin pėr qėllim ta kapnin e ta internonin. Nė Gjurgjevik tė Vogel Sadik Rama gjendej i rrethuar duke luftuar si dragua. Nė atė ēaste Bali Fazlija e Metė Ymeri ishin njohtuar pėr rrethimin e Sadikut.
    Duke parė rrezikun se Sadik Rama mund tė binte nė duat tė serbėve, Baliu u nis me 200 trima dhe ēau rrethimin. Kėtė veprim e pėrshkruan edhe kėnga popullore :
    “Sadik Rama trim drangue,
    Nė Gjurgjevik ka mbetė rrethue
    nė Gjurgjevik ka mbetė rrethue
    si asllanat tuj luftue
    fyt pėr fyt me serbijak
    e tanė kulla u la me gjak”.
    Lufta nė Gjurgjevik tė Vogel ne tė vėrtetė ishte zgjėrim i kryengritjės sė vitit 1919. Kjo kryengritje u zgjėrua sidomos nė Llapushė, prandaj quhet kryengritja e Llapushės. Me tė filluar luften Bali Fazlija ndihmohet menjėherė nga Zef Gjidoda, ktryetar ēete nė Lugun e Drinit..:
    “Bash si llava tue shkue pas tij
    Lugu i Drinit 300 shpi
    Zef Gjidoda tue iu pri ... “.
    Gjatė Lėvizjės Kombtare dhe luftėrave ēlirimtare uniteti ndėrmjet komuniteteve fetare ka qenė gjithėherė nė nivelin mė tė lartė. Nė krahina e Dukagjinit vepronte ēeta luftarake e Pjeter Arangjit, grupet e Gjeli Lugos, Zef Gjidodės dhe vėllait tė tij Pjeter Gjidodės. Poashtu, Isa Boletini kishte tubuar rreth vetės 400 veta (tė gjithė shqiptarė katolikė) kundėr ushtrisė turke dhe tė huajve tė tjerė. Kryengritėsit pėrparuan deri nė Zallē tė Pejės dhe Gjurakoc tė Istogut. Gjatė luftės zmbrapsen edhe fotrcat serbe tė ardhura nga Peja. Armiku pėsoi mjaft humbje. Vetėm gjatė njė sulmi. Forcat kryengritėse lanė 40 armiq tė mbytur nė Drinin e Bardhė. Sadik Rama ishte udhėheqės edhe i anės sė Rahovecit. Ai me kryengritėsit, sė bashku me Azem Galicen, depertoi fitimtar deri nė Rahovec. Ata thyen batalonet serbe qė erdhen nga Prizreni me nė krye kolonelin Kataniq dhe i detyruan tė nderprisnin luften.
    Shkrimi ėshtė mjaft i gjatė nė librin e cekur por pėr kėtė herė unė po shkruaj vetėm kaq ndersa shpresoj se do tė vazhdoj me pjesėt tjera ditėve tė ardhėshme.
    Si ilustrim kėtu unė po e postoj edhe poezinė time “Gjurgjeviku si kala” tė cilen ia kam kushtuar fshatit tė Sadik Ramė Gjurgjevikut dhe shumė trimave e heronjėve tė kėtij fshati i cili njėherit ėshtė edhe vendlindja ime.

    GJURGJEVIKU SI KALA

    Kur kėtij dheu iu sul armiku
    pėr tė vrarė e djegė nė zjarr,
    gjithėēka nis nga Gjurgjeviku
    dhe Sadik Rama nė plis tė bardhė.

    Nė gjithė etapat e historisė
    ndoq traditen qė ia la i pari -
    gjithėmonė ishte nė ballė tė trimėrisė
    si zakon qė e ka shqiptari.

    Qe nga koh' e osmanlisė
    pėr kėtė tokė prore luftoi,
    bijtė mė tė mirė – vigaj tė lirisė
    kėtij vatanit ai ia dhuroi.

    Dha Isuf Dushin me 20 anėtarė,
    dha shumė burra, gra e fėmijė,
    shumė Serbia i pat djegė nė zjarr
    qė rrallė ndodh nė histori.

    Bijt e tij s'e kursyen gjakun,
    atdheut tė vet iu perkushtuan,
    bashkė me motren Marie Shllakun-
    kurr nga lufta s'u larguan.

    Ymer Berisha bėn platformen
    pėr ēlirim – bashkim kombėtar,
    promotor qe i gjithė levizjės
    vdiq e shkoi me faqe tė bardhė.

    'I ēerek shekulli pas tė atit
    Ukė Sadiku me shokė tė vet,
    prap ia kėthu pushken armikut
    qysh, baba Dikė i la amanet.

    Kurdoherė qė thėrret vatani,
    kur tė bijt i thėrret Shqipėria,
    nder tė parėt me pushkė nė dorė
    shkėlqen trimi Halil Sadrija.

    Pa iu tremb kurr drita e syrit
    e pėr tė mbrojtė truallin e tė parit -
    si rrufe qė shkrepė prej qiellit
    kėrcet pushka e Smajl Hajdarit.

    Kėtu Azem Bejta me shumė shokė
    e pas tij shumė trima tjerė,
    solemnisht para flamurit
    janė betuar tė vdesin me nderė.

    Porsi uji qė rrjedh nder gurra
    qė nuk shterrė e s'ka tė ndalė,
    Gjurgjeviku dha shumė burra -
    si Demė Rexhen – mendimtar.

    Gjithė kėta trima tė Shqipėrisė
    porsi yjet n'qiell, do tė shkėlqejnė,
    pėr tė gjithė brezat qė do vijnė
    udhėrrėfyes pėr ta do tė jenė.

    Kėta ranė me nderė n'altar tė lirisė,
    me faqe tė bardhė shkuan nė pėrjetėsi,
    rruajten nderin e shqiptarisė -
    zoti i madh i past shperbly.

    Dhe, si kala qė i pershkon shekujt,
    nga stuhitė qė s'mund tė shkatrrohet
    Gjurgjeviku i fortė si hekur,
    ka pse mburret dhe krenohet.

    Adem Berisha
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty VAJZA KERKON MIKUN

    Mesazh nga Xha Ademi 18/9/2007, 17:20


    VAJZA DHE MIKU


    Njė ditė Diellza e vogėl
    doli nė qytet,
    kėthei nė librari
    mikun pėr ta gjetė.

    Si vajzė e edukuar
    shitėsin pėrshėndetė,
    ma gjej thot mikun tim
    tė lutem sa mė shpejtė.

    Shitėsi e shikon vajzen
    pak sa me habi,
    a thua gabimisht
    kėtu kjo vajzė ka kėthy ?

    Ty moj bukuroshe
    Xhaxhi s’po tė kupton,
    mė trego pak mė qartė
    ē’mik ti kėtu kerkon?

    Po, i tha vajza shitėsit
    pėrgjigjėja ėshtė e lehtė –
    mik mė tė madh se librin
    askėnd s’kam nė jetė.

    Ma gjej pra tė lutem
    “Lahuten e Malcisė”,
    jam e etur tė lexoj
    pėr tė mirat e Shqipėrisė.

    Urdhėro moj bukuroshe
    Xhaxhi, nuk tė lėshon duarthatė,
    i bėfsh ti njėqind vjet –
    nė jetė ti paq shumė fat.

    Kėshtu Djellzusha e vogėl
    mikun shpejt e gjeti,
    me ‘i lamtumirė tė ėmbel
    shitėsin e pėrshėndeti.
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty NESER DIELLZA KA DITĖLINDJEN

    Mesazh nga Xha Ademi 28/9/2007, 13:12

    DIELLZA 12 VITE PAS

    Dymbėdhjetė vite mė parė, pikėrisht mė daten 29. 09. 1995. kjo botė kishte fituar edhe diellin e dytė tė quajtur DIELLZA.

    "Diten kur u linde
    mė njėzet e nėntė shtator,
    DIELLZĖ ty tė pagėzuam
    se lindi dielli i jonė.

    Ishte e nėntėdhjetė e pesta
    me skame e varfėri,
    por ty tė dha zoti shėndetin
    tė gjithė tė kishin lakmi".
    (...Si ajo nuk ka mė tjetėr)


    Atė ditė ndriqimi i vendit ishte dyfishuar dhe dukej se anė e kėnd mbretronte gėzimi, hareja, kėnaqėsia, lumturia . . . sepse Zoti i Madh kishte lėshuar mbi tokė njė engjėll tė veēantė tė stolisur me shumė e shumė veēanti me tė cilat nuk kishte njeri tė cilit nuk i tėrhiqte vėmendjen. Kėtė engjėll tė kėsaj bote Zoti mua ma kishte falur si njė dhuratė ekskluzive dhe preminė e tė gjitha premive. Ajo rritej si molla nė gemb dhe ēdo ditė e mė shumė zbukurohej ndėrsa me mprehtėsinė e saj mendore ēdo herė bėhej mė tėrheqėse pėr tė gjith ata tė cilėt kishin fatin dhe kėnaqėsinė ta njihnin. Nė vete ngėrthente tė gjitha veēoritė hyjnore tė engjujve tė Pėrendisė. Ajo ishte e lindur qė vetėm tė dashuronte me tėrė qenien e saj ndėrsa konceptin e urrejtjės as qė e kuptonte. Shėndriste, shėndriste, shėndriste dhe si magnet tėrhiqte gjithė ata tė cilėt kishin fatin dhe kėnaqėsinė pėr tu takuar me te.

    "Zoti e solli nė kėtė botė
    si njė mrekulli,
    por prap e muar pranė vetės
    si engjėll tė tij".
    (...Lulja e pėrjetėsisė)


    Pėr shkak tė gjendjes tejet tė rėndė nga okupimi i poshter serb, mė mungonte paraja-leku qe t'i bleja nga njė litėr qumshtė nė ditė gjerėsa u gjet njė njeri me zemer e shpirtė tė Madh, Avdyl Haxhimurati nga Rahoveci, i cili kėtė artikull tė domosdoshėm veēanėrisht pėr fėmijė ma siguroi kurr pa mė pyetur a kam pėr tė ia paguar apo jo. Avdylin sot e gjerė nė amshim do ta kujtoj dhe lutem qė zoti tek ai dhe gjithė tė dashurit e tij tė sjell gjithė tė mirat qė ai ka. Duke qenė se Avdyli kėtė ma jipte me zemer, bukuroshja rritej dhe zbukurohej nė mėnyrė fantastakike.
    Si pasojė e kėtyre rrethanave tė krijuara nga armiqtė e perbetuar te tė gjithė shqiptarve, u detyrova qė ate ta largoja nga vetja dhe ta dergoja nė mergim pranė babit tė saj, Agronit i cili dy vite mė parė pa pasėportė e duke kaluar burg pas burgu, kishte arritur nė Gjermani pėr tė siguruar mbijetesen e prindėrve, bashkėshortės dhe Arbėrit e Diellzės e cila kishte lindur dy muaj pas shkuarjes sė tij nė mergim. Atė ditė, mė 07. shtator 1997. me autobus u nisem nga Rahoveci pėr nė Prishtinė e prej andej pėr Mitrovicė pėr ta lidhur me personat tė cilėt do ta transportonin pėr nė Gjermani. Prej Prishtine gjerė nė Mitrovicė disa studente tė univerzitetit tė Prishtinės tė cilat poashtu me tė njejtin autobus udhtonin pėr nė Mitrovicė, nuk kishin tė pėrmbajtur dhe nga duart e mia ma rrembyen pėr ta puthur e pėrqafuar duke e mbajtur nė krahet e tyre krej gjerė sa arritem nė Mitrovicė e mė nė fund mė thanė se kurr nė jeten e tyre nuk kishin parė njė fėmi tė kėtillė. Mė nė fund Diellza tashmė dyvjeēare dhe Arbėri tre vjeēar sė bashku me nėnen e tyre Fedaijen arrijnė tek babai i tyre Agroni i cili nuk e njihte tė bijen tė cilen e kishte lėnė dy vite mė parė nė bark tė nėnės.
    Qė nga ajo datė, mua lotėt nuk mė janė tharė sepse mė mungonte shpirti i shpirtit tim, Diellza e cila sapo kishte filluar tė ecte, nuk linte ditė tė zotit pa mė pritur nė oborr derisa unė vija nga puna ku punoja tek njė firmė private pasiqė tashmė pothuajse tė gjithė shqiptarėt ishin larguar nga puna e tyre.

    Kėshtu, kalojnė tri vite gjerėsa pėrsėri shpirtit tim t'i kėthehet shpirti i tij. U kėnaqa, u kėnaqa e u kėnaqa.
    Diellzusha tash fillon mėsimet parashkollore dhe dihet, ĖSHTĖ MĖ E MIRA. Pastaj vazhdon mėsimet pėr katėr vite rresht pranė shkollės fillre "Isa Boletini" nė Rahovec ku me bukurinė e saj, sjelljen e mirė dhe suksesin e dalluar nė mėsime, tė gjithė i mahniste e veēanėrisht mėsuesen e saj Vera Lila

    "Klasės sė pestė fillore
    e mėsuesės Verė qė e mėsoi,
    sa tė jenė jeta jetė
    DJELLZUSHA do u mungojė".


    Por pėr fatin tim tė zi, kjo nuk zgjati shumė dhe mė daten 04. 06. 2006. Diellza ime e dashur e pėson nė njė aksident komunikacioni por me shpirtin e saj tė Madh lufton pėr jetė a vdekje plot 25 ditė, pikėrisht gjerė mė daten 28. 06. 2006. kur pushon sė rrahuri zemra e kėtij engjėlli pėr tė shkuar pėrjetėsisht nė pėrjetėsi e mua pėr tė mė lenė me shpirt tė vrarė e zemer tė pėrvėluar.

    "Por mua mė le me zemer tė vrarė
    se nuk tė kam mė pranė,
    kopshtin ma ke varfėruar
    Oh-aaa-ah ! DIELLZEN ku e kaaam "?!!!
    (... Lulja e pėrjetėsisė)


    "Veē njė yll qė e kam n’amshim,
    nė pėrjetėsi tash qė gjallon,
    ai ėshtė shpirti i shpirtit tim
    qė ende tė gjallė nė kėtė botė mė mbanė".

    (... Shpirti i shpirtit)

    Ajo tash ėshtė lulja mė e bukur e pėrjetėsisė dhe vetė mbiylli i gjithėsisė:

    "Pėr sa kohė qė kopshtin
    nė kėtė botė ma ka stolisė,

    tash s’ėshtė mė lule e tokės
    ėshtė lule e pėrjetėsisė".
    (...Lulja e pėrjetėsisė)


    Mirėpo, pėr mua jeta nė kėtė botė ėshtė bėrė e padurueshme dhe e pakuptimtė sepse DIELLZA U LIND TĖ JETONTE, JO TĖ VDISTE :

    "Arbėrit e Arditit
    shumė po iu mungon,
    po ē’do t’i bėsh babushit
    pėr ditė qė po shterron.

    Ai shumė do tė nxitojė
    qe tek ti tė vij,
    ėshtė betuar nė zotin
    qė kėtu pa ty tė mos rrij".
    (...Si ajo nuk ka mė tjetėr)


    Kėshtu ditėt kalojnė e dhėmbja sa vie e shtohet


    "Thonė se, “koha sheron plagėt”
    por jo gjithėmonė kjo ėshtė e vėrtetė
    sepse paska edhe plagė tė tilla

    qė nuk sherohen dot kurr nė jetė.

    Sado qė ditėt po kalojnė
    kurrsesi dhėmbja s’paksohet,
    ajo s’bie nga intenziteti
    veē sa vie e mė shumė shtohet.

    Secila ditė qė zbardhė e ngryset
    diēka tuajen mė pėrkujton,
    nga kujtimet e panumėrta
    OJ SHENJTĖRI qė na i ke lėnė".
    (...Koha nuk sheruaka plagėt)


    E tash tė gjithė familjarėt, farėfisi, shokėt, miqtė e dashamirėt dhe tė gjithė ata qė e njohen por edhe shumė e shumė tė tjerė tė cilėt ate e njohen pėrmes shkrimeve dhe fotove tė saja nė faqet shqiptare tė internetit, kėtė engjėll tė pėrendisė e kujtojnė me mallė, krenari qė kishin njė mrekulli si DIELLZA por edhe me pikėllim tė pashoq qė fizikisht ajo tashmė nuk ėshtė nė mesin e tyre prandaj :

    "Pėr ty do tė qajė farė e fisi
    anė e m’banė kah janė
    se tė gjithė nga ‘i plagė nė zemer
    Diellzė pėr ty e kanė.

    Pėr ty do tė qaj karriga
    tė zbrazur qė e ke lėnė,

    pėr ty do tė qaj ditari
    qė s’mban mė emrin tėnd.

    Si do tė shikojmė tash rrobat
    qė i ndėrroje ēdo ditė,
    e si do tė shikojmė pesat
    nė ditar qė i ke rradhitė.

    Si do tė shikojmė tash librat

    qė na i le kujtim?
    ēelik ta kishim zemren
    s’do bėnte durim.

    (... Si ajo nuk ka mė tjetėr)

    Eh, DIELLZA neser ka ditėlindjen e dymbėdhjetė tė cilen veēanėrisht babushi i vetė do ta festojė :


    "Dhe, mė njėzetenėntė shtator
    me shpirt tė vrarė do tė pėrkujtoj,
    ditėlindjen tėnde si ditė tė shenjtė
    me njė gotė helm, do ta festoj.

    (...Koha nuk sheruaka plagėt)
    Don_Corleone
    Don_Corleone
    Anetar
    Anetar


    Numri i postimeve : 289
    Mosha : 40
    Loisirs : DY GJERA JANE TE PAFUNDME: UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR
    Data e rregjistrimit : 08/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Don_Corleone 3/10/2007, 20:51

    Z.Adem

    Po me vika shume keq qe asnje nga antaret ketu nuk ka lene as edhe nje postim, qofte edhe nje fjale ngushelluese.

    Qendroni i forte......
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty NGUSHLLIMET E DASHAMIRĖVE ZVOGĖLOJNĖ DHĖMBJEN

    Mesazh nga Xha Ademi 4/10/2007, 15:41

    I nderuari Don, edhe unė paksa u habita pėr kėtė derisa tek forumi Naki dhe forumet tjera ku ėshtė postuar ky shkrim, ėshtė mė ndryshe.
    I dashuri Don, tė falem nderit, do tė pėrpiqemi tė mbahemi pėr aq sa ėshtė e mundur derisa pėr ēdo ditė fatkeqėsisht dėgjojmė raste tė kėtilla tė reja siē ėsht sė fundi edhe rasti me 10 vjeēarin si lule trandafili Shqipdon Haradinaj i cili mi ripėrtriu plagėt e mia jo edhe shumė tė moēme. Unė bėra lutjet e mia pėr kėtė engjėll, familjen e tij dhe gjithė tė dashurit qė ai ka, qė zoti tė iu jep gjithė forcen e mundėshme pėr tė pėrballuar mė lehtė dhėmbjen.
    Arlind
    Arlind
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 10
    Data e rregjistrimit : 19/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Arlind 5/10/2007, 11:31

    Babush prano ngushėllimet mė tė sinqerta pėr humbjen e tė dashures Tuaj, dhe dhe tė gjithė neve engjullit Diellza Berisha, Ju shpreh ngushėllimet e mia tė thella babush.
    Nė kėto momente tė rėnda pėr Ju, Ju lutem bėhuni tė
    fortė. Unė babush qėndrojmė pranė Jush.
    Xha Ademi
    Xha Ademi
    Pena e arte
    Pena e arte


    Numri i postimeve : 127
    Mosha : 75
    Vendi : Republika e Kosovės
    Puna : poet i vockėl
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Xha Ademi 5/10/2007, 11:52

    Po Lindi i vogėl por me zemer tė madhe ėshtė ēdo herė nė gatishmeri. Rrofsh Lindi, falemnderit pėr kujdesin tuaj qė kurr nuk tė mungon.
    **GISHTEZA**
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore


    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga **GISHTEZA** 5/10/2007, 14:01

    diellza jote do te jete perhere ne zemrat tona
    avatar
    Musafir
    Vizitor


    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Musafir 5/10/2007, 14:29

    Me lejo edhe njeher te shpreh ngushellimet me te thella per humbjen e engjullit, per recitatoren e Lahutes se Malcise,.... i lehte i qofte dheu i Kosoves dhe familjes ngushllimet me te thella.
    avatar
    Musafir
    Vizitor


    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Musafir 7/12/2007, 15:17

    me shum ngushellime te thella per humbjen e engjellushes diellza i leht i qoft dheu i kosoves dhe familjen e saj e pershendes me ngushellime te thella nga :hart: per engjullin e te gjith jemi me ket dhembje te thell e kurr nuk e harrojm ket engjellush


    Sponsored content


    DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS Empty Re: DIELLZA I MUNGON SHKOLLĖS

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 26/4/2024, 10:38